Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 75:33. Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.
75:33. e pastaj shkoi te njerëzit e vet, duke u krenuar.
75:33. Pastaj ai shkoi te të afërmit e tij me krenari.
75:33. THUMME DHEHEBE 'ILA 'EHLIHI JETEMETTA
C 75:34. Të është afruar ty e keqja e t'u afroftë (ose i mjeri ti i mjeri).
75:34. Mjerë për ty! Mjerë për ty!
75:34. Mjerë për ty, dhe mjerë!
75:34. 'EWLA LEKE FE'EWLA
C 75:35. Edhe një herë t'u afrua ty e keqja; t'u afroftë!
75:35. Sërish: Mjerë për ty! Mjerë për ty!
75:35. Përsëri, mjerë për ty, dhe mjerë!
75:35. THUMME 'EWLA LEKE FE'EWLA
C 75:36. A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).
75:36. Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri?
75:36. A mendon njeriu se ai do të lihet kot?
75:36. 'EJEHSEBUL-'INSANU 'EN JUTREKE SUDEN
C 75:37. A nuk ka qenë ai në një pikë uji që derdhet.
75:37. A s'ka qenë një pikë fare që derdhej,
75:37. A nuk ishte ai një pikë farë që derdhej?
75:37. 'ELEM JEKU NUTFETEN MIN MENIJIN JUMNA
C 75:38. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
75:38. pastaj u bë droçkë gjaku e më pas Allahu e krjioi dhe i dha formë e përmasa të caktuara,
75:38. Pastaj, ai ishte një gjak i mpiksur, dhe Ai e krijoi atë dhe e përsosi atë.
75:38. THUMME KANE 'ALEKATEN FEHALEKA FESEWWA
C 75:39. Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
75:39. e prej tij bëri çiftin: mashkullin e femrën?!
75:39. Dhe Ai bëri prej tij dy lloje: mashkullin dhe femrën.
75:39. FEXHE'ALE MINHU EZ-ZEWXHEJNI EDH-DHEKERE WEL-'UNTHA
C 75:40. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?
75:40. Vallë, Ai Krijues, a nuk ka fuqi që t'i ngjallë të vdekurit?!
75:40. A nuk është Ai i aftë të ringjallë të vdekurit?
75:40. 'ELEJSE DHALIKE BIKADIRIN 'ALA 'EN JUHJIJEL-MEWTA
C 76:1. Vërtet ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonte fare si një diçka i përmendur.
76:1. Vallë, a nuk ka kaluar një periudhë kohore, kur njeriu nuk ka qenë qenie e denjë për t'u përmendur?!
76:1. A nuk ka kaluar mbi njeriun një kohë nga koha kur ai nuk ishte asgjë që të përmendej?
76:1. HEL 'ETA 'ALEL-'INSANI HINUN MINE ED-DEHRI LEM JEKUN SHEJ'EN MEDHKURAN
C 76:2. Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.
76:2. Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun nga një pikë farë e përzier, për ta sprovuar dhe e bëmë që të dëgjojë dhe të shohë.
76:2. Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga një pikë uji të përzier, për ta testuar atë. Prandaj, Ne e kemi bërë atë që të dëgjojë dhe të shohë.
76:2. 'INNA HALEKNAL-'INSANE MIN NUTFETIN 'EMSHAXHIN NEBTELIHI FEXHE'ALNAHU SEMI'EN BESIRAN
C 76:3. Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.
76:3. Natyrisht që Ne i treguam atij rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës, ose mosmirënjohës.
76:3. Me të vërtetë, Ne e kemi udhëzuar atë rrugën. Ai është falënderues ose i pafalënderues.
76:3. 'INNA HEDEJNAHU ES-SEBILE 'IMMA SHAKIREN WE 'IMMA KEFURAN