U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
49:12.
O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.
49:12.
O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.
49:12.
O ju që besoni, shmangni shumë nga dyshimet. Me të vërtetë, disa dyshime janë mëkat. Dhe mos spiunoni dhe mos përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndokush nga ju të hante mishin e vëllait të tij të vdekur? Ju do ta urrenit atë. Dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit, Mëshirëplotë.
49:12.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU EXHTENIBU KETHIREN MINE EDH-DHENNI 'INNE BA'DE EDH-DHENNI 'ITHMUN WE LA TEXHESSESU WE LA JEGTEB BA'DUKUM BA'DAN 'EJUHIBBU 'EHEDUKUM 'EN JE'KULE LEHME 'EHIHI MEJTÆN FEKERIHTUMUHU WE ETTEKU ELLAHE 'INNALL-LLAHE TEWWABUN REHIMUN
C
49:13.
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.
49:13.
O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.
49:13.
O njerëz, Me të vërtetë, Ne ju krijuam nga një mashkull dhe një femër dhe ju bëmë popuj dhe fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Me të vërtetë, më i nderuari nga ju tek Allahu është ai që është më i devotshmi. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdituri, i Njohuri.
49:13.
JA 'EJJUHA EN-NASU 'INNA HALEKNAKUM MIN DHEKERIN WE 'UNTHA WE XHE'ALNAKUM SHU'UBEN WE KABA'ILE LITA'AREFU 'INNE 'EKREMEKUM 'INDEL-LAHI 'ETKAKUM 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN HABIRUN
C
49:14.
Beduinët thanë: "Ne kemi besuar!" Thuaj: "Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshirues".
49:14.
Arabët e shkretëtirës deklarojnë: “Ne besojmë”. Thuaju: “Ju nuk keni besuar! Por më mirë thoni: 'Ne përulemi', pasi besimi ende nuk ka hyrë (si duhet) në zemrat tuaja. E, nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nuk do t'ju pakësohet asgjë prej veprave tuaja. Sigurisht, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.”
49:14.
Beduinët thanë: "Ne kemi besuar." Thuaj: "Ju nuk keni besuar ende, por thuani: 'Ne kemi pranuar Islamin,' sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja. Por nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai nuk do t'ju humbë asgjë nga veprat tuaja. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë."
49:14.
KALETIL-'A'RABU 'AMENNA KUL LEM TU'UMINU WE LEKIN KULU 'ESLEMNA WE LEMMA JEDHULIL-'IMANU FI KULUBIKUM WE 'IN TUTI'U ELLAHE WE RESULEHU LA JELITKUM MIN 'A'MALIKUM SHEJ'EN 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
49:15.
Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.
49:15.
Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe pastaj nuk dyshojnë, por luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë.
49:15.
Me të vërtetë, besimtarët janë vetëm ata që besuan në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, pastaj nuk dyshuan dhe luftuan me pasuritë dhe vetet e tyre në rrugën e Allahut. Këta janë ata që janë të sinqertë.
49:15.
'INNEMAL-MU'UMINUNEL-LEDHINE 'AMENU BILLAHI WE RESULIHI THUMME LEM JERTABU WE XHAHEDU BI'EMWALIHIM WE 'ENFUSIHIM FI SEBILI ELLAHI 'ULA'IKE HUMU ES-SADIKUNE
C
49:16.
Thuaj: "A ju ia bëni me dije All-llahut fenë tuaj (duke thënë: ne besuam), kur All-llahu është Ai që e di ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe All-llahu është i dijshëm për çdo send".
49:16.
Thuaju: “Vallë, a do ta njoftoni Allahun për fenë tuaj, ndërkohë që Ai di gjithçka që përmbajnë qiejt dhe Toka?! Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.”
49:16.
Thuaj: "A do ta informoni Allahun për fenë tuaj, ndërsa Allahu di gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë? Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë."
49:16.
KUL 'ETU'ALLIMUNEL-LAHE BIDINIKUM WEL-LAHU JA'LEMU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C
49:17.
Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: "Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim".
49:17.
Ata e quajnë si favor për ty që kanë pranuar Islamin. Thuaju: “Mos e quani si favor për mua se keni pranuar Islamin; përkundrazi, Allahu ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka udhëzuar në besim, nëse ajo që thoni është e vërtetë!”
49:17.
Ata të bëjnë një favor duke thënë: "Ne kemi pranuar Islamin." Thuaj: "Mos më bëni një favor për Islamin tuaj. Përkundrazi, Allahu ju ka bërë një favor që ju udhëzoi drejt besimit, nëse jeni të sinqertë.
49:17.
JEMUNNUNE 'ALEJKE 'EN 'ESLEMU KUL LA TEMUNNU 'ALEJJE 'ISLAMEKUM BELI ELLAHU JEMUNNU 'ALEJKUM 'EN HEDAKUM LIL'IMANI 'IN KUNTUM SADIKINE
C
49:18.
S'ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju.
49:18.
Allahu i di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.
49:18.
Me të vërtetë, Allahu di të fshehtën e qiejve dhe të tokës. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për atë që bëni."
49:18.
'INNALL-LLAHE JA'LEMU GAJBE ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LAHU BESIRUN BIMA TA'MELUNE
C
50:1.
Kaf. Pasha Kur'anin e lavdishëm (do të ringjalleni).
50:1.
Kâf. Betohem në Kuranin e lavdishëm!
50:1.
Qaf. Pasha Kuranin e lavdishëm.
50:1.
KAF WEL-KUR'ANIL-MEXHIDI
C
50:2.
Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi i tyre, andaj jobesimtarët thanë: "Kjo është diçka shumë e çuditshme.
50:2.
Po! Ata çuditen që nga gjiri i tyre u ka ardhur një paralajmërues, kështu që mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme.
50:2.
Por ata janë të habitur që një paralajmërues ka ardhur te ta nga mesi i tyre, dhe jobesimtarët thanë: "Kjo është diçka e çuditshme.
50:2.
BEL 'AXHIBU 'EN XHA'EHUM MUNDHIRUN MINHUM FEKALEL-KAFIRUNE HADHA SHEJ'UN 'AXHIBUN
C
50:3.
A pasi të vdesim e të bëhemi dhé (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!"
50:3.
Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur (do të ringjallemi sërish)? Ai kthim është i largët!”
50:3.
A kur ne të kemi vdekur dhe të jemi bërë pluhur? Kjo është një kthim i largët."
50:3.
'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN DHALIKE REXH'UN BA'IDUN
C
50:4.
Ne dimë se ç'pakëson (ç'tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).
50:4.
Ne e dimë sa prej tyre i merr toka, tek Ne është Libri që i ruan të gjitha.
50:4.
Me të vërtetë, Ne e dimë se çfarë toka i konsumon ata, dhe te Ne është një libër që ruan çdo gjë.
50:4.
KAD 'ALIMNA MA TENKUSUL-'ERDU MINHUM WE 'INDENA KITABUN HEFIDHUN