Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 5:24. Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!"
5:24. Ata thanë: “O Musa! Kurrsesi nuk do të hyjmë atje, derisa aty të gjenden ata. Kështu që shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu”.
5:24. KALU JA MUSA ‘INNA LEN NEDHULEHA ‘EBEDEN MA DAMU FIHA FADH/HEB ‘ENTE WE REBBUKE FEKATILA ‘INNA HAHUNA KA’IDUNE
C 5:25. (Musai) Tha: "Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllain tim), ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë.
5:25. Musai tha: “O Zoti im! Unë nuk kam fuqi për askënd tjetër veç vetes dhe vëllait, prandaj na veço neve prej këtij populli të pabindur!”
5:25. KALE RABBI ‘INNI LA ‘EMLIKU ‘ILLA NEFSI WE ‘EHI FAFRUK BEJNENA WE BEJNEL-KAWMIL-FASIKINE
C 5:26. (All-llahu) Tha: "Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso për popullin e shfrenuar.
5:26. Allahu tha: “Ajo (toka e shenjtë) u është ndaluar atyre për dyzet vjet. Ata do të bredhin të çoroditur nëpër tokë, por ty mos të të vijë keq për atë popull të pabindur”.
5:26. KALE FE’INNEHA MUHERREMETUN ‘ALEJHIM ‘ERBA’INE SENETEN JETIHUNE FIL-’ERDI FELA TE’SE ‘ALEL-KAWMIL-FASIKINE
C 5:27. Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: "Unë do të të mbys ty" (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: "All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve",
5:27. Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit.
5:27. WE ETLU ‘ALEJHIM NEBE’E EBNEJ ‘ADEME BIL-HEKKI ‘IDH KARREBA KURBANEN FETUKUBBILE MIN ‘EHEDIHIMA WE LEM JUTEKABBEL MINEL-’AHARI KALE LE’EKTULENNEKE KALE ‘INNEMA JETEKABBELU ELLAHU MINEL-MUTTEKINE
C 5:28. Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!"
5:28. Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre dorën që të të vras, sepse, në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë.
5:28. LE’IN BESETTE ‘ILEJJE JEDEKE LITEKTULENI MA ‘ENA BIBASITIN JEDIJE ‘ILEJKE LI’KTULEKE ‘INNI ‘EHAFU ELLAHE REBBEL-’ALEMINE
C 5:29. Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve.
5:29. Unë parapëlqej të marrësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. Ky është ndëshkimi i keqbërësve”.
5:29. ‘INNI ‘URIDU ‘EN TEBU’E BI’ITHMI WE ‘ITHMIKE FETEKUNE MIN ‘ESHABI EN-NARI WE DHELIKE XHEZA’U EDH-DHALIMINE
C 5:30. Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem).
5:30. Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait dhe e vrau. Kështu, ai u bë nga të humburit.
5:30. FETEWWE’AT LEHU NEFSUHU KATLE ‘EHIHI FEKATELEHU FE’ESBEHE MINEL-HASIRINE
C 5:31. All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t'i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: "I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?" Ashtu mbeti i penduar.
5:31. Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar se si ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?!” E u bë nga të penduarit.
5:31. FEBE’ATHEL-LAHU GURABEN JEBHETHU FIL-’ERDI LIJURIJEHU KEJFE JUWARI SEW’ETE ‘EHIHI KALE JA WEJLETA ‘E’AXHEZTU ‘EN ‘EKUNE MITHLE HADHAL-GURABI FE’UWARIJE SEW’ETE ‘EHI FE’ESBEHE MINE EN-NADIMINE
C 5:32. Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë.
5:32. Prandaj Ne i urdhëruam bijtë e IzrElit se kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve. Të dërguarit tanë u sollën shenja të qarta, por shumë nga ata, edhe pas kësaj, i kaluan tërë kufijtë me të këqija në Tokë.
5:32. MIN ‘EXHLI DHALIKE KETEBNA ‘ALA BENI ‘ISRA’ILE ‘ENNEHU MEN KATELE NEFSEN BIGAJRI NEFSIN ‘EW FESADIN FIL-’ERDI FEKE’ENNEMA KATELE EN-NASE XHEMI’AN WE MEN ‘EHJAHA FEKE’ENNEMA ‘EHJA EN-NASE XHEMI’ÆN WE LEKAD XHA’ET/HUM RUSULUNA BIL-BEJJINATI THUMME ‘INNE KETHIRÆN MINHUM BA’DE DHALIKE FIL-’ERDI LEMUSRIFUNE
C 5:33. Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t'u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.
5:33. Pa dyshim se ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe që bëjnë shkatërrime në Tokë, është të vriten ose të gozhdohen, ose t’u këputen duart dhe këmbët tërthorazi, ose të dëbohen nga vendi. Ky ndëshkim është poshtërim për ata në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër, për ata do të ketë dënim shumë të madh.
5:33. ‘INNEMA XHEZA’UL-LEDHINE JUHARIBUNEL-LAHE WE RESULEHU WE JES’AWNE FIL-’ERDI FESADEN ‘EN JUKATTELU ‘EW JUSELLEBU ‘EW TUKATTE’A ‘EJDIHIM WE ‘ERXHULUHUM MIN HILAFIN ‘EW JUNFEW MINEL-’ERDI DHALIKE LEHUM HIZJUN FI ED-DUNJA WE LEHUM FIL-’AHIRETI ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
C 5:34. Përveç atyre që janë penduar para se t'i kapni. E, dijeni pra se All-llahu bën falje të madhe, është mëshirues.
5:34. Përjashtim bëjnë ata që pendohen pa i zënë ju. Ta dini se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
5:34. ‘ILLAL-LEDHINE TABU MIN KABLI ‘EN TEKDIRU ‘ALEJHIM FA’LEMU ‘ENNEL-LAHE GAFURUN REHIMUN