U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
49:3.
Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të All-llahut, All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.
49:3.
Vërtet, ata që ulin zërin në prani të të Dërguarit të Allahut janë njerëzit, zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e përkushtim. Për ata ka falje dhe shpërblim të madh.
49:3.
Me të vërtetë, ata që i ulin zërat e tyre para të Dërguarit të Allahut – këta janë ata zemrat e të cilëve Allahu i ka testuar për devotshmëri. Për ta është falje dhe një shpërblim i madh.
49:3.
'INNEL-LEDHINE JEGUDDUNE 'ESWATEHUM 'INDE RESULI ELLAHI 'ULA'IKEL-LEDHINE EMTEHENEL-LAHU KULUBEHUM LILTTEKWA LEHUM MEGFIRETUN WE 'EXHRUN 'ADHIMUN
C
49:4.
Ata që të thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë.
49:4.
Vërtet, ata që të thërrasin ty (o Muhamed) me zë të lartë nga jashtë dhomave të tua, shumica e tyre nuk marrin vesh.
49:4.
Me të vërtetë, ata që të thërrasin ty nga jashtë dhomave të brendshme – shumica prej tyre nuk kuptojnë.
49:4.
'INNEL-LEDHINE JUNADUNEKE MIN WERA'IL-HUXHURATI 'EKTHERUHUM LA JA'KILUNE
C
49:5.
E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta, po All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
49:5.
E sikur të duronin derisa ti të dilje jashtë tek ata, do të ishte më mirë për ata. Por Allahu është Falës dhe Mëshirues.
49:5.
Dhe sikur ata të kishin duruar derisa të vije ti te ta, do të ishte më mirë për ta. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
49:5.
WE LEW 'ENNEHUM SEBERU HETTA TEHRUXHE 'ILEJHIM LEKANE HAJREN LEHUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
49:6.
O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.
49:6.
O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.
49:6.
O ju që besoni, nëse një i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, vërtetojeni atë, që të mos dëmtoni ndonjë popull nga padituria dhe pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.
49:6.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IN XHA'EKUM FASIKUN BINEBE'IIN FETEBEJJENU 'EN TUSIBU KAWMEN BIXHEHALETIN FETUSBIHU 'ALA MA FE'ALTUM NADIMINE
C
49:7.
E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut. Sikur ai t'ju dëgjonte juve në shumë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.
49:7.
Dhe ta dini se midis jush gjendet i Dërguari i Allahut! Sikur ai t'ju bindej juve në shumë gjëra, ju do ta kishit pësuar. Por Allahu jua ka bërë të dashur besimin dhe jua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja, ashtu siç jua ka bërë të urryer mosbesimin, shthurjen dhe mosbindjen. Pikërisht ata janë të udhëzuarit drejt
49:7.
Dhe dijeni se mes jush është i Dërguari i Allahut. Sikur ai t'ju bindte në shumë çështje, ju me siguri do të ishit në vështirësi. Por Allahu ju bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, dhe ju bëri të urreni mohimin, të keqen dhe mosbindjen. Këta janë ata që ndjekin udhëzimin.
49:7.
WE A'LEMU 'ENNE FIKUM RESULEL-LAHI LEW JUTI'UKUM FI KETHIRIN MINEL-'EMRI LE'ANITTUM WE LEKINNALL-LLAHE HEBBEBE 'ILEJKUMUL-'IMANE WE ZEJJENEHU FI KULUBIKUM WE KERREHE 'ILEJKUMUL-KUFRE WEL-FUSUKA WEL-'ISJANE 'ULA'IKE HUMU ER-RASHIDUNE
C
49:8.
Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëm dhe i urtë.
49:8.
me mirësinë dhe hirin e Allahut. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
49:8.
Kjo është një favor nga Allahu dhe një begati. Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi, i Urtë.
49:8.
FEDLEN MINEL-LAHI WE NI'METEN WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C
49:9.
Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t'i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.
49:9.
Nëse dy palë besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, pajtojini ata. Por, nëse njëra palë sulmon tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit, derisa të kthehet në urdhrat e Allahut. E, nëse kthehet, atëherë pajtojini ata midis tyre, me drejtësi dhe paanësi, sepse Allahu i do ata që veprojnë me drejtësi.
49:9.
Dhe nëse dy grupe të besimtarëve luftojnë kundër njëri-tjetrit, pajtoni mes tyre. Por nëse njëri prej tyre tejkalon ndaj tjetrit, atëherë luftoni kundër atij që tejkalon derisa të kthehet në urdhrin e Allahut. Pastaj, nëse ai kthehet, pajtoni mes tyre me drejtësi dhe jini të drejtë. Me të vërtetë, Allahu i do ata që janë të drejtë.
49:9.
WE 'IN TA'IFETANI MINEL-MU'UMININE EKTETELU FE'ESLIHU BEJNEHUMA FE'IN BEGAT 'IHDAHUMA 'ALEL-'UHRA FEKATILU ELLETI TEBGI HETTA TEFI'E 'ILA 'EMRI ELLAHI FE'IN FA'ET FE'ESLIHU BEJNEHUMA BIL-'ADLI WE 'EKSITU 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUKSITINE
C
49:10.
S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).
49:10.
Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.
49:10.
Me të vërtetë, besimtarët janë vëllezër. Prandaj, pajtoni mes dy vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun që të mund të jeni të mëshiruar.
49:10.
'INNEMAL-MU'UMINUNE 'IHWETUN FE'ESLIHU BEJNE 'EHAWEJKUM WE ETTEKU ELLAHE LE'ALLEKUM TURHEMUNE
C
49:11.
O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.
49:11.
O ju që keni besuar! Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë, se këta mund të jenë më të mirë se ai. Gjithashtu, asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë më të mira se ajo. Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri tjetrin me nofka (të këqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.
49:11.
O ju që besoni, le të mos tallë një popull me një popull tjetër – ndoshta ata janë më të mirë se ata. Dhe le të mos tallin gra me gra të tjera – ndoshta ato janë më të mira se ato. Dhe mos përgojoni njëri-tjetrin dhe mos përdorni emra fyese. Sa e keqe është emri i të padrejtit pas besimit. Dhe kushdo që nuk pendohet – ata janë të padrejtët.
49:11.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA JESHAR KAWMUN MIN KAWMIN 'ASA 'EN JEKUNU HAJREN MINHUM WE LA NISA'UN MIN NISA'IN 'ASA 'EN JEKUNNE HAJRAN MINHUNNE WE LA TELMIZU 'ENFUSEKUM WE LA TENABEZU BIL-'ELKABI BI'SEL-EISMUL-FUSUKU BA'DEL-'IMANI WE MEN LEM JETUB FE'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C
49:12.
O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.
49:12.
O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.
49:12.
O ju që besoni, shmangni shumë nga dyshimet. Me të vërtetë, disa dyshime janë mëkat. Dhe mos spiunoni dhe mos përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndokush nga ju të hante mishin e vëllait të tij të vdekur? Ju do ta urrenit atë. Dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit, Mëshirëplotë.
49:12.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU EXHTENIBU KETHIREN MINE EDH-DHENNI 'INNE BA'DE EDH-DHENNI 'ITHMUN WE LA TEXHESSESU WE LA JEGTEB BA'DUKUM BA'DAN 'EJUHIBBU 'EHEDUKUM 'EN JE'KULE LEHME 'EHIHI MEJTÆN FEKERIHTUMUHU WE ETTEKU ELLAHE 'INNALL-LLAHE TEWWABUN REHIMUN
C
49:13.
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.
49:13.
O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.
49:13.
O njerëz, Me të vërtetë, Ne ju krijuam nga një mashkull dhe një femër dhe ju bëmë popuj dhe fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Me të vërtetë, më i nderuari nga ju tek Allahu është ai që është më i devotshmi. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdituri, i Njohuri.
49:13.
JA 'EJJUHA EN-NASU 'INNA HALEKNAKUM MIN DHEKERIN WE 'UNTHA WE XHE'ALNAKUM SHU'UBEN WE KABA'ILE LITA'AREFU 'INNE 'EKREMEKUM 'INDEL-LAHI 'ETKAKUM 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN HABIRUN