Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 75:38. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
75:38. pastaj u bë droçkë gjaku e më pas Allahu e krjioi dhe i dha formë e përmasa të caktuara,
75:38. Pastaj, ai ishte një gjak i mpiksur, dhe Ai e krijoi atë dhe e përsosi atë.
75:38. THUMME KANE 'ALEKATEN FEHALEKA FESEWWA
C 75:39. Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
75:39. e prej tij bëri çiftin: mashkullin e femrën?!
75:39. Dhe Ai bëri prej tij dy lloje: mashkullin dhe femrën.
75:39. FEXHE'ALE MINHU EZ-ZEWXHEJNI EDH-DHEKERE WEL-'UNTHA
C 75:40. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?
75:40. Vallë, Ai Krijues, a nuk ka fuqi që t'i ngjallë të vdekurit?!
75:40. A nuk është Ai i aftë të ringjallë të vdekurit?
75:40. 'ELEJSE DHALIKE BIKADIRIN 'ALA 'EN JUHJIJEL-MEWTA
C 76:1. Vërtet ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonte fare si një diçka i përmendur.
76:1. Vallë, a nuk ka kaluar një periudhë kohore, kur njeriu nuk ka qenë qenie e denjë për t'u përmendur?!
76:1. A nuk ka kaluar mbi njeriun një kohë nga koha kur ai nuk ishte asgjë që të përmendej?
76:1. HEL 'ETA 'ALEL-'INSANI HINUN MINE ED-DEHRI LEM JEKUN SHEJ'EN MEDHKURAN
C 76:2. Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.
76:2. Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun nga një pikë farë e përzier, për ta sprovuar dhe e bëmë që të dëgjojë dhe të shohë.
76:2. Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga një pikë uji të përzier, për ta testuar atë. Prandaj, Ne e kemi bërë atë që të dëgjojë dhe të shohë.
76:2. 'INNA HALEKNAL-'INSANE MIN NUTFETIN 'EMSHAXHIN NEBTELIHI FEXHE'ALNAHU SEMI'EN BESIRAN
C 76:3. Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.
76:3. Natyrisht që Ne i treguam atij rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës, ose mosmirënjohës.
76:3. Me të vërtetë, Ne e kemi udhëzuar atë rrugën. Ai është falënderues ose i pafalënderues.
76:3. 'INNA HEDEJNAHU ES-SEBILE 'IMMA SHAKIREN WE 'IMMA KEFURAN
C 76:4. Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr.
76:4. Pa dyshim, Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zinxhirë, pranga dhe zjarr flakërues.
76:4. Me të vërtetë, për mohuesit Ne kemi përgatitur zinxhirë, pranga dhe një zjarr të ndezur.
76:4. 'INNA 'A'TEDNA LILKAFIRINE SELASILEN WE 'EGLALAN WE SA'IRÆN
C 76:5. S'ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përzierja brenda saj është nga kafuri (aromatik).
76:5. Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë (në Xhenet) kupa me pije të përzier me Kafur,
76:5. Me të vërtetë, të drejtët do të pinë nga një gotë e mbushur me përzierje të kamforit,
76:5. 'INNEL-'EBRARE JESHREBUNE MIN KE'SIN KANE MIZAXHUHA KAFUREN
C 76:6. Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë ku të duan.
76:6. nga burimi që vetëm robtë e Allahut pinë dhe të cilin mund ta çojnë nga të duan.
76:6. Nga një burim nga i cili robërit e Allahut do të pinë. Ata do ta bëjnë atë të rrjedhë me bollëk.
76:6. 'AJNEN JESHREBU BIHA 'IBADU ELLAHI JUFEXHXHIRUNEHA TEFXHIRAN
C 76:7. Ata janë që i zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.
76:7. Ata e zbatojnë premtimin dhe i frikësohen Ditës (së Kiametit), tmerri i së cilës përhapet gjithkund.
76:7. Ata përmbushin zotimet e tyre dhe kanë frikë nga një ditë dënimi, e keqe dhe e përhapur.
76:7. JUFUNE BIN-NEDHRI WE JEHAFUNE JEWMEN KANE SHERRUHU MUSTETIRAN
C 76:8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.
76:8. Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë,
76:8. Dhe ata japin ushqim për hir të dashurisë për Të, të varfrit, jetimin dhe robërit,
76:8. WE JUT'IMUNET-TA'AME 'ALA HUBBIHI MISKINEN WE JETIMAN WE 'ESIRÆN