U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
50:12.
Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.
50:12.
Para tyre ka mohuar populli i Nuhut, banorët e Ressit dhe fisi Themud,
50:12.
Para tyre, populli i Nuhut, banorët e Resit dhe Themudi përgënjeshtruan.
50:12.
KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WE 'ESHABU ER-RESSI WE THEMUDU
C
50:13.
Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit.
50:13.
edhe fisi Ad, Faraoni dhe vëllezërit e Lutit,
50:13.
Dhe Adi dhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit,
50:13.
WE 'ADUN WE FIR'AWNU WE 'IHWANU LUTIN
C
50:14.
Edhe banorët e Ejkes, populli i Tubbeit. Të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, atëherë e merituan ndëshkimin Tim.
50:14.
edhe banorët e Ejkës, edhe populli i Tubbas; të gjithë ata i quajtën gënjeshtarë të dërguarit, prandaj kundër tyre u përmbush dënimi Im.
50:14.
Dhe banorët e Ejkes dhe populli i Tubbas. Të gjithë ata i përgënjeshtruan të dërguarit, prandaj ndëshkimi Im ishte i detyrueshëm.
50:14.
WE 'ESHABUL-'EJKETI WE KAWMU TUBBA'IN KULLUN KEDHDHEBE ER-RUSULE FEHEKKA WA'IDI
C
50:15.
A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri.
50:15.
Vallë, a mos u lodhëm Ne gjatë krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë në krijimin e sërishëm.
50:15.
A ishim Ne të paaftë në krijimin e parë? Jo, por ata janë në dyshim për krijimin e ri.
50:15.
'EFE'AJINA BIL-HALKIL-'EWWELI BEL HUM FI LEBSIN MIN HALKIN XHEDIDIN
C
50:16.
Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç'pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.
50:16.
Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dimë ç'i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet.
50:16.
Dhe me të vërtetë, Ne e krijuam njeriun dhe e dimë atë që pëshpërit shpirti i tij, dhe Ne jemi më afër tij sesa vena e tij e qafës.
50:16.
WE LEKAD HALEKNAL-'INSANE WE NA'LEMU MA TUWESWISU BIHI NEFSUHU WE NEHNU 'EKREBU 'ILEJHI MIN HEBLIL-WERIDI
C
50:17.
Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë.
50:17.
Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta,
50:17.
Kur dy marrësit (engjëjt) të regjistrojnë, të ulur njëri në të djathtë dhe njëri në të majtë,
50:17.
'IDH JETELEKKAL-MUTELEKKIJANI 'ANIL-JEMINI WE 'ANI ESH-SHIMALI KA'IDUN
C
50:18.
Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.
50:18.
dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).
50:18.
Ai nuk thotë asnjë fjalë përveçse ka një mbikëqyrës të gatshëm (për ta regjistruar).
50:18.
MA JELFIDHU MIN KAWLIN 'ILLA LEDEJHI REKIBUN 'ATIDUN
C
50:19.
Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e Ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.
50:19.
Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën (e jetës tjetër): ja, kjo është ajo së cilës përpiqeshe t'i ikje.
50:19.
Dhe mundimi i vdekjes do të vijë me të vërtetën: "Kjo është ajo që ke qenë duke e shmangur."
50:19.
WE XHA'ET SEKRETUL-MEWTI BIL-HEKKI DHALIKE MA KUNTE MINHU TEHIDU
C
50:20.
Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).
50:20.
Dhe do të fryhet në Sur - kjo është Dita e kërcënimit.
50:20.
Dhe Surja do të fryhet. Kjo është Dita e Premtimit.
50:20.
WE NUFIHA FI ES-SURI DHALIKE JEWMUL-WA'IDI
C
50:21.
E do të vijë secili njeri e bashkë me të edhe grahësi edhe dëshmitari.
50:21.
Çdo shpirt do të vijë i shoqëruar me një (engjëll) grahës dhe një (engjëll) dëshmitar.
50:21.
Dhe çdo shpirt do të vijë me një nxitës dhe një dëshmues.
50:21.
WE XHA'ET KULLU NEFSIN ME'AHA SA'IKUN WE SHEHIDUN
C
50:22.
(I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.
50:22.
(Mohuesit do t'i thuhet): “Ti ke qenë i pavëmendshëm për këtë. Tashti ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i mprehtë.”
50:22.
(Do t'i thuhet): "Ti ishe në pakujdesi ndaj kësaj. Prandaj, Ne të kemi hequr perden, dhe shikimi yt këtë ditë është i mprehtë."
50:22.
LEKAD KUNTE FI GAFLETIN MIN HADHA FEKESHEFNA 'ANKE GITA'EKE FEBESERUKEL-JEWME HEDIDUN