Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 50:2. Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi i tyre, andaj jobesimtarët thanë: "Kjo është diçka shumë e çuditshme.
50:2. Po! Ata çuditen që nga gjiri i tyre u ka ardhur një paralajmërues, kështu që mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme.
50:2. Por ata janë të habitur që një paralajmërues ka ardhur te ta nga mesi i tyre, dhe jobesimtarët thanë: "Kjo është diçka e çuditshme.
50:2. BEL 'AXHIBU 'EN XHA'EHUM MUNDHIRUN MINHUM FEKALEL-KAFIRUNE HADHA SHEJ'UN 'AXHIBUN
C 50:3. A pasi të vdesim e të bëhemi dhé (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!"
50:3. Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur (do të ringjallemi sërish)? Ai kthim është i largët!”
50:3. A kur ne të kemi vdekur dhe të jemi bërë pluhur? Kjo është një kthim i largët."
50:3. 'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN DHALIKE REXH'UN BA'IDUN
C 50:4. Ne dimë se ç'pakëson (ç'tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).
50:4. Ne e dimë sa prej tyre i merr toka, tek Ne është Libri që i ruan të gjitha.
50:4. Me të vërtetë, Ne e dimë se çfarë toka i konsumon ata, dhe te Ne është një libër që ruan çdo gjë.
50:4. KAD 'ALIMNA MA TENKUSUL-'ERDU MINHUM WE 'INDENA KITABUN HEFIDHUN
C 50:5. Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.
50:5. Mirëpo, ata e mohojnë të Vërtetën kur u vjen, kështu që ata janë në gjendje të turbulluar.
50:5. Por ata e përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi, prandaj ata janë në një gjendje të ngatërruar.
50:5. BEL KEDHDHEBU BIL-HEKKI LEMMA XHA'EHUM FEHUM FI 'EMRIN MERIXHIN
C 50:6. A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.
50:6. A nuk e shohin ata qiellin që qëndron sipër tyre, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa pasur kurrfarë plasaritje në të?
50:6. A nuk e shikojnë ata qiellin mbi ta – si e kemi ndërtuar atë dhe e kemi zbukuruar atë, dhe ai nuk ka asnjë çarje?
50:6. 'EFELEM JENDHURU 'ILA ES-SEMA'I FEWKAHUM KEJFE BENEJNAHA WE ZEJJENNAHA WE MA LEHA MIN FURUXHIN
C 50:7. Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.
50:7. Ndërsa Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë, që nga ajo, të mbijnë gjithfarëlloj bimësh të bukura,
50:7. Dhe tokën – Ne e kemi shtruar atë dhe kemi vendosur mbi të male të palëvizshme dhe kemi bërë të rriten në të çdo gjë të bukur,
50:7. WEL-'ERDE MEDEDNAHA WE 'ELKAJNA FIHA REWASIJE WE 'ENBETNA FIHA MIN KULLI ZEWXHIN BEHIXHIN
C 50:8. (I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).
50:8. si mjet ndriçimi të mendjes dhe përkujtesë për çdo rob që i drejtohet Zotit të vet.
50:8. Si një përkujtim dhe një mësim për çdo rob që kthehet.
50:8. TEBSIRETEN WE DHIKRA LIKULLI 'ABDIN MUNIBIN
C 50:9. Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren.
50:9. Ne lëshojmë nga qielli ujë të bekuar dhe nëpërmjet tij krijojmë kopshte, drithëra që korren
50:9. Dhe Ne kemi zbritur nga qielli ujë të bekuar dhe me të kemi bërë të rriten kopshte dhe të lashta për korrje,
50:9. WE NEZZELNA MINE ES-SEMA'I MA'EN MUBAREKEN FE'ENBETNA BIHI XHENNATIN WE HEBBEL-HESIDI
C 50:10. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëri mbi tjetrin.
50:10. dhe palma hurme të larta me tufa frutash njëra mbi tjetrën,
50:10. Dhe palma të larta me fruta të rreshtuara,
50:10. WE EN-NEHLE BASIKATIN LEHA TEL'UN NEDIDUN
C 50:11. Ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.
50:11. si ushqim për robërit Tanë; në këtë mënyrë Ne me shi e ringjallim tokën e vdekur. E kështu do të jetë edhe ringjallja.
50:11. Si furnizim për robërit Tanë. Dhe Ne kemi ngjallur me të një tokë të vdekur. Kështu është edhe dalja.
50:11. RIZKEN LIL'IBADI WE 'EHJEJNA BIHI BELDETEN MEJTAN KEDHALIKEL-HURUXHU
C 50:12. Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.
50:12. Para tyre ka mohuar populli i Nuhut, banorët e Ressit dhe fisi Themud,
50:12. Para tyre, populli i Nuhut, banorët e Resit dhe Themudi përgënjeshtruan.
50:12. KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WE 'ESHABU ER-RESSI WE THEMUDU