Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 50:20. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).
50:20. Dhe do të fryhet në Sur - kjo është Dita e kërcënimit.
50:20. Dhe Surja do të fryhet. Kjo është Dita e Premtimit.
50:20. WE NUFIHA FI ES-SURI DHALIKE JEWMUL-WA'IDI
C 50:21. E do të vijë secili njeri e bashkë me të edhe grahësi edhe dëshmitari.
50:21. Çdo shpirt do të vijë i shoqëruar me një (engjëll) grahës dhe një (engjëll) dëshmitar.
50:21. Dhe çdo shpirt do të vijë me një nxitës dhe një dëshmues.
50:21. WE XHA'ET KULLU NEFSIN ME'AHA SA'IKUN WE SHEHIDUN
C 50:22. (I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.
50:22. (Mohuesit do t'i thuhet): “Ti ke qenë i pavëmendshëm për këtë. Tashti ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i mprehtë.”
50:22. (Do t'i thuhet): "Ti ishe në pakujdesi ndaj kësaj. Prandaj, Ne të kemi hequr perden, dhe shikimi yt këtë ditë është i mprehtë."
50:22. LEKAD KUNTE FI GAFLETIN MIN HADHA FEKESHEFNA 'ANKE GITA'EKE FEBESERUKEL-JEWME HEDIDUN
C 50:23. E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: "Kjo që është tek unë (regjistri i veprave) është gati.
50:23. E shoqëruesi i tij (engjëll) do të thotë: “Këtu është (shënimi i veprave të tij) që kam gati”.
50:23. Dhe shoqëruesi i tij do të thotë: "Kjo është ajo që kam përgatitur."
50:23. WE KALE KARINUHU HADHA MA LEDEJJE 'ATIDUN
C 50:24. Ju të dy (engjëjt) hidheni në xhehennem secilin mohues kryeneç.
50:24. (Do t'u thuhet:) “Hidhni në zjarr çdo njeri jobesimtar, kryeneç,
50:24. (Do të thuhet): "Hidhni në Xhehenem çdo mohues kokëfortë,
50:24. 'ELKIJA FI XHEHENNEME KULLE KEFFARIN 'ANIDIN
C 50:25. Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fé.
50:25. pengues të të mirave, shkelës dhe dyshues (në fe);
50:25. Pengues të së mirës, agresiv, dyshues,
50:25. MENNA'IN LILHAJRI MU'TEDIN MURIBIN
C 50:26. I cili All-llahut i shoqëroi zot tjetër, pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda".
50:26. çdo njeri që ka besuar në zot tjetër, përveç Allahut. Kështu pra, flakeni atë në dënimin më të rëndë!”
50:26. Ai që bëri një zot tjetër me Allahun. Prandaj, hidheni atë në ndëshkimin e rreptë."
50:26. EL-LEDHI XHE'ALE ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE FE'ELKIJAHU FIL-'ADHABI ESH-SHEDIDI
C 50:27. E shoku i tij (djalli) thotë: "Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg".
50:27. E, shoku i tij (djall) do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vetë ka qenë në humbje të madhe”.
50:27. Shokët e tij (Shejtani) do të thonë: "Zoti ynë, unë nuk e shtyva atë në tejkalim, por ai vetë ishte në një humbje të thellë."
50:27. KALE KARINUHU REBBENA MA 'ETGAJTUHU WE LEKIN KANE FI DELALIN BA'IDIN
C 50:28. Ai (All-llahu) thotë: "Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen.
50:28. Atyre (Allahu) do t'u thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam paralajmëruar me kohë.
50:28. (Allahut) do t'i thuhet: "Mos u grindni para Meje, unë tashmë ju kisha dhënë paralajmërim.
50:28. KALE LA TEHTESIMU LEDEJJE WE KAD KADDEMTU 'ILEJKUM BIL-WA'IDI
C 50:29. Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit".
50:29. Fjala ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam i padrejtë me robërit e Mi”.
50:29. Fjala ime nuk ndryshon, dhe unë nuk jam i padrejtë ndaj robërve."
50:29. MA JUBEDDELUL-KAWLU LEDEJJE WE MA 'ENA BIDHELLAMIN LIL'ABIDI
C 50:30. (Përkujto) Ditën kur Ne xhehennemit i themi: "A je mbushur?" E ai thotë: "A ka ende?"
50:30. Atë Ditë Ne do ta pyesim Xhehenemin: “A u mbushe?” e ai do të përgjigjet: “A ka edhe më?”
50:30. Dhe atë ditë Ne do të pyesim Xhehenemin: "A je mbushur?" Dhe ai do të thotë: "A ka më shumë?"
50:30. JEWME NEKULU LIXHEHENNEME HEL EMTELE'TI WE TEKULU HEL MIN MEZIDIN