Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 89:14. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).
89:14. Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!
89:14. Me të vërtetë, Zoti yt është në të vërtetë në pritje.
89:14. 'INNE REBBEKE LEBIALMIRSADI
C 89:15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar!"
89:15. Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar.”
89:15. Sa për njeriun, kur Zoti i tij e teston atë duke i dhënë atij të mira dhe begati, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar."
89:15. FE'EMMAL-'INSANU 'IDHA MA EBTELAHU REBBUHU FE'EKREMEHU WE NA''AMEHU FEJEKULU RABBI 'EKREMENI
C 89:16. Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar!"
89:16. Por, kur e sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar”.
89:16. Por kur Ai e teston atë duke e kufizuar furnizimin e tij, ai thotë: "Zoti im më ka poshtëruar."
89:16. WE 'EMMA 'IDHA MA EBTELAHU FEKADERE 'ALEJHI RIZKAHU FEJEKULU RABBI 'EHANENI
C 89:17. Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,
89:17. Nuk është kështu! Por ju nuk silleni mirë me jetimët
89:17. Jo! Por ju nuk i trajtoni mirë jetimët,
89:17. KELLA BEL LA TUKRIMUNEL-JETIME
C 89:18. Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,
89:18. dhe nuk e nxitni njëri-tjetrin për t'i ushqyer të varfrit.
89:18. Dhe nuk e nxisni njëri-tjetrin për të ushqyer të varfërit,
89:18. WE LA TEHADDUNE 'ALA TA'AMIL-MISKINI
C 89:19. Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (pa drejtë).
89:19. Trashëgiminë (e të dobtëve) e zhvatni me lakmi të pangopur,
89:19. Dhe ju hani trashëgiminë plotësisht,
89:19. WE TE'KULUNET-TURATHE 'EKLEN LEMMAN
C 89:20. Dhe pasurinë e doni së tepërmi.
89:20. dhe e doni pasurinë me një dëshirë të pakufishme.
89:20. Dhe e doni pasurinë me një dashuri të madhe.
89:20. WE TUHIBBUNEL-MALE HUBBEN XHEMMAN
C 89:21. Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
89:21. Por ani! Kur Toka të bëhet copë e thërrime,
89:21. Jo! Kur toka të shkatërrohet plotësisht,
89:21. KELLA 'IDHA DUKKETIL-'ERDU DEKKEN DEKKAN
C 89:22. Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!
89:22. kur të vijë Zoti yt (për të ndarë gjykimin) me engjëjt të rreshtuar radhë pas radhe,
89:22. Dhe Zoti yt vjen dhe engjëjt me radhë të rreshtuara,
89:22. WE XHA'E REBBUKE WEL-MELEKU SEFFEN SEFFAN
C 89:23. Dhe atë ditë sillet xhehennemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi?
89:23. Dhe, kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet por ç'i duhet se u kujtua!
89:23. Dhe Xhehenemi do të sillet atë ditë, atëherë njeriu do të kujtojë, por çfarë do të jetë përkujtimi për të?
89:23. WE XHI'E JEWME'IDHIN BIXHEHENNEME JEWME'IDHIN JETEDHEKKERUL-'INSANU WE 'ENNA LEHU EDH-DHIKRA
C 89:24. E thotë: "Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!"
89:24. Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!”
89:24. Ai do të thotë: "Ah, sikur të kisha bërë diçka për jetën time!"
89:24. JEKULU JA LEJTENI KADDEMTU LIHEJATI