Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 5:59. Thuaj: "O ithtarë të librit, a na shihni për të metë vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S'ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar.
5:59. Thuaj: “O ithtarët e Librit! A na urreni për ndonjë arsye tjetër, përveç asaj se besojmë në Allahun dhe në shpalljet që na janë zbritur neve dhe se shumica prej jush janë të pabindur ndaj Allahut?”
5:59. KUL JA ‘EHLEL-KITABI HEL TENKIMUNE MINNA ‘ILLA ‘EN ‘AMENNA BILLAHI WE MA ‘UNZILE ‘ILEJNA WE MA ‘UNZILE MIN KABLU WE ‘ENNE ‘EKTHEREKUM FASIKUNE
C 5:60. Thuaj: "A t'ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, e i bëri adhurues të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.
5:60. Thuaj: “A doni t’ju tregoj kush do të marrë dënimin më të rëndë nga Allahu? Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është zemëruar, duke i shndërruar në majmunë dhe derra, si dhe ata që adhurojnë djallin. Ata janë në vendin më të mjerueshëm dhe janë më larg rrugës së vërtetë”.
5:60. KUL HEL ‘UNEBBI’UKUM BISHERRIN MIN DHALIKE METHUBETEN ‘INDEL-LAHI MEN LE’ANEHU ELLAHU WE GADIBE ‘ALEJHI WE XHE’ALE MINHUMUL-KIREDETE WEL-HANAZIRE WE ‘ABEDET-TAGUTE ‘ULA’IKE SHERRUN MEKANEN WE ‘EDELLU ‘AN SEWA’I ES-SEBILI
C 5:61. E kur vijnë te ju, thonë: "Kemi besuar", ndërsa ata me (kufër) mosbesim kanë hyrë dhe me të kanë dalë. Po All-llahu di më së miri se çka fshihnin ata.
5:61. Kur vijnë te ju, thonë: “Besojmë”. Në të vërtetë, ata jobesimtarë hynë e jobesimtarë dolën! Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
5:61. WE ‘IDHA XHA’UKUM KALU ‘AMENNA WE KAD DEHALU BIL-KUFRI WE HUM KAD HAREXHU BIHI WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA KANU JEKTUMUNE
C 5:62. Dhe, shumë prej tyre i sheh se nguten në mëkat, në mizori e në ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata.
5:62. Ti i sheh shumë nga ata që nxitojnë drejt gjynaheve, armiqësisë dhe ngrënies së fryteve të fitimit të paligjshëm. Njëmend, sa të këqija janë ato vepra!
5:62. WE TERA KETHIREN MINHUM JUSARI’UNE FIL-’ITHMI WEL-’UDWANI WE ‘EKLIHIMU ES-SUHTE LEBI’SE MA KANU JA’MELUNE
C 5:63. E pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).
5:63. Përse rabinët dhe dijetarët nuk i ndalojnë ata të thonë fjalë të ulëta (për Zotin) dhe të hanë fitimet e paligjshme? Sa keq veprojnë ata!
5:63. LEWLA JENHAHUMU ER-REBBANIJUNE WEL-’EHBARU ‘AN KAWLIHIMUL-’ITHME WE ‘EKLIHIMU ES-SUHTE LEBI’SE MA KANU JESNA’UNE
C 5:64. Jehuditë thanë: "Dora e All-llahut është e shtrënguar!" Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t'u zbrit ty do t'u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t'u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët.
5:64. Hebrenjtë thonë: “Dora e Allahut është e shtrënguar.” Iu lidhshin duart atyre dhe qofshin të mallkuar për atë që thonë! Përkundrazi, të dyja Duart e Tij janë të hapura. Ai dhuron dhe jep si të dojë. Ajo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt, me siguri që shumicës prej tyre do t’ua shtojë mosbindjen dhe mohimin. Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kiametit. Kurdo që ata ndezin zjarrin e luftës, Allahu e shuan atë. Ata përpiqen të shkaktojnë ngatërresa në Tokë, por Allahu nuk i do ngatërrestarët.
5:64. WE KALETIL-JEHUDU JEDU ELLAHI MEGLULETUN GULLET ‘EJDIHIM WE LU’INU BIMA KALU BEL JEDAHU MEBSUTETANI JUNFIKU KEJFE JESHA’U WE LEJEZIDENNE KETHIREN MINHUM MA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKE TUGJANAN WE KUFRÆN WE ‘ELKAJNA BEJNEHUMUL-’ADAWETE WEL-BEGDA’E ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI KULLEMA ‘EWKADU NARÆN LILHERBI ‘ETFE’EHALLAHU WE JES’AWNE FIL-’ERDI FESADÆN WEL-LAHU LA JUHIBBUL-MUFSIDINE
C 5:65. Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (haramit), Ne do t'ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t'i fusnim në xhennete me përjetime të begatshme.
5:65. Sikur ithtarët e Librit të besonin dhe të ruheshin nga mohimi, Ne do t’ua mbulonim veprat e këqija dhe do t’i shpinim në kopshtet e kënaqësisë.
5:65. WE LEW ‘ENNE ‘EHLEL-KITABI ‘AMENU WE ETTEKAW LEKEFFERNA ‘ANHUM SEJJI’ATIHIM WE LE’EDHALNAHUM XHENNATI EN-NA’IMI
C 5:66. Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur'anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Është një grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.
5:66. Sikur ata t’i përmbaheshin Teuratit e Ungjillit dhe asaj që u është shpallur nga Zoti i tyre, ata do të kënaqeshin me frutet (që rriten) sipër dhe poshtë tyre. Disa prej tyre janë të matur, por shumë prej tyre bëjnë vepra të këqija.
5:66. WE LEW ‘ENNEHUM ‘EKAMUT-TEWRETE WEL-’INXHILE WE MA ‘UNZILE ‘ILEJHIM MIN RABBIHIM LE’EKELU MIN FEWKIHIM WE MIN TEHTI ‘ERXHULIHIM MINHUM ‘UMMETUN MUKTESIDETUN WE KETHIRUN MINHUM SA’E MA JA’MELUNE
C 5:67. O ti i dërguar! Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revalatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.
5:67. O i Dërguar! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve. Natyrisht që Allahu nuk i udhëzon njerëzit që nuk besojnë.
5:67. JA ‘EJJUHA ER-RESULU BELLIG MA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKE WE ‘IN LEM TEF’AL FEMA BELLEGTE RISALETEHU WEL-LAHU JA’SIMUKE MINE EN-NASI ‘INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
C 5:68. Thuaj: "O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti mos u keqëso për popullin që nuk beson.
5:68. Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Nuk do të keni asgjë në vijë, derisa t’i përmbaheni Teuratit e Ungjillit dhe asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj (Kurani). Ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt, do t’ua shtojë shumicës së tyre mosbindjen dhe mohimin. Por ti mos u hidhëro për mohuesit.
5:68. KUL JA ‘EHLEL-KITABI LESTUM ‘ALA SHEJ’IN HETTA TUKIMUT-TEWRETE WEL-’INXHILE WE MA ‘UNZILE ‘ILEJKUM MIN RABBIKUM WE LEJEZIDENNE KETHIRAN MINHUM MA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKE TUGJANÆN WE KUFRÆN FELA TE’SE ‘ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 5:69. S'ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht), e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre që besuan, prej jehudive, prej sabiinëve (të krishterë që i adhurojnë yjet), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që ta kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin).
5:69. Ata që besojnë (në Kuran), hebrenjtë, të krishterët dhe sabinët - kushdo prej tyre që beson Allahun dhe Ditën e Fundit (sipas Kuranit) dhe bën vepra të mira (sipas Islamit), nuk do të frikësohet dhe as që do të dëshpërohet.
5:69. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WEL-LEDHINE HADU WE ES-SABI’UNE WE EN-NESARA MEN ‘AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE ‘AMILE SALIHEN FELA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE