Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 5:21. O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë khteheni të dëshpëruar.
5:21. O populli im! Hyni në Tokën e shenjtë që Allahu e ka caktuar për ju dhe mos u ktheni prapa, se atëherë do të ktheheni të humbur!”
5:21. JA KAWMI EDHULUL-’ERDEL-MUKADDESETEL-LETI KETEBEL-LAHU LEKUM WE LA TERTEDDU ‘ALA ‘EDBARIKUM FETENKALIBU HASIRINE
C 5:22. Ata (populli i Musait) thanë: "O Musa, aty është një popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne do të hyjmë".
5:22. Ata thanë: “O Musa! Në atë tokë gjendet një popull i fortë dhe ne nuk do të hyjmë pa dalë ata e, nëse ata dalin, ne atëherë, me siguri do të hyjmë në të”.
5:22. KALU JA MUSA ‘INNE FIHA KAWMEN XHEBBARINE WE ‘INNA LEN NEDHULEHA HETTA JEHRUXHU MINHA FE’IN JEHRUXHU MINHA FE’INNA DAHILUNE
C 5:23. Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: "Hynju atyre nga dera, e kur t'u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë".
5:23. Dy burra nga ata që i frikësoheshin Allahut dhe që Ai i kishte pajisur me mirësi, thanë: “Hyni në portën e qytetit! Kur të kaloni nëpër të, me siguri do të jeni fitues. Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!”
5:23. KALE REXHULANI MINEL-LEDHINE JEHAFUNE ‘EN’AMEL-LAHU ‘ALEJHIMA EDHULU ‘ALEJHIMUL-BABE FE’IDHA DEHALTUMUHU FE’INNEKUM GALIBUNE WE ‘ALA ELLAHI FETEWEKKELU ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C 5:24. Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!"
5:24. Ata thanë: “O Musa! Kurrsesi nuk do të hyjmë atje, derisa aty të gjenden ata. Kështu që shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu”.
5:24. KALU JA MUSA ‘INNA LEN NEDHULEHA ‘EBEDEN MA DAMU FIHA FADH/HEB ‘ENTE WE REBBUKE FEKATILA ‘INNA HAHUNA KA’IDUNE
C 5:25. (Musai) Tha: "Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllain tim), ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë.
5:25. Musai tha: “O Zoti im! Unë nuk kam fuqi për askënd tjetër veç vetes dhe vëllait, prandaj na veço neve prej këtij populli të pabindur!”
5:25. KALE RABBI ‘INNI LA ‘EMLIKU ‘ILLA NEFSI WE ‘EHI FAFRUK BEJNENA WE BEJNEL-KAWMIL-FASIKINE
C 5:26. (All-llahu) Tha: "Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso për popullin e shfrenuar.
5:26. Allahu tha: “Ajo (toka e shenjtë) u është ndaluar atyre për dyzet vjet. Ata do të bredhin të çoroditur nëpër tokë, por ty mos të të vijë keq për atë popull të pabindur”.
5:26. KALE FE’INNEHA MUHERREMETUN ‘ALEJHIM ‘ERBA’INE SENETEN JETIHUNE FIL-’ERDI FELA TE’SE ‘ALEL-KAWMIL-FASIKINE
C 5:27. Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: "Unë do të të mbys ty" (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: "All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve",
5:27. Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit.
5:27. WE ETLU ‘ALEJHIM NEBE’E EBNEJ ‘ADEME BIL-HEKKI ‘IDH KARREBA KURBANEN FETUKUBBILE MIN ‘EHEDIHIMA WE LEM JUTEKABBEL MINEL-’AHARI KALE LE’EKTULENNEKE KALE ‘INNEMA JETEKABBELU ELLAHU MINEL-MUTTEKINE
C 5:28. Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!"
5:28. Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre dorën që të të vras, sepse, në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë.
5:28. LE’IN BESETTE ‘ILEJJE JEDEKE LITEKTULENI MA ‘ENA BIBASITIN JEDIJE ‘ILEJKE LI’KTULEKE ‘INNI ‘EHAFU ELLAHE REBBEL-’ALEMINE
C 5:29. Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve.
5:29. Unë parapëlqej të marrësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. Ky është ndëshkimi i keqbërësve”.
5:29. ‘INNI ‘URIDU ‘EN TEBU’E BI’ITHMI WE ‘ITHMIKE FETEKUNE MIN ‘ESHABI EN-NARI WE DHELIKE XHEZA’U EDH-DHALIMINE
C 5:30. Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem).
5:30. Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait dhe e vrau. Kështu, ai u bë nga të humburit.
5:30. FETEWWE’AT LEHU NEFSUHU KATLE ‘EHIHI FEKATELEHU FE’ESBEHE MINEL-HASIRINE
C 5:31. All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t'i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: "I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?" Ashtu mbeti i penduar.
5:31. Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar se si ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?!” E u bë nga të penduarit.
5:31. FEBE’ATHEL-LAHU GURABEN JEBHETHU FIL-’ERDI LIJURIJEHU KEJFE JUWARI SEW’ETE ‘EHIHI KALE JA WEJLETA ‘E’AXHEZTU ‘EN ‘EKUNE MITHLE HADHAL-GURABI FE’UWARIJE SEW’ETE ‘EHI FE’ESBEHE MINE EN-NADIMINE