Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 5:15. O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga All-llahu dritë dhe libër i qartë.
5:15. O ithtarët e Librit! Juve ju erdhi i Dërguari Ynë, i cili ju shpjegon gjëra nga ato që i keni fshehur ju prej Librave (Teuratit dhe Ungjillit) dhe ju fal shumë. Juve ju erdhi prej Allahut dritë (i Dërguari) dhe Libër i qartë (Kurani),
5:15. JA ‘EHLEL-KITABI KAD XHA’EKUM RESULUNA JUBEJJINU LEKUM KETHIREN MIMMA KUNTUM TUHFUNE MINEL-KITABI WE JA’FU ‘AN KETHIRIN KAD XHA’EKUM MINEL-LAHI NURUN WE KITABUN MUBINUN
C 5:16. All-llahu e vë me atë (me Kur'anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.
5:16. me të cilin Allahu i drejton ata që ndjekin pëlqimin e Tij, në rrugën e shpëtimit, i nxjerr nga errësira në dritë me lejen dhe vullnetin e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë.
5:16. JEHDI BIHI ELLAHU MENI ETTEBE’A RIDWANEHU SUBULE ES-SELAMI WE JUHRIXHUHUM MINE EDH-DHULUMATI ‘ILA EN-NURI BI’IDHNIHI WE JEHDIHIM ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 5:17. E mohuan (e bënë kufër) të vërtetën ata që thanë se: "Zot është ai, Mesihu bir i Merjemes." Thuaju: " Nëse dëshiron All-llahu ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë ç'ka në tokë, kush mund ta pengojë atë?" Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe ç'ka në mes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
5:17. Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!” Thuaj: “Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron ta zhdukë Mesihun, të birin e Merjemes dhe nënën e tij, si dhe gjithçka që gjendet në Tokë?” Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve, Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Ai krijon çfarë të dojë dhe është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
5:17. LEKAD KEFEREL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE HUWEL-MESIHU EBNU MERJEME KUL FEMEN JEMLIKU MINEL-LAHI SHEJ’EN ‘IN ‘ERADE ‘EN JUHLIKEL-MESIHE EBNE MERJEME WE ‘UMMEHU WE MEN FIL-’ERDI XHEMI’AN WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA BEJNEHUMA JHLUKU MA JESHA’U WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 5:18. Jehuditë dhe të krishterët thanë: "Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tij". Thuaju: "E pse pra Ai ju dënon me mëkatet tuaja?" Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe e dënon atë që do. Sundimi i qiejve, i tokës dhe i gjithë ç'ka në mes tyre është vetëm i All-llahut dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
5:18. Hebrenjtë dhe të krishterët thonë: “Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij”. Thuaj: “Atëherë, përse Ai ju dënon për shkak të gjynaheve tuaja? Jo! Ju jeni njerëz nga ata që Ai ka krijuar. Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Dhe vetëm tek Ai kthehen të gjithë.
5:18. WE KALETIL-JEHUDU WE EN-NESARA NEHNU ‘EBNA’U ELLAHI WE ‘EHIBBA’UUHU KUL FELIME JU’ADHDHIBUKUM BIDHUNUBIKUM BEL ‘ENTUM BESHERUN MIMMEN HALEKA JEGFIRU LIMEN JESHA’U WE JU’ADHDHIBU MEN JESHA’U WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA BEJNEHUMA WE ‘ILEJHIL-MESIRU
C 5:19. O ithtarë të librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: "Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as që të na tërheqë vërejtjen". Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe kërcënuesi. All-llahu është fuqiplotë për çdo send.
5:19. O ithtarë të Librit! Ju ka ardhur i Dërguari Ynë, që jua qartëson gjërat pas ndërprerjes së (vargut të) të dërguarve, për të mos thënë ju (kur të dënoheni), se nuk na ka ardhur asnjë që sjell lajme të mira e as ndonjë paralajmërues. Ja, ju erdhi ai që sjell lajme të mira dhe paralajmërime. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
5:19. JA ‘EHLEL-KITABI KAD XHA’EKUM RESULUNA JUBEJJINU LEKUM ‘ALA FETRETIN MINE ER-RUSULI ‘EN TEKULU MA XHA’ENA MIN BESHIRIN WE LA NEDHIRIN FEKAD XHA’EKUM BESHIRUN WE NEDHIRUN WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 5:20. Përkujto (O i dërguar) kur Musai i tha popullit të vet: "O popull im, përkujtojeni dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur në mesin tuaj dërgoi pejgamberë, ju mundësoi të jeni sundues dhe ju dha çka nuk i dha askujt nga popujt.
5:20. Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im! Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur prej jush bëri profetë, bëri sundimtarë dhe ju dha atë që nuk ia kishte dhënë asnjë populli para jush!
5:20. WE ‘IDH KALE MUSA LIKAWMIHI JA KAWMI EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM ‘IDH XHE’ALE FIKUM ‘ENBIJA’E WE XHE’ALEKUM MULUKEN WE ‘ATAKUM MA LEM JU’UTI ‘EHEDAN MINEL-’ALEMINE
C 5:21. O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë khteheni të dëshpëruar.
5:21. O populli im! Hyni në Tokën e shenjtë që Allahu e ka caktuar për ju dhe mos u ktheni prapa, se atëherë do të ktheheni të humbur!”
5:21. JA KAWMI EDHULUL-’ERDEL-MUKADDESETEL-LETI KETEBEL-LAHU LEKUM WE LA TERTEDDU ‘ALA ‘EDBARIKUM FETENKALIBU HASIRINE
C 5:22. Ata (populli i Musait) thanë: "O Musa, aty është një popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne do të hyjmë".
5:22. Ata thanë: “O Musa! Në atë tokë gjendet një popull i fortë dhe ne nuk do të hyjmë pa dalë ata e, nëse ata dalin, ne atëherë, me siguri do të hyjmë në të”.
5:22. KALU JA MUSA ‘INNE FIHA KAWMEN XHEBBARINE WE ‘INNA LEN NEDHULEHA HETTA JEHRUXHU MINHA FE’IN JEHRUXHU MINHA FE’INNA DAHILUNE
C 5:23. Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: "Hynju atyre nga dera, e kur t'u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë".
5:23. Dy burra nga ata që i frikësoheshin Allahut dhe që Ai i kishte pajisur me mirësi, thanë: “Hyni në portën e qytetit! Kur të kaloni nëpër të, me siguri do të jeni fitues. Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!”
5:23. KALE REXHULANI MINEL-LEDHINE JEHAFUNE ‘EN’AMEL-LAHU ‘ALEJHIMA EDHULU ‘ALEJHIMUL-BABE FE’IDHA DEHALTUMUHU FE’INNEKUM GALIBUNE WE ‘ALA ELLAHI FETEWEKKELU ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C 5:24. Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!"
5:24. Ata thanë: “O Musa! Kurrsesi nuk do të hyjmë atje, derisa aty të gjenden ata. Kështu që shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu”.
5:24. KALU JA MUSA ‘INNA LEN NEDHULEHA ‘EBEDEN MA DAMU FIHA FADH/HEB ‘ENTE WE REBBUKE FEKATILA ‘INNA HAHUNA KA’IDUNE
C 5:25. (Musai) Tha: "Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllain tim), ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë.
5:25. Musai tha: “O Zoti im! Unë nuk kam fuqi për askënd tjetër veç vetes dhe vëllait, prandaj na veço neve prej këtij populli të pabindur!”
5:25. KALE RABBI ‘INNI LA ‘EMLIKU ‘ILLA NEFSI WE ‘EHI FAFRUK BEJNENA WE BEJNEL-KAWMIL-FASIKINE