U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
50:3.
A pasi të vdesim e të bëhemi dhé (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!"
50:3.
Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur (do të ringjallemi sërish)? Ai kthim është i largët!”
50:3.
A kur ne të kemi vdekur dhe të jemi bërë pluhur? Kjo është një kthim i largët."
50:3.
'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN DHALIKE REXH'UN BA'IDUN
C
50:4.
Ne dimë se ç'pakëson (ç'tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).
50:4.
Ne e dimë sa prej tyre i merr toka, tek Ne është Libri që i ruan të gjitha.
50:4.
Me të vërtetë, Ne e dimë se çfarë toka i konsumon ata, dhe te Ne është një libër që ruan çdo gjë.
50:4.
KAD 'ALIMNA MA TENKUSUL-'ERDU MINHUM WE 'INDENA KITABUN HEFIDHUN
C
50:5.
Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.
50:5.
Mirëpo, ata e mohojnë të Vërtetën kur u vjen, kështu që ata janë në gjendje të turbulluar.
50:5.
Por ata e përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi, prandaj ata janë në një gjendje të ngatërruar.
50:5.
BEL KEDHDHEBU BIL-HEKKI LEMMA XHA'EHUM FEHUM FI 'EMRIN MERIXHIN
C
50:6.
A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.
50:6.
A nuk e shohin ata qiellin që qëndron sipër tyre, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa pasur kurrfarë plasaritje në të?
50:6.
A nuk e shikojnë ata qiellin mbi ta – si e kemi ndërtuar atë dhe e kemi zbukuruar atë, dhe ai nuk ka asnjë çarje?
50:6.
'EFELEM JENDHURU 'ILA ES-SEMA'I FEWKAHUM KEJFE BENEJNAHA WE ZEJJENNAHA WE MA LEHA MIN FURUXHIN
C
50:7.
Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.
50:7.
Ndërsa Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë, që nga ajo, të mbijnë gjithfarëlloj bimësh të bukura,
50:7.
Dhe tokën – Ne e kemi shtruar atë dhe kemi vendosur mbi të male të palëvizshme dhe kemi bërë të rriten në të çdo gjë të bukur,
50:7.
WEL-'ERDE MEDEDNAHA WE 'ELKAJNA FIHA REWASIJE WE 'ENBETNA FIHA MIN KULLI ZEWXHIN BEHIXHIN
C
50:8.
(I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).
50:8.
si mjet ndriçimi të mendjes dhe përkujtesë për çdo rob që i drejtohet Zotit të vet.
50:8.
Si një përkujtim dhe një mësim për çdo rob që kthehet.
50:8.
TEBSIRETEN WE DHIKRA LIKULLI 'ABDIN MUNIBIN
C
50:9.
Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren.
50:9.
Ne lëshojmë nga qielli ujë të bekuar dhe nëpërmjet tij krijojmë kopshte, drithëra që korren
50:9.
Dhe Ne kemi zbritur nga qielli ujë të bekuar dhe me të kemi bërë të rriten kopshte dhe të lashta për korrje,
50:9.
WE NEZZELNA MINE ES-SEMA'I MA'EN MUBAREKEN FE'ENBETNA BIHI XHENNATIN WE HEBBEL-HESIDI
C
50:10.
Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëri mbi tjetrin.
50:10.
dhe palma hurme të larta me tufa frutash njëra mbi tjetrën,
50:10.
Dhe palma të larta me fruta të rreshtuara,
50:10.
WE EN-NEHLE BASIKATIN LEHA TEL'UN NEDIDUN
C
50:11.
Ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.
50:11.
si ushqim për robërit Tanë; në këtë mënyrë Ne me shi e ringjallim tokën e vdekur. E kështu do të jetë edhe ringjallja.
50:11.
Si furnizim për robërit Tanë. Dhe Ne kemi ngjallur me të një tokë të vdekur. Kështu është edhe dalja.
50:11.
RIZKEN LIL'IBADI WE 'EHJEJNA BIHI BELDETEN MEJTAN KEDHALIKEL-HURUXHU
C
50:12.
Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.
50:12.
Para tyre ka mohuar populli i Nuhut, banorët e Ressit dhe fisi Themud,
50:12.
Para tyre, populli i Nuhut, banorët e Resit dhe Themudi përgënjeshtruan.
50:12.
KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WE 'ESHABU ER-RESSI WE THEMUDU
C
50:13.
Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit.
50:13.
edhe fisi Ad, Faraoni dhe vëllezërit e Lutit,
50:13.
Dhe Adi dhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit,
50:13.
WE 'ADUN WE FIR'AWNU WE 'IHWANU LUTIN