Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 49:8. Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëm dhe i urtë.
49:8. me mirësinë dhe hirin e Allahut. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
49:8. Kjo është një favor nga Allahu dhe një begati. Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi, i Urtë.
49:8. FEDLEN MINEL-LAHI WE NI'METEN WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C 49:9. Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t'i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.
49:9. Nëse dy palë besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, pajtojini ata. Por, nëse njëra palë sulmon tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit, derisa të kthehet në urdhrat e Allahut. E, nëse kthehet, atëherë pajtojini ata midis tyre, me drejtësi dhe paanësi, sepse Allahu i do ata që veprojnë me drejtësi.
49:9. Dhe nëse dy grupe të besimtarëve luftojnë kundër njëri-tjetrit, pajtoni mes tyre. Por nëse njëri prej tyre tejkalon ndaj tjetrit, atëherë luftoni kundër atij që tejkalon derisa të kthehet në urdhrin e Allahut. Pastaj, nëse ai kthehet, pajtoni mes tyre me drejtësi dhe jini të drejtë. Me të vërtetë, Allahu i do ata që janë të drejtë.
49:9. WE 'IN TA'IFETANI MINEL-MU'UMININE EKTETELU FE'ESLIHU BEJNEHUMA FE'IN BEGAT 'IHDAHUMA 'ALEL-'UHRA FEKATILU ELLETI TEBGI HETTA TEFI'E 'ILA 'EMRI ELLAHI FE'IN FA'ET FE'ESLIHU BEJNEHUMA BIL-'ADLI WE 'EKSITU 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUKSITINE
C 49:10. S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).
49:10. Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.
49:10. Me të vërtetë, besimtarët janë vëllezër. Prandaj, pajtoni mes dy vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun që të mund të jeni të mëshiruar.
49:10. 'INNEMAL-MU'UMINUNE 'IHWETUN FE'ESLIHU BEJNE 'EHAWEJKUM WE ETTEKU ELLAHE LE'ALLEKUM TURHEMUNE
C 49:11. O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.
49:11. O ju që keni besuar! Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë, se këta mund të jenë më të mirë se ai. Gjithashtu, asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë më të mira se ajo. Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri tjetrin me nofka (të këqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.
49:11. O ju që besoni, le të mos tallë një popull me një popull tjetër – ndoshta ata janë më të mirë se ata. Dhe le të mos tallin gra me gra të tjera – ndoshta ato janë më të mira se ato. Dhe mos përgojoni njëri-tjetrin dhe mos përdorni emra fyese. Sa e keqe është emri i të padrejtit pas besimit. Dhe kushdo që nuk pendohet – ata janë të padrejtët.
49:11. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA JESHAR KAWMUN MIN KAWMIN 'ASA 'EN JEKUNU HAJREN MINHUM WE LA NISA'UN MIN NISA'IN 'ASA 'EN JEKUNNE HAJRAN MINHUNNE WE LA TELMIZU 'ENFUSEKUM WE LA TENABEZU BIL-'ELKABI BI'SEL-EISMUL-FUSUKU BA'DEL-'IMANI WE MEN LEM JETUB FE'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C 49:12. O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.
49:12. O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.
49:12. O ju që besoni, shmangni shumë nga dyshimet. Me të vërtetë, disa dyshime janë mëkat. Dhe mos spiunoni dhe mos përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndokush nga ju të hante mishin e vëllait të tij të vdekur? Ju do ta urrenit atë. Dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit, Mëshirëplotë.
49:12. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU EXHTENIBU KETHIREN MINE EDH-DHENNI 'INNE BA'DE EDH-DHENNI 'ITHMUN WE LA TEXHESSESU WE LA JEGTEB BA'DUKUM BA'DAN 'EJUHIBBU 'EHEDUKUM 'EN JE'KULE LEHME 'EHIHI MEJTÆN FEKERIHTUMUHU WE ETTEKU ELLAHE 'INNALL-LLAHE TEWWABUN REHIMUN
C 49:13. O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.
49:13. O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.
49:13. O njerëz, Me të vërtetë, Ne ju krijuam nga një mashkull dhe një femër dhe ju bëmë popuj dhe fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Me të vërtetë, më i nderuari nga ju tek Allahu është ai që është më i devotshmi. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdituri, i Njohuri.
49:13. JA 'EJJUHA EN-NASU 'INNA HALEKNAKUM MIN DHEKERIN WE 'UNTHA WE XHE'ALNAKUM SHU'UBEN WE KABA'ILE LITA'AREFU 'INNE 'EKREMEKUM 'INDEL-LAHI 'ETKAKUM 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN HABIRUN
C 49:14. Beduinët thanë: "Ne kemi besuar!" Thuaj: "Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshirues".
49:14. Arabët e shkretëtirës deklarojnë: “Ne besojmë”. Thuaju: “Ju nuk keni besuar! Por më mirë thoni: 'Ne përulemi', pasi besimi ende nuk ka hyrë (si duhet) në zemrat tuaja. E, nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nuk do t'ju pakësohet asgjë prej veprave tuaja. Sigurisht, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.”
49:14. Beduinët thanë: "Ne kemi besuar." Thuaj: "Ju nuk keni besuar ende, por thuani: 'Ne kemi pranuar Islamin,' sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja. Por nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai nuk do t'ju humbë asgjë nga veprat tuaja. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë."
49:14. KALETIL-'A'RABU 'AMENNA KUL LEM TU'UMINU WE LEKIN KULU 'ESLEMNA WE LEMMA JEDHULIL-'IMANU FI KULUBIKUM WE 'IN TUTI'U ELLAHE WE RESULEHU LA JELITKUM MIN 'A'MALIKUM SHEJ'EN 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 49:15. Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.
49:15. Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe pastaj nuk dyshojnë, por luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë.
49:15. Me të vërtetë, besimtarët janë vetëm ata që besuan në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, pastaj nuk dyshuan dhe luftuan me pasuritë dhe vetet e tyre në rrugën e Allahut. Këta janë ata që janë të sinqertë.
49:15. 'INNEMAL-MU'UMINUNEL-LEDHINE 'AMENU BILLAHI WE RESULIHI THUMME LEM JERTABU WE XHAHEDU BI'EMWALIHIM WE 'ENFUSIHIM FI SEBILI ELLAHI 'ULA'IKE HUMU ES-SADIKUNE
C 49:16. Thuaj: "A ju ia bëni me dije All-llahut fenë tuaj (duke thënë: ne besuam), kur All-llahu është Ai që e di ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe All-llahu është i dijshëm për çdo send".
49:16. Thuaju: “Vallë, a do ta njoftoni Allahun për fenë tuaj, ndërkohë që Ai di gjithçka që përmbajnë qiejt dhe Toka?! Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.”
49:16. Thuaj: "A do ta informoni Allahun për fenë tuaj, ndërsa Allahu di gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë? Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë."
49:16. KUL 'ETU'ALLIMUNEL-LAHE BIDINIKUM WEL-LAHU JA'LEMU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 49:17. Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: "Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim".
49:17. Ata e quajnë si favor për ty që kanë pranuar Islamin. Thuaju: “Mos e quani si favor për mua se keni pranuar Islamin; përkundrazi, Allahu ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka udhëzuar në besim, nëse ajo që thoni është e vërtetë!”
49:17. Ata të bëjnë një favor duke thënë: "Ne kemi pranuar Islamin." Thuaj: "Mos më bëni një favor për Islamin tuaj. Përkundrazi, Allahu ju ka bërë një favor që ju udhëzoi drejt besimit, nëse jeni të sinqertë.
49:17. JEMUNNUNE 'ALEJKE 'EN 'ESLEMU KUL LA TEMUNNU 'ALEJJE 'ISLAMEKUM BELI ELLAHU JEMUNNU 'ALEJKUM 'EN HEDAKUM LIL'IMANI 'IN KUNTUM SADIKINE
C 49:18. S'ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju.
49:18. Allahu i di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.
49:18. Me të vërtetë, Allahu di të fshehtën e qiejve dhe të tokës. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për atë që bëni."
49:18. 'INNALL-LLAHE JA'LEMU GAJBE ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LAHU BESIRUN BIMA TA'MELUNE