Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 5:4. Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: "U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve All-llahu. Hani pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendeni emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa.
5:4. Të pyesin ty ç’është e lejueshme që të hanë. Thuaju (o Muhamed): “Ju lejohet juve çdo gjë që është e dëlirë dhe atë që jua gjuajnë shtazët që i keni stërvitur e i përdorni në gjueti, ashtu siç ju ka mësuar Allahu. Pra, hani atë që jua sjellin, e përmendni emrin e Allahut! Frikësojuni Allahut! Allahu është i shpejtë në llogari.
5:4. JES’ELUNEKE MADHA ‘UHILLE LEHUM KUL ‘UHILLE LEKUMUT-TEJJIBATU WE MA ‘ALLEMTUM MINEL-XHEWARIHI MUKELLIBINE TU’ALLIMUNEHUNNE MIMMA ‘ALLEMEKUMU ELLAHU FEKULU MIMMA ‘EMSEKNE ‘ALEJKUM WE EDHKURU ESMEL-LAHI ‘ALEJHI WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE SERI’UL-HISABI
C 5:5. Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.
5:5. Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse ju u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me ato, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore. Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.
5:5. EL-JEWME ‘UHILLE LEKUMUT-TEJJIBATU WE TA’AMUL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE HILLUN LEKUM WE TA’AMUKUM HILLUN LEHUM WEL-MUHSENATU MINEL-MU’UMINATI WEL-MUHSENATU MINEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE MIN KABLIKUM ‘IDHA ‘ATEJTUMUHUNNE ‘UXHUREHUNNE MUHSININE GAJRE MUSAFIHINE WE LA MUTTEHIDHI ‘EHDANIN WE MEN JEKFUR BIL-’IMANI FEKAD HEBITE ‘AMELUHU WE HUWE FIL-’AHIRETI MINEL-HASIRINE
C 5:6. O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t'ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t'ju pastrojë (prej mëkatëve), t'ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t'i falënderoheni.
5:6. O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. Nëse jeni të papastër (si pasojë e marrëdhënieve bashkëshortore apo e derdhjes së farës), pastrohuni (duke u larë krejtësisht)! Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’ju dëmtojë uji) ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhé të pastër dhe fshini fytyrat e duart me të. Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënderues.
5:6. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA KUMTUM ‘ILA ES-SELETI FAGSILU WUXHUHEKUM WE ‘EJDIJEKUM ‘ILAL-MERAFIKI WE EMSEHU BIRU’USIKUM WE ‘ERXHULEKUM ‘ILAL-KA’BEJNI WE ‘IN KUNTUM XHUNUBAN FE ETTEHHERU WE ‘IN KUNTUM MERDA ‘EW ‘ALA SEFERIN ‘EW XHA’E ‘EHEDUN MINKUM MINEL-GA’ITI ‘EW LAMESTUMU EN-NISA’ FELEM TEXHIDU MA’EN FETEJEMMEMU SA’IDÆN TEJJIBÆN FAMSEHU BIWUXHUHIKUM WE ‘EJDIKUM MINHU MA JURIDU ELLAHU LIJEXH’ALE ‘ALEJKUM MIN HEREXHIN WE LEKIN JURIDU LIJUTEHHIREKUM WELIJUTIMME NI’METEHU ‘ALEJKUM LE’ALLEKUM TESHKURUNE
C 5:7. Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut që ua dha (fenë islame) dhe zotimin e Tij, të cilin e pat marrë prej jush kur thatë: "Dëgjuam e respektuam". Kini frikë All-llahun, pse All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në gjoksa (në zemra).
5:7. Kujtoni dhuntinë e Allahut dhe besëlidhjen me të cilën ju ka vënë detyrimet, kur thatë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” Frikësojuni Allahut! Vërtet, Allahu di ç’keni në zemrat tuaja.
5:7. WE EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM WE MITHAKAHUL-LEDHI WE ETHEKAKUM BIHI ‘IDH KULTUM SEMI’NA WE ‘ETA’NA WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 5:8. O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni.
5:8. O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju.
5:8. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU KUNU KAWWAMINE LILLAHI SHUHEDA’E BIL-KISTI WE LA JEXHRIMENNEKUM SHENE’ANU KAWMIN ‘ALA ‘ELLA TA’DILU A’DILU HUWE ‘EKREBU LILTTEKWA WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE HABIRUN BIMA TA’MELUNE
C 5:9. Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh.
5:9. Allahu u ka premtuar falje (të gjynaheve) dhe shpërblim të madh atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira.
5:9. WE’ADEL-LAHUL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI LEHUM MEGFIRETUN WE ‘EXHRUN ‘ADHIMUN
C 5:10. E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, ata janë banues të xhehennemit.
5:10. Sa për ata që nuk besojnë dhe mohojnë shpalljet Tona - ata do të jenë banorë të zjarrit.
5:10. WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI’AJATINA ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHEHIMI
C 5:11. O ju që besuat! Përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një popull tentoi të zgjasë duart e veta (për mbytje) kundër jush, kurse Ai i zbrapsi duart e tyre prej jush. Respektojeni All-llahun (duke zbatuar urdhrat e Tij) dhe vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
5:11. O besimtarë! Kujtoni mirësinë që ju dha Allahu ditën, kur Ai pengoi duart e një grupi njerëzish që i kishin zgjatur ato për t’ju dëmtuar ju. Frikësojuni Allahut! Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu!
5:11. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM ‘IDH HEMME KAWMUN ‘EN JEBSUTU ‘ILEJKUM ‘EJDIJEHUM FEKEFFE ‘EJDIJEHUM ‘ANKUM WE ETTEKU ELLAHE WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
C 5:12. Në të vërtetë All-llahu pat marrë zotimin e beni israilëve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: "Unë jamë (mbrojtës) me ju!" Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hir të All-llahut hua të mirë, Ai patjetër do t'ua shlyejë mëkatet tuaja dhe do t'ju shtie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
5:12. Me të vërtetë, Allahu mori besëlidhjen e bijve të IzrElit dhe nga mesi i tyre caktoi dymbëdhjetë mbikëqyrës dhe u tha: “Unë jam me ju! Në qoftë se do të kryeni namazin, do të jepni zeqatin, do të besoni të dërguarit e Mi, do t’i ndihmoni ata dhe do t’i jepni vullnetarisht hua Allahut, atëherë, patjetër që Unë do t’jua shlyej gjynahet dhe do t’ju shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Por, kushdo nga ju që mohon pas kësaj, me të vërtetë, e ka humbur rrugën e drejtë.
5:12. WE LEKAD ‘EHADHEL-LAHU MITHAKA BENI ‘ISRA’ILE WE BE’ATHNA MINHUMU ETHNEJ ‘ASHERE NEKIBEN WE KALEL-LAHU ‘INNI ME’AKUM LE’IN ‘EKAMTUMU ES-SELATE WE ‘ATEJTUMU EZ-ZEKÆTE WE ‘AMENTUM BIRUSULI WE ‘AZZERTUMUHUM WE ‘EKREDTUMU ELLAHE KARDÆN HESENÆN LE’UKEFFIRENNE ‘ANKUM SEJJI’ATIKUM WE LE’UDHILENNEKUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU FEMEN KEFERE BA’DE DHALIKE MINKUM FEKAD DELLE SEWA’E ES-SEBILI
C 5:13. Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vërejsh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqju tyre. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
5:13. Për shkak se ata e thyen besëlidhjen e tyre, Ne i mallkuam ata dhe ua bëmë zemrat të ashpra. Ata i kanë shtrembëruar fjalët e Shkrimeve të shenjta dhe kanë harruar një pjesë të mirë nga ato këshilla. Ti (Muhamed) përherë do ta vëresh tradhtinë e tyre, përveç një pakice të tyre; pra, falua fajet dhe mos i qorto! Se, Allahu i do bamirësit.
5:13. FEBIMA NEKDIHIM MITHAKAHUM LE’ANNAHUM WE XHE’ALNA KULUBEHUM KASIJETEN JUHERRIFUNEL-KELIME ‘AN MEWADI’IHI WE NESU HEDHDHEN MIMMA DHUKKIRU BIHI WE LA TEZALU TETTELI’U ‘ALA HA’INETIN MINHUM ‘ILLA KALILAN MINHUM FA’FU ‘ANHUM WE ESFEH ‘INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUHSININE
C 5:14. Ne e morëm zotimin edhe të atyre që thanë: "Ne jemi nesara" e edhe ata e harruan një pjesë të asaj me të cilën ishin udhëzuar, andaj Ne kemi ndërsyer armiqësinë e urrejtjen ndërmjet tyre deri në ditën e kijametit. E më vonë All-llahu do t'i njoftojë ata me atë që bënë.
5:14. Ne kemi marrë besëlidhje edhe prej atyre që thanë: “Jemi të krishterë”, por edhe ata kanë harruar një pjesë të mirë nga ato që janë këshilluar, prandaj ua shtiem armiqësinë dhe urrejtjen midis tyre deri në Ditën e Kiametit. Allahu do t’i lajmërojë ata për veprat që kanë bërë.
5:14. WE MINEL-LEDHINE KALU ‘INNA NESARA ‘EHADHNA MITHAKAHUM FENESU HEDHDHEN MIMMA DHUKKIRU BIHI FE’EGREJNA BEJNEHUMUL-’ADAWETE WEL-BEGDA’E ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI WE SEWFE JUNEBBI’UHUMU ELLAHU BIMA KANU JESNA’UNE