U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
50:35.
Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.
50:35.
Aty do të kenë çfarë të duan - e prej Nesh (do të kenë) edhe më shumë.
50:35.
Aty do të kenë çdo gjë që dëshirojnë, dhe te Ne ka më shumë.
50:35.
LEHUM MA JESHA'UNE FIHA WE LEDEJNA MEZIDUN
C
50:36.
E sa e sa brezni para ty i kemi shkatërruar e që ishin shumë më të fortë e më të shkathët se këta (idhujtarët kurejshitë). Ata brodhën andej e këndej nëpër tokë (për t'i ikur vdekjes). Por, a mos gjetën rrugëdalje?
50:36.
Eh, sa breza shumë më të fuqishëm Ne i kemi shkatërruar para tyre! Ata brodhën nëpër Tokë, po a mund të gjenin strehim?!
50:36.
Dhe sa breza para tyre kemi shkatërruar që ishin më të fuqishëm se ata dhe që u përshkruan në tokë! Por ata nuk gjetën asnjë strehë.
50:36.
WE KEM 'EHLEKNA KABLEHUM MIN KARNIN HUM 'ESHEDDU MINHUM BETSHEN FENEKKABU FIL-BILADI HEL MIN MEHISIN
C
50:37.
Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.
50:37.
Vërtet, këtu ka këshillë për këdo që ka zemër, dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.
50:37.
Me të vërtetë, në këtë ka një përkujtim për atë që ka zemër ose që dëgjon ndërsa është dëshmues.
50:37.
'INNE FI DHALIKE LEDHIKRA LIMEN KANE LEHU KALBUN 'EW 'ELKA ES-SEM'A WE HUWE SHEHIDUN
C
50:38.
Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh dhe Ne nuk ndiem lodhje.
50:38.
Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre për gjashtë ditë, pa ndierë lodhje aspak.
50:38.
Dhe me të vërtetë, Ne i krijuam qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që është ndërmjet tyre në gjashtë ditë, dhe asnjë lodhje nuk na preku.
50:38.
WE LEKAD HALEKNA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA FI SITTETI 'EJJAMIN WE MA MESSENA MIN LUGUBIN
C
50:39.
Po ti (Muhammed) me durim përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para perëndimit madhëro me falënderim Zotin tënd.
50:39.
Andaj, duroje atë që thonë ata, madhëroje Zotin tënd e falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit.
50:39.
Prandaj, bëhu i durueshëm ndaj asaj që ata thonë dhe lavdëro me falënderim Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.
50:39.
FASBIR 'ALA MA JEKULUNE WE SEBBIH BIHEMDI RABBIKE KABLE TULU'I ESH-SHEMSI WE KABLEL-GURUBI
C
50:40.
Falu për hir të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz).
50:40.
Madhëroje Atë edhe në një pjesë të natës, edhe pas faljes së namazit.
50:40.
Dhe në pjesën e natës, lavdëroje Atë dhe pas sexhdes.
50:40.
WE MINEL-LEJLI FESEBBIHHU WE 'EDBARE ES-SUXHUDI
C
50:41.
Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt.
50:41.
Dhe vëri veshin thërritësit që thërret prej një vendi të afërt,
50:41.
Dhe dëgjoje ditën kur do të thërrasë thirrësi nga një vend i afërt.
50:41.
WE ESTEMI' JEWME JUNADIL-MUNADI MIN MEKANIN KARIBIN
C
50:42.
Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave).
50:42.
Ditën, kur ata do ta dëgjojnë thirrjen e vërtetë, ajo do të jetë Dita e Daljes (ringjalljes).
50:42.
Dita kur ata do të dëgjojnë thirrjen me të vërtetën. Kjo është dita e daljes.
50:42.
JEWME JESMA'UNE ES-SEJHETE BIL-HEKKI DHALIKE JEWMUL-HURUXHI
C
50:43.
S'ka dyshim se Ne japim vdekje dhe vetëm te Ne është kthimi i tyre.
50:43.
Jemi Ne ata që japin jetën dhe vdekjen. Te Ne do të kthehet çdo gjë!
50:43.
Me të vërtetë, Ne japim jetë dhe sjellim vdekje, dhe te Ne është kthimi.
50:43.
'INNA NEHNU NUHJI WE NUMITU WE 'ILEJNAL-MESIRU
C
50:44.
Ditën kur me ata hapet toka e ata nguten (për vendtubim), e ai është një tubim i lehtë për Ne.
50:44.
Atë Ditë, toka do të hapet e ata do të dalin me nxitim. Për Ne është e lehtë t'i mbledhim ata të gjithë.
50:44.
Dhe atë ditë toka do të çahet dhe ata do të nxitojnë. Kjo është një mbledhje e lehtë për Ne.
50:44.
JEWME TESHEKKAKUL-'ERDU 'ANHUM SIRA'EN DHALIKE HESHRUN 'ALEJNA JESIRUN
C
50:45.
Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kur'an atë që i ka frikë kërcënimit Tim.
50:45.
Ne e dimë mirë çfarë thonë ata, por ti nuk do t'i detyrosh ata me dhunë (që të besojnë). Prandaj këshillo me Kuranin këdo që ka frikë paralajmërimin Tim!
50:45.
Ne e dimë më së miri çfarë thonë ata, dhe ti nuk je mbi ta një detyrues. Prandaj, këshillo me Kuranin atë që ka frikë paralajmërimin Tim.
50:45.
NEHNU 'A'LEMU BIMA JEKULUNE WE MA 'ENTE 'ALEJHIM BIXHEBBARIN FEDHEKKIR BIL-KUR'ANI MEN JEHAFU WA'IDI