Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 89. Fexhr
Ajete: 30

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 89:1. Pasha agimin!
89:1. Betohem për muzgun e agimit
89:1. Betohem për agimin,
89:1. WEL-FEXHRI
C 89:2. Pasha dhjetë netët!
89:2. dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!
89:2. Dhe për dhjetë netët,
89:2. WE LEJALIN 'ASHRIN
C 89:3. Pasha çiftin dhe pasha tekun!
89:3. Betohem për çiftin dhe tekun
89:3. Dhe për çiftin dhe tekun,
89:3. WE ESH-SHEF'I WEL-WETRI
C 89:4. Pasha natën që shkon!
89:4. dhe për natën kur largohet!
89:4. Dhe për natën kur ajo kalon.
89:4. WEL-LEJLI 'IDHA JESRI
C 89:5. A janë këto betime për të mençurin?
89:5. A nuk janë këto betime të mëdha për njerëzit e mençur?!
89:5. A nuk ka në këto një betim për ata që kanë kuptim?
89:5. HEL FI DHALIKE KASEMUN LIDHI HIXHRIN
C 89:6. A nuk e di ti se ç'bëri Zoti yt me Ad-in?
89:6. Vallë, a nuk e di ti se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad,
89:6. A nuk e ke parë se çfarë bëri Zoti yt me Adin,
89:6. 'ELEM TERE KEJFE FE'ALE REBBUKE BI'ADIN
C 89:7. Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?
89:7. banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe,
89:7. Me banorët e Iramit, që kishin kolona të larta,
89:7. 'IREME DHATIL-'IMADI
C 89:8. Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!
89:8. të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?!
89:8. Të cilët nuk janë krijuar të ngjashëm në tokë?
89:8. ELLETI LEM JUHLEK MITHLUHA FIL-BILADI
C 89:9. Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),
89:9. Dhe me fisin Themud, që gdhendi shkëmbinjtë në luginë (për të bërë shtëpi)?
89:9. Dhe me Thamudin, të cilët gdhendën shkëmbinj në luginë?
89:9. WE THEMUDEL-LEDHINE XHABU ES-SEHRE BIL-WADI
C 89:10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
89:10. Dhe me Faraonin, njeriun e hunjve (ku torturonte njerëzit)?
89:10. Dhe me Faraonin, zotin e çekiçave?
89:10. WE FIR'AWNE DHIL-'EWTADI
C 89:11. Të cilët e tepruan me krime në tokë.
89:11. Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre,
89:11. Të cilët tejkaluan kufijtë në tokë
89:11. EL-LEDHINE TEGAW FIL-BILADI
C 89:12. Dhe në të shtuan shkatërrimin.
89:12. duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin,
89:12. Dhe shkaktuan shumë korrupsion aty.
89:12. FE'EKTHERU FIHAL-FESADE
C 89:13. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.
89:13. prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit.
89:13. Prandaj, Zoti yt i kapi ata me një ndëshkim të rëndë.
89:13. FESEBBE 'ALEJHIM REBBUKE SEWTE 'ADHABIN
C 89:14. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).
89:14. Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!
89:14. Me të vërtetë, Zoti yt është në të vërtetë në pritje.
89:14. 'INNE REBBEKE LEBIALMIRSADI
C 89:15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar!"
89:15. Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar.”
89:15. Sa për njeriun, kur Zoti i tij e teston atë duke i dhënë atij të mira dhe begati, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar."
89:15. FE'EMMAL-'INSANU 'IDHA MA EBTELAHU REBBUHU FE'EKREMEHU WE NA''AMEHU FEJEKULU RABBI 'EKREMENI
C 89:16. Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar!"
89:16. Por, kur e sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar”.
89:16. Por kur Ai e teston atë duke e kufizuar furnizimin e tij, ai thotë: "Zoti im më ka poshtëruar."
89:16. WE 'EMMA 'IDHA MA EBTELAHU FEKADERE 'ALEJHI RIZKAHU FEJEKULU RABBI 'EHANENI
C 89:17. Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,
89:17. Nuk është kështu! Por ju nuk silleni mirë me jetimët
89:17. Jo! Por ju nuk i trajtoni mirë jetimët,
89:17. KELLA BEL LA TUKRIMUNEL-JETIME
C 89:18. Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,
89:18. dhe nuk e nxitni njëri-tjetrin për t'i ushqyer të varfrit.
89:18. Dhe nuk e nxisni njëri-tjetrin për të ushqyer të varfërit,
89:18. WE LA TEHADDUNE 'ALA TA'AMIL-MISKINI
C 89:19. Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (pa drejtë).
89:19. Trashëgiminë (e të dobtëve) e zhvatni me lakmi të pangopur,
89:19. Dhe ju hani trashëgiminë plotësisht,
89:19. WE TE'KULUNET-TURATHE 'EKLEN LEMMAN
C 89:20. Dhe pasurinë e doni së tepërmi.
89:20. dhe e doni pasurinë me një dëshirë të pakufishme.
89:20. Dhe e doni pasurinë me një dashuri të madhe.
89:20. WE TUHIBBUNEL-MALE HUBBEN XHEMMAN
C 89:21. Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
89:21. Por ani! Kur Toka të bëhet copë e thërrime,
89:21. Jo! Kur toka të shkatërrohet plotësisht,
89:21. KELLA 'IDHA DUKKETIL-'ERDU DEKKEN DEKKAN
C 89:22. Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!
89:22. kur të vijë Zoti yt (për të ndarë gjykimin) me engjëjt të rreshtuar radhë pas radhe,
89:22. Dhe Zoti yt vjen dhe engjëjt me radhë të rreshtuara,
89:22. WE XHA'E REBBUKE WEL-MELEKU SEFFEN SEFFAN
C 89:23. Dhe atë ditë sillet xhehennemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi?
89:23. Dhe, kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet por ç'i duhet se u kujtua!
89:23. Dhe Xhehenemi do të sillet atë ditë, atëherë njeriu do të kujtojë, por çfarë do të jetë përkujtimi për të?
89:23. WE XHI'E JEWME'IDHIN BIXHEHENNEME JEWME'IDHIN JETEDHEKKERUL-'INSANU WE 'ENNA LEHU EDH-DHIKRA
C 89:24. E thotë: "Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!"
89:24. Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!”
89:24. Ai do të thotë: "Ah, sikur të kisha bërë diçka për jetën time!"
89:24. JEKULU JA LEJTENI KADDEMTU LIHEJATI
C 89:25. Atë ditë askush nuk mund të dënojë si Ai.
89:25. Atë Ditë, askush nuk do të dënojë siç dënon Ai,
89:25. Por atë ditë askush nuk do ta ndëshkojë si ndëshkimi i Tij,
89:25. FEJEWME'IDHIN LA JU'ADHDHIBU 'ADHABEHU 'EHEDUN
C 89:26. Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga.
89:26. e askush nuk do të lidhë në pranga siç lidh Ai!
89:26. Dhe askush nuk do ta lidhë si lidhjet e Tij.
89:26. WE LA JUTHIKU WETHAKAHU 'EHEDUN
C 89:27. O ti shpirt i bindur plotësisht!
89:27. O ti shpirt i qetësuar!
89:27. O shpirt i qetë,
89:27. JA 'EJJETUHA EN-NEFSUL-MUTME'INNETU
C 89:28. Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!
89:28. Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty!
89:28. Kthehu te Zoti yt, i kënaqur dhe i kënaqshëm.
89:28. ERXHI'I 'ILA RABBIKI RADIJETEN MERDIJETEN
C 89:29. Hyn në turmën e robërve të Mi!
89:29. Bashkohu me robërit e Mi
89:29. Prandaj, hyr në mesin e robërve të Mi,
89:29. FADHULI FI 'IBADI
C 89:30. Dhe hyn në xhennetin Tim!
89:30. dhe hyr në Xhenetin Tim!
89:30. Dhe hyr në Xhenetin Tim.
89:30. WE EDHULI XHENNETI