Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 75:29. E t'i puqet kofsha për kofshe (t'i vështirësohet gjendja).
75:29. dhe këmbët do të ngrijnë.
75:29. Dhe këmba mbështillet mbi këmbën tjetër,
75:29. WET-TEFFETI ES-SAKU BIS-SAKI
C 75:30. Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.
75:30. Atë ditë, ai do të sillet te Zoti yt.
75:30. Tek Zoti yt atë ditë është drejtimi.
75:30. 'ILA RABBIKE JEWME'IDHINL-MESAKU
C 75:31. E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.
75:31. Ai as nuk besoi dhe as nuk u fal,
75:31. Por ai nuk e besoi dhe nuk fali namazin,
75:31. FELA SEDDEKA WE LA SELLA
C 75:32. Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.
75:32. por e mohoi të vërtetën dhe ia ktheu kurrizin,
75:32. Por përgënjeshtroi dhe u kthye prapa,
75:32. WE LEKIN KEDHDHEBE WE TEWELLA
C 75:33. Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.
75:33. e pastaj shkoi te njerëzit e vet, duke u krenuar.
75:33. Pastaj ai shkoi te të afërmit e tij me krenari.
75:33. THUMME DHEHEBE 'ILA 'EHLIHI JETEMETTA
C 75:34. Të është afruar ty e keqja e t'u afroftë (ose i mjeri ti i mjeri).
75:34. Mjerë për ty! Mjerë për ty!
75:34. Mjerë për ty, dhe mjerë!
75:34. 'EWLA LEKE FE'EWLA
C 75:35. Edhe një herë t'u afrua ty e keqja; t'u afroftë!
75:35. Sërish: Mjerë për ty! Mjerë për ty!
75:35. Përsëri, mjerë për ty, dhe mjerë!
75:35. THUMME 'EWLA LEKE FE'EWLA
C 75:36. A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).
75:36. Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri?
75:36. A mendon njeriu se ai do të lihet kot?
75:36. 'EJEHSEBUL-'INSANU 'EN JUTREKE SUDEN
C 75:37. A nuk ka qenë ai në një pikë uji që derdhet.
75:37. A s'ka qenë një pikë fare që derdhej,
75:37. A nuk ishte ai një pikë farë që derdhej?
75:37. 'ELEM JEKU NUTFETEN MIN MENIJIN JUMNA
C 75:38. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
75:38. pastaj u bë droçkë gjaku e më pas Allahu e krjioi dhe i dha formë e përmasa të caktuara,
75:38. Pastaj, ai ishte një gjak i mpiksur, dhe Ai e krijoi atë dhe e përsosi atë.
75:38. THUMME KANE 'ALEKATEN FEHALEKA FESEWWA
C 75:39. Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
75:39. e prej tij bëri çiftin: mashkullin e femrën?!
75:39. Dhe Ai bëri prej tij dy lloje: mashkullin dhe femrën.
75:39. FEXHE'ALE MINHU EZ-ZEWXHEJNI EDH-DHEKERE WEL-'UNTHA