Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 49:16. Thuaj: "A ju ia bëni me dije All-llahut fenë tuaj (duke thënë: ne besuam), kur All-llahu është Ai që e di ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe All-llahu është i dijshëm për çdo send".
49:16. Thuaju: “Vallë, a do ta njoftoni Allahun për fenë tuaj, ndërkohë që Ai di gjithçka që përmbajnë qiejt dhe Toka?! Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.”
49:16. Thuaj: "A do ta informoni Allahun për fenë tuaj, ndërsa Allahu di gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë? Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë."
49:16. KUL 'ETU'ALLIMUNEL-LAHE BIDINIKUM WEL-LAHU JA'LEMU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 49:17. Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: "Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim".
49:17. Ata e quajnë si favor për ty që kanë pranuar Islamin. Thuaju: “Mos e quani si favor për mua se keni pranuar Islamin; përkundrazi, Allahu ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka udhëzuar në besim, nëse ajo që thoni është e vërtetë!”
49:17. Ata të bëjnë një favor duke thënë: "Ne kemi pranuar Islamin." Thuaj: "Mos më bëni një favor për Islamin tuaj. Përkundrazi, Allahu ju ka bërë një favor që ju udhëzoi drejt besimit, nëse jeni të sinqertë.
49:17. JEMUNNUNE 'ALEJKE 'EN 'ESLEMU KUL LA TEMUNNU 'ALEJJE 'ISLAMEKUM BELI ELLAHU JEMUNNU 'ALEJKUM 'EN HEDAKUM LIL'IMANI 'IN KUNTUM SADIKINE
C 49:18. S'ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju.
49:18. Allahu i di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.
49:18. Me të vërtetë, Allahu di të fshehtën e qiejve dhe të tokës. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për atë që bëni."
49:18. 'INNALL-LLAHE JA'LEMU GAJBE ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LAHU BESIRUN BIMA TA'MELUNE
C 50:1. Kaf. Pasha Kur'anin e lavdishëm (do të ringjalleni).
50:1. Kâf. Betohem në Kuranin e lavdishëm!
50:1. Qaf. Pasha Kuranin e lavdishëm.
50:1. KAF WEL-KUR'ANIL-MEXHIDI
C 50:2. Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi i tyre, andaj jobesimtarët thanë: "Kjo është diçka shumë e çuditshme.
50:2. Po! Ata çuditen që nga gjiri i tyre u ka ardhur një paralajmërues, kështu që mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme.
50:2. Por ata janë të habitur që një paralajmërues ka ardhur te ta nga mesi i tyre, dhe jobesimtarët thanë: "Kjo është diçka e çuditshme.
50:2. BEL 'AXHIBU 'EN XHA'EHUM MUNDHIRUN MINHUM FEKALEL-KAFIRUNE HADHA SHEJ'UN 'AXHIBUN
C 50:3. A pasi të vdesim e të bëhemi dhé (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!"
50:3. Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur (do të ringjallemi sërish)? Ai kthim është i largët!”
50:3. A kur ne të kemi vdekur dhe të jemi bërë pluhur? Kjo është një kthim i largët."
50:3. 'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN DHALIKE REXH'UN BA'IDUN
C 50:4. Ne dimë se ç'pakëson (ç'tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).
50:4. Ne e dimë sa prej tyre i merr toka, tek Ne është Libri që i ruan të gjitha.
50:4. Me të vërtetë, Ne e dimë se çfarë toka i konsumon ata, dhe te Ne është një libër që ruan çdo gjë.
50:4. KAD 'ALIMNA MA TENKUSUL-'ERDU MINHUM WE 'INDENA KITABUN HEFIDHUN
C 50:5. Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.
50:5. Mirëpo, ata e mohojnë të Vërtetën kur u vjen, kështu që ata janë në gjendje të turbulluar.
50:5. Por ata e përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi, prandaj ata janë në një gjendje të ngatërruar.
50:5. BEL KEDHDHEBU BIL-HEKKI LEMMA XHA'EHUM FEHUM FI 'EMRIN MERIXHIN
C 50:6. A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.
50:6. A nuk e shohin ata qiellin që qëndron sipër tyre, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa pasur kurrfarë plasaritje në të?
50:6. A nuk e shikojnë ata qiellin mbi ta – si e kemi ndërtuar atë dhe e kemi zbukuruar atë, dhe ai nuk ka asnjë çarje?
50:6. 'EFELEM JENDHURU 'ILA ES-SEMA'I FEWKAHUM KEJFE BENEJNAHA WE ZEJJENNAHA WE MA LEHA MIN FURUXHIN
C 50:7. Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.
50:7. Ndërsa Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë, që nga ajo, të mbijnë gjithfarëlloj bimësh të bukura,
50:7. Dhe tokën – Ne e kemi shtruar atë dhe kemi vendosur mbi të male të palëvizshme dhe kemi bërë të rriten në të çdo gjë të bukur,
50:7. WEL-'ERDE MEDEDNAHA WE 'ELKAJNA FIHA REWASIJE WE 'ENBETNA FIHA MIN KULLI ZEWXHIN BEHIXHIN
C 50:8. (I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).
50:8. si mjet ndriçimi të mendjes dhe përkujtesë për çdo rob që i drejtohet Zotit të vet.
50:8. Si një përkujtim dhe një mësim për çdo rob që kthehet.
50:8. TEBSIRETEN WE DHIKRA LIKULLI 'ABDIN MUNIBIN