U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 5. Maide
Ajete: 120
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
5:1.
O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar t'i hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjuetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtet, All-llahu vendos atë që dëshiron.
5:1.
O besimtarë! Plotësoni detyrimet! Ju është lejuar ngrënia e kafshëve, përveç atyre që do t’ju njoftohen. Derisa të gjendeni në Ihram gjatë haxhit, nuk ju lejohet gjuetia. Vërtet, Allahu vendos çfarë të dëshirojë.
5:1.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘EWFU BIL-’UKUDI ‘UHILLET LEKUM BEHIMETUL-’EN’AMI ‘ILLA MA JUTLA ‘ALEJKUM GAJRE MUHILLI ES-SEJDI WE ‘ENTUM HURUMUN ‘INNALL-LLAHE JEHKUMU MA JURIDU
C
5:2.
O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shenjtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mësyer (për vizitë) shtëpinë e shenjtë (Qaben). E kur të hiqni ihramin, atëherë gjahtoni. Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos ju shtyjë të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë.
5:2.
O besimtarë! Mos e cenoni shenjtërinë e simboleve të Allahut, as të muajve të mëdhenj, as të kurbanit të Qabesë, as të kurbanëve të shënuar me gjerdan, as (mos i pengoni) ata që janë nisur të vizitojnë Shtëpinë e Shenjtë, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. Pas heqjes së Ihramit, gjuani. Dhe, të mos ju nxisë urrejtja ndaj disa njerëzve, që ju penguan të vizitoni Qabenë, pra, kurrsesi të mos ju nxisë që t’i sulmoni! Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.
5:2.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TUHILLU SHA’A’IREL-LAHI WE LA ESH-SHEHREL-HERAME WE LAL-HEDJE WE LAL-KALA’IDE WE LA ‘AMMINEL-BEJTEL-HERAME JEBTEGUNE FEDLEN MIN RABBIHIM WE RIDWANAN WE ‘IDHA HELELTUM FASTADU WE LA JEXHRIMENNEKUM SHENE’ANU KAWMIN ‘EN SEDDUKUM ‘ANIL-MESXHIDIL-HERAMI ‘EN TA’TEDU WE TA’AWENU ‘ALEL-BIRRI WET-TEKWA WE LA TA’AWENU ‘ALEL-’ITHMI WEL-’UDWANI WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE SHEDIDUL-’IKABI
C
5:3.
Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj dhe (u është e ndaluar) ta kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
5:3.
Është e ndaluar për ju ngrënia e coftinës, e gjakut, e mishit të derrit, e mishit të kafshës që është therur jo në emër të Allahut, e mishit të kafshës së mbytur lidhur në fyt, e mishit të kafshës që është rrahur dhe ka ngordhur, e mishit të kafshës që është vrarë nga rrëzimi apo nga brirët e kafshëve të tjera, e mishit të asaj që është kafshuar nga egërsirat - përveç atyre që i therni ju para se të ngordhin. Gjithashtu, është e ndaluar për ju edhe ngrënia e mishit të kafshëve që janë therur për nder të idhujve apo për të kërkuar fatin në fall. Të gjitha këto që u përmendën, janë gjynah. Sot, dëshpërohen ata që nuk besojnë dhe kanë humbur çdo shpresë, që t’ju largojnë prej fesë suaj. Mos u frikësoni prej tyre, por kini frikë prej Meje! Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. Por kushdo që është i shtrënguar nga uria (dhe ha çfarë është e ndaluar), pa pasur qëllim të bëjë gjynah, do ta shohë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
5:3.
HURRIMET ‘ALEJKUMUL-MEJTETU WE ED-DEMU WE LEHMUL-HINZIRI WE MA ‘UHILLE LIGAJRI ELLAHI BIHI WEL-MUNHANIKATU WEL-MEWKUDHETU WEL-MUTEREDDIJETU WE EN-NETIHETU WE MA ‘EKELE ES-SEBU’U ‘ILLA MA DHEKKEJTUM WE MA DHUBIHE ‘ALA EN-NUSUBI WE ‘EN TESTEKSIMU BIL-’EZLAMI DHALIKUM FISKUNL-JEWME JE’ISEL-LEDHINE KEFERU MIN DINIKUM FELA TEHSHEWHUM WE EHSHEWNIL-JEWME ‘EKMELTU LEKUM DINEKUM WE ‘ETMEMTU ‘ALEJKUM NI’METI WE REDITU LEKUMUL-’ISLAME DINEN FEMENI EDTURRE FI MEHMESETIN GAJRE MUTEXHANIFIN L’ITHMIN FE’INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
5:4.
Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: "U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve All-llahu. Hani pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendeni emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa.
5:4.
Të pyesin ty ç’është e lejueshme që të hanë. Thuaju (o Muhamed): “Ju lejohet juve çdo gjë që është e dëlirë dhe atë që jua gjuajnë shtazët që i keni stërvitur e i përdorni në gjueti, ashtu siç ju ka mësuar Allahu. Pra, hani atë që jua sjellin, e përmendni emrin e Allahut! Frikësojuni Allahut! Allahu është i shpejtë në llogari.
5:4.
JES’ELUNEKE MADHA ‘UHILLE LEHUM KUL ‘UHILLE LEKUMUT-TEJJIBATU WE MA ‘ALLEMTUM MINEL-XHEWARIHI MUKELLIBINE TU’ALLIMUNEHUNNE MIMMA ‘ALLEMEKUMU ELLAHU FEKULU MIMMA ‘EMSEKNE ‘ALEJKUM WE EDHKURU ESMEL-LAHI ‘ALEJHI WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE SERI’UL-HISABI
C
5:5.
Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.
5:5.
Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse ju u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me ato, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore. Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.
5:5.
EL-JEWME ‘UHILLE LEKUMUT-TEJJIBATU WE TA’AMUL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE HILLUN LEKUM WE TA’AMUKUM HILLUN LEHUM WEL-MUHSENATU MINEL-MU’UMINATI WEL-MUHSENATU MINEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE MIN KABLIKUM ‘IDHA ‘ATEJTUMUHUNNE ‘UXHUREHUNNE MUHSININE GAJRE MUSAFIHINE WE LA MUTTEHIDHI ‘EHDANIN WE MEN JEKFUR BIL-’IMANI FEKAD HEBITE ‘AMELUHU WE HUWE FIL-’AHIRETI MINEL-HASIRINE
C
5:6.
O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t'ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t'ju pastrojë (prej mëkatëve), t'ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t'i falënderoheni.
5:6.
O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. Nëse jeni të papastër (si pasojë e marrëdhënieve bashkëshortore apo e derdhjes së farës), pastrohuni (duke u larë krejtësisht)! Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’ju dëmtojë uji) ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhé të pastër dhe fshini fytyrat e duart me të. Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënderues.
5:6.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA KUMTUM ‘ILA ES-SELETI FAGSILU WUXHUHEKUM WE ‘EJDIJEKUM ‘ILAL-MERAFIKI WE EMSEHU BIRU’USIKUM WE ‘ERXHULEKUM ‘ILAL-KA’BEJNI WE ‘IN KUNTUM XHUNUBAN FE ETTEHHERU WE ‘IN KUNTUM MERDA ‘EW ‘ALA SEFERIN ‘EW XHA’E ‘EHEDUN MINKUM MINEL-GA’ITI ‘EW LAMESTUMU EN-NISA’ FELEM TEXHIDU MA’EN FETEJEMMEMU SA’IDÆN TEJJIBÆN FAMSEHU BIWUXHUHIKUM WE ‘EJDIKUM MINHU MA JURIDU ELLAHU LIJEXH’ALE ‘ALEJKUM MIN HEREXHIN WE LEKIN JURIDU LIJUTEHHIREKUM WELIJUTIMME NI’METEHU ‘ALEJKUM LE’ALLEKUM TESHKURUNE
C
5:7.
Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut që ua dha (fenë islame) dhe zotimin e Tij, të cilin e pat marrë prej jush kur thatë: "Dëgjuam e respektuam". Kini frikë All-llahun, pse All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në gjoksa (në zemra).
5:7.
Kujtoni dhuntinë e Allahut dhe besëlidhjen me të cilën ju ka vënë detyrimet, kur thatë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” Frikësojuni Allahut! Vërtet, Allahu di ç’keni në zemrat tuaja.
5:7.
WE EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM WE MITHAKAHUL-LEDHI WE ETHEKAKUM BIHI ‘IDH KULTUM SEMI’NA WE ‘ETA’NA WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C
5:8.
O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni.
5:8.
O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju.
5:8.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU KUNU KAWWAMINE LILLAHI SHUHEDA’E BIL-KISTI WE LA JEXHRIMENNEKUM SHENE’ANU KAWMIN ‘ALA ‘ELLA TA’DILU A’DILU HUWE ‘EKREBU LILTTEKWA WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE HABIRUN BIMA TA’MELUNE
C
5:9.
Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh.
5:9.
Allahu u ka premtuar falje (të gjynaheve) dhe shpërblim të madh atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira.
5:9.
WE’ADEL-LAHUL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI LEHUM MEGFIRETUN WE ‘EXHRUN ‘ADHIMUN
C
5:10.
E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, ata janë banues të xhehennemit.
5:10.
Sa për ata që nuk besojnë dhe mohojnë shpalljet Tona - ata do të jenë banorë të zjarrit.
5:10.
WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI’AJATINA ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHEHIMI
C
5:11.
O ju që besuat! Përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një popull tentoi të zgjasë duart e veta (për mbytje) kundër jush, kurse Ai i zbrapsi duart e tyre prej jush. Respektojeni All-llahun (duke zbatuar urdhrat e Tij) dhe vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
5:11.
O besimtarë! Kujtoni mirësinë që ju dha Allahu ditën, kur Ai pengoi duart e një grupi njerëzish që i kishin zgjatur ato për t’ju dëmtuar ju. Frikësojuni Allahut! Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu!
5:11.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM ‘IDH HEMME KAWMUN ‘EN JEBSUTU ‘ILEJKUM ‘EJDIJEHUM FEKEFFE ‘EJDIJEHUM ‘ANKUM WE ETTEKU ELLAHE WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
C
5:12.
Në të vërtetë All-llahu pat marrë zotimin e beni israilëve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: "Unë jamë (mbrojtës) me ju!" Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hir të All-llahut hua të mirë, Ai patjetër do t'ua shlyejë mëkatet tuaja dhe do t'ju shtie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
5:12.
Me të vërtetë, Allahu mori besëlidhjen e bijve të IzrElit dhe nga mesi i tyre caktoi dymbëdhjetë mbikëqyrës dhe u tha: “Unë jam me ju! Në qoftë se do të kryeni namazin, do të jepni zeqatin, do të besoni të dërguarit e Mi, do t’i ndihmoni ata dhe do t’i jepni vullnetarisht hua Allahut, atëherë, patjetër që Unë do t’jua shlyej gjynahet dhe do t’ju shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Por, kushdo nga ju që mohon pas kësaj, me të vërtetë, e ka humbur rrugën e drejtë.
5:12.
WE LEKAD ‘EHADHEL-LAHU MITHAKA BENI ‘ISRA’ILE WE BE’ATHNA MINHUMU ETHNEJ ‘ASHERE NEKIBEN WE KALEL-LAHU ‘INNI ME’AKUM LE’IN ‘EKAMTUMU ES-SELATE WE ‘ATEJTUMU EZ-ZEKÆTE WE ‘AMENTUM BIRUSULI WE ‘AZZERTUMUHUM WE ‘EKREDTUMU ELLAHE KARDÆN HESENÆN LE’UKEFFIRENNE ‘ANKUM SEJJI’ATIKUM WE LE’UDHILENNEKUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU FEMEN KEFERE BA’DE DHALIKE MINKUM FEKAD DELLE SEWA’E ES-SEBILI
C
5:13.
Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vërejsh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqju tyre. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
5:13.
Për shkak se ata e thyen besëlidhjen e tyre, Ne i mallkuam ata dhe ua bëmë zemrat të ashpra. Ata i kanë shtrembëruar fjalët e Shkrimeve të shenjta dhe kanë harruar një pjesë të mirë nga ato këshilla. Ti (Muhamed) përherë do ta vëresh tradhtinë e tyre, përveç një pakice të tyre; pra, falua fajet dhe mos i qorto! Se, Allahu i do bamirësit.
5:13.
FEBIMA NEKDIHIM MITHAKAHUM LE’ANNAHUM WE XHE’ALNA KULUBEHUM KASIJETEN JUHERRIFUNEL-KELIME ‘AN MEWADI’IHI WE NESU HEDHDHEN MIMMA DHUKKIRU BIHI WE LA TEZALU TETTELI’U ‘ALA HA’INETIN MINHUM ‘ILLA KALILAN MINHUM FA’FU ‘ANHUM WE ESFEH ‘INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUHSININE
C
5:14.
Ne e morëm zotimin edhe të atyre që thanë: "Ne jemi nesara" e edhe ata e harruan një pjesë të asaj me të cilën ishin udhëzuar, andaj Ne kemi ndërsyer armiqësinë e urrejtjen ndërmjet tyre deri në ditën e kijametit. E më vonë All-llahu do t'i njoftojë ata me atë që bënë.
5:14.
Ne kemi marrë besëlidhje edhe prej atyre që thanë: “Jemi të krishterë”, por edhe ata kanë harruar një pjesë të mirë nga ato që janë këshilluar, prandaj ua shtiem armiqësinë dhe urrejtjen midis tyre deri në Ditën e Kiametit. Allahu do t’i lajmërojë ata për veprat që kanë bërë.
5:14.
WE MINEL-LEDHINE KALU ‘INNA NESARA ‘EHADHNA MITHAKAHUM FENESU HEDHDHEN MIMMA DHUKKIRU BIHI FE’EGREJNA BEJNEHUMUL-’ADAWETE WEL-BEGDA’E ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI WE SEWFE JUNEBBI’UHUMU ELLAHU BIMA KANU JESNA’UNE
C
5:15.
O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga All-llahu dritë dhe libër i qartë.
5:15.
O ithtarët e Librit! Juve ju erdhi i Dërguari Ynë, i cili ju shpjegon gjëra nga ato që i keni fshehur ju prej Librave (Teuratit dhe Ungjillit) dhe ju fal shumë. Juve ju erdhi prej Allahut dritë (i Dërguari) dhe Libër i qartë (Kurani),
5:15.
JA ‘EHLEL-KITABI KAD XHA’EKUM RESULUNA JUBEJJINU LEKUM KETHIREN MIMMA KUNTUM TUHFUNE MINEL-KITABI WE JA’FU ‘AN KETHIRIN KAD XHA’EKUM MINEL-LAHI NURUN WE KITABUN MUBINUN
C
5:16.
All-llahu e vë me atë (me Kur'anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.
5:16.
me të cilin Allahu i drejton ata që ndjekin pëlqimin e Tij, në rrugën e shpëtimit, i nxjerr nga errësira në dritë me lejen dhe vullnetin e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë.
5:16.
JEHDI BIHI ELLAHU MENI ETTEBE’A RIDWANEHU SUBULE ES-SELAMI WE JUHRIXHUHUM MINE EDH-DHULUMATI ‘ILA EN-NURI BI’IDHNIHI WE JEHDIHIM ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
5:17.
E mohuan (e bënë kufër) të vërtetën ata që thanë se: "Zot është ai, Mesihu bir i Merjemes." Thuaju: " Nëse dëshiron All-llahu ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë ç'ka në tokë, kush mund ta pengojë atë?" Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe ç'ka në mes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
5:17.
Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!” Thuaj: “Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron ta zhdukë Mesihun, të birin e Merjemes dhe nënën e tij, si dhe gjithçka që gjendet në Tokë?” Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve, Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Ai krijon çfarë të dojë dhe është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
5:17.
LEKAD KEFEREL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE HUWEL-MESIHU EBNU MERJEME KUL FEMEN JEMLIKU MINEL-LAHI SHEJ’EN ‘IN ‘ERADE ‘EN JUHLIKEL-MESIHE EBNE MERJEME WE ‘UMMEHU WE MEN FIL-’ERDI XHEMI’AN WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA BEJNEHUMA JHLUKU MA JESHA’U WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C
5:18.
Jehuditë dhe të krishterët thanë: "Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tij". Thuaju: "E pse pra Ai ju dënon me mëkatet tuaja?" Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe e dënon atë që do. Sundimi i qiejve, i tokës dhe i gjithë ç'ka në mes tyre është vetëm i All-llahut dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
5:18.
Hebrenjtë dhe të krishterët thonë: “Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij”. Thuaj: “Atëherë, përse Ai ju dënon për shkak të gjynaheve tuaja? Jo! Ju jeni njerëz nga ata që Ai ka krijuar. Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Dhe vetëm tek Ai kthehen të gjithë.
5:18.
WE KALETIL-JEHUDU WE EN-NESARA NEHNU ‘EBNA’U ELLAHI WE ‘EHIBBA’UUHU KUL FELIME JU’ADHDHIBUKUM BIDHUNUBIKUM BEL ‘ENTUM BESHERUN MIMMEN HALEKA JEGFIRU LIMEN JESHA’U WE JU’ADHDHIBU MEN JESHA’U WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA BEJNEHUMA WE ‘ILEJHIL-MESIRU
C
5:19.
O ithtarë të librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: "Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as që të na tërheqë vërejtjen". Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe kërcënuesi. All-llahu është fuqiplotë për çdo send.
5:19.
O ithtarë të Librit! Ju ka ardhur i Dërguari Ynë, që jua qartëson gjërat pas ndërprerjes së (vargut të) të dërguarve, për të mos thënë ju (kur të dënoheni), se nuk na ka ardhur asnjë që sjell lajme të mira e as ndonjë paralajmërues. Ja, ju erdhi ai që sjell lajme të mira dhe paralajmërime. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
5:19.
JA ‘EHLEL-KITABI KAD XHA’EKUM RESULUNA JUBEJJINU LEKUM ‘ALA FETRETIN MINE ER-RUSULI ‘EN TEKULU MA XHA’ENA MIN BESHIRIN WE LA NEDHIRIN FEKAD XHA’EKUM BESHIRUN WE NEDHIRUN WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C
5:20.
Përkujto (O i dërguar) kur Musai i tha popullit të vet: "O popull im, përkujtojeni dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur në mesin tuaj dërgoi pejgamberë, ju mundësoi të jeni sundues dhe ju dha çka nuk i dha askujt nga popujt.
5:20.
Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im! Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur prej jush bëri profetë, bëri sundimtarë dhe ju dha atë që nuk ia kishte dhënë asnjë populli para jush!
5:20.
WE ‘IDH KALE MUSA LIKAWMIHI JA KAWMI EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM ‘IDH XHE’ALE FIKUM ‘ENBIJA’E WE XHE’ALEKUM MULUKEN WE ‘ATAKUM MA LEM JU’UTI ‘EHEDAN MINEL-’ALEMINE
C
5:21.
O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë khteheni të dëshpëruar.
5:21.
O populli im! Hyni në Tokën e shenjtë që Allahu e ka caktuar për ju dhe mos u ktheni prapa, se atëherë do të ktheheni të humbur!”
5:21.
JA KAWMI EDHULUL-’ERDEL-MUKADDESETEL-LETI KETEBEL-LAHU LEKUM WE LA TERTEDDU ‘ALA ‘EDBARIKUM FETENKALIBU HASIRINE
C
5:22.
Ata (populli i Musait) thanë: "O Musa, aty është një popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne do të hyjmë".
5:22.
Ata thanë: “O Musa! Në atë tokë gjendet një popull i fortë dhe ne nuk do të hyjmë pa dalë ata e, nëse ata dalin, ne atëherë, me siguri do të hyjmë në të”.
5:22.
KALU JA MUSA ‘INNE FIHA KAWMEN XHEBBARINE WE ‘INNA LEN NEDHULEHA HETTA JEHRUXHU MINHA FE’IN JEHRUXHU MINHA FE’INNA DAHILUNE
C
5:23.
Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: "Hynju atyre nga dera, e kur t'u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë".
5:23.
Dy burra nga ata që i frikësoheshin Allahut dhe që Ai i kishte pajisur me mirësi, thanë: “Hyni në portën e qytetit! Kur të kaloni nëpër të, me siguri do të jeni fitues. Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!”
5:23.
KALE REXHULANI MINEL-LEDHINE JEHAFUNE ‘EN’AMEL-LAHU ‘ALEJHIMA EDHULU ‘ALEJHIMUL-BABE FE’IDHA DEHALTUMUHU FE’INNEKUM GALIBUNE WE ‘ALA ELLAHI FETEWEKKELU ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C
5:24.
Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!"
5:24.
Ata thanë: “O Musa! Kurrsesi nuk do të hyjmë atje, derisa aty të gjenden ata. Kështu që shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu”.
5:24.
KALU JA MUSA ‘INNA LEN NEDHULEHA ‘EBEDEN MA DAMU FIHA FADH/HEB ‘ENTE WE REBBUKE FEKATILA ‘INNA HAHUNA KA’IDUNE
C
5:25.
(Musai) Tha: "Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllain tim), ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë.
5:25.
Musai tha: “O Zoti im! Unë nuk kam fuqi për askënd tjetër veç vetes dhe vëllait, prandaj na veço neve prej këtij populli të pabindur!”
5:25.
KALE RABBI ‘INNI LA ‘EMLIKU ‘ILLA NEFSI WE ‘EHI FAFRUK BEJNENA WE BEJNEL-KAWMIL-FASIKINE
C
5:26.
(All-llahu) Tha: "Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso për popullin e shfrenuar.
5:26.
Allahu tha: “Ajo (toka e shenjtë) u është ndaluar atyre për dyzet vjet. Ata do të bredhin të çoroditur nëpër tokë, por ty mos të të vijë keq për atë popull të pabindur”.
5:26.
KALE FE’INNEHA MUHERREMETUN ‘ALEJHIM ‘ERBA’INE SENETEN JETIHUNE FIL-’ERDI FELA TE’SE ‘ALEL-KAWMIL-FASIKINE
C
5:27.
Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: "Unë do të të mbys ty" (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: "All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve",
5:27.
Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit.
5:27.
WE ETLU ‘ALEJHIM NEBE’E EBNEJ ‘ADEME BIL-HEKKI ‘IDH KARREBA KURBANEN FETUKUBBILE MIN ‘EHEDIHIMA WE LEM JUTEKABBEL MINEL-’AHARI KALE LE’EKTULENNEKE KALE ‘INNEMA JETEKABBELU ELLAHU MINEL-MUTTEKINE
C
5:28.
Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!"
5:28.
Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre dorën që të të vras, sepse, në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë.
5:28.
LE’IN BESETTE ‘ILEJJE JEDEKE LITEKTULENI MA ‘ENA BIBASITIN JEDIJE ‘ILEJKE LI’KTULEKE ‘INNI ‘EHAFU ELLAHE REBBEL-’ALEMINE
C
5:29.
Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve.
5:29.
Unë parapëlqej të marrësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. Ky është ndëshkimi i keqbërësve”.
5:29.
‘INNI ‘URIDU ‘EN TEBU’E BI’ITHMI WE ‘ITHMIKE FETEKUNE MIN ‘ESHABI EN-NARI WE DHELIKE XHEZA’U EDH-DHALIMINE
C
5:30.
Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem).
5:30.
Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait dhe e vrau. Kështu, ai u bë nga të humburit.
5:30.
FETEWWE’AT LEHU NEFSUHU KATLE ‘EHIHI FEKATELEHU FE’ESBEHE MINEL-HASIRINE
C
5:31.
All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t'i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: "I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?" Ashtu mbeti i penduar.
5:31.
Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar se si ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?!” E u bë nga të penduarit.
5:31.
FEBE’ATHEL-LAHU GURABEN JEBHETHU FIL-’ERDI LIJURIJEHU KEJFE JUWARI SEW’ETE ‘EHIHI KALE JA WEJLETA ‘E’AXHEZTU ‘EN ‘EKUNE MITHLE HADHAL-GURABI FE’UWARIJE SEW’ETE ‘EHI FE’ESBEHE MINE EN-NADIMINE
C
5:32.
Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë.
5:32.
Prandaj Ne i urdhëruam bijtë e IzrElit se kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve. Të dërguarit tanë u sollën shenja të qarta, por shumë nga ata, edhe pas kësaj, i kaluan tërë kufijtë me të këqija në Tokë.
5:32.
MIN ‘EXHLI DHALIKE KETEBNA ‘ALA BENI ‘ISRA’ILE ‘ENNEHU MEN KATELE NEFSEN BIGAJRI NEFSIN ‘EW FESADIN FIL-’ERDI FEKE’ENNEMA KATELE EN-NASE XHEMI’AN WE MEN ‘EHJAHA FEKE’ENNEMA ‘EHJA EN-NASE XHEMI’ÆN WE LEKAD XHA’ET/HUM RUSULUNA BIL-BEJJINATI THUMME ‘INNE KETHIRÆN MINHUM BA’DE DHALIKE FIL-’ERDI LEMUSRIFUNE
C
5:33.
Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t'u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.
5:33.
Pa dyshim se ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe që bëjnë shkatërrime në Tokë, është të vriten ose të gozhdohen, ose t’u këputen duart dhe këmbët tërthorazi, ose të dëbohen nga vendi. Ky ndëshkim është poshtërim për ata në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër, për ata do të ketë dënim shumë të madh.
5:33.
‘INNEMA XHEZA’UL-LEDHINE JUHARIBUNEL-LAHE WE RESULEHU WE JES’AWNE FIL-’ERDI FESADEN ‘EN JUKATTELU ‘EW JUSELLEBU ‘EW TUKATTE’A ‘EJDIHIM WE ‘ERXHULUHUM MIN HILAFIN ‘EW JUNFEW MINEL-’ERDI DHALIKE LEHUM HIZJUN FI ED-DUNJA WE LEHUM FIL-’AHIRETI ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
C
5:34.
Përveç atyre që janë penduar para se t'i kapni. E, dijeni pra se All-llahu bën falje të madhe, është mëshirues.
5:34.
Përjashtim bëjnë ata që pendohen pa i zënë ju. Ta dini se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
5:34.
‘ILLAL-LEDHINE TABU MIN KABLI ‘EN TEKDIRU ‘ALEJHIM FA’LEMU ‘ENNEL-LAHE GAFURUN REHIMUN
C
5:35.
O ju që besuat! Kini frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim.
5:35.
O besimtarë! Kini frikë Allahun, përpiquni që t’i afroheni Atij me vepra të mira dhe luftoni në rrugën e Tij për të shpëtuar!
5:35.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ETTEKU ELLAHE WE EBTEGU ‘ILEJHIL-WESILETE WE XHAHIDU FI SEBILIHI LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
C
5:36.
Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është në tokë, e edhe njëherë aq për të dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i ditës së kijametit, nuk u pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm.
5:36.
Me të vërtetë, sikur të kenë jobesimtarët tërë pasurinë që gjendet në tokë, madje edhe një herë aq, e ta sakrifikojnë për të shpëtuar nga dënimi i Ditës së Kiametit, nuk do të pranohet prej tyre dhe për ata do të ketë dënim pikëllues.
5:36.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU LEW ‘ENNE LEHUM MA FIL-’ERDI XHEMI’EN WE MITHLEHU ME’AHU LIJEFTEDU BIHI MIN ‘ADHABI JEWMIL-KIJAMETI MA TUKUBBILE MINHUM WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C
5:37.
Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por s'kanë të dalë nga ai, ata kanë dënim të përhershëm.
5:37.
Ata do të dëshirojnë të dalin nga zjarri, por s’do të mund të dalin dot. Ata i pret dënimi i përhershëm.
5:37.
JURIDUNE ‘EN JEHRUXHU MINE EN-NARI WE MA HUM BIHARIXHINE MINHA WE LEHUM ‘ADHABUN MUKIMUN
C
5:38.
Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.
5:38.
Vjedhësit dhe vjedhëses ua pritni duart, si ndëshkim për atë që kanë bërë dhe si dënim nga ana e Allahut. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
5:38.
WE ES-SARIKU WE ES-SARIKATU FAKTA’U ‘EJDIJEHUMA XHEZA’EN BIMA KESEBA NEKALEN MINEL-LAHI WEL-LAHU ‘AZIZUN HEKIMUN
C
5:39.
E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s'ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
5:39.
Ndërsa atij që pendohet pas të këqijave të tij dhe përmirësohet, Allahu ia pranon pendimin, sepse Ai është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
5:39.
FEMEN TABE MIN BA’DI DHULMIHI WE ‘ESLEHE FE’INNALL-LLAHE JETUBU ‘ALEJHI ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
5:40.
A nuk di se All-llahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm i Tij, andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do. All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.
5:40.
A nuk e di ti se vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës?! Ai dënon kë të dojë dhe fal kë të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
5:40.
‘ELEM TA’LEM ‘ENNEL-LAHE LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI JU’ADHDHIBU MEN JESHA’U WE JEGFIRU LIMEN JESHA’U WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C
5:41.
O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i atyre që me gojët e tyre thanë: "Ne kemi besuar", e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i atyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshtrës dhe shumë dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i mënjanojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet (nga ana e All-llahut) e thonë: "Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet, atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do ta humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për të (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi t'iu pastrojë zemrat (prej kufrit). Janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.
5:41.
O i Dërguari i Allahut! Mos u brengos për ata që zhyten shpejt në mosbesim, qofshin nga ata që me gojën e tyre thonë: “Besojmë”, ndërkohë që zemrat e tyre nuk besojnë apo prej hebrenjve, të cilët trillimet i dëgjojnë shumë, (madje) dëgjojnë edhe ata që s’kanë ardhur te ti. Ata i ndryshojnë vendet e fjalëve (në tekstet e shenjta) dhe thonë: “Nëse (shpallja) ju është dhënë kështu, pranojeni e, nëse nuk ju është dhënë kështu, atëherë, ruhuni e mos e pranoni”. Kur Allahu dëshiron ta lërë dikë në humbje, ti nuk mund të bësh asgjë për ta penguar Atë. Këta janë të asaj dore të cilët Allahu nuk dëshiron t’ua pastrojë zemrat. Për ata, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër ka ndëshkim të rëndë.
5:41.
JA ‘EJJUHA ER-RESULU LA JEHZUNKEL-LEDHINE JUSARI’UNE FIL-KUFRI MINEL-LEDHINE KALU ‘AMENNA BI’EFWAHIHIM WE LEM TU’UMIN KULUBUHUM WE MINEL-LEDHINE HADU SEMMA’UNE LILKEDHIBI SEMMA’UNE LIKAWMIN ‘AHARINE LEM JE’TUKE JUHERRIFUNEL-KELIME MIN BA’DI MEWADI’IHI JEKULUNE ‘IN ‘UTITUM HADHA FEHUDHUHU WE ‘IN LEM TU’UTEWHU FAHDHERU WE MEN JURIDI ELLAHU FITNETEHU FELEN TEMLIKE LEHU MINEL-LAHI SHEJ’EN ‘ULA’IKEL-LEDHINE LEM JURIDI ELLAHU ‘EN JUTEHHIRE KULUBEHUM LEHUM FI ED-DUNJA HIZJUN WE LEHUM FIL-’AHIRETI ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
C
5:42.
Janë ata që i përgjigjen të pavërtetës dhe hanë shumë haramin (ryshfetin). Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre ose hiqju tyre. Nëse prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund të sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejtë; All-llahu i do të drejtit.
5:42.
Ata janë dëgjues të gënjeshtrës dhe e hanë me kënaqësi të madhe atë që është e ndaluar. Nëse vijnë tek ti, gjykoji ata ose shmangu prej tyre! Nëse shmangesh nga ata, nuk mund të të dëmtojnë aspak. E, nëse i gjykon, gjykoji me drejtësi! Vërtet, Allahu i do të drejtët.
5:42.
SEMMA’UNE LILKEDHIBI ‘EKKALUNE LILSSUHTI FE’IN XHA’UKE FAHKUM BEJNEHUM ‘EW ‘A’RID ‘ANHUM WE ‘IN TU’RID ‘ANHUM FELEN JEDURRUKE SHEJ’EN WE ‘IN HEKEMTE FAHKUM BEJNEHUM BIL-KISTI ‘INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUKSITINE
C
5:43.
E si kërkojnë ata gjykimin tënd, kur ata kanë Tevratin, e në të cilin është vendimi i All-llahut, e pastaj ata refuzojnë më vonë atë (vendimin tënd)? Ata nuk janë besimtarë.
5:43.
E qysh të drejtohen ata ty për t’i gjykuar, ndërsa e kanë Teuratin, në të cilin është gjykimi i Allahut, e madje edhe pas kësaj shmangen prej teje? Sepse ata nuk janë besimtarë.
5:43.
WE KEJFE JUHEKKIMUNEKE WE ‘INDEHUMUT-TEWRETU FIHA HUKMU ELLAHI THUMME JETEWELLEWNE MIN BA’DI DHALIKE WE MA ‘ULA’IKE BIL-MU’UMININE
C
5:44.
Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamberët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e All-llahut dhe ishin mbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues.
5:44.
Ne kemi dërguar Teuratin, në të cilin janë udhëzimet dhe drita. Sipas tij, profetët që ia kishin dorëzuar veten Allahut, i gjykonin hebrenjtë; por edhe të diturit dhe rabinët kështu vepronin, sepse atyre iu qe besuar mbrojtja e Librit të Allahut, për të cilin ata dëshmonin. Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje! Dhe mos i ndërroni Fjalët e Mia me ndonjë vlerë të vogël! Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.
5:44.
‘INNA ‘ENZELNAT-TEWRETE FIHA HUDEN WE NURUN JEHKUMU BIHA EN-NEBIJUNEL-LEDHINE ‘ESLEMU LILLEDHINE HADU WE ER-REBBANIJUNE WEL-’EHBARU BIMA ESTUHFIDHU MIN KITABI ELLAHI WE KANU ‘ALEJHI SHUHEDA’E FELA TEHSHEW EN-NASE WE EHSHEWNI WE LA TESHTERU BI’AJATI THEMENAN KALILÆN WE MEN LEM JEHKUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU FE’ULA’IKE HUMUL-KAFIRUNE
C
5:45.
Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e falë atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të padrejtë).
5:45.
Ne u caktuam atyre në Teurat: jeta me jetë, syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb dhe plaga me plagë (të njëjtë me të). Por kushdo që fal shpagimin si lëmoshë, ka bërë një vepër që është shlyerje për gjynahet e veta. Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është shkelës i vërtetë.
5:45.
WE KETEBNA ‘ALEJHIM FIHA ‘ENNE EN-NEFSE BIN-NEFSI WEL-’AJNE BIL-’AJNI WEL-’ENFE BIL-’ENFI WEL-’UDHUNE BIL-’UDHUNI WE ES-SINNE BIS-SINNI WEL-XHURUHE KISASUN FEMEN TESEDDEKA BIHI FEHUWE KEFFARETUN LEHU WE MEN LEM JEHKUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU FE’ULA’IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C
5:46.
Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më pranë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit.
5:46.
Pas atyre profetëve, Ne dërguam Isain, të birin e Merjemes, si vërtetues të Teuratit që kishte ardhur para tij. Dhe i dhamë atij Ungjillin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, si përmbushje të asaj që ishte shpallur para tij në Teurat dhe si udhërrëfim e këshillë për ata që i frikësohen Allahut.
5:46.
WE KAFFEJNA ‘ALA ‘ATHARIHIM BI’ISA EBNI MERJEME MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI MINET-TEWRATI WE ‘ATEJNAHUL-’INXHILE FIHI HUDEN WE NURUN WE MUSEDDIKÆN LIMA BEJNE JEDEJHI MINET-TEWRÆTI WE HUDEN WE MEW’IDHETEN LILMUTTEKINE
C
5:47.
(E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që All-llahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.
5:47.
Le të gjykojnë ithtarët e Ungjillit ashtu siç ka shpallur Allahu në të. Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është keqbërës i vërtetë.
5:47.
WE LIEHKUM ‘EHLUL-’INXHILI BIMA ‘ENZELEL-LAHU FIHI WE MEN LEM JEHKUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU FE’ULA’IKE HUMUL-FASIKUNE
C
5:48.
Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur'anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte All-llahu, do t'ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi t'ju sprovojë në atë që ua dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t'ju njoftojë me atë që kundërshtoheshit
5:48.
Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre. Prandaj gjykoji ata sipas asaj që të ka zbritur Allahu dhe mos ndiq dëshirat e tyre, duke u shmangur kështu nga e Vërteta që të është shpallur. Ne për secilin nga ju kemi sjellë një ligj dhe një rrugë të qartë. Sikur të donte Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai kërkon që t’ju provojë në atë që ju ka dhënë, andaj bëni gara për punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Allahu e Ai do t’ju lajmërojë për çështjet, rreth të cilave kishit kundërshti.
5:48.
WE ‘ENZELNA ‘ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI MINEL-KITABI WE MUHEJMINAN ‘ALEJHI FAHKUM BEJNEHUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU WE LA TETTEBI’ ‘EHWA’EHUM ‘AMMA XHA’EKE MINEL-HEKKI LIKULLIN XHE’ALNA MINKUM SHIR’ATEN WE MINHAXHÆN WE LEW SHA’EL-LAHU LEXHE’ALEKUM ‘UMMETEN WAHIDETEN WE LEKIN LIJEBLUWEKUM FI MA ‘ATAKUM FASTEBIKUL-HAJRATI ‘ILA ELLAHI MERXHI’UKUM XHEMI’ÆN FEJUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C
5:49.
(Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëllim t'i ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë, një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës.
5:49.
Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota! Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata të kthejnë kurrizin e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Allahu do vetëm që t’i dënojë për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur.
5:49.
WE ‘ENI EHKUM BEJNEHUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU WE LA TETTEBI’ ‘EHWA’EHUM WE EHDHERHUM ‘EN JEFTINUKE ‘AN BA’DI MA ‘ENZELEL-LAHU ‘ILEJKE FE’IN TEWELLEW FA’LEM ‘ENNEMA JURIDU ELLAHU ‘EN JUSIBEHUM BIBA’DI DHUNUBIHIM WE ‘INNE KETHIREN MINE EN-NASI LEFASIKUNE
C
5:50.
A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?
5:50.
A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?
5:50.
‘EFEHUKMEL-XHAHILIJETI JEBGUNE WE MEN ‘EHSENU MINEL-LAHI HUKMEN LIKAWMIN JUKINUNE
C
5:51.
O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.
5:51.
O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.
5:51.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETTEHIDHUL-JEHUDE WE EN-NESARA ‘EWLIJA’E BA’DUHUM ‘EWLIJA’U BA’DIN WE MEN JETEWELLEHUM MINKUM FE’INNEHU MINHUM ‘INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C
5:52.
E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: "Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe". Po All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre.
5:52.
Ti i sheh ata me zemra të sëmura, sesi vrapojnë për t’u lidhur me ata (hebrenjtë) duke thënë: “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”. Mbase Allahu do të sjellë fitore ose diçka tjetër nga ana e Tij, kështu që ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në veten e tyre.
5:52.
FETERAL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN JUSARI’UNE FIHIM JEKULUNE NEHSHA ‘EN TUSIBENA DA’IRETUN FE’ASALLAHU ‘EN JE’TIJE BIL-FETHI ‘EW ‘EMRIN MIN ‘INDIHI FEJUSBIHU ‘ALA MA ‘ESERRU FI ‘ENFUSIHIM NADIMINE
C
5:53.
Ata që besuan ju thonë: "A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar".
5:53.
Atëherë besimtarët do të thonë: “Vallë, këta janë ata që betoheshin solemnisht për Allahun, se me të vërtetë ishin me ju?!” Veprat e tyre do të fshihen dhe ata do të jenë humbësit.
5:53.
WE JEKULUL-LEDHINE ‘AMENU ‘EHA’UULA’L-LEDHINE ‘EKSEMU BILLAHI XHEHDE ‘EJMANIHIM ‘INNEHUM LEME’AKUM HEBITET ‘A’MALUHUM FE’ESBEHU HASIRINE
C
5:54.
O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
5:54.
O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh dhe i Gjithëditur.
5:54.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU MEN JERTEDDE MINKUM ‘AN DINIHI FESEWFE JE’TI ELLAHU BIKAWMIN JUHIBBUHUM WE JUHIBBUNEHU ‘EDHILLETIN ‘ALEL-MU’UMININE ‘A’IZZETIN ‘ALEL-KAFIRINE JUXHAHIDUNE FI SEBILI ELLAHI WE LA JEHAFUNE LEWMETE LA’IMIN DHALIKE FEDLU ELLAHI JU’UTIHI MEN JESHA’U WEL-LAHU WASI’UN ‘ALIMUN
C
5:55.
Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues).
5:55.
Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut.
5:55.
‘INNEMA WE LIJUKUMU ELLAHU WE RESULUHU WEL-LEDHINE ‘AMENUL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELETE WE JU’UTUNE EZ-ZEKATE WE HUM RAKI’UNE
C
5:56.
E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.
5:56.
Ata që marrin për mik e mbrojtës Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dinë se) pa dyshim, pala e Allahut do të jetë fituese.
5:56.
WE MEN JETEWELLEL-LAHE WE RESULEHU WEL-LEDHINE ‘AMENU FE’INNE HIZBEL-LAHI HUMUL-GALIBUNE
C
5:57.
O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë.
5:57.
O besimtarë! Mos i bëni miq ata që fenë tuaj e marrin për tallje dhe lojë, qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej mohuesve; frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë!
5:57.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETTEHIDHUL-LEDHINE ETTEHADHU DINEKUM HUZUEN WE LA’IBEN MINEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE MIN KABLIKUM WEL-KUFFARE ‘EWLIJA’E WE ETTEKU ELLAHE ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C
5:58.
Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me këtë vërtetojnë se janë popull që nuk kupton.
5:58.
Kur thërrisni për namaz, ata tallen dhe luajnë, sepse janë njerëz që nuk kuptojnë.
5:58.
WE ‘IDHA NADEJTUM ‘ILA ES-SELETI ETTEHADHUHA HUZUEN WE LA’IBAN DHALIKE BI’ENNEHUM KAWMUN LA JA’KILUNE
C
5:59.
Thuaj: "O ithtarë të librit, a na shihni për të metë vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S'ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar.
5:59.
Thuaj: “O ithtarët e Librit! A na urreni për ndonjë arsye tjetër, përveç asaj se besojmë në Allahun dhe në shpalljet që na janë zbritur neve dhe se shumica prej jush janë të pabindur ndaj Allahut?”
5:59.
KUL JA ‘EHLEL-KITABI HEL TENKIMUNE MINNA ‘ILLA ‘EN ‘AMENNA BILLAHI WE MA ‘UNZILE ‘ILEJNA WE MA ‘UNZILE MIN KABLU WE ‘ENNE ‘EKTHEREKUM FASIKUNE
C
5:60.
Thuaj: "A t'ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, e i bëri adhurues të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.
5:60.
Thuaj: “A doni t’ju tregoj kush do të marrë dënimin më të rëndë nga Allahu? Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është zemëruar, duke i shndërruar në majmunë dhe derra, si dhe ata që adhurojnë djallin. Ata janë në vendin më të mjerueshëm dhe janë më larg rrugës së vërtetë”.
5:60.
KUL HEL ‘UNEBBI’UKUM BISHERRIN MIN DHALIKE METHUBETEN ‘INDEL-LAHI MEN LE’ANEHU ELLAHU WE GADIBE ‘ALEJHI WE XHE’ALE MINHUMUL-KIREDETE WEL-HANAZIRE WE ‘ABEDET-TAGUTE ‘ULA’IKE SHERRUN MEKANEN WE ‘EDELLU ‘AN SEWA’I ES-SEBILI
C
5:61.
E kur vijnë te ju, thonë: "Kemi besuar", ndërsa ata me (kufër) mosbesim kanë hyrë dhe me të kanë dalë. Po All-llahu di më së miri se çka fshihnin ata.
5:61.
Kur vijnë te ju, thonë: “Besojmë”. Në të vërtetë, ata jobesimtarë hynë e jobesimtarë dolën! Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
5:61.
WE ‘IDHA XHA’UKUM KALU ‘AMENNA WE KAD DEHALU BIL-KUFRI WE HUM KAD HAREXHU BIHI WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA KANU JEKTUMUNE
C
5:62.
Dhe, shumë prej tyre i sheh se nguten në mëkat, në mizori e në ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata.
5:62.
Ti i sheh shumë nga ata që nxitojnë drejt gjynaheve, armiqësisë dhe ngrënies së fryteve të fitimit të paligjshëm. Njëmend, sa të këqija janë ato vepra!
5:62.
WE TERA KETHIREN MINHUM JUSARI’UNE FIL-’ITHMI WEL-’UDWANI WE ‘EKLIHIMU ES-SUHTE LEBI’SE MA KANU JA’MELUNE
C
5:63.
E pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).
5:63.
Përse rabinët dhe dijetarët nuk i ndalojnë ata të thonë fjalë të ulëta (për Zotin) dhe të hanë fitimet e paligjshme? Sa keq veprojnë ata!
5:63.
LEWLA JENHAHUMU ER-REBBANIJUNE WEL-’EHBARU ‘AN KAWLIHIMUL-’ITHME WE ‘EKLIHIMU ES-SUHTE LEBI’SE MA KANU JESNA’UNE
C
5:64.
Jehuditë thanë: "Dora e All-llahut është e shtrënguar!" Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t'u zbrit ty do t'u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t'u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët.
5:64.
Hebrenjtë thonë: “Dora e Allahut është e shtrënguar.” Iu lidhshin duart atyre dhe qofshin të mallkuar për atë që thonë! Përkundrazi, të dyja Duart e Tij janë të hapura. Ai dhuron dhe jep si të dojë. Ajo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt, me siguri që shumicës prej tyre do t’ua shtojë mosbindjen dhe mohimin. Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kiametit. Kurdo që ata ndezin zjarrin e luftës, Allahu e shuan atë. Ata përpiqen të shkaktojnë ngatërresa në Tokë, por Allahu nuk i do ngatërrestarët.
5:64.
WE KALETIL-JEHUDU JEDU ELLAHI MEGLULETUN GULLET ‘EJDIHIM WE LU’INU BIMA KALU BEL JEDAHU MEBSUTETANI JUNFIKU KEJFE JESHA’U WE LEJEZIDENNE KETHIREN MINHUM MA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKE TUGJANAN WE KUFRÆN WE ‘ELKAJNA BEJNEHUMUL-’ADAWETE WEL-BEGDA’E ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI KULLEMA ‘EWKADU NARÆN LILHERBI ‘ETFE’EHALLAHU WE JES’AWNE FIL-’ERDI FESADÆN WEL-LAHU LA JUHIBBUL-MUFSIDINE
C
5:65.
Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (haramit), Ne do t'ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t'i fusnim në xhennete me përjetime të begatshme.
5:65.
Sikur ithtarët e Librit të besonin dhe të ruheshin nga mohimi, Ne do t’ua mbulonim veprat e këqija dhe do t’i shpinim në kopshtet e kënaqësisë.
5:65.
WE LEW ‘ENNE ‘EHLEL-KITABI ‘AMENU WE ETTEKAW LEKEFFERNA ‘ANHUM SEJJI’ATIHIM WE LE’EDHALNAHUM XHENNATI EN-NA’IMI
C
5:66.
Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur'anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Është një grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.
5:66.
Sikur ata t’i përmbaheshin Teuratit e Ungjillit dhe asaj që u është shpallur nga Zoti i tyre, ata do të kënaqeshin me frutet (që rriten) sipër dhe poshtë tyre. Disa prej tyre janë të matur, por shumë prej tyre bëjnë vepra të këqija.
5:66.
WE LEW ‘ENNEHUM ‘EKAMUT-TEWRETE WEL-’INXHILE WE MA ‘UNZILE ‘ILEJHIM MIN RABBIHIM LE’EKELU MIN FEWKIHIM WE MIN TEHTI ‘ERXHULIHIM MINHUM ‘UMMETUN MUKTESIDETUN WE KETHIRUN MINHUM SA’E MA JA’MELUNE
C
5:67.
O ti i dërguar! Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revalatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.
5:67.
O i Dërguar! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve. Natyrisht që Allahu nuk i udhëzon njerëzit që nuk besojnë.
5:67.
JA ‘EJJUHA ER-RESULU BELLIG MA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKE WE ‘IN LEM TEF’AL FEMA BELLEGTE RISALETEHU WEL-LAHU JA’SIMUKE MINE EN-NASI ‘INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
C
5:68.
Thuaj: "O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti mos u keqëso për popullin që nuk beson.
5:68.
Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Nuk do të keni asgjë në vijë, derisa t’i përmbaheni Teuratit e Ungjillit dhe asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj (Kurani). Ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt, do t’ua shtojë shumicës së tyre mosbindjen dhe mohimin. Por ti mos u hidhëro për mohuesit.
5:68.
KUL JA ‘EHLEL-KITABI LESTUM ‘ALA SHEJ’IN HETTA TUKIMUT-TEWRETE WEL-’INXHILE WE MA ‘UNZILE ‘ILEJKUM MIN RABBIKUM WE LEJEZIDENNE KETHIRAN MINHUM MA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKE TUGJANÆN WE KUFRÆN FELA TE’SE ‘ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C
5:69.
S'ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht), e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre që besuan, prej jehudive, prej sabiinëve (të krishterë që i adhurojnë yjet), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që ta kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin).
5:69.
Ata që besojnë (në Kuran), hebrenjtë, të krishterët dhe sabinët - kushdo prej tyre që beson Allahun dhe Ditën e Fundit (sipas Kuranit) dhe bën vepra të mira (sipas Islamit), nuk do të frikësohet dhe as që do të dëshpërohet.
5:69.
‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WEL-LEDHINE HADU WE ES-SABI’UNE WE EN-NESARA MEN ‘AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE ‘AMILE SALIHEN FELA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C
5:70.
Ne patëm marrë besë prej beni israilëve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën.
5:70.
Ne bëmë besëlidhje me bijtë e IzrElit dhe u çuam të dërguar. Por, sa herë që u vinte ndonjë i dërguar me porosi që s’ua donte shpirti, ose e mohonin, ose e vrisnin.
5:70.
LEKAD ‘EHADHNA MITHAKA BENI ‘ISRA’ILE WE ‘ERSELNA ‘ILEJHIM RUSULEN KULLEMA XHA’EHUM RESULUN BIMA LA TEHWA ‘ENFUSUHUM FERIKAN KEDHDHEBU WE FERIKÆN JEKTULUNE
C
5:71.
Ata menduan se nuk do të kenë telashe (që i mbytën pejgamberët), mirëpo ashtu u verbuan (nga rruga e drejtë) dhe u shurdhuan (nga e vërteta). Pastaj (pasi i zuri belaja) All-llahu u pranoi pendimin. Mirëpo, më vonë shumë prej tyre mbetën të verbër e të shurdhër. All-llahu di për atë që punuan.
5:71.
Ata mendonin se nuk do t’i gjente kurrfarë dënimi, prandaj ngelën të verbër dhe të shurdhët. Pastaj, Allahu ua pranoi pendimin, por përsëri shumë nga ata u bënë të verbër dhe të shurdhër (ndaj së vërtetës); Allahu e sheh mirë se çfarë bëjnë ata.
5:71.
WE HESIBU ‘ELLA TEKUNE FITNETUN FE’AMU WE SEMMU THUMME TABEL-LAHU ‘ALEJHIM THUMME ‘AMU WE SEMMU KETHIRUN MINHUM WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA’MELUNE
C
5:72.
Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai), tha: "O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
5:72.
Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!”, sepse vetë Mesihu ka thënë: “O bijtë e IzrElit, adhuroni Allahun, që është Zoti im dhe Zoti juaj! Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.
5:72.
LEKAD KEFEREL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE HUWEL-MESIHU EBNU MERJEME WE KALEL-MESIHU JA BENI ‘ISRA’ILE A’BUDU ELLAHE RABBI WE REBBEKUM ‘INNEHU MEN JUSHRIK BILLAHI FEKAD HERREMEL-LAHU ‘ALEJHIL-XHENNETE WE ME’WAHU EN-NARU WE MA LILDHDHALIMINE MIN ‘ENSARIN
C
5:73.
Gjithashtu bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: "All-llahu është i treti i treve". S'ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t'i kapë dënim i dhembshëm ata që nuk besuan prej tyre.
5:73.
Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është njëri prej Trinisë!” Nuk ka veçse një Zot të Vetëm të vërtetë! Nëse nuk heqin dorë nga ato që thonë, patjetër që jobesimtarët nga mesi i tyre do t’i godasë një dënim i dhembshëm.
5:73.
LEKAD KEFEREL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE THALITHU THELATHETIN WE MA MIN ‘ILEHIN ‘ILLA ‘ILEHUN WAHIDUN WE ‘IN LEM JENTEHU ‘AMMA JEKULUNE LEJEMESSENNEL-LEDHINE KEFERU MINHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C
5:74.
E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshirues?
5:74.
Përse ata nuk kthehen me pendesë tek Allahu e t’i kërkojnë falje Atij?! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë!
5:74.
‘EFELA JETUBUNE ‘ILA ELLAHI WE JESTEGFIRUNEHU WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
5:75.
Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnë shpinën të vërtetës!
5:75.
Mesihu, i biri i Merjemes, është vetëm një i dërguar. Edhe para tij kanë kaluar të dërguar. Nëna e tij përherë ka qenë e drejtë. Që të dy, hanin ushqim. Shiko si ua shpjegojmë atyre shpalljet tona dhe shih si largohen nga e Vërteta!
5:75.
MAL-MESIHU EBNU MERJEME ‘ILLA RESULUN KAD HALET MIN KABLIHI ER-RUSULU WE ‘UMMUHU SIDDIKATUN KANA JE’KULANIT-TA’AME ENDHUR KEJFE NUBEJJINU LEHUMUL-’AJATI THUMME ENDHUR ‘ENNA JU’UFEKUNE
C
5:76.
Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund t'ju sjellë as dëm e as dobi? All-llahu është që dëgjon (ç'thoni) që di (ç'veproni).
5:76.
Thuaju (o Muhamed): “Si mundet vallë, që ju adhuroni në vend të Allahut, atë që nuk është në gjendje t’ju sjellë as dëm e as dobi, ndërkohë që Allahu dëgjon dhe di çdo gjë?!”.
5:76.
KUL ‘ETA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JEMLIKU LEKUM DERREN WE LA NEF’AN WEL-LAHU HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
C
5:77.
Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë".
5:77.
Thuaj: “O ithtarët e Librit! Mos i shkelni kufijtë e së vërtetës në besimin tuaj dhe mos ndiqni dëshirat e një populli, që gaboi më parë, nxori prej udhës së drejtë shumë njerëz dhe vetë u shmang nga udha e drejtë”.
5:77.
KUL JA ‘EHLEL-KITABI LA TEGLU FI DINIKUM GAJREL-HEKKI WE LA TETTEBI’U ‘EHWA’E KAWMIN KAD DELLU MIN KABLU WE ‘EDELLU KETHIREN WE DELLU ‘AN SEWA’I ES-SEBILI
C
5:78.
Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan.
5:78.
Ata izrElitë që ishin mohues, u mallkuan me gjuhën e Dautit dhe të Isait, të birit të Merjemes, për shkak se kundërshtonin, shkelnin çdo kufi
5:78.
LU’INEL-LEDHINE KEFERU MIN BENI ‘ISRA’ILE ‘ALA LISANI DAWUDE WE ‘ISA EBNI MERJEME DHALIKE BIMA ‘ASEW WE KANU JA’TEDUNE
C
5:79.
Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.
5:79.
dhe nuk e ndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata!
5:79.
KANU LA JETENAHEWNE ‘AN MUNKERIN FE’ALUHU LEBI’SE MA KANU JEF’ALUNE
C
5:80.
I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgatitën vetes së tyre, ngase All-llahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata përjetë janë në azab (në vuajtje të dënimit).
5:80.
Ti e sheh se shumë prej tyre miqësohen me jobesimtarët. Me të vërtetë, e keqe është ajo që i përgatisin ata vetes: që Allahu të zemërohet me ta dhe të mbesin në dënim përjetësisht.
5:80.
TERA KETHIREN MINHUM JETEWELLEWNEL-LEDHINE KEFERU LEBI’SE MA KADDEMET LEHUM ‘ENFUSUHUM ‘EN SEHITEL-LAHU ‘ALEJHIM WE FIL-’ADHABI HUM HALIDUNE
C
5:81.
Sikur të ishin ata që vërtet e besojnë All-llahun, pejgamberin dhe atë që i zbriti atij, nuk do t'i zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica prej tyre janë fasika (mëkatarë).
5:81.
Sikur ata t’i besonin Allahut, të Dërguarit dhe asaj që i është shpallur atij, nuk do t’i merrnin jobesimtarët për miq. Por, shumica prej tyre janë të pabindur.
5:81.
WE LEW KANU JU’UMINUNE BILLAHI WE EN-NEBIJI WE MA ‘UNZILE ‘ILEJHI MA ETTEHADHUHUM ‘EWLIJA’E WE LEKINNE KETHIREN MINHUM FASIKUNE
C
5:82.
Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: "Ne jemi nesara-krishterë". Këtë ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.
5:82.
Me siguri do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët dhe se miqtë më të afërt të tyre janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”. Kjo për shkak se ndër ta ka priftërinj (të dhënë mbas dijes) e murgj (të përkushtuar ndaj adhurimit) dhe se ata nuk janë kryelartë (ndaj së vërtetës).
5:82.
LETEXHIDENNE ‘ESHEDDE EN-NASI ‘ADAWETEN LILLEDHINE ‘AMENUL-JEHUDE WEL-LEDHINE ‘ESHREKU WE LETEXHIDENNE ‘EKREBEHUM MEWEDDETEN LILLEDHINE ‘AMENUL-LEDHINE KALU ‘INNA NESARA DHALIKE BI’ENNE MINHUM KISSISINE WE RUHBANEN WE ‘ENNEHUM LA JESTEKBIRUNE
C
5:83.
Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur'anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: "Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër umetin e Muhammedit).
5:83.
Kur dëgjojnë për atë (Kuranin) që i është zbritur të Dërguarit, i sheh se si u rrjedhin lotët nga sytë, për shkak të së vërtetës që kuptuan. Ata thonë: “O Zoti ynë! Ne besojmë, prandaj na llogarit ndër dëshmitarët e Tu!
5:83.
WE ‘IDHA SEMI’U MA ‘UNZILE ‘ILA ER-RESULI TERA ‘A’JUNEHUM TEFIDU MINE ED-DEM’I MIMMA ‘AREFU MINEL-HEKKI JEKULUNE REBBENA ‘AMENNA FAKTUBNA ME’A ESH-SHAHIDINE
C
5:84.
(dhe thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhennet) së bashku me njerëzit e mirë.
5:84.
E përse të mos besojmë Allahun dhe të Vërtetën, që na ka ardhur, kur shpresojmë se edhe neve Zoti Ynë do të na çojë me njerëzit e mirë?!”
5:84.
WE MA LENA LA NU’UMINU BILLAHI WE MA XHA’ENA MINEL-HEKKI WE NETMA’U ‘EN JUDHILENA REBBUNA ME’AL-KAWMI ES-SALIHINE
C
5:85.
Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.
5:85.
Për fjalët e tyre, Allahu do t’i shpërblejë me kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është shpërblimi i punëmirëve.
5:85.
FE’ETHABEHUMU ELLAHU BIMA KALU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA WE DHELIKE XHEZA’UL-MUHSININE
C
5:86.
Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, janë banues të zjarrit.
5:86.
Ndërsa ata që mohuan dhe i përgënjeshtruan shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit.
5:86.
WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI’AJATINA ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHEHIMI
C
5:87.
O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi All-llahu (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).
5:87.
O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes gjërat e mira, të cilat Allahu jua ka lejuar dhe mos e kaloni kufirin! Vërtet, Allahu nuk i do ata që e kapërcejnë kufirin.
5:87.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TUHERRIMU TEJJIBATI MA ‘EHELLEL-LAHU LEKUM WE LA TA’TEDU ‘INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-MU’TEDINE
C
5:88.
Hani nga ajo që All-llahu ju furnizoi si hallall të mirë dhe, duke qenë se ju All-llahut i besoni, ruajuni dënimit të Tij!
5:88.
Hani nga ato gjëra të lejuara e të mira që ju ka dhënë Allahu! Frikësojuni Allahut, të Cilit ju i keni besuar!
5:88.
WE KULU MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU HELALEN TEJJIBAN WE ETTEKU ELLAHEL-LEDHI ‘ENTUM BIHI MU’UMINUNE
C
5:89.
All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t'i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu All-llahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që të jeni mirënjohës.
5:89.
Allahu nuk ju ndëshkon për betimin që e bëni pa qëllim, por ju ndëshkon për betimin e bërë me qëllim. Larja e gjynahut për thyerjen e betimit është: ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit të familjes suaj ose t’i vishni ata, ose të lironi një skllav. Ai që nuk gjen mundësi për këto, le të agjërojë tri ditë. Kjo është shlyerja për thyerjen e betimeve tuaja, nëse betoheni. Mbani betimet tuaja! Kështu jua shpjegon Allahu Fjalët dhe ligjet e Veta, që të jeni mirënjohës.
5:89.
LA JU’UAHIDHUKUMU ELLAHU BIL-LEGWI FI ‘EJMANIKUM WE LEKIN JU’UAHIDHUKUM BIMA ‘AKKADTUMUL-’IMANE FEKEFFARETUHU ‘IT’AMU ‘ASHERETI MESAKINE MIN ‘EWSETI MA TUT’IMUNE ‘EHLIKUM ‘EW KISWETUHUM ‘EW TEHRIRU REKABETIN FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU THELATHETI ‘EJJAMIN DHALIKE KEFFARETU ‘EJMANIKUM ‘IDHA HELEFTUM WE EHFEDHU ‘EJMANEKUM KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM ‘AJATIHI LE’ALLEKUM TESHKURUNE
C
5:90.
O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
5:90.
O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!
5:90.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘INNEMAL-HAMRU WEL-MEJSIRU WEL-’ENSABU WEL-’EZLAMU RIXHSUN MIN ‘AMELI ESH-SHEJTANI FAXHTENIBUHU LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
C
5:91.
Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
5:91.
Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?
5:91.
‘INNEMA JURIDU ESH-SHEJTANU ‘EN JUKI’A BEJNEKUMUL-’ADAWETE WEL-BEGDA’E FIL-HAMRI WEL-MEJSIRI WE JESUDDEKUM ‘AN DHIKRI ELLAHI WE ‘ANI ES-SELETI FEHEL ‘ENTUM MUNTEHUNE
C
5:92.
Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë.
5:92.
Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! Kujdes! Nëse nuk ia vini veshin, ta dini se i Dërguari ka për detyrë vetëm të përçojë shpalljen e qartë!
5:92.
WE ‘ETI’U ELLAHE WE ‘ETI’U ER-RESULE WE EHDHERU FE’IN TEWELLEJTUM FA’LEMU ‘ENNEMA ‘ALA RESULINAL-BELAGUL-MUBINU
C
5:93.
Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) derisa ata ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar) dhe besojnë e pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
5:93.
Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira për atë që kanë ngrënë, për sa kohë që ata ruhen (nga të ndaluarat), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e sërish ruhen dhe besojnë e vazhdimisht ruhen dhe bëjnë vepra të mira. Allahu i do punëmirët.
5:93.
LEJSE ‘ALEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI XHUNAHUN FIMA TA’IMU ‘IDHA MA ETTEKAW WE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI THUMME ETTEKAW WE ‘AMENU THUMME ETTEKAW WE ‘EHSENU WEL-LAHU JUHIBBUL-MUHSININE
C
5:94.
O ju që besuat, All-llahu do t'ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose shigjetat tuaja, për t'u dalluar te All-llahu ai që i frikësohet Atij në heshtje (në bazë besimi). E kush i shkel (dispozitat) pas këtij (sqarimi), ai ka dënim të dhembshëm.
5:94.
O besimtarë! Allahu do t’ju provojë me ndalim nga një gjueti që e arrijnë duart dhe shigjetat tuaja, që Allahu ta njohë atë që i frikësohet Atij, kur askush nuk e sheh. E, kushdo që ta kalojë kufirin, për të ka dënim pikëllues.
5:94.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LEJEBLUWENNEKUMU ELLAHU BISHEJ’IN MINE ES-SEJDI TENALUHU ‘EJDIKUM WE RIMAHUKUM LIJA’LEMEL-LAHU MEN JEHAFUHU BIL-GAJBI FEMENI A’TEDA BA’DE DHALIKE FELEHU ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C
5:95.
O ju që besuat, mos e mbytni gjahun duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëllim, atëherë dënimi është therrorizimi i një kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që e ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke e bërë atë kurban për Qabe, ose (dënimi është) duke ushqyer të varfër, ose sa ai (ushqimi), agjërim, këtë për ta shijuar të keqen e punës së tij. All-llahu ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) All-llahu edënon ashpër. All-llahu mbizotëron (çështjet), hakmerret (me dënim).
5:95.
O besimtarë! Mos gjuani, duke qenë në Ihram! Kushdo që e vret gjahun me paramendim, për dënim duhet të therë si kurban në Qabe, një kafshë shtëpiake të ngjashme me kafshën e gjuajtur, sipas vlerësimit të dy njerëzve të drejtë midis jush; ose të ushqejë disa të varfër për të larë gjynahun; ose të agjërojë në atë masë, që ta ndiejë ndëshkimin për gjynahun e bërë. Allahu e fal atë që ka kaluar (para ndalimit). Ndërsa atë që vepron pas ndalimit, Allahu do ta ndëshkojë. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.
5:95.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TEKTULU ES-SEJDE WE ‘ENTUM HURUMUN WE MEN KATELEHU MINKUM MUTE’AMMIDEN FEXHEZA’UN MITHLU MA KATELE MINE EN-NE’AMI JEHKUMU BIHI DHEWA ‘ADLIN MINKUM HEDJAN BALIGAL-KA’BETI ‘EW KEFFARETUN TA’AMU MESAKINE ‘EW ‘ADLU DHALIKE SIJAMÆN LIJEDHUKA WEBALE ‘EMRIHI ‘AFALLAHU ‘AMMA SELEFE WE MEN ‘ADE FEJENTEKIMU ELLAHU MINHU WEL-LAHU ‘AZIZUN DHU ENTIKAMIN
C
5:96.
Gjahu dhe ushqimi në det u është lejuar, si përjetim për ju dhe për udhëtarët, kurse gjahu tokësor u është ndaluar sa të jeni në ihram. Kini dro All-llahun, te i cili do të tuboheni!
5:96.
Ju është lejuar gjuetia e detit dhe çdo ushqim nga deti është për t’u kënaqur ju dhe udhëtarët, por ju është ndaluar gjuetia e tokës, deri sa të gjendeni në Ihram. Kijeni frikë Allahun, para të Cilit do të tuboheni!
5:96.
‘UHILLE LEKUM SEJDUL-BEHRI WE TA’AMUHU META’EN LEKUM WE LILSSEJJARETI WE HURRIME ‘ALEJKUM SEJDUL-BERRI MA DUMTUM HURUMAN WE ETTEKU ELLAHEL-LEDHI ‘ILEJHI TUHSHERUNE
C
5:97.
All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështje të fesë e të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini se All-llahu e di ç'ka ka në qiej dhe ç'ka ka në tokë dhe se All-llahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën e njerëzve).
5:97.
Allahu e ka bërë Shtëpinë e Shenjtë të Qabesë, muajin e shenjtë, kurbanin dhe shenjat e tyre vlera të përhershme për njerëzimin, në mënyrë që ju ta dini se Allahu di gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë dhe se Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
5:97.
XHE’ALEL-LAHUL-KA’BETEL-BEJTEL-HERAME KIJAMEN LILNNASI WE ESH-SHEHREL-HERAME WEL-HEDJE WEL-KALA’IDE DHALIKE LITA’LEMU ‘ENNEL-LAHE JA’LEMU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE ‘ENNEL-LAHE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN
C
5:98.
Dijeni se All-llahu është ndëshkues i rreptë, dhe dijeni se All-llahu është dhurues, është mëshirues.
5:98.
Ta dini se Allahu është i Ashpër në ndëshkim, por njëkohësisht është edhe Falës e Mëshirëplotë.
5:98.
A’LEMU ‘ENNEL-LAHE SHEDIDUL-’IKABI WE ‘ENNEL-LAHE GAFURUN REHIMUN
C
5:99.
I dërguari nuk ka tjetër obligim vetëm të kumtojë (shpalljen); All-llahu di ç'publikoni dhe ç'mbani fshehtë.
5:99.
I Dërguari ka për detyrë vetëm t’ju kumtojë Shpalljen. Por Allahu e di çfarë bëni haptazi e çfarë fshehurazi.
5:99.
MA ‘ALA ER-RESULI ‘ILLAL-BELAGU WEL-LAHU JA’LEMU MA TUBDUNE WE MA TEKTUMUNE
C
5:100.
Thuaj: "Nuk është e njëjtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë All-llahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni.
5:100.
Thuaju: “Nuk barazohet e keqja me të mirën, edhe sikur të të habisë bollëku i së keqes. Prandaj kijeni frikë Allahun, o njerëz me intelekt, me qëllim që të shpëtoni”.
5:100.
KUL LA JESTEWIL-HABITHU WET-TEJJIBU WE LEW ‘A’XHEBEKE KETHRETUL-HABITHI FE ETTEKU ELLAHE JA ‘ULIL-’ELBABI LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
C
5:101.
O ju që besuat, mos pyetni për sende që nëse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbritej Kur'ani, do t'ju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). All-llahu u fali atë (pyetjet që i bëtë më herët); All-llahu falë shumë, është i butë.
5:101.
O besimtarë! Mos pyesni për gjëra, që, sikur t’ju thuheshin haptazi, nuk do t’ju pëlqenin e, nëse do të pyesnit për to kur ju shpallet Kurani, do t’ju bëheshin të qarta. Allahu jua ka falur kërshërinë. Se Allahu është Falës dhe i Butë.
5:101.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TES’ELU ‘AN ‘ESHJA’E ‘IN TUBDE LEKUM TESU’UKUM WE ‘IN TES’ELU ‘ANHA HINE JUNEZZELUL-KUR’ANU TUBDE LEKUM ‘AFALLAHU ‘ANHA WEL-LAHU GAFURUN HELIMUN
C
5:102.
Një popull që ishte para jush pat bërë aso pyetjesh, e pastaj (nuk i zbatoi) u bë mohues i tyre.
5:102.
Disa njerëz i kanë bërë pyetje të tilla para jush e pastaj u bënë jobesimtarë.
5:102.
KAD SE’ELEHA KAWMUN MIN KABLIKUM THUMME ‘ESBEHU BIHA KAFIRINE
C
5:103.
All-llahu nuk emëroi (për të shenjtë) Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën, por ata që nuk besuan trillojnë rrenë për All-llahun, (duke thënë se All-llahu i përcaktoi) dhe shumica e tyre nuk e kuptojnë (se janë duke shpifur),
5:103.
Allahu nuk e përligj as Behirën, as Saibën, as Vesilën, as Hamin. Por femohuesit trillojnë gënjeshtra për Allahun! Shumica syresh nuk kanë mend.
5:103.
MA XHE’ALEL-LAHU MIN BEHIRETIN WE LA SA’IBETIN WE LA WESILETIN WE LA HAMIN WE LEKINNEL-LEDHINE KEFERU JEFTERUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE ‘EKTHERUHUM LA JA’KILUNE
C
5:104.
E kur u thuhet atyre: "Ejani te ajo që e zbriti All-llahu dhe te (çka thotë) i dërguari, ata thonë: "Na mjafton ajo që i gjetëm prindërit tanë", (a mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishin që nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë.
5:104.
Kur u thuhet: “Ejani në atë që ka zbritur Allahu dhe ejani te i Dërguari”! ata thonë: “Neve na mjafton rruga që kemi gjetur nga etërit tanë”. Edhe pse etërit e tyre nuk kanë ditur asgjë e as nuk kanë qenë në udhën e vërtetë?!
5:104.
WE ‘IDHA KILE LEHUM TA’ALEW ‘ILA MA ‘ENZELEL-LAHU WE ‘ILA ER-RESULI KALU HESBUNA MA WEXHEDNA ‘ALEJHI ‘ABA’ENA ‘EWELEW KANE ‘ABA’UUHUM LA JA’LEMUNE SHEJ’EN WE LA JEHTEDUNE
C
5:105.
O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat.
5:105.
O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar.
5:105.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘ALEJKUM ‘ENFUSEKUM LA JEDURRUKUM MEN DELLE ‘IDHA EHTEDEJTUM ‘ILA ELLAHI MERXHI’UKUM XHEMI’EN FEJUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM TA’MELUNE
C
5:106.
O ju që besuat, dëshmimi me rastin e atij që lë testament (vasijjet) kur i është afruar ndonjërit prej jush vdekja, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose dy të tjerë pos jush, nëse jeni në udhëtim (në rrugë e s'keni të afërm) dhe ju gjen telashja e vdekjes. E nëse dyshoni (në dëshminë e tyre) i ndalni ata të dy pas namazit (të iqindisë) dhe ata betohen në All-llahun: "Ne nuk e japim betimin në All-llahun për asgjë edhe sikur të jetë (ai për të cilin betohemi) i afërm dhe nuk e fshehim dëshminë e (porositur prej) All-llahut, pse atëherë ne do të jemi mëkatarë!"
5:106.
O besimtarë! Kur t’ju afrohet vdekja, me rastin e lënies së testamentit, le të dëshmojnë dy të ndershëm prej jush ose dy të tjerë që nuk janë prej jush, nëse fatkeqësia e vdekjes ju zë ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër botë. Mbajini ata pas namazit dhe, nëse dyshoni në ndershmërinë e tyre, le të betohen në Allahun (duke thënë): “Ne nuk do ta shesim betimin me kurrfarë çmimi edhe nëse është fjala për çfarëdo të afërmi dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim, sepse, atëherë do të ishim vërtet keqbërës”.
5:106.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU SHEHADETU BEJNIKUM ‘IDHA HEDERE ‘EHEDEKUMUL-MEWTU HINEL-WESIJETI ETHNANI DHEWA ‘ADLIN MINKUM ‘EW ‘AHARANI MIN GAJRIKUM ‘IN ‘ENTUM DEREBTUM FIL-’ERDI FE’ESABETKUM MUSIBETUL-MEWTI TEHBISUNEHUMA MIN BA’DI ES-SELETI FEJUKSIMANI BILLAHI ‘INI ERTEBTUM LA NESHTERI BIHI THEMENAN WE LEW KANE DHA KURBA WE LA NEKTUMU SHEHADETEL-LAHI ‘INNA ‘IDHÆN LEMINEL-’ATHIMINE
C
5:107.
E nëse dihet se ata të dy kanë merituar mëkat (kanë gënjyer), atëherë në vend të tyre merren dy të tjerë prej atyre që kanë më meritë (meritë trashëgimi) dhe ata të dy betohen në All-llahun: "Dëshmimi ynë është më i drejtë nga dëshmimi i atyre (dy të parëve), dhe ne nuk e tejkaluam (drejtësinë), pse atëherë do të ishim nga mizorët!"
5:107.
Nëse më pas zbulohet se këta dy dëshmues kanë bërë gjynah, atëherë le të zëvendësohen nga dy të tjerë prej atyre që këta u kanë bërë padrejtësi! Pastaj, dy dëshmitarët e fundit le të betohen në Allahun (duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e tyre. Ne nuk gënjejmë, sepse përndryshe do të ishim keqbërës”.
5:107.
FE’IN ‘UTHIRE ‘ALA ‘ENNEHUMA ESTEHEKKA ‘ITHMEN FE’AHARANI JEKUMANI MEKAMEHUMA MINEL-LEDHINE ESTEHEKKA ‘ALEJHIMUL-’EWLEJANI FEJUKSIMANI BILLAHI LESHEHADETUNA ‘EHEKKU MIN SHEHADETIHIMA WE MA A’TEDEJNA ‘INNA ‘IDHAN LEMINE EDH-DHALIMINE
C
5:108.
Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit) ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen (dëshmitarët trashëgimtarë) se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.
5:108.
Kështu është më e lehtë që ata të bëjnë dëshminë e tyre të saktë ose të frikësohen nëse betimet e tyre do të dalin në kundërshtim me betime të tjera. Frikësojuni Allahut dhe dëgjojeni! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit ngatërrestarë.
5:108.
DHALIKE ‘EDNA ‘EN JE’TU BISH-SHEHADETI ‘ALA WEXHHIHA ‘EW JEHAFU ‘EN TUREDDE ‘EJMANUN BA’DE ‘EJMANIHIM WE ETTEKU ELLAHE WE ESMA’U WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C
5:109.
(Përkujtojeni o njerëz) Ditën kur All-llahu i tubon të dërguarit e u thotë: "Çfarë përgjigje (popujt) u dhanë juve?" Ata (pejgamberët) thonë: "Ne nuk dimë, vërtet Ti je që i di të gjitha të fshehtat!"
5:109.
Një ditë Allahu do t’i tubojë të dërguarit e do t’u thotë: “Si ju janë përgjigjur?” Ata do të thonë: “Ne s’kemi dijeni; vetëm Ti i di të gjitha fshehtësitë”.
5:109.
JEWME JEXHMA’U ELLAHU ER-RUSULE FEJEKULU MADHA ‘UXHIBTUM KALU LA ‘ILME LENA ‘INNEKE ‘ENTE ‘ALLAMUL-GUJUBI
C
5:110.
All-llahu (atë ditë) i thotë: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: "Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!"
5:110.
Allahu do të thotë: “O Isa, i biri Merjemes, kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës sate: se si të forcova ty me Shpirtin e Shenjtë (Xhebrailin), kështu që ti u predikoje njerëzve, kur ishe foshnjë në djep dhe i rritur; se si të mësova Librin dhe Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin; se si me vullnetin Tim krijoje një figurë shpendi prej balte, pastaj fryje në të dhe ajo bëhej zog me vullnetin Tim; se si me vullnetin Tim i shëroje të lindurit të verbër e të lebrosurit; se si me vullnetin Tim i ngjallje të vdekurit; se si i pengova sulmet e izrElitëve kundër teje, atëherë kur iu solle atyre prova të qarta e mohuesit në radhët e tyre thanë: “Kjo është vetëm magji e kulluar!”;
5:110.
‘IDH KALEL-LAHU JA ‘ISA EBNE MERJEME EDHKUR NI’METI ‘ALEJKE WE ‘ALA WE E-DETIKE ‘IDH ‘EJJEDTTUKE BIRUHIL-KUDUSI TUKELLIMU EN-NASE FIL-MEHDI WE KEHLEN WE ‘IDH ‘ALLEMTUKEL-KITABE WEL-HIKMETE WET-TEWRATE WEL-’INXHILE WE ‘IDH TEHLUKU MINET-TINI KEHEJ’ETIT-TEJRI BI’IDHNI FETENFUHU FIHA FETEKUNU TEJRÆN BI’IDHNI WE TUBRI’UL-’EKMEHE WEL-’EBRESE BI’IDHNI WE ‘IDH TUHRIXHUL-MEWTA BI’IDHNI WE ‘IDH KEFEFTU BENI ‘ISRA’ILE ‘ANKE ‘IDH XHI’TEHUM BIL-BEJJINATI FEKALEL-LEDHINE KEFERU MINHUM ‘IN HADHA ‘ILLA SIHRUN MUBINUN
C
5:111.
Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): "Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!" E ata thanë: "Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanë".
5:111.
dhe se si kur i urdhërova dishepujt: “Besomëni Mua dhe të Dërguarit Tim!” - ata u përgjigjën: “Ne besojmë, prandaj dëshmo se Ty të jemi dorëzuar!”
5:111.
WE ‘IDH ‘EWHEJTU ‘ILAL-HEWARIJINE ‘EN ‘AMINU BI WE BIRESULI KALU ‘AMENNA WE ESH/HED BI’ENNENA MUSLIMUNE
C
5:112.
Dhe (përkujto) kur Havarijjunët thanë: "O Isa, bir i Merjemes, Zoti yt a mund të na zbresë një tryezë nga qielli?" (Isai) tha: "Kini frikë All-llahun nëse jeni besimtarë!"
5:112.
Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, i biri i Merjemes, a mundet Zoti yt të na zbresë një sofër prej qielli?” Ai tha: “Kini frikë Allahun, nëse jeni besimtarë të vërtetë!”
5:112.
‘IDH KALEL-HEWARIJUNE JA ‘ISA EBNE MERJEME HEL JESTETI’U REBBUKE ‘EN JUNEZZILE ‘ALEJNA MA’IDETEN MINE ES-SEMA’I KALE ETTEKU ELLAHE ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C
5:113.
(Ata) Thanë: "Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!"
5:113.
“Ne dëshirojmë të hamë nga ajo – thanë ata –, me qëllim që të na qetësohen zemrat dhe ta dimë se na ke thënë të vërtetën dhe për atë të jemi dëshmitarë”.
5:113.
KALU NURIDU ‘EN NE’KULE MINHA WE TETME’INNE KULUBUNA WE NA’LEME ‘EN KAD SEDEKTENA WE NEKUNE ‘ALEJHA MINE ESH-SHAHIDINE
C
5:114.
Isai, bir i Merjemes, tha: "O All-llah, Zoti ynë, zbritna nga qielli një tryezë, të na jetë festë (gëzim) për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të jetë argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi më i mirë!"
5:114.
“O Allah, o Zoti ynë! – tha Isai, i biri i Merjemes – Zbritna një sofër nga qielli, që të jetë festë për ne, për të parin dhe të fundmin tonë dhe të jetë mrekulli prej Teje dhe na jep mirësi, se Ti je Dhuruesi më i mirë!”
5:114.
KALE ‘ISA EBNU MERJEMEL-LEHUMME REBBENA ‘ENZIL ‘ALEJNA MA’IDETEN MINE ES-SEMA’I TEKUNU LENA ‘IDEN LI’WWELINA WE ‘AHIRINA WE ‘AJETEN MINKE WE ERZUKNA WE ‘ENTE HAJRU ER-RAZIKINE
C
5:115.
All-llahu tha: "Unë atë ua zbres, e kush prej jush mohon pastaj, Unë atë e dënoj me një dënim që nuk e dënoj asnjë nga njerëzit".
5:115.
Allahu u përgjigj: “Unë do t’jua zbres sofrën. Por cilindo nga ju që nuk beson pas kësaj, do ta dënoj ashtu siç nuk kam dënuar askënd në botë”.
5:115.
KALEL-LAHU ‘INNI MUNEZZILUHA ‘ALEJKUM FEMEN JEKFUR BA’DU MINKUM FE’INNI ‘U’ADHDHIBUHU ‘ADHABEN LA ‘U’ADHDHIBUHU ‘EHEDAN MINEL-’ALEMINE
C
5:116.
Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!"
5:116.
Pastaj Allahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): “O Isa, i biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve: “Adhuromëni mua dhe nënën time si zota krahas Allahut”?! Isai do të thotë: “Qofsh i lartësuar dhe i lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka, për të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, po unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.
5:116.
WE ‘IDH KALEL-LAHU JA ‘ISA EBNE MERJEME ‘E’ENTE KULTE LILNNASI ETTEHIDHUNI WE ‘UMMIJE ‘ILEHEJNI MIN DUNI ELLAHI KALE SUBHANEKE MA JEKUNU LI ‘EN ‘EKULE MA LEJSE LI BIHEKKIN ‘IN KUNTU KULTUHU FEKAD ‘ALIMTEHU TA’LEMU MA FI NEFSI WE LA ‘A’LEMU MA FI NEFSIKE ‘INNEKE ‘ENTE ‘ALLAMUL-GUJUBI
C
5:117.
Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!"
5:117.
Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë.
5:117.
MA KULTU LEHUM ‘ILLA MA ‘EMERTENI BIHI ‘ENI A’BUDU ELLAHE RABBI WE REBBEKUM WE KUNTU ‘ALEJHIM SHEHIDEN MA DUMTU FIHIM FELEMMA TEWEFFEJTENI KUNTE ‘ENTE ER-REKIBE ‘ALEJHIM WE ‘ENTE ‘ALA KULLI SHEJ’IN SHEHIDUN
C
5:118.
Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti.
5:118.
Nëse Ti i dënon ata - robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.
5:118.
‘IN TU’ADHDHIBHUM FE’INNEHUM ‘IBADUKE WE ‘IN TEGFIR LEHUM FE’INNEKE ‘ENTEL-’AZIZUL-HEKIMU
C
5:119.
All-llahu tha: "Kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në to. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh.
5:119.
Allahu thotë: “Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është fitorja e madhe!”
5:119.
KALEL-LAHU HADHA JEWMU JENFA’U ES-SADIKINE SIDKUHUM LEHUM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDEN REDIJEL-LAHU ‘ANHUM WE REDU ‘ANHU DHALIKEL-FEWZUL-’ADHIMU
C
5:120.
Vetëm i All-llahut është sundimi ndaj qiejve e tokës dhe çka ka në to. Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
5:120.
Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe gjithçka që ato përmbajnë. Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
5:120.
LILLAHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA FIHINNE WE HUWE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN