Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 5:68. Thuaj: "O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti mos u keqëso për popullin që nuk beson.
5:68. Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Nuk do të keni asgjë në vijë, derisa t’i përmbaheni Teuratit e Ungjillit dhe asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj (Kurani). Ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt, do t’ua shtojë shumicës së tyre mosbindjen dhe mohimin. Por ti mos u hidhëro për mohuesit.
5:68. KUL JA ‘EHLEL-KITABI LESTUM ‘ALA SHEJ’IN HETTA TUKIMUT-TEWRETE WEL-’INXHILE WE MA ‘UNZILE ‘ILEJKUM MIN RABBIKUM WE LEJEZIDENNE KETHIRAN MINHUM MA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKE TUGJANÆN WE KUFRÆN FELA TE’SE ‘ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 5:69. S'ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht), e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre që besuan, prej jehudive, prej sabiinëve (të krishterë që i adhurojnë yjet), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që ta kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin).
5:69. Ata që besojnë (në Kuran), hebrenjtë, të krishterët dhe sabinët - kushdo prej tyre që beson Allahun dhe Ditën e Fundit (sipas Kuranit) dhe bën vepra të mira (sipas Islamit), nuk do të frikësohet dhe as që do të dëshpërohet.
5:69. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WEL-LEDHINE HADU WE ES-SABI’UNE WE EN-NESARA MEN ‘AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE ‘AMILE SALIHEN FELA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 5:70. Ne patëm marrë besë prej beni israilëve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën.
5:70. Ne bëmë besëlidhje me bijtë e IzrElit dhe u çuam të dërguar. Por, sa herë që u vinte ndonjë i dërguar me porosi që s’ua donte shpirti, ose e mohonin, ose e vrisnin.
5:70. LEKAD ‘EHADHNA MITHAKA BENI ‘ISRA’ILE WE ‘ERSELNA ‘ILEJHIM RUSULEN KULLEMA XHA’EHUM RESULUN BIMA LA TEHWA ‘ENFUSUHUM FERIKAN KEDHDHEBU WE FERIKÆN JEKTULUNE
C 5:71. Ata menduan se nuk do të kenë telashe (që i mbytën pejgamberët), mirëpo ashtu u verbuan (nga rruga e drejtë) dhe u shurdhuan (nga e vërteta). Pastaj (pasi i zuri belaja) All-llahu u pranoi pendimin. Mirëpo, më vonë shumë prej tyre mbetën të verbër e të shurdhër. All-llahu di për atë që punuan.
5:71. Ata mendonin se nuk do t’i gjente kurrfarë dënimi, prandaj ngelën të verbër dhe të shurdhët. Pastaj, Allahu ua pranoi pendimin, por përsëri shumë nga ata u bënë të verbër dhe të shurdhër (ndaj së vërtetës); Allahu e sheh mirë se çfarë bëjnë ata.
5:71. WE HESIBU ‘ELLA TEKUNE FITNETUN FE’AMU WE SEMMU THUMME TABEL-LAHU ‘ALEJHIM THUMME ‘AMU WE SEMMU KETHIRUN MINHUM WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA’MELUNE
C 5:72. Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai), tha: "O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
5:72. Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!”, sepse vetë Mesihu ka thënë: “O bijtë e IzrElit, adhuroni Allahun, që është Zoti im dhe Zoti juaj! Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.
5:72. LEKAD KEFEREL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE HUWEL-MESIHU EBNU MERJEME WE KALEL-MESIHU JA BENI ‘ISRA’ILE A’BUDU ELLAHE RABBI WE REBBEKUM ‘INNEHU MEN JUSHRIK BILLAHI FEKAD HERREMEL-LAHU ‘ALEJHIL-XHENNETE WE ME’WAHU EN-NARU WE MA LILDHDHALIMINE MIN ‘ENSARIN
C 5:73. Gjithashtu bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: "All-llahu është i treti i treve". S'ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t'i kapë dënim i dhembshëm ata që nuk besuan prej tyre.
5:73. Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është njëri prej Trinisë!” Nuk ka veçse një Zot të Vetëm të vërtetë! Nëse nuk heqin dorë nga ato që thonë, patjetër që jobesimtarët nga mesi i tyre do t’i godasë një dënim i dhembshëm.
5:73. LEKAD KEFEREL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE THALITHU THELATHETIN WE MA MIN ‘ILEHIN ‘ILLA ‘ILEHUN WAHIDUN WE ‘IN LEM JENTEHU ‘AMMA JEKULUNE LEJEMESSENNEL-LEDHINE KEFERU MINHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 5:74. E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshirues?
5:74. Përse ata nuk kthehen me pendesë tek Allahu e t’i kërkojnë falje Atij?! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë!
5:74. ‘EFELA JETUBUNE ‘ILA ELLAHI WE JESTEGFIRUNEHU WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 5:75. Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnë shpinën të vërtetës!
5:75. Mesihu, i biri i Merjemes, është vetëm një i dërguar. Edhe para tij kanë kaluar të dërguar. Nëna e tij përherë ka qenë e drejtë. Që të dy, hanin ushqim. Shiko si ua shpjegojmë atyre shpalljet tona dhe shih si largohen nga e Vërteta!
5:75. MAL-MESIHU EBNU MERJEME ‘ILLA RESULUN KAD HALET MIN KABLIHI ER-RUSULU WE ‘UMMUHU SIDDIKATUN KANA JE’KULANIT-TA’AME ENDHUR KEJFE NUBEJJINU LEHUMUL-’AJATI THUMME ENDHUR ‘ENNA JU’UFEKUNE
C 5:76. Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund t'ju sjellë as dëm e as dobi? All-llahu është që dëgjon (ç'thoni) që di (ç'veproni).
5:76. Thuaju (o Muhamed): “Si mundet vallë, që ju adhuroni në vend të Allahut, atë që nuk është në gjendje t’ju sjellë as dëm e as dobi, ndërkohë që Allahu dëgjon dhe di çdo gjë?!”.
5:76. KUL ‘ETA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JEMLIKU LEKUM DERREN WE LA NEF’AN WEL-LAHU HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
C 5:77. Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë".
5:77. Thuaj: “O ithtarët e Librit! Mos i shkelni kufijtë e së vërtetës në besimin tuaj dhe mos ndiqni dëshirat e një populli, që gaboi më parë, nxori prej udhës së drejtë shumë njerëz dhe vetë u shmang nga udha e drejtë”.
5:77. KUL JA ‘EHLEL-KITABI LA TEGLU FI DINIKUM GAJREL-HEKKI WE LA TETTEBI’U ‘EHWA’E KAWMIN KAD DELLU MIN KABLU WE ‘EDELLU KETHIREN WE DELLU ‘AN SEWA’I ES-SEBILI
C 5:78. Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan.
5:78. Ata izrElitë që ishin mohues, u mallkuan me gjuhën e Dautit dhe të Isait, të birit të Merjemes, për shkak se kundërshtonin, shkelnin çdo kufi
5:78. LU’INEL-LEDHINE KEFERU MIN BENI ‘ISRA’ILE ‘ALA LISANI DAWUDE WE ‘ISA EBNI MERJEME DHALIKE BIMA ‘ASEW WE KANU JA’TEDUNE