Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 50:10. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëri mbi tjetrin.
50:10. dhe palma hurme të larta me tufa frutash njëra mbi tjetrën,
50:10. Dhe palma të larta me fruta të rreshtuara,
50:10. WE EN-NEHLE BASIKATIN LEHA TEL'UN NEDIDUN
C 50:11. Ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.
50:11. si ushqim për robërit Tanë; në këtë mënyrë Ne me shi e ringjallim tokën e vdekur. E kështu do të jetë edhe ringjallja.
50:11. Si furnizim për robërit Tanë. Dhe Ne kemi ngjallur me të një tokë të vdekur. Kështu është edhe dalja.
50:11. RIZKEN LIL'IBADI WE 'EHJEJNA BIHI BELDETEN MEJTAN KEDHALIKEL-HURUXHU
C 50:12. Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.
50:12. Para tyre ka mohuar populli i Nuhut, banorët e Ressit dhe fisi Themud,
50:12. Para tyre, populli i Nuhut, banorët e Resit dhe Themudi përgënjeshtruan.
50:12. KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WE 'ESHABU ER-RESSI WE THEMUDU
C 50:13. Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit.
50:13. edhe fisi Ad, Faraoni dhe vëllezërit e Lutit,
50:13. Dhe Adi dhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit,
50:13. WE 'ADUN WE FIR'AWNU WE 'IHWANU LUTIN
C 50:14. Edhe banorët e Ejkes, populli i Tubbeit. Të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, atëherë e merituan ndëshkimin Tim.
50:14. edhe banorët e Ejkës, edhe populli i Tubbas; të gjithë ata i quajtën gënjeshtarë të dërguarit, prandaj kundër tyre u përmbush dënimi Im.
50:14. Dhe banorët e Ejkes dhe populli i Tubbas. Të gjithë ata i përgënjeshtruan të dërguarit, prandaj ndëshkimi Im ishte i detyrueshëm.
50:14. WE 'ESHABUL-'EJKETI WE KAWMU TUBBA'IN KULLUN KEDHDHEBE ER-RUSULE FEHEKKA WA'IDI
C 50:15. A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri.
50:15. Vallë, a mos u lodhëm Ne gjatë krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë në krijimin e sërishëm.
50:15. A ishim Ne të paaftë në krijimin e parë? Jo, por ata janë në dyshim për krijimin e ri.
50:15. 'EFE'AJINA BIL-HALKIL-'EWWELI BEL HUM FI LEBSIN MIN HALKIN XHEDIDIN
C 50:16. Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç'pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.
50:16. Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dimë ç'i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet.
50:16. Dhe me të vërtetë, Ne e krijuam njeriun dhe e dimë atë që pëshpërit shpirti i tij, dhe Ne jemi më afër tij sesa vena e tij e qafës.
50:16. WE LEKAD HALEKNAL-'INSANE WE NA'LEMU MA TUWESWISU BIHI NEFSUHU WE NEHNU 'EKREBU 'ILEJHI MIN HEBLIL-WERIDI
C 50:17. Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë.
50:17. Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta,
50:17. Kur dy marrësit (engjëjt) të regjistrojnë, të ulur njëri në të djathtë dhe njëri në të majtë,
50:17. 'IDH JETELEKKAL-MUTELEKKIJANI 'ANIL-JEMINI WE 'ANI ESH-SHIMALI KA'IDUN
C 50:18. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.
50:18. dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).
50:18. Ai nuk thotë asnjë fjalë përveçse ka një mbikëqyrës të gatshëm (për ta regjistruar).
50:18. MA JELFIDHU MIN KAWLIN 'ILLA LEDEJHI REKIBUN 'ATIDUN
C 50:19. Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e Ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.
50:19. Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën (e jetës tjetër): ja, kjo është ajo së cilës përpiqeshe t'i ikje.
50:19. Dhe mundimi i vdekjes do të vijë me të vërtetën: "Kjo është ajo që ke qenë duke e shmangur."
50:19. WE XHA'ET SEKRETUL-MEWTI BIL-HEKKI DHALIKE MA KUNTE MINHU TEHIDU
C 50:20. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).
50:20. Dhe do të fryhet në Sur - kjo është Dita e kërcënimit.
50:20. Dhe Surja do të fryhet. Kjo është Dita e Premtimit.
50:20. WE NUFIHA FI ES-SURI DHALIKE JEWMUL-WA'IDI