U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
48:26.
Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il-lell llah), pse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e saj, e All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
48:26.
Dhe, kur në zemrat e mohuesve u shfaq zelltaria pagane, Allahu zbriti qetësinë e Tij në zemrën e të Dërguarit të Tij dhe të besimtarëve e i bëri ata të mbështeten fort në fjalën e përkushtimit (ndaj Allahut). Ata kishin më të drejtë e qenë më të denjë për të. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
48:26.
Kur ata që nuk besuan mbollën në zemrat e tyre arrogancë – arrogancën e injorancës – atëherë Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi besimtarët dhe i mbajti të përkushtuar ndaj fjalës së devotshmërisë. Dhe ata ishin më të denjë për të dhe më të kualifikuar për të. Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.
48:26.
'IDH XHE'ALEL-LEDHINE KEFERU FI KULUBIHIMUL-HEMIJETE HEMIJETEL-XHAHILIJETI FE'ENZELEL-LAHU SEKINETEHU 'ALA RESULIHI WE 'ALEL-MU'UMININE WE 'ELZEMEHUM KELIMETET-TEKWA WE KANU 'EHEKKA BIHA WE 'EHLEHA WE KANEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMEN
C
48:27.
All-llahu ëndrrën e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e All-llahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, t'i rruani flokët e kokave tuaja, t'i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nuk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë (Hajberin).
48:27.
Allahu e përmbushi me të vërtetë vizionin e të Dërguarit të Tij, i cili kishte thënë: “Me siguri, ju do të hyni në Xhaminë e Shenjtë, dashtë Allahu, të sigurt, kokërruar dhe flokëshkurtuar, pa kurrfarë frike.” Ai e dinte atë që nuk e dinit ju dhe, veç kësaj, ju dhuroi një fitore të afërt.
48:27.
Me të vërtetë, Allahu e realizoi vizionin për të Dërguarin e Tij me të vërtetën: "Me siguri, ju do të hyni në Xhaminë e Shenjtë, nëse Allahu do, të sigurt, me kokat tuaja të rruara dhe flokët tuaj të shkurtuar, pa frikë." Ai e dinte atë që ju nuk e dinit dhe caktoi para kësaj një fitore të afërt.
48:27.
LEKAD SEDEKAL-LAHU RESULEHU ER-RU'UJA BIL-HEKKI LETEDHULUNNEL-MESXHIDEL-HERAME 'IN SHA'EL-LAHU 'AMININE MUHELLIKINE RU'USEKUM WE MUKASSIRINE LA TEHAFUNE FE'ALIME MA LEM TA'LEMU FEXHE'ALE MIN DUNI DHALIKE FETHEN KARIBAN
C
48:28.
Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fé, e mjafton All-llahu dëshmitar.
48:28.
Është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me Udhëzimin dhe fenë e vërtetë, për ta ngritur atë mbi të gjitha fetë. Allahu mjafton si dëshmitar!
48:28.
Ai është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë për ta ngritur atë mbi të gjitha fetë. Dhe Allahu është Dëshmuesi i mjaftueshëm.
48:28.
HUWEL-LEDHI 'ERSELE RESULEHU BIL-HUDA WE DINIL-HEKKI LIJUDHHIREHU 'ALA ED-DINI KULLIHI WE KEFA BILLAHI SHEHIDEN
C
48:29.
Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.
48:29.
Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Allahut. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Ndërsa në Ungjill, shembulli i tyre përshkruhet si një farë e mbjellë që lëshon filiza e forcohet e pastaj ngrihet e fortë me kërcellin e vet, duke i gëzuar mbjellësit. (Kështu përshkruhen ata) me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t'i zemërojë mohuesit. Për ata midis tyre që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, Allahu ka premtuar falje dhe shpërblim të madh.
48:29.
Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj jobesimtarëve dhe të mëshirshëm mes tyre. Ti i sheh ata duke u përkulur dhe duke rënë në sexhde, duke kërkuar favorin dhe kënaqësinë e Allahut. Shenja e tyre është në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Dhe përshkrimi i tyre në Inxhil është si një mbjellës që nxjerr kërce dhe pastaj e forcon atë, dhe ai bëhet i fortë dhe qëndron mbi kërcellin e tij, duke kënaqur mbjellësit – që Ai të tërbojë përmes tyre jobesimtarët. Allahu ka premtuar për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira falje dhe një shpërblim të madh.
48:29.
MUHEMMEDUN RESULU ELLAHI WEL-LEDHINE ME'AHU 'ESHIDDA'U 'ALEL-KUFFARI RUHEMA'U BEJNEHUM TERAHUM RUKKA'EN SUXHXHEDAN JEBTEGUNE FEDLÆN MINEL-LAHI WE RIDWANÆN SIMAHUM FI WUXHUHIHIM MIN 'ETHERI ES-SUXHUDI DHALIKE METHELUHUM FIT-TEWRÆTI WE METHELUHUM FIL-'INXHILI KEZER'IN 'EHREXHE SHET'EHU FE'AZEREHU FASTEGLEDHE FASTEWA 'ALA SUKIHI JU'XHIBU EZ-ZURRA'A LIJEGIDHE BIHIMUL-KUFFARE WE'ADEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI MINHUM MEGFIRETEN WE 'EXHRÆN 'ADHIMÆN
C
49:1.
O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, kini kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
49:1.
O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.
49:1.
O ju që besoni, mos e kaloni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, i Gjithëdituri.
49:1.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TUKADDIMU BEJNE JEDEJI ELLAHI WE RESULIHI WE ETTEKU ELLAHE 'INNALL-LLAHE SEMI'UN 'ALIMUN
C
49:2.
O ju që keni besuar, mos ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.
49:2.
O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare.
49:2.
O ju që besoni, mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e të Dërguarit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, ashtu siç i flisni njëri-tjetrit, që veprat tuaja të mos bëhen të pavlefshme ndërsa nuk e ndieni.
49:2.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TERFA'U 'ESWATEKUM FEWKA SEWTI EN-NEBIJI WE LA TEXHHERU LEHU BIL-KAWLI KEXHEHRI BA'DIKUM LIBA'DIN 'EN TEHBETE 'A'MALUKUM WE 'ENTUM LA TESH'URUNE
C
49:3.
Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të All-llahut, All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.
49:3.
Vërtet, ata që ulin zërin në prani të të Dërguarit të Allahut janë njerëzit, zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e përkushtim. Për ata ka falje dhe shpërblim të madh.
49:3.
Me të vërtetë, ata që i ulin zërat e tyre para të Dërguarit të Allahut – këta janë ata zemrat e të cilëve Allahu i ka testuar për devotshmëri. Për ta është falje dhe një shpërblim i madh.
49:3.
'INNEL-LEDHINE JEGUDDUNE 'ESWATEHUM 'INDE RESULI ELLAHI 'ULA'IKEL-LEDHINE EMTEHENEL-LAHU KULUBEHUM LILTTEKWA LEHUM MEGFIRETUN WE 'EXHRUN 'ADHIMUN
C
49:4.
Ata që të thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë.
49:4.
Vërtet, ata që të thërrasin ty (o Muhamed) me zë të lartë nga jashtë dhomave të tua, shumica e tyre nuk marrin vesh.
49:4.
Me të vërtetë, ata që të thërrasin ty nga jashtë dhomave të brendshme – shumica prej tyre nuk kuptojnë.
49:4.
'INNEL-LEDHINE JUNADUNEKE MIN WERA'IL-HUXHURATI 'EKTHERUHUM LA JA'KILUNE
C
49:5.
E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta, po All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
49:5.
E sikur të duronin derisa ti të dilje jashtë tek ata, do të ishte më mirë për ata. Por Allahu është Falës dhe Mëshirues.
49:5.
Dhe sikur ata të kishin duruar derisa të vije ti te ta, do të ishte më mirë për ta. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
49:5.
WE LEW 'ENNEHUM SEBERU HETTA TEHRUXHE 'ILEJHIM LEKANE HAJREN LEHUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
49:6.
O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.
49:6.
O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.
49:6.
O ju që besoni, nëse një i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, vërtetojeni atë, që të mos dëmtoni ndonjë popull nga padituria dhe pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.
49:6.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IN XHA'EKUM FASIKUN BINEBE'IIN FETEBEJJENU 'EN TUSIBU KAWMEN BIXHEHALETIN FETUSBIHU 'ALA MA FE'ALTUM NADIMINE
C
49:7.
E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut. Sikur ai t'ju dëgjonte juve në shumë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.
49:7.
Dhe ta dini se midis jush gjendet i Dërguari i Allahut! Sikur ai t'ju bindej juve në shumë gjëra, ju do ta kishit pësuar. Por Allahu jua ka bërë të dashur besimin dhe jua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja, ashtu siç jua ka bërë të urryer mosbesimin, shthurjen dhe mosbindjen. Pikërisht ata janë të udhëzuarit drejt
49:7.
Dhe dijeni se mes jush është i Dërguari i Allahut. Sikur ai t'ju bindte në shumë çështje, ju me siguri do të ishit në vështirësi. Por Allahu ju bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, dhe ju bëri të urreni mohimin, të keqen dhe mosbindjen. Këta janë ata që ndjekin udhëzimin.
49:7.
WE A'LEMU 'ENNE FIKUM RESULEL-LAHI LEW JUTI'UKUM FI KETHIRIN MINEL-'EMRI LE'ANITTUM WE LEKINNALL-LLAHE HEBBEBE 'ILEJKUMUL-'IMANE WE ZEJJENEHU FI KULUBIKUM WE KERREHE 'ILEJKUMUL-KUFRE WEL-FUSUKA WEL-'ISJANE 'ULA'IKE HUMU ER-RASHIDUNE