U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
89:11.
Të cilët e tepruan me krime në tokë.
89:11.
Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre,
89:11.
Të cilët tejkaluan kufijtë në tokë
89:11.
EL-LEDHINE TEGAW FIL-BILADI
C
89:12.
Dhe në të shtuan shkatërrimin.
89:12.
duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin,
89:12.
Dhe shkaktuan shumë korrupsion aty.
89:12.
FE'EKTHERU FIHAL-FESADE
C
89:13.
E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.
89:13.
prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit.
89:13.
Prandaj, Zoti yt i kapi ata me një ndëshkim të rëndë.
89:13.
FESEBBE 'ALEJHIM REBBUKE SEWTE 'ADHABIN
C
89:14.
Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).
89:14.
Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!
89:14.
Me të vërtetë, Zoti yt është në të vërtetë në pritje.
89:14.
'INNE REBBEKE LEBIALMIRSADI
C
89:15.
E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar!"
89:15.
Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar.”
89:15.
Sa për njeriun, kur Zoti i tij e teston atë duke i dhënë atij të mira dhe begati, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar."
89:15.
FE'EMMAL-'INSANU 'IDHA MA EBTELAHU REBBUHU FE'EKREMEHU WE NA''AMEHU FEJEKULU RABBI 'EKREMENI
C
89:16.
Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar!"
89:16.
Por, kur e sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar”.
89:16.
Por kur Ai e teston atë duke e kufizuar furnizimin e tij, ai thotë: "Zoti im më ka poshtëruar."
89:16.
WE 'EMMA 'IDHA MA EBTELAHU FEKADERE 'ALEJHI RIZKAHU FEJEKULU RABBI 'EHANENI
C
89:17.
Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,
89:17.
Nuk është kështu! Por ju nuk silleni mirë me jetimët
89:17.
Jo! Por ju nuk i trajtoni mirë jetimët,
89:17.
KELLA BEL LA TUKRIMUNEL-JETIME
C
89:18.
Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,
89:18.
dhe nuk e nxitni njëri-tjetrin për t'i ushqyer të varfrit.
89:18.
Dhe nuk e nxisni njëri-tjetrin për të ushqyer të varfërit,
89:18.
WE LA TEHADDUNE 'ALA TA'AMIL-MISKINI
C
89:19.
Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (pa drejtë).
89:19.
Trashëgiminë (e të dobtëve) e zhvatni me lakmi të pangopur,
89:19.
Dhe ju hani trashëgiminë plotësisht,
89:19.
WE TE'KULUNET-TURATHE 'EKLEN LEMMAN
C
89:20.
Dhe pasurinë e doni së tepërmi.
89:20.
dhe e doni pasurinë me një dëshirë të pakufishme.
89:20.
Dhe e doni pasurinë me një dashuri të madhe.
89:20.
WE TUHIBBUNEL-MALE HUBBEN XHEMMAN
C
89:21.
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
89:21.
Por ani! Kur Toka të bëhet copë e thërrime,
89:21.
Jo! Kur toka të shkatërrohet plotësisht,
89:21.
KELLA 'IDHA DUKKETIL-'ERDU DEKKEN DEKKAN