Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 5:76. Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund t'ju sjellë as dëm e as dobi? All-llahu është që dëgjon (ç'thoni) që di (ç'veproni).
5:76. Thuaju (o Muhamed): “Si mundet vallë, që ju adhuroni në vend të Allahut, atë që nuk është në gjendje t’ju sjellë as dëm e as dobi, ndërkohë që Allahu dëgjon dhe di çdo gjë?!”.
5:76. KUL ‘ETA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JEMLIKU LEKUM DERREN WE LA NEF’AN WEL-LAHU HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
C 5:77. Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë".
5:77. Thuaj: “O ithtarët e Librit! Mos i shkelni kufijtë e së vërtetës në besimin tuaj dhe mos ndiqni dëshirat e një populli, që gaboi më parë, nxori prej udhës së drejtë shumë njerëz dhe vetë u shmang nga udha e drejtë”.
5:77. KUL JA ‘EHLEL-KITABI LA TEGLU FI DINIKUM GAJREL-HEKKI WE LA TETTEBI’U ‘EHWA’E KAWMIN KAD DELLU MIN KABLU WE ‘EDELLU KETHIREN WE DELLU ‘AN SEWA’I ES-SEBILI
C 5:78. Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan.
5:78. Ata izrElitë që ishin mohues, u mallkuan me gjuhën e Dautit dhe të Isait, të birit të Merjemes, për shkak se kundërshtonin, shkelnin çdo kufi
5:78. LU’INEL-LEDHINE KEFERU MIN BENI ‘ISRA’ILE ‘ALA LISANI DAWUDE WE ‘ISA EBNI MERJEME DHALIKE BIMA ‘ASEW WE KANU JA’TEDUNE
C 5:79. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.
5:79. dhe nuk e ndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata!
5:79. KANU LA JETENAHEWNE ‘AN MUNKERIN FE’ALUHU LEBI’SE MA KANU JEF’ALUNE
C 5:80. I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgatitën vetes së tyre, ngase All-llahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata përjetë janë në azab (në vuajtje të dënimit).
5:80. Ti e sheh se shumë prej tyre miqësohen me jobesimtarët. Me të vërtetë, e keqe është ajo që i përgatisin ata vetes: që Allahu të zemërohet me ta dhe të mbesin në dënim përjetësisht.
5:80. TERA KETHIREN MINHUM JETEWELLEWNEL-LEDHINE KEFERU LEBI’SE MA KADDEMET LEHUM ‘ENFUSUHUM ‘EN SEHITEL-LAHU ‘ALEJHIM WE FIL-’ADHABI HUM HALIDUNE
C 5:81. Sikur të ishin ata që vërtet e besojnë All-llahun, pejgamberin dhe atë që i zbriti atij, nuk do t'i zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica prej tyre janë fasika (mëkatarë).
5:81. Sikur ata t’i besonin Allahut, të Dërguarit dhe asaj që i është shpallur atij, nuk do t’i merrnin jobesimtarët për miq. Por, shumica prej tyre janë të pabindur.
5:81. WE LEW KANU JU’UMINUNE BILLAHI WE EN-NEBIJI WE MA ‘UNZILE ‘ILEJHI MA ETTEHADHUHUM ‘EWLIJA’E WE LEKINNE KETHIREN MINHUM FASIKUNE
C 5:82. Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: "Ne jemi nesara-krishterë". Këtë ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.
5:82. Me siguri do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët dhe se miqtë më të afërt të tyre janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”. Kjo për shkak se ndër ta ka priftërinj (të dhënë mbas dijes) e murgj (të përkushtuar ndaj adhurimit) dhe se ata nuk janë kryelartë (ndaj së vërtetës).
5:82. LETEXHIDENNE ‘ESHEDDE EN-NASI ‘ADAWETEN LILLEDHINE ‘AMENUL-JEHUDE WEL-LEDHINE ‘ESHREKU WE LETEXHIDENNE ‘EKREBEHUM MEWEDDETEN LILLEDHINE ‘AMENUL-LEDHINE KALU ‘INNA NESARA DHALIKE BI’ENNE MINHUM KISSISINE WE RUHBANEN WE ‘ENNEHUM LA JESTEKBIRUNE
C 5:83. Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur'anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: "Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër umetin e Muhammedit).
5:83. Kur dëgjojnë për atë (Kuranin) që i është zbritur të Dërguarit, i sheh se si u rrjedhin lotët nga sytë, për shkak të së vërtetës që kuptuan. Ata thonë: “O Zoti ynë! Ne besojmë, prandaj na llogarit ndër dëshmitarët e Tu!
5:83. WE ‘IDHA SEMI’U MA ‘UNZILE ‘ILA ER-RESULI TERA ‘A’JUNEHUM TEFIDU MINE ED-DEM’I MIMMA ‘AREFU MINEL-HEKKI JEKULUNE REBBENA ‘AMENNA FAKTUBNA ME’A ESH-SHAHIDINE
C 5:84. (dhe thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhennet) së bashku me njerëzit e mirë.
5:84. E përse të mos besojmë Allahun dhe të Vërtetën, që na ka ardhur, kur shpresojmë se edhe neve Zoti Ynë do të na çojë me njerëzit e mirë?!”
5:84. WE MA LENA LA NU’UMINU BILLAHI WE MA XHA’ENA MINEL-HEKKI WE NETMA’U ‘EN JUDHILENA REBBUNA ME’AL-KAWMI ES-SALIHINE
C 5:85. Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.
5:85. Për fjalët e tyre, Allahu do t’i shpërblejë me kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është shpërblimi i punëmirëve.
5:85. FE’ETHABEHUMU ELLAHU BIMA KALU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA WE DHELIKE XHEZA’UL-MUHSININE
C 5:86. Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, janë banues të zjarrit.
5:86. Ndërsa ata që mohuan dhe i përgënjeshtruan shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit.
5:86. WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI’AJATINA ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHEHIMI