Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 48:29. Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.
48:29. Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Allahut. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Ndërsa në Ungjill, shembulli i tyre përshkruhet si një farë e mbjellë që lëshon filiza e forcohet e pastaj ngrihet e fortë me kërcellin e vet, duke i gëzuar mbjellësit. (Kështu përshkruhen ata) me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t'i zemërojë mohuesit. Për ata midis tyre që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, Allahu ka premtuar falje dhe shpërblim të madh.
48:29. Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj jobesimtarëve dhe të mëshirshëm mes tyre. Ti i sheh ata duke u përkulur dhe duke rënë në sexhde, duke kërkuar favorin dhe kënaqësinë e Allahut. Shenja e tyre është në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Dhe përshkrimi i tyre në Inxhil është si një mbjellës që nxjerr kërce dhe pastaj e forcon atë, dhe ai bëhet i fortë dhe qëndron mbi kërcellin e tij, duke kënaqur mbjellësit – që Ai të tërbojë përmes tyre jobesimtarët. Allahu ka premtuar për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira falje dhe një shpërblim të madh.
48:29. MUHEMMEDUN RESULU ELLAHI WEL-LEDHINE ME'AHU 'ESHIDDA'U 'ALEL-KUFFARI RUHEMA'U BEJNEHUM TERAHUM RUKKA'EN SUXHXHEDAN JEBTEGUNE FEDLÆN MINEL-LAHI WE RIDWANÆN SIMAHUM FI WUXHUHIHIM MIN 'ETHERI ES-SUXHUDI DHALIKE METHELUHUM FIT-TEWRÆTI WE METHELUHUM FIL-'INXHILI KEZER'IN 'EHREXHE SHET'EHU FE'AZEREHU FASTEGLEDHE FASTEWA 'ALA SUKIHI JU'XHIBU EZ-ZURRA'A LIJEGIDHE BIHIMUL-KUFFARE WE'ADEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI MINHUM MEGFIRETEN WE 'EXHRÆN 'ADHIMÆN
C 49:1. O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, kini kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
49:1. O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.
49:1. O ju që besoni, mos e kaloni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, i Gjithëdituri.
49:1. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TUKADDIMU BEJNE JEDEJI ELLAHI WE RESULIHI WE ETTEKU ELLAHE 'INNALL-LLAHE SEMI'UN 'ALIMUN
C 49:2. O ju që keni besuar, mos ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.
49:2. O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare.
49:2. O ju që besoni, mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e të Dërguarit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, ashtu siç i flisni njëri-tjetrit, që veprat tuaja të mos bëhen të pavlefshme ndërsa nuk e ndieni.
49:2. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TERFA'U 'ESWATEKUM FEWKA SEWTI EN-NEBIJI WE LA TEXHHERU LEHU BIL-KAWLI KEXHEHRI BA'DIKUM LIBA'DIN 'EN TEHBETE 'A'MALUKUM WE 'ENTUM LA TESH'URUNE
C 49:3. Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të All-llahut, All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.
49:3. Vërtet, ata që ulin zërin në prani të të Dërguarit të Allahut janë njerëzit, zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e përkushtim. Për ata ka falje dhe shpërblim të madh.
49:3. Me të vërtetë, ata që i ulin zërat e tyre para të Dërguarit të Allahut – këta janë ata zemrat e të cilëve Allahu i ka testuar për devotshmëri. Për ta është falje dhe një shpërblim i madh.
49:3. 'INNEL-LEDHINE JEGUDDUNE 'ESWATEHUM 'INDE RESULI ELLAHI 'ULA'IKEL-LEDHINE EMTEHENEL-LAHU KULUBEHUM LILTTEKWA LEHUM MEGFIRETUN WE 'EXHRUN 'ADHIMUN
C 49:4. Ata që të thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë.
49:4. Vërtet, ata që të thërrasin ty (o Muhamed) me zë të lartë nga jashtë dhomave të tua, shumica e tyre nuk marrin vesh.
49:4. Me të vërtetë, ata që të thërrasin ty nga jashtë dhomave të brendshme – shumica prej tyre nuk kuptojnë.
49:4. 'INNEL-LEDHINE JUNADUNEKE MIN WERA'IL-HUXHURATI 'EKTHERUHUM LA JA'KILUNE
C 49:5. E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta, po All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
49:5. E sikur të duronin derisa ti të dilje jashtë tek ata, do të ishte më mirë për ata. Por Allahu është Falës dhe Mëshirues.
49:5. Dhe sikur ata të kishin duruar derisa të vije ti te ta, do të ishte më mirë për ta. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
49:5. WE LEW 'ENNEHUM SEBERU HETTA TEHRUXHE 'ILEJHIM LEKANE HAJREN LEHUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 49:6. O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.
49:6. O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.
49:6. O ju që besoni, nëse një i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, vërtetojeni atë, që të mos dëmtoni ndonjë popull nga padituria dhe pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.
49:6. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IN XHA'EKUM FASIKUN BINEBE'IIN FETEBEJJENU 'EN TUSIBU KAWMEN BIXHEHALETIN FETUSBIHU 'ALA MA FE'ALTUM NADIMINE
C 49:7. E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut. Sikur ai t'ju dëgjonte juve në shumë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.
49:7. Dhe ta dini se midis jush gjendet i Dërguari i Allahut! Sikur ai t'ju bindej juve në shumë gjëra, ju do ta kishit pësuar. Por Allahu jua ka bërë të dashur besimin dhe jua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja, ashtu siç jua ka bërë të urryer mosbesimin, shthurjen dhe mosbindjen. Pikërisht ata janë të udhëzuarit drejt
49:7. Dhe dijeni se mes jush është i Dërguari i Allahut. Sikur ai t'ju bindte në shumë çështje, ju me siguri do të ishit në vështirësi. Por Allahu ju bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, dhe ju bëri të urreni mohimin, të keqen dhe mosbindjen. Këta janë ata që ndjekin udhëzimin.
49:7. WE A'LEMU 'ENNE FIKUM RESULEL-LAHI LEW JUTI'UKUM FI KETHIRIN MINEL-'EMRI LE'ANITTUM WE LEKINNALL-LLAHE HEBBEBE 'ILEJKUMUL-'IMANE WE ZEJJENEHU FI KULUBIKUM WE KERREHE 'ILEJKUMUL-KUFRE WEL-FUSUKA WEL-'ISJANE 'ULA'IKE HUMU ER-RASHIDUNE
C 49:8. Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëm dhe i urtë.
49:8. me mirësinë dhe hirin e Allahut. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
49:8. Kjo është një favor nga Allahu dhe një begati. Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi, i Urtë.
49:8. FEDLEN MINEL-LAHI WE NI'METEN WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C 49:9. Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t'i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.
49:9. Nëse dy palë besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, pajtojini ata. Por, nëse njëra palë sulmon tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit, derisa të kthehet në urdhrat e Allahut. E, nëse kthehet, atëherë pajtojini ata midis tyre, me drejtësi dhe paanësi, sepse Allahu i do ata që veprojnë me drejtësi.
49:9. Dhe nëse dy grupe të besimtarëve luftojnë kundër njëri-tjetrit, pajtoni mes tyre. Por nëse njëri prej tyre tejkalon ndaj tjetrit, atëherë luftoni kundër atij që tejkalon derisa të kthehet në urdhrin e Allahut. Pastaj, nëse ai kthehet, pajtoni mes tyre me drejtësi dhe jini të drejtë. Me të vërtetë, Allahu i do ata që janë të drejtë.
49:9. WE 'IN TA'IFETANI MINEL-MU'UMININE EKTETELU FE'ESLIHU BEJNEHUMA FE'IN BEGAT 'IHDAHUMA 'ALEL-'UHRA FEKATILU ELLETI TEBGI HETTA TEFI'E 'ILA 'EMRI ELLAHI FE'IN FA'ET FE'ESLIHU BEJNEHUMA BIL-'ADLI WE 'EKSITU 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUKSITINE
C 49:10. S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).
49:10. Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.
49:10. Me të vërtetë, besimtarët janë vëllezër. Prandaj, pajtoni mes dy vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun që të mund të jeni të mëshiruar.
49:10. 'INNEMAL-MU'UMINUNE 'IHWETUN FE'ESLIHU BEJNE 'EHAWEJKUM WE ETTEKU ELLAHE LE'ALLEKUM TURHEMUNE