Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 75. Kijame
Ajete: 40

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 75:1. Betohem në ditën e kijametit;
75:1. Betohem në Ditën e Kiametit!
75:1. Betohem për Ditën e Ringjalljes.
75:1. LA 'UKSIMU BIJEWMIL-KIJAMETI
C 75:2. Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
75:2. Betohem në shpirtin qortues!
75:2. Dhe betohem për shpirtin vetë-qortues.
75:2. WE LA 'UKSIMU BIN-NEFSIL-LEWWAMETI
C 75:3. A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij?
75:3. A mendon njeriu se nuk do të mund t'i mbledhim eshtrat e tij?!
75:3. A mendon njeriu se Ne nuk do t'i mbledhim kockat e tij?
75:3. 'EJEHSEBUL-'INSANU 'ELLEN NEXHME'A 'IDHAMEHU
C 75:4. Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
75:4. Po, si jo! Ne jemi të Zotë t'ia ribëjmë bashkë me përsosmëri edhe majat e gishtave të tij.
75:4. Përkundrazi, Ne jemi të aftë edhe për të formuar majat e gishtave të tij.
75:4. BELA KADIRINE 'ALA 'EN NUSEWWIJE BENANEHU
C 75:5. Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate.
75:5. Por njeriu dëshiron të gabojë sa të jetë gjallë
75:5. Por njeriu dëshiron të bëjë mëkat edhe përpara tij.
75:5. BEL JURIDUL-'INSANU LIJEFXHURE 'EMAMEHU
C 75:6. Andaj edhe pyet: "Kur është dita e kijametit?"
75:6. dhe pyet: “Kur do të jetë Dita e Kiametit?”
75:6. Ai pyet: "Kur është Dita e Ringjalljes?"
75:6. JES'ELU 'EJJANE JEWMUL-KIJAMETI
C 75:7. E, kur të merren sytë (të parët)?
75:7. Por, kur sytë t'i verbohen
75:7. Atëherë, kur të verbohet shikimi,
75:7. FE'IDHA BERIKAL-BESERU
C 75:8. E të zëhet hëna (errësohet),
75:8. dhe të zihet Hëna
75:8. Dhe hëna do të errësohet,
75:8. WE HASEFEL-KAMERU
C 75:9. Dhe të bashkohen dielli e hëna.
75:9. dhe Dielli e Hëna të bashkohen,
75:9. Dhe dielli dhe hëna do të bashkohen,
75:9. WE XHUMI'A ESH-SHEMSU WEL-KAMERU
C 75:10. Atë ditë njeriu do të thotë: "Nga të iket!"
75:10. atë ditë njeriu do të thotë: “Ku të iki?”
75:10. Njeriu do të thotë atë ditë: "Ku të ikim?"
75:10. JEKULUL-'INSANU JEWME'IDHIN 'EJNEL-MEFERRU
C 75:11. Jo, nuk ka strehim!
75:11. Askund! S'ka strehë!
75:11. Jo! Nuk ka strehë.
75:11. KELLA LA WEZERE
C 75:12. Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!
75:12. Atë ditë, streha është te Zoti yt.
75:12. Tek Zoti yt atë ditë është vendi i qëndrimit.
75:12. 'ILA RABBIKE JEWME'IDHINL-MUSTEKARRU
C 75:13. Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
75:13. Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që ka lënë pa bërë.
75:13. Njeriu do të njoftohet atë ditë për atë që ka dërguar përpara dhe për atë që ka lënë pas.
75:13. JUNEBBE'UL-'INSANU JEWME'IDHIN BIMA KADDEME WE 'EHHARE
C 75:14. Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.
75:14. Po, vërtet që njeriu do të dëshmojë kundër vetvetes,
75:14. Jo! Por njeriu është dëshmitar kundër vetes së tij,
75:14. BELIL-'INSANU 'ALA NEFSIHI BESIRETUN
C 75:15. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.
75:15. edhe sikur të paraqesë shfajësimet e veta.
75:15. Edhe nëse ai paraqet arsyetime.
75:15. WE LEW 'ELKA MA'ADHIREHU
C 75:16. Ti (Muhammed) mos e shqipto atë (Kur'anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
75:16. Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!
75:16. Mos e lëviz gjuhën tënde me të për ta nxituar atë.
75:16. LA TUHERRIK BIHI LISANEKE LITA'XHELE BIHI
C 75:17. Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
75:17. Ne e kemi për detyrë t'i mbledhim pjesët e tij e ta lexojmë atë.
75:17. Me të vërtetë, mbi Ne është grumbullimi i tij dhe leximi i tij.
75:17. 'INNE 'ALEJNA XHEM'AHU WE KUR'ANEHU
C 75:18. E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
75:18. Dhe, kur ta lexojmë atë, ti përcille leximin e tij!
75:18. Prandaj, kur ta kemi lexuar atë, ndiq leximin e tij.
75:18. FE'IDHA KARE'NAHU FE ETTEBI' KUR'ANEHU
C 75:19. Dhe pastaj është obligim yni që ta shkoqisim atë.
75:19. Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.
75:19. Pastaj mbi Ne është shpjegimi i tij.
75:19. THUMME 'INNE 'ALEJNA BEJANEHU
C 75:20. Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë).
75:20. Por ju doni këtë jetë (kalimtare)
75:20. Jo! Por ju e doni këtë botë të shpejtë,
75:20. KELLA BEL TUHIBBUNEL-'AXHILETE
C 75:21. Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (Ahiretin).
75:21. e për jetën tjetër nuk kujtoheni!
75:21. Dhe lini pas botën tjetër.
75:21. WE TEDHERUNEL-'AHIRETE
C 75:22. Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
75:22. Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë
75:22. Disa fytyra atë ditë do të jenë të ndritshme,
75:22. WUXHUHUN JEWME'IDHIN NADIRETUN
C 75:23. Që Zotin e tyre e shikojnë.
75:23. dhe Zotin e tyre do të shohin.
75:23. Duke parë Zotin e tyre.
75:23. 'ILA RABBIHA NADHIRETUN
C 75:24. Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.
75:24. Kurse disa fytyra, atë ditë, do të jenë të zymta,
75:24. Dhe disa fytyra atë ditë do të jenë të mbytura në trishtim,
75:24. WE WUXHUHUN JEWME'IDHIN BASIRETUN
C 75:25. Që presin t'u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).
75:25. duke e ditur se do të pësojnë një fatkeqësi, që të thyen në mes.
75:25. Duke menduar se mbi ta do të ndodhë ndonjë fatkeqësi.
75:25. TEDHUNNU 'EN JUF'ALE BIHA FAKIRETUN
C 75:26. Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
75:26. Por, kur shpirti të vijë në grykë
75:26. Jo! Kur shpirti arrin fytin,
75:26. KELLA 'IDHA BELEGATIT-TERAKI
C 75:27. Dhe thuhet (nga familja e të të afërmit): "Kush do ta shërojë?"
75:27. e të thërrasin “A ka shërues”,
75:27. Dhe thuhet: "Kush mund ta shërojë atë?"
75:27. WE KILE MEN RAKIN
C 75:28. Dhe ai bindet se ai po ndahet.
75:28. atëherë, ai (që po vdes) do të bindet se ky është çasti i ndarjes
75:28. Dhe ai mendon se është koha e ndarjes,
75:28. WE DHENNE 'ENNEHUL-FIRAKU
C 75:29. E t'i puqet kofsha për kofshe (t'i vështirësohet gjendja).
75:29. dhe këmbët do të ngrijnë.
75:29. Dhe këmba mbështillet mbi këmbën tjetër,
75:29. WET-TEFFETI ES-SAKU BIS-SAKI
C 75:30. Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.
75:30. Atë ditë, ai do të sillet te Zoti yt.
75:30. Tek Zoti yt atë ditë është drejtimi.
75:30. 'ILA RABBIKE JEWME'IDHINL-MESAKU
C 75:31. E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.
75:31. Ai as nuk besoi dhe as nuk u fal,
75:31. Por ai nuk e besoi dhe nuk fali namazin,
75:31. FELA SEDDEKA WE LA SELLA
C 75:32. Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.
75:32. por e mohoi të vërtetën dhe ia ktheu kurrizin,
75:32. Por përgënjeshtroi dhe u kthye prapa,
75:32. WE LEKIN KEDHDHEBE WE TEWELLA
C 75:33. Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.
75:33. e pastaj shkoi te njerëzit e vet, duke u krenuar.
75:33. Pastaj ai shkoi te të afërmit e tij me krenari.
75:33. THUMME DHEHEBE 'ILA 'EHLIHI JETEMETTA
C 75:34. Të është afruar ty e keqja e t'u afroftë (ose i mjeri ti i mjeri).
75:34. Mjerë për ty! Mjerë për ty!
75:34. Mjerë për ty, dhe mjerë!
75:34. 'EWLA LEKE FE'EWLA
C 75:35. Edhe një herë t'u afrua ty e keqja; t'u afroftë!
75:35. Sërish: Mjerë për ty! Mjerë për ty!
75:35. Përsëri, mjerë për ty, dhe mjerë!
75:35. THUMME 'EWLA LEKE FE'EWLA
C 75:36. A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).
75:36. Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri?
75:36. A mendon njeriu se ai do të lihet kot?
75:36. 'EJEHSEBUL-'INSANU 'EN JUTREKE SUDEN
C 75:37. A nuk ka qenë ai në një pikë uji që derdhet.
75:37. A s'ka qenë një pikë fare që derdhej,
75:37. A nuk ishte ai një pikë farë që derdhej?
75:37. 'ELEM JEKU NUTFETEN MIN MENIJIN JUMNA
C 75:38. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
75:38. pastaj u bë droçkë gjaku e më pas Allahu e krjioi dhe i dha formë e përmasa të caktuara,
75:38. Pastaj, ai ishte një gjak i mpiksur, dhe Ai e krijoi atë dhe e përsosi atë.
75:38. THUMME KANE 'ALEKATEN FEHALEKA FESEWWA
C 75:39. Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
75:39. e prej tij bëri çiftin: mashkullin e femrën?!
75:39. Dhe Ai bëri prej tij dy lloje: mashkullin dhe femrën.
75:39. FEXHE'ALE MINHU EZ-ZEWXHEJNI EDH-DHEKERE WEL-'UNTHA
C 75:40. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?
75:40. Vallë, Ai Krijues, a nuk ka fuqi që t'i ngjallë të vdekurit?!
75:40. A nuk është Ai i aftë të ringjallë të vdekurit?
75:40. 'ELEJSE DHALIKE BIKADIRIN 'ALA 'EN JUHJIJEL-MEWTA