U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
50:27.
E shoku i tij (djalli) thotë: "Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg".
50:27.
E, shoku i tij (djall) do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vetë ka qenë në humbje të madhe”.
50:27.
Shokët e tij (Shejtani) do të thonë: "Zoti ynë, unë nuk e shtyva atë në tejkalim, por ai vetë ishte në një humbje të thellë."
50:27.
KALE KARINUHU REBBENA MA 'ETGAJTUHU WE LEKIN KANE FI DELALIN BA'IDIN
C
50:28.
Ai (All-llahu) thotë: "Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen.
50:28.
Atyre (Allahu) do t'u thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam paralajmëruar me kohë.
50:28.
(Allahut) do t'i thuhet: "Mos u grindni para Meje, unë tashmë ju kisha dhënë paralajmërim.
50:28.
KALE LA TEHTESIMU LEDEJJE WE KAD KADDEMTU 'ILEJKUM BIL-WA'IDI
C
50:29.
Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit".
50:29.
Fjala ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam i padrejtë me robërit e Mi”.
50:29.
Fjala ime nuk ndryshon, dhe unë nuk jam i padrejtë ndaj robërve."
50:29.
MA JUBEDDELUL-KAWLU LEDEJJE WE MA 'ENA BIDHELLAMIN LIL'ABIDI
C
50:30.
(Përkujto) Ditën kur Ne xhehennemit i themi: "A je mbushur?" E ai thotë: "A ka ende?"
50:30.
Atë Ditë Ne do ta pyesim Xhehenemin: “A u mbushe?” e ai do të përgjigjet: “A ka edhe më?”
50:30.
Dhe atë ditë Ne do të pyesim Xhehenemin: "A je mbushur?" Dhe ai do të thotë: "A ka më shumë?"
50:30.
JEWME NEKULU LIXHEHENNEME HEL EMTELE'TI WE TEKULU HEL MIN MEZIDIN
C
50:31.
Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër.
50:31.
Dhe jo larg prej aty, Xheneti do t'u afrohet besimtarëve të devotshëm,
50:31.
Dhe Xheneti do të afrohet te të devotshmit, jo larg.
50:31.
WE 'UZLIFETIL-XHENNETU LILMUTTEKINE GAJRE BA'IDIN
C
50:32.
Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë.
50:32.
(që do t'u thuhet:) “Kjo është premtuar për ju, për këdo që është penduar dhe ruajtur (nga gjynahet),
50:32.
Kjo është ajo që ju është premtuar – për çdo të kthyer dhe të ruajtur.
50:32.
HADHA MA TU'ADUNE LIKULLI 'EWWABIN HEFIDHIN
C
50:33.
Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë.
50:33.
që e ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin, edhe atëherë kur nuk e shihte kush, e që ka ardhur me zemër të kthyer (nga Allahu).
50:33.
Kushdo që ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin pa e parë dhe ka ardhur me një zemër të penduar,
50:33.
MEN HASHIJE ER-REHMENE BIL-GAJBI WE XHA'E BIKALBIN MUNIBIN
C
50:34.
(U thuhet) Hyni në të të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme.
50:34.
Hyni në të (Xhenet) me paqe e siguri. Kjo është Dita e amshimit!”
50:34.
Hyni në të në paqe. Kjo është dita e përjetësisë."
50:34.
EDHULUHA BISELAMIN DHALIKE JEWMUL-HULUDI
C
50:35.
Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.
50:35.
Aty do të kenë çfarë të duan - e prej Nesh (do të kenë) edhe më shumë.
50:35.
Aty do të kenë çdo gjë që dëshirojnë, dhe te Ne ka më shumë.
50:35.
LEHUM MA JESHA'UNE FIHA WE LEDEJNA MEZIDUN
C
50:36.
E sa e sa brezni para ty i kemi shkatërruar e që ishin shumë më të fortë e më të shkathët se këta (idhujtarët kurejshitë). Ata brodhën andej e këndej nëpër tokë (për t'i ikur vdekjes). Por, a mos gjetën rrugëdalje?
50:36.
Eh, sa breza shumë më të fuqishëm Ne i kemi shkatërruar para tyre! Ata brodhën nëpër Tokë, po a mund të gjenin strehim?!
50:36.
Dhe sa breza para tyre kemi shkatërruar që ishin më të fuqishëm se ata dhe që u përshkruan në tokë! Por ata nuk gjetën asnjë strehë.
50:36.
WE KEM 'EHLEKNA KABLEHUM MIN KARNIN HUM 'ESHEDDU MINHUM BETSHEN FENEKKABU FIL-BILADI HEL MIN MEHISIN
C
50:37.
Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.
50:37.
Vërtet, këtu ka këshillë për këdo që ka zemër, dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.
50:37.
Me të vërtetë, në këtë ka një përkujtim për atë që ka zemër ose që dëgjon ndërsa është dëshmues.
50:37.
'INNE FI DHALIKE LEDHIKRA LIMEN KANE LEHU KALBUN 'EW 'ELKA ES-SEM'A WE HUWE SHEHIDUN