Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 5:108. Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit) ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen (dëshmitarët trashëgimtarë) se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.
5:108. Kështu është më e lehtë që ata të bëjnë dëshminë e tyre të saktë ose të frikësohen nëse betimet e tyre do të dalin në kundërshtim me betime të tjera. Frikësojuni Allahut dhe dëgjojeni! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit ngatërrestarë.
5:108. DHALIKE ‘EDNA ‘EN JE’TU BISH-SHEHADETI ‘ALA WEXHHIHA ‘EW JEHAFU ‘EN TUREDDE ‘EJMANUN BA’DE ‘EJMANIHIM WE ETTEKU ELLAHE WE ESMA’U WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C 5:109. (Përkujtojeni o njerëz) Ditën kur All-llahu i tubon të dërguarit e u thotë: "Çfarë përgjigje (popujt) u dhanë juve?" Ata (pejgamberët) thonë: "Ne nuk dimë, vërtet Ti je që i di të gjitha të fshehtat!"
5:109. Një ditë Allahu do t’i tubojë të dërguarit e do t’u thotë: “Si ju janë përgjigjur?” Ata do të thonë: “Ne s’kemi dijeni; vetëm Ti i di të gjitha fshehtësitë”.
5:109. JEWME JEXHMA’U ELLAHU ER-RUSULE FEJEKULU MADHA ‘UXHIBTUM KALU LA ‘ILME LENA ‘INNEKE ‘ENTE ‘ALLAMUL-GUJUBI
C 5:110. All-llahu (atë ditë) i thotë: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: "Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!"
5:110. Allahu do të thotë: “O Isa, i biri Merjemes, kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës sate: se si të forcova ty me Shpirtin e Shenjtë (Xhebrailin), kështu që ti u predikoje njerëzve, kur ishe foshnjë në djep dhe i rritur; se si të mësova Librin dhe Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin; se si me vullnetin Tim krijoje një figurë shpendi prej balte, pastaj fryje në të dhe ajo bëhej zog me vullnetin Tim; se si me vullnetin Tim i shëroje të lindurit të verbër e të lebrosurit; se si me vullnetin Tim i ngjallje të vdekurit; se si i pengova sulmet e izrElitëve kundër teje, atëherë kur iu solle atyre prova të qarta e mohuesit në radhët e tyre thanë: “Kjo është vetëm magji e kulluar!”;
5:110. ‘IDH KALEL-LAHU JA ‘ISA EBNE MERJEME EDHKUR NI’METI ‘ALEJKE WE ‘ALA WE E-DETIKE ‘IDH ‘EJJEDTTUKE BIRUHIL-KUDUSI TUKELLIMU EN-NASE FIL-MEHDI WE KEHLEN WE ‘IDH ‘ALLEMTUKEL-KITABE WEL-HIKMETE WET-TEWRATE WEL-’INXHILE WE ‘IDH TEHLUKU MINET-TINI KEHEJ’ETIT-TEJRI BI’IDHNI FETENFUHU FIHA FETEKUNU TEJRÆN BI’IDHNI WE TUBRI’UL-’EKMEHE WEL-’EBRESE BI’IDHNI WE ‘IDH TUHRIXHUL-MEWTA BI’IDHNI WE ‘IDH KEFEFTU BENI ‘ISRA’ILE ‘ANKE ‘IDH XHI’TEHUM BIL-BEJJINATI FEKALEL-LEDHINE KEFERU MINHUM ‘IN HADHA ‘ILLA SIHRUN MUBINUN
C 5:111. Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): "Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!" E ata thanë: "Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanë".
5:111. dhe se si kur i urdhërova dishepujt: “Besomëni Mua dhe të Dërguarit Tim!” - ata u përgjigjën: “Ne besojmë, prandaj dëshmo se Ty të jemi dorëzuar!”
5:111. WE ‘IDH ‘EWHEJTU ‘ILAL-HEWARIJINE ‘EN ‘AMINU BI WE BIRESULI KALU ‘AMENNA WE ESH/HED BI’ENNENA MUSLIMUNE
C 5:112. Dhe (përkujto) kur Havarijjunët thanë: "O Isa, bir i Merjemes, Zoti yt a mund të na zbresë një tryezë nga qielli?" (Isai) tha: "Kini frikë All-llahun nëse jeni besimtarë!"
5:112. Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, i biri i Merjemes, a mundet Zoti yt të na zbresë një sofër prej qielli?” Ai tha: “Kini frikë Allahun, nëse jeni besimtarë të vërtetë!”
5:112. ‘IDH KALEL-HEWARIJUNE JA ‘ISA EBNE MERJEME HEL JESTETI’U REBBUKE ‘EN JUNEZZILE ‘ALEJNA MA’IDETEN MINE ES-SEMA’I KALE ETTEKU ELLAHE ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C 5:113. (Ata) Thanë: "Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!"
5:113. “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo – thanë ata –, me qëllim që të na qetësohen zemrat dhe ta dimë se na ke thënë të vërtetën dhe për atë të jemi dëshmitarë”.
5:113. KALU NURIDU ‘EN NE’KULE MINHA WE TETME’INNE KULUBUNA WE NA’LEME ‘EN KAD SEDEKTENA WE NEKUNE ‘ALEJHA MINE ESH-SHAHIDINE
C 5:114. Isai, bir i Merjemes, tha: "O All-llah, Zoti ynë, zbritna nga qielli një tryezë, të na jetë festë (gëzim) për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të jetë argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi më i mirë!"
5:114. “O Allah, o Zoti ynë! – tha Isai, i biri i Merjemes – Zbritna një sofër nga qielli, që të jetë festë për ne, për të parin dhe të fundmin tonë dhe të jetë mrekulli prej Teje dhe na jep mirësi, se Ti je Dhuruesi më i mirë!”
5:114. KALE ‘ISA EBNU MERJEMEL-LEHUMME REBBENA ‘ENZIL ‘ALEJNA MA’IDETEN MINE ES-SEMA’I TEKUNU LENA ‘IDEN LI’WWELINA WE ‘AHIRINA WE ‘AJETEN MINKE WE ERZUKNA WE ‘ENTE HAJRU ER-RAZIKINE
C 5:115. All-llahu tha: "Unë atë ua zbres, e kush prej jush mohon pastaj, Unë atë e dënoj me një dënim që nuk e dënoj asnjë nga njerëzit".
5:115. Allahu u përgjigj: “Unë do t’jua zbres sofrën. Por cilindo nga ju që nuk beson pas kësaj, do ta dënoj ashtu siç nuk kam dënuar askënd në botë”.
5:115. KALEL-LAHU ‘INNI MUNEZZILUHA ‘ALEJKUM FEMEN JEKFUR BA’DU MINKUM FE’INNI ‘U’ADHDHIBUHU ‘ADHABEN LA ‘U’ADHDHIBUHU ‘EHEDAN MINEL-’ALEMINE
C 5:116. Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!"
5:116. Pastaj Allahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): “O Isa, i biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve: “Adhuromëni mua dhe nënën time si zota krahas Allahut”?! Isai do të thotë: “Qofsh i lartësuar dhe i lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka, për të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, po unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.
5:116. WE ‘IDH KALEL-LAHU JA ‘ISA EBNE MERJEME ‘E’ENTE KULTE LILNNASI ETTEHIDHUNI WE ‘UMMIJE ‘ILEHEJNI MIN DUNI ELLAHI KALE SUBHANEKE MA JEKUNU LI ‘EN ‘EKULE MA LEJSE LI BIHEKKIN ‘IN KUNTU KULTUHU FEKAD ‘ALIMTEHU TA’LEMU MA FI NEFSI WE LA ‘A’LEMU MA FI NEFSIKE ‘INNEKE ‘ENTE ‘ALLAMUL-GUJUBI
C 5:117. Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!"
5:117. Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë.
5:117. MA KULTU LEHUM ‘ILLA MA ‘EMERTENI BIHI ‘ENI A’BUDU ELLAHE RABBI WE REBBEKUM WE KUNTU ‘ALEJHIM SHEHIDEN MA DUMTU FIHIM FELEMMA TEWEFFEJTENI KUNTE ‘ENTE ER-REKIBE ‘ALEJHIM WE ‘ENTE ‘ALA KULLI SHEJ’IN SHEHIDUN
C 5:118. Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti.
5:118. Nëse Ti i dënon ata - robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.
5:118. ‘IN TU’ADHDHIBHUM FE’INNEHUM ‘IBADUKE WE ‘IN TEGFIR LEHUM FE’INNEKE ‘ENTEL-’AZIZUL-HEKIMU