U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 74. Mudethir
Ajete: 56
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
74:1.
O ti, i mbështjellë (o Muhamed)!
74:1.
JA 'EJJUHAL-MUDDETHTHIRU
C
74:2.
Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).
74:2.
Çohu dhe paralajmëro!
74:2.
Ngrihu dhe paralajmëro.
C
74:3.
Dhe madhëroje Zotin tënd!
74:3.
Zotin tënd madhëroje,
74:3.
Dhe lavdëro Zotin tënd.
74:3.
WE REBBEKE FEKEBBIR
C
74:4.
Dhe rrobat tua pastroi!
74:4.
petkat e tua pastroji
74:4.
Dhe pastro rrobat e tua.
74:4.
WE THIJABEKE FETEHHIR
C
74:5.
Dhe të keqes së ndyrë largohu!
74:5.
dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!
74:5.
Dhe largohu nga ndyrësitë.
74:5.
WE ER-RUXHZE FAHXHUR
C
74:6.
Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
74:6.
Mos jep gjë, me synimin që të marrësh më shumë
74:6.
Dhe mos jep që të marrësh më shumë.
74:6.
WE LA TEMNUN TESTEKTHIRU
C
74:7.
Dhe për hir të Zotit tënd duro!
74:7.
dhe për hir të Zotit tënd, duro,
74:7.
Dhe duro për hir të Zotit tënd.
74:7.
WE LIREBBIKE FASBIR
C
74:8.
E, kur të fryhet në Sur,
74:8.
se, kur të fryhet në Sur,
74:8.
Kur të fryhet borisë,
74:8.
FE'IDHA NUKIRE FI EN-NAKURI
C
74:9.
atëherë ajo është ditë e vështirë.
74:9.
ajo do të jetë një ditë e rëndë.
74:9.
Atë ditë do të jetë një ditë e vështirë.
74:9.
FEDHALIKE JEWME'IDHIN JEWMUN 'ASIRUN
C
74:10.
Për jobesimtarët është jo e lehtë.
74:10.
Për jobesimtarët nuk do të jetë aspak e lehtë.
74:10.
Për mohuesit – nuk do të jetë e lehtë.
74:10.
'ALEL-KAFIRINE GAJRU JESIRIN
C
74:11.
Ti më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
74:11.
Më ler Vetëm (të merrem) me atë që e krijova
74:11.
Prandaj, më ler Mua dhe atë që kam krijuar vetëm.
74:11.
DHERNI WE MEN HALEKTU WEHIDEN
C
74:12.
Dhe bëra të ketë pasuri të madhe.
74:12.
dhe i dhashë pasuri të pamatë
74:12.
Dhe i dhashë atij pasuri të bollshme.
74:12.
WE XHE'ALTU LEHU MALEN MEMDUDAN
C
74:13.
E bëra edhe me djem që i ka me vete.
74:13.
e djem pranë vetes!
74:13.
Dhe bij që janë të pranishëm.
74:13.
WE BENINE SHUHUDEN
C
74:14.
Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë.
74:14.
Unë ia bëra kamjen të lehtë e të shtruar,
74:14.
Dhe i shtriva atij çdo gjë në mënyrë të bollshme.
74:14.
WE MEHHEDTU LEHU TEMHIDEN
C
74:15.
E ai lakmon që t'i shtoj edhe më tepër.
74:15.
e, megjithatë, ai lakmon që t'i jap më tepër.
74:15.
Pastaj, ai dëshiron që unë të shtoj.
74:15.
THUMME JETMA'U 'EN 'EZIDE
C
74:16.
E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!
74:16.
Jo, kurrsesi! Vërtet, ai i mohoi me kryeneçësi shpalljet Tona,
74:16.
Jo! Me të vërtetë, ai ka qenë kokëfortë ndaj ajeteve Tona.
74:16.
KELLA 'INNEHU KANE LI'JATINA 'ANIDEN
C
74:17.
Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
74:17.
prandaj Unë do ta ngarkoj atë me dënime të rënda.
74:17.
Unë do ta lodh atë me një ngjitje të madhe.
74:17.
SE'URHIKUHU SA'UDEN
C
74:18.
Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kur'anin).
74:18.
Ai mendoi dhe kurdisi (kundër Kuranit),
74:18.
Me të vërtetë, ai mendoi dhe e planifikoi.
74:18.
'INNEHU FEKKERE WE KADDERE
C
74:19.
Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte.
74:19.
dhe qoftë mallkuar, si kurdisi!
74:19.
Prandaj, le të mallkohet, si ai e planifikoi!
74:19.
FEKUTILE KEJFE KADDERE
C
74:20.
Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte.
74:20.
Dhe sërish qoftë mallkuar, si kurdisi!
74:20.
Pastaj, le të mallkohet, si ai e planifikoi!
74:20.
THUMME KUTILE KEJFE KADDERE
C
74:21.
Ai sërish thellohej në mendime.
74:21.
Pastaj vështroi rreth vetes,
C
74:22.
Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.
74:22.
mblodhi vetullat e u vrenjt,
74:22.
Pastaj, ai u vrenjt dhe u mërzit.
74:22.
THUMME 'ABESE WE BESERE
C
74:23.
Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
74:23.
pastaj u kthye i kapardisur
74:23.
Pastaj, ai u kthye dhe u ngrit me kryelartësi.
74:23.
THUMME 'EDBERE WE ESTEKBERE
C
74:24.
E tha: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
74:24.
dhe tha: “Ky (Kuran) nuk është gjë tjetër, veçse magji e trashëguar!
74:24.
Dhe tha: "Kjo nuk është tjetër veçse magji e mësuar.
74:24.
FEKALE 'IN HADHA 'ILLA SIHRUN JU'UTHERU
C
74:25.
Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!"
74:25.
Këto janë vetëm fjalë të një vdekatari!”
74:25.
Kjo nuk është tjetër veçse fjala e një njeriu."
74:25.
'IN HADHA 'ILLA KAWLUL-BESHERI
C
74:26.
E Unë atë do ta hedh në Sekar!
74:26.
Do ta hedh në Sekar (Xhehenem)!
74:26.
Së shpejti, Unë do ta hedh atë në Sekar.
C
74:27.
E, ku e di ti se çka është Sekar?
74:27.
E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sekari (zjarri përvëlues)?
74:27.
Dhe çfarë të bën të kuptosh se çfarë është Sekari?
74:27.
WE MA 'EDRAKE MA SEKARU
C
74:28.
Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
74:28.
Ai nuk lë gjë dhe nuk kursen asgjë,
74:28.
Asgjë nuk lë dhe asgjë nuk lë mbrapa.
74:28.
LA TUBKI WE LA TEDHERU
C
74:29.
Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
74:29.
lëkurat i shkrumbon.
74:29.
Ai e përzhit lëkurën.
74:29.
LEWWAHETUN LILBESHERI
C
74:30.
Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
74:30.
Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë (engjëj).
74:30.
Atë mbi të cilën janë nëntëmbëdhjetë (engjëj).
74:30.
'ALEJHA TIS'ATE 'ASHERE
C
74:31.
E mbikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur'an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t'u shtohet edhe më besimi, e atyre që u është dhënë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: "Çka dashti All-llahu me këtë si shembull?" Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që e do dhe e udhëzon atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
74:31.
Ne kemi bërë rojtarë të zjarrit vetëm engjëjt dhe numrin e tyre e kemi bërë sprovë (objekt polemikash) për jobesimtarët, me qëllim që të binden ata që u është dhënë Libri e t'u shtohet besimi atyre që besojnë; që të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët e vërtetë dhe që të thonë ata që kanë sëmundjen e dyshimit në zemër dhe mosbesimtarët: “Ç'ka dashur të thotë Allahu me këtë shembull?” Kështu, Allahu lë në humbje atë që do dhe çon në rrugë të drejtë atë që do. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Ky është vetëm një përkujtesë për njerëzit.
74:31.
Dhe Ne e kemi bërë rojtarët e zjarrit vetëm engjëj, dhe Ne e kemi bërë numrin e tyre një sprovë për ata që nuk besojnë, që ata që u është dhënë Libri të jenë të sigurt dhe ata që kanë besuar të shtojnë në besim, dhe që ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët të mos dyshojnë, dhe ata në zemrat e të cilëve është një sëmundje dhe mohuesit të thonë: "Çfarë ka dashur Allahu me këtë si një shembull?" Kështu Allahu lë të humbasë kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë. Dhe askush nuk e di ushtrinë e Zotit tënd përveç Tij. Dhe kjo nuk është tjetër veçse një përkujtim për njerëzimin.
74:31.
WE MA XHE'ALNA 'ESHABE EN-NARI 'ILLA MELA'IKETEN WE MA XHE'ALNA 'IDDETEHUM 'ILLA FITNETEN LILLEDHINE KEFERU LIJESTEJKINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE WE JEZDADEL-LEDHINE 'AMENU 'IMANEN WE LA JERTABEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE WEL-MU'UMINUNE WE LIJEKULEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN WEL-KAFIRUNE MADHA 'ERADEL-LAHU BIHEDHA METHELAN KEDHALIKE JUDILLU ELLAHU MEN JESHA'U WE JEHDI MEN JESHA'U WE MA JA'LEMU XHUNUDE RABBIKE 'ILLA HUWE WE MA HIJE 'ILLA DHIKRA LILBESHERI
C
74:32.
Jo, nuk është ashtu, pasha hënën!
74:32.
Kurrsesi! Betohem për Hënën,
74:32.
Jo! Betohem për hënën,
C
74:33.
Edhe natën kur tërhiqet!
74:33.
për natën që largohet
74:33.
Dhe për natën kur largohet,
74:33.
WEL-LEJLI 'IDH 'EDBERE
C
74:34.
Edhe agimin kur agon!
74:34.
e për agimin që zbardhëllon
74:34.
Dhe për mëngjesin kur shkëlqen,
74:34.
WE ES-SUBHI 'IDHA 'ESFERE
C
74:35.
S'ka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha.
74:35.
se ai (Xhehenemi) është vërtet një nga fatkeqësitë më të mëdha,
74:35.
Me të vërtetë, ai (Sekari) është një nga të mëdhenjtë,
74:35.
'INNEHA LE'IHDAL-KUBERI
C
74:36.
Është vërejtje për njerëz!
74:36.
paralajmërim për njerëzit,
74:36.
Një paralajmërues për njerëzimin,
74:36.
NEDHIREN LILBESHERI
C
74:37.
Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.
74:37.
për ata nga ju që dëshirojnë të ecin përpara (me vepra të mira) ose të kthehen mbrapsht (me vepra të këqija).
74:37.
Për atë mes jush që dëshiron të ecë përpara ose të qëndrojë pas.
74:37.
LIMEN SHA'E MINKUM 'EN JETEKADDEME 'EW JETE'EHHARE
C
74:38.
Secili njeri është peng i veprës së vet.
74:38.
Çdo njeri është peng i veprave të veta,
74:38.
Çdo shpirt është peng për atë që ka bërë,
74:38.
KULLU NEFSIN BIMA KESEBET REHINETUN
C
74:39.
Përveç atyre të djathtëve.
74:39.
përveç njerëzve të krahut të djathtë;
74:39.
Përveç atyre të djathtëve.
74:39.
'ILLA 'ESHABEL-JEMINI
C
74:40.
Që janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
74:40.
të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin
74:40.
Ata do të jenë në kopshte, duke pyetur njëri-tjetrin
74:40.
FI XHENNATIN JETESA'ELUNE
C
74:41.
Përkitazi me kriminelët (e u thonë):
C
74:42.
"Çka u solli juve në Sekar?"
74:42.
“Çfarë ju ka sjellë në Sekar?”
74:42.
Çfarë ju solli juve në Sekar?
74:42.
MA SELEKEKUM FI SEKARE
C
74:43.
Ata thonë: "Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);
74:43.
Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz
74:43.
Ata do të thonë: "Ne nuk ishim nga ata që falnim namazin,
74:43.
KALU LEM NEKU MINEL-MUSELLINE
C
74:44.
Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;
74:44.
dhe as prej atyre që i ushqenin të varfrit.
74:44.
Dhe ne nuk ushqenim të varfërit,
74:44.
WE LEM NEKU NUT'IMUL-MISKINE
C
74:45.
Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.
74:45.
Ne lëshoheshim në biseda të kota me llafazanët
74:45.
Dhe ne angazhoheshim në të kota me ata që angazhoheshin në të kota,
74:45.
WE KUNNA NEHUDU ME'AL-HA'IDINE
C
74:46.
Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit.
74:46.
dhe mohonim Ditën e Llogarisë,
74:46.
Dhe ne përgënjeshtronim Ditën e Gjykimit,
74:46.
WE KUNNA NUKEDHDHIBU BIJEWMI ED-DINI
C
74:47.
Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!"
74:47.
derisa na erdhi vdekja.”
74:47.
Derisa na erdhi bindja (vdekja)."
74:47.
HETTA 'ETANAL-JEKINU
C
74:48.
E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve,
74:48.
Prandaj, kurrfarë ndërmjetësimi i cilitdo ndërmjetësuesi nuk do t'i ndihmojë ata.
74:48.
Prandaj, ndërmjetësimi i ndërmjetësve nuk do t'u bëjë dobi.
74:48.
FEMA TENFA'UHUM SHEFA'ATU ESH-SHAFI'INE
C
74:49.
Po çka kishin ata që largoheshin prej këshillës (Kur'anit)?
74:49.
Atëherë, përse shmangen ata nga këshillimi,
74:49.
Atëherë, çfarë është me ta që ata largohen nga përkujtimi,
74:49.
FEMA LEHUM 'ANIT-TEDHKIRETI MU'RIDINE
C
74:50.
Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).
74:50.
sikur të ishin gomerë të egër
74:50.
Sikur ata të ishin gomarë të frikësuar
74:50.
KE'ENNEHUM HUMURUN MUSTENFIRETUN
C
74:51.
Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).
74:51.
e të frikësuar që ikin prej luanit?!
74:51.
Që ikin nga një luan?
74:51.
FERRET MIN KASWERETIN
C
74:52.
Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte t'i jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë).
74:52.
Vërtet, çdonjëri prej tyre kërkon që t'i jepen shkrime të hapura (nga Zoti).
74:52.
Jo! Çdo njeri prej tyre dëshiron që t'i jepen libra të hapur.
74:52.
BEL JURIDU KULLU EMRI'IN MINHUM 'EN JU'UTA SUHUFEN MUNESHSHERETEN
C
74:53.
E jo! Por ata janë që nuk i frikësohen botës tjetër.
74:53.
Kurrsesi, pasi ata nuk i frikësohen jetës tjetër!
74:53.
Jo! Por ata nuk kanë frikë nga fundi.
74:53.
KELLA BEL LA JEHAFUNEL-'AHIRETE
C
74:54.
Dhe jo! Se ai (Kur'ani) është këshillë e lartë.
74:54.
Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,
74:54.
Jo! Me të vërtetë, ai (Kurani) është një përkujtim.
74:54.
KELLA 'INNEHU TEDHKIRETUN
C
74:55.
E kush do, këshillohet me të.
74:55.
prandaj, kush të dojë, le t'ia vërë veshin!
74:55.
Prandaj, kushdo që dëshiron – le ta përkujtojë atë.
74:55.
FEMEN SHA'E DHEKEREHU
C
74:56.
Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu do, Ai është i denjë për t'ju ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!
74:56.
Por atij ia vënë veshin vetëm ata që do Allahu. Vetëm Ai është i Denjë për t'u pasur frikë dhe vetëm Ai është i Denjë për të falur.
74:56.
Dhe ata nuk do të përkujtojnë përveçse Allahu të dojë. Ai është Ai që meriton të kihet frikë dhe Ai është Ai që meriton të falë.
74:56.
WE MA JEDHKURUNE 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU HUWE 'EHLUT-TEKWA WE 'EHLUL-MEGFIRETI