Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 50:16. Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç'pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.
50:16. Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dimë ç'i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet.
50:16. Dhe me të vërtetë, Ne e krijuam njeriun dhe e dimë atë që pëshpërit shpirti i tij, dhe Ne jemi më afër tij sesa vena e tij e qafës.
50:16. WE LEKAD HALEKNAL-'INSANE WE NA'LEMU MA TUWESWISU BIHI NEFSUHU WE NEHNU 'EKREBU 'ILEJHI MIN HEBLIL-WERIDI
C 50:17. Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë.
50:17. Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta,
50:17. Kur dy marrësit (engjëjt) të regjistrojnë, të ulur njëri në të djathtë dhe njëri në të majtë,
50:17. 'IDH JETELEKKAL-MUTELEKKIJANI 'ANIL-JEMINI WE 'ANI ESH-SHIMALI KA'IDUN
C 50:18. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.
50:18. dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).
50:18. Ai nuk thotë asnjë fjalë përveçse ka një mbikëqyrës të gatshëm (për ta regjistruar).
50:18. MA JELFIDHU MIN KAWLIN 'ILLA LEDEJHI REKIBUN 'ATIDUN
C 50:19. Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e Ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.
50:19. Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën (e jetës tjetër): ja, kjo është ajo së cilës përpiqeshe t'i ikje.
50:19. Dhe mundimi i vdekjes do të vijë me të vërtetën: "Kjo është ajo që ke qenë duke e shmangur."
50:19. WE XHA'ET SEKRETUL-MEWTI BIL-HEKKI DHALIKE MA KUNTE MINHU TEHIDU
C 50:20. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).
50:20. Dhe do të fryhet në Sur - kjo është Dita e kërcënimit.
50:20. Dhe Surja do të fryhet. Kjo është Dita e Premtimit.
50:20. WE NUFIHA FI ES-SURI DHALIKE JEWMUL-WA'IDI
C 50:21. E do të vijë secili njeri e bashkë me të edhe grahësi edhe dëshmitari.
50:21. Çdo shpirt do të vijë i shoqëruar me një (engjëll) grahës dhe një (engjëll) dëshmitar.
50:21. Dhe çdo shpirt do të vijë me një nxitës dhe një dëshmues.
50:21. WE XHA'ET KULLU NEFSIN ME'AHA SA'IKUN WE SHEHIDUN
C 50:22. (I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.
50:22. (Mohuesit do t'i thuhet): “Ti ke qenë i pavëmendshëm për këtë. Tashti ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i mprehtë.”
50:22. (Do t'i thuhet): "Ti ishe në pakujdesi ndaj kësaj. Prandaj, Ne të kemi hequr perden, dhe shikimi yt këtë ditë është i mprehtë."
50:22. LEKAD KUNTE FI GAFLETIN MIN HADHA FEKESHEFNA 'ANKE GITA'EKE FEBESERUKEL-JEWME HEDIDUN
C 50:23. E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: "Kjo që është tek unë (regjistri i veprave) është gati.
50:23. E shoqëruesi i tij (engjëll) do të thotë: “Këtu është (shënimi i veprave të tij) që kam gati”.
50:23. Dhe shoqëruesi i tij do të thotë: "Kjo është ajo që kam përgatitur."
50:23. WE KALE KARINUHU HADHA MA LEDEJJE 'ATIDUN
C 50:24. Ju të dy (engjëjt) hidheni në xhehennem secilin mohues kryeneç.
50:24. (Do t'u thuhet:) “Hidhni në zjarr çdo njeri jobesimtar, kryeneç,
50:24. (Do të thuhet): "Hidhni në Xhehenem çdo mohues kokëfortë,
50:24. 'ELKIJA FI XHEHENNEME KULLE KEFFARIN 'ANIDIN
C 50:25. Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fé.
50:25. pengues të të mirave, shkelës dhe dyshues (në fe);
50:25. Pengues të së mirës, agresiv, dyshues,
50:25. MENNA'IN LILHAJRI MU'TEDIN MURIBIN
C 50:26. I cili All-llahut i shoqëroi zot tjetër, pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda".
50:26. çdo njeri që ka besuar në zot tjetër, përveç Allahut. Kështu pra, flakeni atë në dënimin më të rëndë!”
50:26. Ai që bëri një zot tjetër me Allahun. Prandaj, hidheni atë në ndëshkimin e rreptë."
50:26. EL-LEDHI XHE'ALE ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE FE'ELKIJAHU FIL-'ADHABI ESH-SHEDIDI