Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 5:43. E si kërkojnë ata gjykimin tënd, kur ata kanë Tevratin, e në të cilin është vendimi i All-llahut, e pastaj ata refuzojnë më vonë atë (vendimin tënd)? Ata nuk janë besimtarë.
5:43. E qysh të drejtohen ata ty për t’i gjykuar, ndërsa e kanë Teuratin, në të cilin është gjykimi i Allahut, e madje edhe pas kësaj shmangen prej teje? Sepse ata nuk janë besimtarë.
5:43. WE KEJFE JUHEKKIMUNEKE WE ‘INDEHUMUT-TEWRETU FIHA HUKMU ELLAHI THUMME JETEWELLEWNE MIN BA’DI DHALIKE WE MA ‘ULA’IKE BIL-MU’UMININE
C 5:44. Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamberët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e All-llahut dhe ishin mbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues.
5:44. Ne kemi dërguar Teuratin, në të cilin janë udhëzimet dhe drita. Sipas tij, profetët që ia kishin dorëzuar veten Allahut, i gjykonin hebrenjtë; por edhe të diturit dhe rabinët kështu vepronin, sepse atyre iu qe besuar mbrojtja e Librit të Allahut, për të cilin ata dëshmonin. Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje! Dhe mos i ndërroni Fjalët e Mia me ndonjë vlerë të vogël! Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.
5:44. ‘INNA ‘ENZELNAT-TEWRETE FIHA HUDEN WE NURUN JEHKUMU BIHA EN-NEBIJUNEL-LEDHINE ‘ESLEMU LILLEDHINE HADU WE ER-REBBANIJUNE WEL-’EHBARU BIMA ESTUHFIDHU MIN KITABI ELLAHI WE KANU ‘ALEJHI SHUHEDA’E FELA TEHSHEW EN-NASE WE EHSHEWNI WE LA TESHTERU BI’AJATI THEMENAN KALILÆN WE MEN LEM JEHKUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU FE’ULA’IKE HUMUL-KAFIRUNE
C 5:45. Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e falë atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të padrejtë).
5:45. Ne u caktuam atyre në Teurat: jeta me jetë, syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb dhe plaga me plagë (të njëjtë me të). Por kushdo që fal shpagimin si lëmoshë, ka bërë një vepër që është shlyerje për gjynahet e veta. Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është shkelës i vërtetë.
5:45. WE KETEBNA ‘ALEJHIM FIHA ‘ENNE EN-NEFSE BIN-NEFSI WEL-’AJNE BIL-’AJNI WEL-’ENFE BIL-’ENFI WEL-’UDHUNE BIL-’UDHUNI WE ES-SINNE BIS-SINNI WEL-XHURUHE KISASUN FEMEN TESEDDEKA BIHI FEHUWE KEFFARETUN LEHU WE MEN LEM JEHKUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU FE’ULA’IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C 5:46. Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më pranë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit.
5:46. Pas atyre profetëve, Ne dërguam Isain, të birin e Merjemes, si vërtetues të Teuratit që kishte ardhur para tij. Dhe i dhamë atij Ungjillin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, si përmbushje të asaj që ishte shpallur para tij në Teurat dhe si udhërrëfim e këshillë për ata që i frikësohen Allahut.
5:46. WE KAFFEJNA ‘ALA ‘ATHARIHIM BI’ISA EBNI MERJEME MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI MINET-TEWRATI WE ‘ATEJNAHUL-’INXHILE FIHI HUDEN WE NURUN WE MUSEDDIKÆN LIMA BEJNE JEDEJHI MINET-TEWRÆTI WE HUDEN WE MEW’IDHETEN LILMUTTEKINE
C 5:47. (E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që All-llahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.
5:47. Le të gjykojnë ithtarët e Ungjillit ashtu siç ka shpallur Allahu në të. Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është keqbërës i vërtetë.
5:47. WE LIEHKUM ‘EHLUL-’INXHILI BIMA ‘ENZELEL-LAHU FIHI WE MEN LEM JEHKUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU FE’ULA’IKE HUMUL-FASIKUNE
C 5:48. Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur'anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte All-llahu, do t'ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi t'ju sprovojë në atë që ua dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t'ju njoftojë me atë që kundërshtoheshit
5:48. Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre. Prandaj gjykoji ata sipas asaj që të ka zbritur Allahu dhe mos ndiq dëshirat e tyre, duke u shmangur kështu nga e Vërteta që të është shpallur. Ne për secilin nga ju kemi sjellë një ligj dhe një rrugë të qartë. Sikur të donte Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai kërkon që t’ju provojë në atë që ju ka dhënë, andaj bëni gara për punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Allahu e Ai do t’ju lajmërojë për çështjet, rreth të cilave kishit kundërshti.
5:48. WE ‘ENZELNA ‘ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI MINEL-KITABI WE MUHEJMINAN ‘ALEJHI FAHKUM BEJNEHUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU WE LA TETTEBI’ ‘EHWA’EHUM ‘AMMA XHA’EKE MINEL-HEKKI LIKULLIN XHE’ALNA MINKUM SHIR’ATEN WE MINHAXHÆN WE LEW SHA’EL-LAHU LEXHE’ALEKUM ‘UMMETEN WAHIDETEN WE LEKIN LIJEBLUWEKUM FI MA ‘ATAKUM FASTEBIKUL-HAJRATI ‘ILA ELLAHI MERXHI’UKUM XHEMI’ÆN FEJUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C 5:49. (Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëllim t'i ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë, një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës.
5:49. Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota! Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata të kthejnë kurrizin e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Allahu do vetëm që t’i dënojë për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur.
5:49. WE ‘ENI EHKUM BEJNEHUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU WE LA TETTEBI’ ‘EHWA’EHUM WE EHDHERHUM ‘EN JEFTINUKE ‘AN BA’DI MA ‘ENZELEL-LAHU ‘ILEJKE FE’IN TEWELLEW FA’LEM ‘ENNEMA JURIDU ELLAHU ‘EN JUSIBEHUM BIBA’DI DHUNUBIHIM WE ‘INNE KETHIREN MINE EN-NASI LEFASIKUNE
C 5:50. A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?
5:50. A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?
5:50. ‘EFEHUKMEL-XHAHILIJETI JEBGUNE WE MEN ‘EHSENU MINEL-LAHI HUKMEN LIKAWMIN JUKINUNE
C 5:51. O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.
5:51. O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.
5:51. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETTEHIDHUL-JEHUDE WE EN-NESARA ‘EWLIJA’E BA’DUHUM ‘EWLIJA’U BA’DIN WE MEN JETEWELLEHUM MINKUM FE’INNEHU MINHUM ‘INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 5:52. E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: "Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe". Po All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre.
5:52. Ti i sheh ata me zemra të sëmura, sesi vrapojnë për t’u lidhur me ata (hebrenjtë) duke thënë: “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”. Mbase Allahu do të sjellë fitore ose diçka tjetër nga ana e Tij, kështu që ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në veten e tyre.
5:52. FETERAL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN JUSARI’UNE FIHIM JEKULUNE NEHSHA ‘EN TUSIBENA DA’IRETUN FE’ASALLAHU ‘EN JE’TIJE BIL-FETHI ‘EW ‘EMRIN MIN ‘INDIHI FEJUSBIHU ‘ALA MA ‘ESERRU FI ‘ENFUSIHIM NADIMINE
C 5:53. Ata që besuan ju thonë: "A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar".
5:53. Atëherë besimtarët do të thonë: “Vallë, këta janë ata që betoheshin solemnisht për Allahun, se me të vërtetë ishin me ju?!” Veprat e tyre do të fshihen dhe ata do të jenë humbësit.
5:53. WE JEKULUL-LEDHINE ‘AMENU ‘EHA’UULA’L-LEDHINE ‘EKSEMU BILLAHI XHEHDE ‘EJMANIHIM ‘INNEHUM LEME’AKUM HEBITET ‘A’MALUHUM FE’ESBEHU HASIRINE