Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 50:24. Ju të dy (engjëjt) hidheni në xhehennem secilin mohues kryeneç.
50:24. (Do t'u thuhet:) “Hidhni në zjarr çdo njeri jobesimtar, kryeneç,
50:24. (Do të thuhet): "Hidhni në Xhehenem çdo mohues kokëfortë,
50:24. 'ELKIJA FI XHEHENNEME KULLE KEFFARIN 'ANIDIN
C 50:25. Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fé.
50:25. pengues të të mirave, shkelës dhe dyshues (në fe);
50:25. Pengues të së mirës, agresiv, dyshues,
50:25. MENNA'IN LILHAJRI MU'TEDIN MURIBIN
C 50:26. I cili All-llahut i shoqëroi zot tjetër, pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda".
50:26. çdo njeri që ka besuar në zot tjetër, përveç Allahut. Kështu pra, flakeni atë në dënimin më të rëndë!”
50:26. Ai që bëri një zot tjetër me Allahun. Prandaj, hidheni atë në ndëshkimin e rreptë."
50:26. EL-LEDHI XHE'ALE ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE FE'ELKIJAHU FIL-'ADHABI ESH-SHEDIDI
C 50:27. E shoku i tij (djalli) thotë: "Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg".
50:27. E, shoku i tij (djall) do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vetë ka qenë në humbje të madhe”.
50:27. Shokët e tij (Shejtani) do të thonë: "Zoti ynë, unë nuk e shtyva atë në tejkalim, por ai vetë ishte në një humbje të thellë."
50:27. KALE KARINUHU REBBENA MA 'ETGAJTUHU WE LEKIN KANE FI DELALIN BA'IDIN
C 50:28. Ai (All-llahu) thotë: "Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen.
50:28. Atyre (Allahu) do t'u thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam paralajmëruar me kohë.
50:28. (Allahut) do t'i thuhet: "Mos u grindni para Meje, unë tashmë ju kisha dhënë paralajmërim.
50:28. KALE LA TEHTESIMU LEDEJJE WE KAD KADDEMTU 'ILEJKUM BIL-WA'IDI
C 50:29. Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit".
50:29. Fjala ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam i padrejtë me robërit e Mi”.
50:29. Fjala ime nuk ndryshon, dhe unë nuk jam i padrejtë ndaj robërve."
50:29. MA JUBEDDELUL-KAWLU LEDEJJE WE MA 'ENA BIDHELLAMIN LIL'ABIDI
C 50:30. (Përkujto) Ditën kur Ne xhehennemit i themi: "A je mbushur?" E ai thotë: "A ka ende?"
50:30. Atë Ditë Ne do ta pyesim Xhehenemin: “A u mbushe?” e ai do të përgjigjet: “A ka edhe më?”
50:30. Dhe atë ditë Ne do të pyesim Xhehenemin: "A je mbushur?" Dhe ai do të thotë: "A ka më shumë?"
50:30. JEWME NEKULU LIXHEHENNEME HEL EMTELE'TI WE TEKULU HEL MIN MEZIDIN
C 50:31. Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër.
50:31. Dhe jo larg prej aty, Xheneti do t'u afrohet besimtarëve të devotshëm,
50:31. Dhe Xheneti do të afrohet te të devotshmit, jo larg.
50:31. WE 'UZLIFETIL-XHENNETU LILMUTTEKINE GAJRE BA'IDIN
C 50:32. Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë.
50:32. (që do t'u thuhet:) “Kjo është premtuar për ju, për këdo që është penduar dhe ruajtur (nga gjynahet),
50:32. Kjo është ajo që ju është premtuar – për çdo të kthyer dhe të ruajtur.
50:32. HADHA MA TU'ADUNE LIKULLI 'EWWABIN HEFIDHIN
C 50:33. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë.
50:33. që e ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin, edhe atëherë kur nuk e shihte kush, e që ka ardhur me zemër të kthyer (nga Allahu).
50:33. Kushdo që ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin pa e parë dhe ka ardhur me një zemër të penduar,
50:33. MEN HASHIJE ER-REHMENE BIL-GAJBI WE XHA'E BIKALBIN MUNIBIN
C 50:34. (U thuhet) Hyni në të të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme.
50:34. Hyni në të (Xhenet) me paqe e siguri. Kjo është Dita e amshimit!”
50:34. Hyni në të në paqe. Kjo është dita e përjetësisë."
50:34. EDHULUHA BISELAMIN DHALIKE JEWMUL-HULUDI