Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 5:101. O ju që besuat, mos pyetni për sende që nëse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbritej Kur'ani, do t'ju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). All-llahu u fali atë (pyetjet që i bëtë më herët); All-llahu falë shumë, është i butë.
5:101. O besimtarë! Mos pyesni për gjëra, që, sikur t’ju thuheshin haptazi, nuk do t’ju pëlqenin e, nëse do të pyesnit për to kur ju shpallet Kurani, do t’ju bëheshin të qarta. Allahu jua ka falur kërshërinë. Se Allahu është Falës dhe i Butë.
5:101. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TES’ELU ‘AN ‘ESHJA’E ‘IN TUBDE LEKUM TESU’UKUM WE ‘IN TES’ELU ‘ANHA HINE JUNEZZELUL-KUR’ANU TUBDE LEKUM ‘AFALLAHU ‘ANHA WEL-LAHU GAFURUN HELIMUN
C 5:102. Një popull që ishte para jush pat bërë aso pyetjesh, e pastaj (nuk i zbatoi) u bë mohues i tyre.
5:102. Disa njerëz i kanë bërë pyetje të tilla para jush e pastaj u bënë jobesimtarë.
5:102. KAD SE’ELEHA KAWMUN MIN KABLIKUM THUMME ‘ESBEHU BIHA KAFIRINE
C 5:103. All-llahu nuk emëroi (për të shenjtë) Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën, por ata që nuk besuan trillojnë rrenë për All-llahun, (duke thënë se All-llahu i përcaktoi) dhe shumica e tyre nuk e kuptojnë (se janë duke shpifur),
5:103. Allahu nuk e përligj as Behirën, as Saibën, as Vesilën, as Hamin. Por femohuesit trillojnë gënjeshtra për Allahun! Shumica syresh nuk kanë mend.
5:103. MA XHE’ALEL-LAHU MIN BEHIRETIN WE LA SA’IBETIN WE LA WESILETIN WE LA HAMIN WE LEKINNEL-LEDHINE KEFERU JEFTERUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE ‘EKTHERUHUM LA JA’KILUNE
C 5:104. E kur u thuhet atyre: "Ejani te ajo që e zbriti All-llahu dhe te (çka thotë) i dërguari, ata thonë: "Na mjafton ajo që i gjetëm prindërit tanë", (a mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishin që nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë.
5:104. Kur u thuhet: “Ejani në atë që ka zbritur Allahu dhe ejani te i Dërguari”! ata thonë: “Neve na mjafton rruga që kemi gjetur nga etërit tanë”. Edhe pse etërit e tyre nuk kanë ditur asgjë e as nuk kanë qenë në udhën e vërtetë?!
5:104. WE ‘IDHA KILE LEHUM TA’ALEW ‘ILA MA ‘ENZELEL-LAHU WE ‘ILA ER-RESULI KALU HESBUNA MA WEXHEDNA ‘ALEJHI ‘ABA’ENA ‘EWELEW KANE ‘ABA’UUHUM LA JA’LEMUNE SHEJ’EN WE LA JEHTEDUNE
C 5:105. O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat.
5:105. O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar.
5:105. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘ALEJKUM ‘ENFUSEKUM LA JEDURRUKUM MEN DELLE ‘IDHA EHTEDEJTUM ‘ILA ELLAHI MERXHI’UKUM XHEMI’EN FEJUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM TA’MELUNE
C 5:106. O ju që besuat, dëshmimi me rastin e atij që lë testament (vasijjet) kur i është afruar ndonjërit prej jush vdekja, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose dy të tjerë pos jush, nëse jeni në udhëtim (në rrugë e s'keni të afërm) dhe ju gjen telashja e vdekjes. E nëse dyshoni (në dëshminë e tyre) i ndalni ata të dy pas namazit (të iqindisë) dhe ata betohen në All-llahun: "Ne nuk e japim betimin në All-llahun për asgjë edhe sikur të jetë (ai për të cilin betohemi) i afërm dhe nuk e fshehim dëshminë e (porositur prej) All-llahut, pse atëherë ne do të jemi mëkatarë!"
5:106. O besimtarë! Kur t’ju afrohet vdekja, me rastin e lënies së testamentit, le të dëshmojnë dy të ndershëm prej jush ose dy të tjerë që nuk janë prej jush, nëse fatkeqësia e vdekjes ju zë ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër botë. Mbajini ata pas namazit dhe, nëse dyshoni në ndershmërinë e tyre, le të betohen në Allahun (duke thënë): “Ne nuk do ta shesim betimin me kurrfarë çmimi edhe nëse është fjala për çfarëdo të afërmi dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim, sepse, atëherë do të ishim vërtet keqbërës”.
5:106. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU SHEHADETU BEJNIKUM ‘IDHA HEDERE ‘EHEDEKUMUL-MEWTU HINEL-WESIJETI ETHNANI DHEWA ‘ADLIN MINKUM ‘EW ‘AHARANI MIN GAJRIKUM ‘IN ‘ENTUM DEREBTUM FIL-’ERDI FE’ESABETKUM MUSIBETUL-MEWTI TEHBISUNEHUMA MIN BA’DI ES-SELETI FEJUKSIMANI BILLAHI ‘INI ERTEBTUM LA NESHTERI BIHI THEMENAN WE LEW KANE DHA KURBA WE LA NEKTUMU SHEHADETEL-LAHI ‘INNA ‘IDHÆN LEMINEL-’ATHIMINE
C 5:107. E nëse dihet se ata të dy kanë merituar mëkat (kanë gënjyer), atëherë në vend të tyre merren dy të tjerë prej atyre që kanë më meritë (meritë trashëgimi) dhe ata të dy betohen në All-llahun: "Dëshmimi ynë është më i drejtë nga dëshmimi i atyre (dy të parëve), dhe ne nuk e tejkaluam (drejtësinë), pse atëherë do të ishim nga mizorët!"
5:107. Nëse më pas zbulohet se këta dy dëshmues kanë bërë gjynah, atëherë le të zëvendësohen nga dy të tjerë prej atyre që këta u kanë bërë padrejtësi! Pastaj, dy dëshmitarët e fundit le të betohen në Allahun (duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e tyre. Ne nuk gënjejmë, sepse përndryshe do të ishim keqbërës”.
5:107. FE’IN ‘UTHIRE ‘ALA ‘ENNEHUMA ESTEHEKKA ‘ITHMEN FE’AHARANI JEKUMANI MEKAMEHUMA MINEL-LEDHINE ESTEHEKKA ‘ALEJHIMUL-’EWLEJANI FEJUKSIMANI BILLAHI LESHEHADETUNA ‘EHEKKU MIN SHEHADETIHIMA WE MA A’TEDEJNA ‘INNA ‘IDHAN LEMINE EDH-DHALIMINE
C 5:108. Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit) ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen (dëshmitarët trashëgimtarë) se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.
5:108. Kështu është më e lehtë që ata të bëjnë dëshminë e tyre të saktë ose të frikësohen nëse betimet e tyre do të dalin në kundërshtim me betime të tjera. Frikësojuni Allahut dhe dëgjojeni! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit ngatërrestarë.
5:108. DHALIKE ‘EDNA ‘EN JE’TU BISH-SHEHADETI ‘ALA WEXHHIHA ‘EW JEHAFU ‘EN TUREDDE ‘EJMANUN BA’DE ‘EJMANIHIM WE ETTEKU ELLAHE WE ESMA’U WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C 5:109. (Përkujtojeni o njerëz) Ditën kur All-llahu i tubon të dërguarit e u thotë: "Çfarë përgjigje (popujt) u dhanë juve?" Ata (pejgamberët) thonë: "Ne nuk dimë, vërtet Ti je që i di të gjitha të fshehtat!"
5:109. Një ditë Allahu do t’i tubojë të dërguarit e do t’u thotë: “Si ju janë përgjigjur?” Ata do të thonë: “Ne s’kemi dijeni; vetëm Ti i di të gjitha fshehtësitë”.
5:109. JEWME JEXHMA’U ELLAHU ER-RUSULE FEJEKULU MADHA ‘UXHIBTUM KALU LA ‘ILME LENA ‘INNEKE ‘ENTE ‘ALLAMUL-GUJUBI
C 5:110. All-llahu (atë ditë) i thotë: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: "Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!"
5:110. Allahu do të thotë: “O Isa, i biri Merjemes, kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës sate: se si të forcova ty me Shpirtin e Shenjtë (Xhebrailin), kështu që ti u predikoje njerëzve, kur ishe foshnjë në djep dhe i rritur; se si të mësova Librin dhe Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin; se si me vullnetin Tim krijoje një figurë shpendi prej balte, pastaj fryje në të dhe ajo bëhej zog me vullnetin Tim; se si me vullnetin Tim i shëroje të lindurit të verbër e të lebrosurit; se si me vullnetin Tim i ngjallje të vdekurit; se si i pengova sulmet e izrElitëve kundër teje, atëherë kur iu solle atyre prova të qarta e mohuesit në radhët e tyre thanë: “Kjo është vetëm magji e kulluar!”;
5:110. ‘IDH KALEL-LAHU JA ‘ISA EBNE MERJEME EDHKUR NI’METI ‘ALEJKE WE ‘ALA WE E-DETIKE ‘IDH ‘EJJEDTTUKE BIRUHIL-KUDUSI TUKELLIMU EN-NASE FIL-MEHDI WE KEHLEN WE ‘IDH ‘ALLEMTUKEL-KITABE WEL-HIKMETE WET-TEWRATE WEL-’INXHILE WE ‘IDH TEHLUKU MINET-TINI KEHEJ’ETIT-TEJRI BI’IDHNI FETENFUHU FIHA FETEKUNU TEJRÆN BI’IDHNI WE TUBRI’UL-’EKMEHE WEL-’EBRESE BI’IDHNI WE ‘IDH TUHRIXHUL-MEWTA BI’IDHNI WE ‘IDH KEFEFTU BENI ‘ISRA’ILE ‘ANKE ‘IDH XHI’TEHUM BIL-BEJJINATI FEKALEL-LEDHINE KEFERU MINHUM ‘IN HADHA ‘ILLA SIHRUN MUBINUN
C 5:111. Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): "Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!" E ata thanë: "Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanë".
5:111. dhe se si kur i urdhërova dishepujt: “Besomëni Mua dhe të Dërguarit Tim!” - ata u përgjigjën: “Ne besojmë, prandaj dëshmo se Ty të jemi dorëzuar!”
5:111. WE ‘IDH ‘EWHEJTU ‘ILAL-HEWARIJINE ‘EN ‘AMINU BI WE BIRESULI KALU ‘AMENNA WE ESH/HED BI’ENNENA MUSLIMUNE