Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 50. Kaf
Ajete: 45

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 50:1. Kaf. Pasha Kur'anin e lavdishëm (do të ringjalleni).
50:1. Kâf. Betohem në Kuranin e lavdishëm!
50:1. Qaf. Pasha Kuranin e lavdishëm.
50:1. KAF WEL-KUR'ANIL-MEXHIDI
C 50:2. Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi i tyre, andaj jobesimtarët thanë: "Kjo është diçka shumë e çuditshme.
50:2. Po! Ata çuditen që nga gjiri i tyre u ka ardhur një paralajmërues, kështu që mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme.
50:2. Por ata janë të habitur që një paralajmërues ka ardhur te ta nga mesi i tyre, dhe jobesimtarët thanë: "Kjo është diçka e çuditshme.
50:2. BEL 'AXHIBU 'EN XHA'EHUM MUNDHIRUN MINHUM FEKALEL-KAFIRUNE HADHA SHEJ'UN 'AXHIBUN
C 50:3. A pasi të vdesim e të bëhemi dhé (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!"
50:3. Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur (do të ringjallemi sërish)? Ai kthim është i largët!”
50:3. A kur ne të kemi vdekur dhe të jemi bërë pluhur? Kjo është një kthim i largët."
50:3. 'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN DHALIKE REXH'UN BA'IDUN
C 50:4. Ne dimë se ç'pakëson (ç'tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).
50:4. Ne e dimë sa prej tyre i merr toka, tek Ne është Libri që i ruan të gjitha.
50:4. Me të vërtetë, Ne e dimë se çfarë toka i konsumon ata, dhe te Ne është një libër që ruan çdo gjë.
50:4. KAD 'ALIMNA MA TENKUSUL-'ERDU MINHUM WE 'INDENA KITABUN HEFIDHUN
C 50:5. Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.
50:5. Mirëpo, ata e mohojnë të Vërtetën kur u vjen, kështu që ata janë në gjendje të turbulluar.
50:5. Por ata e përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi, prandaj ata janë në një gjendje të ngatërruar.
50:5. BEL KEDHDHEBU BIL-HEKKI LEMMA XHA'EHUM FEHUM FI 'EMRIN MERIXHIN
C 50:6. A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.
50:6. A nuk e shohin ata qiellin që qëndron sipër tyre, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa pasur kurrfarë plasaritje në të?
50:6. A nuk e shikojnë ata qiellin mbi ta – si e kemi ndërtuar atë dhe e kemi zbukuruar atë, dhe ai nuk ka asnjë çarje?
50:6. 'EFELEM JENDHURU 'ILA ES-SEMA'I FEWKAHUM KEJFE BENEJNAHA WE ZEJJENNAHA WE MA LEHA MIN FURUXHIN
C 50:7. Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.
50:7. Ndërsa Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë, që nga ajo, të mbijnë gjithfarëlloj bimësh të bukura,
50:7. Dhe tokën – Ne e kemi shtruar atë dhe kemi vendosur mbi të male të palëvizshme dhe kemi bërë të rriten në të çdo gjë të bukur,
50:7. WEL-'ERDE MEDEDNAHA WE 'ELKAJNA FIHA REWASIJE WE 'ENBETNA FIHA MIN KULLI ZEWXHIN BEHIXHIN
C 50:8. (I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).
50:8. si mjet ndriçimi të mendjes dhe përkujtesë për çdo rob që i drejtohet Zotit të vet.
50:8. Si një përkujtim dhe një mësim për çdo rob që kthehet.
50:8. TEBSIRETEN WE DHIKRA LIKULLI 'ABDIN MUNIBIN
C 50:9. Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren.
50:9. Ne lëshojmë nga qielli ujë të bekuar dhe nëpërmjet tij krijojmë kopshte, drithëra që korren
50:9. Dhe Ne kemi zbritur nga qielli ujë të bekuar dhe me të kemi bërë të rriten kopshte dhe të lashta për korrje,
50:9. WE NEZZELNA MINE ES-SEMA'I MA'EN MUBAREKEN FE'ENBETNA BIHI XHENNATIN WE HEBBEL-HESIDI
C 50:10. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëri mbi tjetrin.
50:10. dhe palma hurme të larta me tufa frutash njëra mbi tjetrën,
50:10. Dhe palma të larta me fruta të rreshtuara,
50:10. WE EN-NEHLE BASIKATIN LEHA TEL'UN NEDIDUN
C 50:11. Ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.
50:11. si ushqim për robërit Tanë; në këtë mënyrë Ne me shi e ringjallim tokën e vdekur. E kështu do të jetë edhe ringjallja.
50:11. Si furnizim për robërit Tanë. Dhe Ne kemi ngjallur me të një tokë të vdekur. Kështu është edhe dalja.
50:11. RIZKEN LIL'IBADI WE 'EHJEJNA BIHI BELDETEN MEJTAN KEDHALIKEL-HURUXHU
C 50:12. Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.
50:12. Para tyre ka mohuar populli i Nuhut, banorët e Ressit dhe fisi Themud,
50:12. Para tyre, populli i Nuhut, banorët e Resit dhe Themudi përgënjeshtruan.
50:12. KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WE 'ESHABU ER-RESSI WE THEMUDU
C 50:13. Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit.
50:13. edhe fisi Ad, Faraoni dhe vëllezërit e Lutit,
50:13. Dhe Adi dhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit,
50:13. WE 'ADUN WE FIR'AWNU WE 'IHWANU LUTIN
C 50:14. Edhe banorët e Ejkes, populli i Tubbeit. Të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, atëherë e merituan ndëshkimin Tim.
50:14. edhe banorët e Ejkës, edhe populli i Tubbas; të gjithë ata i quajtën gënjeshtarë të dërguarit, prandaj kundër tyre u përmbush dënimi Im.
50:14. Dhe banorët e Ejkes dhe populli i Tubbas. Të gjithë ata i përgënjeshtruan të dërguarit, prandaj ndëshkimi Im ishte i detyrueshëm.
50:14. WE 'ESHABUL-'EJKETI WE KAWMU TUBBA'IN KULLUN KEDHDHEBE ER-RUSULE FEHEKKA WA'IDI
C 50:15. A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri.
50:15. Vallë, a mos u lodhëm Ne gjatë krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë në krijimin e sërishëm.
50:15. A ishim Ne të paaftë në krijimin e parë? Jo, por ata janë në dyshim për krijimin e ri.
50:15. 'EFE'AJINA BIL-HALKIL-'EWWELI BEL HUM FI LEBSIN MIN HALKIN XHEDIDIN
C 50:16. Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç'pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.
50:16. Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dimë ç'i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet.
50:16. Dhe me të vërtetë, Ne e krijuam njeriun dhe e dimë atë që pëshpërit shpirti i tij, dhe Ne jemi më afër tij sesa vena e tij e qafës.
50:16. WE LEKAD HALEKNAL-'INSANE WE NA'LEMU MA TUWESWISU BIHI NEFSUHU WE NEHNU 'EKREBU 'ILEJHI MIN HEBLIL-WERIDI
C 50:17. Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë.
50:17. Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta,
50:17. Kur dy marrësit (engjëjt) të regjistrojnë, të ulur njëri në të djathtë dhe njëri në të majtë,
50:17. 'IDH JETELEKKAL-MUTELEKKIJANI 'ANIL-JEMINI WE 'ANI ESH-SHIMALI KA'IDUN
C 50:18. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.
50:18. dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).
50:18. Ai nuk thotë asnjë fjalë përveçse ka një mbikëqyrës të gatshëm (për ta regjistruar).
50:18. MA JELFIDHU MIN KAWLIN 'ILLA LEDEJHI REKIBUN 'ATIDUN
C 50:19. Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e Ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.
50:19. Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën (e jetës tjetër): ja, kjo është ajo së cilës përpiqeshe t'i ikje.
50:19. Dhe mundimi i vdekjes do të vijë me të vërtetën: "Kjo është ajo që ke qenë duke e shmangur."
50:19. WE XHA'ET SEKRETUL-MEWTI BIL-HEKKI DHALIKE MA KUNTE MINHU TEHIDU
C 50:20. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).
50:20. Dhe do të fryhet në Sur - kjo është Dita e kërcënimit.
50:20. Dhe Surja do të fryhet. Kjo është Dita e Premtimit.
50:20. WE NUFIHA FI ES-SURI DHALIKE JEWMUL-WA'IDI
C 50:21. E do të vijë secili njeri e bashkë me të edhe grahësi edhe dëshmitari.
50:21. Çdo shpirt do të vijë i shoqëruar me një (engjëll) grahës dhe një (engjëll) dëshmitar.
50:21. Dhe çdo shpirt do të vijë me një nxitës dhe një dëshmues.
50:21. WE XHA'ET KULLU NEFSIN ME'AHA SA'IKUN WE SHEHIDUN
C 50:22. (I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.
50:22. (Mohuesit do t'i thuhet): “Ti ke qenë i pavëmendshëm për këtë. Tashti ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i mprehtë.”
50:22. (Do t'i thuhet): "Ti ishe në pakujdesi ndaj kësaj. Prandaj, Ne të kemi hequr perden, dhe shikimi yt këtë ditë është i mprehtë."
50:22. LEKAD KUNTE FI GAFLETIN MIN HADHA FEKESHEFNA 'ANKE GITA'EKE FEBESERUKEL-JEWME HEDIDUN
C 50:23. E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: "Kjo që është tek unë (regjistri i veprave) është gati.
50:23. E shoqëruesi i tij (engjëll) do të thotë: “Këtu është (shënimi i veprave të tij) që kam gati”.
50:23. Dhe shoqëruesi i tij do të thotë: "Kjo është ajo që kam përgatitur."
50:23. WE KALE KARINUHU HADHA MA LEDEJJE 'ATIDUN
C 50:24. Ju të dy (engjëjt) hidheni në xhehennem secilin mohues kryeneç.
50:24. (Do t'u thuhet:) “Hidhni në zjarr çdo njeri jobesimtar, kryeneç,
50:24. (Do të thuhet): "Hidhni në Xhehenem çdo mohues kokëfortë,
50:24. 'ELKIJA FI XHEHENNEME KULLE KEFFARIN 'ANIDIN
C 50:25. Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fé.
50:25. pengues të të mirave, shkelës dhe dyshues (në fe);
50:25. Pengues të së mirës, agresiv, dyshues,
50:25. MENNA'IN LILHAJRI MU'TEDIN MURIBIN
C 50:26. I cili All-llahut i shoqëroi zot tjetër, pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda".
50:26. çdo njeri që ka besuar në zot tjetër, përveç Allahut. Kështu pra, flakeni atë në dënimin më të rëndë!”
50:26. Ai që bëri një zot tjetër me Allahun. Prandaj, hidheni atë në ndëshkimin e rreptë."
50:26. EL-LEDHI XHE'ALE ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE FE'ELKIJAHU FIL-'ADHABI ESH-SHEDIDI
C 50:27. E shoku i tij (djalli) thotë: "Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg".
50:27. E, shoku i tij (djall) do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vetë ka qenë në humbje të madhe”.
50:27. Shokët e tij (Shejtani) do të thonë: "Zoti ynë, unë nuk e shtyva atë në tejkalim, por ai vetë ishte në një humbje të thellë."
50:27. KALE KARINUHU REBBENA MA 'ETGAJTUHU WE LEKIN KANE FI DELALIN BA'IDIN
C 50:28. Ai (All-llahu) thotë: "Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen.
50:28. Atyre (Allahu) do t'u thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam paralajmëruar me kohë.
50:28. (Allahut) do t'i thuhet: "Mos u grindni para Meje, unë tashmë ju kisha dhënë paralajmërim.
50:28. KALE LA TEHTESIMU LEDEJJE WE KAD KADDEMTU 'ILEJKUM BIL-WA'IDI
C 50:29. Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit".
50:29. Fjala ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam i padrejtë me robërit e Mi”.
50:29. Fjala ime nuk ndryshon, dhe unë nuk jam i padrejtë ndaj robërve."
50:29. MA JUBEDDELUL-KAWLU LEDEJJE WE MA 'ENA BIDHELLAMIN LIL'ABIDI
C 50:30. (Përkujto) Ditën kur Ne xhehennemit i themi: "A je mbushur?" E ai thotë: "A ka ende?"
50:30. Atë Ditë Ne do ta pyesim Xhehenemin: “A u mbushe?” e ai do të përgjigjet: “A ka edhe më?”
50:30. Dhe atë ditë Ne do të pyesim Xhehenemin: "A je mbushur?" Dhe ai do të thotë: "A ka më shumë?"
50:30. JEWME NEKULU LIXHEHENNEME HEL EMTELE'TI WE TEKULU HEL MIN MEZIDIN
C 50:31. Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër.
50:31. Dhe jo larg prej aty, Xheneti do t'u afrohet besimtarëve të devotshëm,
50:31. Dhe Xheneti do të afrohet te të devotshmit, jo larg.
50:31. WE 'UZLIFETIL-XHENNETU LILMUTTEKINE GAJRE BA'IDIN
C 50:32. Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë.
50:32. (që do t'u thuhet:) “Kjo është premtuar për ju, për këdo që është penduar dhe ruajtur (nga gjynahet),
50:32. Kjo është ajo që ju është premtuar – për çdo të kthyer dhe të ruajtur.
50:32. HADHA MA TU'ADUNE LIKULLI 'EWWABIN HEFIDHIN
C 50:33. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë.
50:33. që e ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin, edhe atëherë kur nuk e shihte kush, e që ka ardhur me zemër të kthyer (nga Allahu).
50:33. Kushdo që ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin pa e parë dhe ka ardhur me një zemër të penduar,
50:33. MEN HASHIJE ER-REHMENE BIL-GAJBI WE XHA'E BIKALBIN MUNIBIN
C 50:34. (U thuhet) Hyni në të të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme.
50:34. Hyni në të (Xhenet) me paqe e siguri. Kjo është Dita e amshimit!”
50:34. Hyni në të në paqe. Kjo është dita e përjetësisë."
50:34. EDHULUHA BISELAMIN DHALIKE JEWMUL-HULUDI
C 50:35. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.
50:35. Aty do të kenë çfarë të duan - e prej Nesh (do të kenë) edhe më shumë.
50:35. Aty do të kenë çdo gjë që dëshirojnë, dhe te Ne ka më shumë.
50:35. LEHUM MA JESHA'UNE FIHA WE LEDEJNA MEZIDUN
C 50:36. E sa e sa brezni para ty i kemi shkatërruar e që ishin shumë më të fortë e më të shkathët se këta (idhujtarët kurejshitë). Ata brodhën andej e këndej nëpër tokë (për t'i ikur vdekjes). Por, a mos gjetën rrugëdalje?
50:36. Eh, sa breza shumë më të fuqishëm Ne i kemi shkatërruar para tyre! Ata brodhën nëpër Tokë, po a mund të gjenin strehim?!
50:36. Dhe sa breza para tyre kemi shkatërruar që ishin më të fuqishëm se ata dhe që u përshkruan në tokë! Por ata nuk gjetën asnjë strehë.
50:36. WE KEM 'EHLEKNA KABLEHUM MIN KARNIN HUM 'ESHEDDU MINHUM BETSHEN FENEKKABU FIL-BILADI HEL MIN MEHISIN
C 50:37. Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.
50:37. Vërtet, këtu ka këshillë për këdo që ka zemër, dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.
50:37. Me të vërtetë, në këtë ka një përkujtim për atë që ka zemër ose që dëgjon ndërsa është dëshmues.
50:37. 'INNE FI DHALIKE LEDHIKRA LIMEN KANE LEHU KALBUN 'EW 'ELKA ES-SEM'A WE HUWE SHEHIDUN
C 50:38. Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh dhe Ne nuk ndiem lodhje.
50:38. Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre për gjashtë ditë, pa ndierë lodhje aspak.
50:38. Dhe me të vërtetë, Ne i krijuam qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që është ndërmjet tyre në gjashtë ditë, dhe asnjë lodhje nuk na preku.
50:38. WE LEKAD HALEKNA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA FI SITTETI 'EJJAMIN WE MA MESSENA MIN LUGUBIN
C 50:39. Po ti (Muhammed) me durim përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para perëndimit madhëro me falënderim Zotin tënd.
50:39. Andaj, duroje atë që thonë ata, madhëroje Zotin tënd e falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit.
50:39. Prandaj, bëhu i durueshëm ndaj asaj që ata thonë dhe lavdëro me falënderim Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.
50:39. FASBIR 'ALA MA JEKULUNE WE SEBBIH BIHEMDI RABBIKE KABLE TULU'I ESH-SHEMSI WE KABLEL-GURUBI
C 50:40. Falu për hir të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz).
50:40. Madhëroje Atë edhe në një pjesë të natës, edhe pas faljes së namazit.
50:40. Dhe në pjesën e natës, lavdëroje Atë dhe pas sexhdes.
50:40. WE MINEL-LEJLI FESEBBIHHU WE 'EDBARE ES-SUXHUDI
C 50:41. Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt.
50:41. Dhe vëri veshin thërritësit që thërret prej një vendi të afërt,
50:41. Dhe dëgjoje ditën kur do të thërrasë thirrësi nga një vend i afërt.
50:41. WE ESTEMI' JEWME JUNADIL-MUNADI MIN MEKANIN KARIBIN
C 50:42. Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave).
50:42. Ditën, kur ata do ta dëgjojnë thirrjen e vërtetë, ajo do të jetë Dita e Daljes (ringjalljes).
50:42. Dita kur ata do të dëgjojnë thirrjen me të vërtetën. Kjo është dita e daljes.
50:42. JEWME JESMA'UNE ES-SEJHETE BIL-HEKKI DHALIKE JEWMUL-HURUXHI
C 50:43. S'ka dyshim se Ne japim vdekje dhe vetëm te Ne është kthimi i tyre.
50:43. Jemi Ne ata që japin jetën dhe vdekjen. Te Ne do të kthehet çdo gjë!
50:43. Me të vërtetë, Ne japim jetë dhe sjellim vdekje, dhe te Ne është kthimi.
50:43. 'INNA NEHNU NUHJI WE NUMITU WE 'ILEJNAL-MESIRU
C 50:44. Ditën kur me ata hapet toka e ata nguten (për vendtubim), e ai është një tubim i lehtë për Ne.
50:44. Atë Ditë, toka do të hapet e ata do të dalin me nxitim. Për Ne është e lehtë t'i mbledhim ata të gjithë.
50:44. Dhe atë ditë toka do të çahet dhe ata do të nxitojnë. Kjo është një mbledhje e lehtë për Ne.
50:44. JEWME TESHEKKAKUL-'ERDU 'ANHUM SIRA'EN DHALIKE HESHRUN 'ALEJNA JESIRUN
C 50:45. Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kur'an atë që i ka frikë kërcënimit Tim.
50:45. Ne e dimë mirë çfarë thonë ata, por ti nuk do t'i detyrosh ata me dhunë (që të besojnë). Prandaj këshillo me Kuranin këdo që ka frikë paralajmërimin Tim!
50:45. Ne e dimë më së miri çfarë thonë ata, dhe ti nuk je mbi ta një detyrues. Prandaj, këshillo me Kuranin atë që ka frikë paralajmërimin Tim.
50:45. NEHNU 'A'LEMU BIMA JEKULUNE WE MA 'ENTE 'ALEJHIM BIXHEBBARIN FEDHEKKIR BIL-KUR'ANI MEN JEHAFU WA'IDI