Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 90. Beled
Ajete: 20

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 90:1. Betohem në këtë qytet!
90:1. Betohem për këtë vend,
90:1. Betohem për këtë qytet,
90:1. LA 'UKSIMU BIHEDHAL-BELEDI
C 90:2. E ti je që gjendesh në këtë qytet!
90:2. në të cilin ti je i lirë (o Muhamed),
90:2. Dhe ti je banues në këtë qytet,
90:2. WE 'ENTE HILLUN BIHEDHAL-BELEDI
C 90:3. Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!
90:3. dhe për atë që lind e për atë që është i lindur,
90:3. Dhe për prindin dhe atë që lindi,
90:3. WE WALIDIN WE MA WELEDE
C 90:4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.
90:4. se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!
90:4. Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun në mundim.
90:4. LEKAD HALEKNAL-'INSANE FI KEBEDIN
C 90:5. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
90:5. A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë?
90:5. A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi të?
90:5. 'EJEHSEBU 'EN LEN JEKDIRE 'ALEJHI 'EHEDUN
C 90:6. E thotë: "Unë kam shpenzuar shumë pasuri!"
90:6. Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”
90:6. Ai thotë: "Unë kam shpenzuar pasuri të shumta."
90:6. JEKULU 'EHLEKTU MALEN LUBEDAN
C 90:7. A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?
90:7. Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush?
90:7. A mendon ai se askush nuk e ka parë atë?
90:7. 'EJEHSEBU 'EN LEM JEREHU 'EHEDUN
C 90:8. A nuk i dhamë Ne atij dy sy?
90:8. A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy,
90:8. A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy,
90:8. 'ELEM NEXH'AL LEHU 'AJNEJNI
C 90:9. Edhe gjuhë e dy buzë?
90:9. edhe gjuhë, edhe dy buzë,
90:9. Dhe një gjuhë dhe dy buzë?
90:9. WE LISANEN WE SHEFETEJNI
C 90:10. Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.
90:10. dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?
90:10. Dhe ia kemi treguar atij dy rrugët?
90:10. WE HEDEJNAHU EN-NEXHDEJNI
C 90:11. E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit).
90:11. Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë!
90:11. Por ai nuk e kaloi pengesën.
90:11. FELA EKTEHEMEL-'AKABETE
C 90:12. E ç'gjë të mësoi ty se ç'është Akabe (rruga e vështirë)?
90:12. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç'është rruga e vështirë?
90:12. Dhe çfarë të bën të dish se çfarë është pengesa?
90:12. WE MA 'EDRAKE MAL-'AKABETU
C 90:13. Është lirimi i një skllavi,
90:13. Ajo është të lirosh një skllav
90:13. Ai është çlirimi i një skllavi,
90:13. FEKKU REKABETIN
C 90:14. Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:
90:14. ose të ushqesh në një ditë zie
90:14. Ose dhënia e ushqimit në një ditë të urisë,
90:14. 'EW 'IT'AMUN FI JEWMIN DHI MESGABETIN
C 90:15. Ndonjë jetimi që është i afërt,
90:15. jetimin e afërm
90:15. Një jetimi që është i afërm,
90:15. JETIMEN DHA MEKREBETIN
C 90:16. Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.
90:16. ose të varfrin e mjerë.
90:16. Ose një të varfëri që është në dhe të vështirë.
90:16. 'EW MISKINEN DHA METREBETIN
C 90:17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë).
90:17. Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë.
90:17. Pastaj, të jetë nga ata që besojnë dhe që nxisin durimin dhe që nxisin mëshirën.
90:17. THUMME KANE MINEL-LEDHINE 'AMENU WE TEWASEW BIS-SEBRI WE TEWASEW BIL-MERHEMETI
C 90:18. Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.
90:18. Këta janë njerëzit e krahut të djathtë.
90:18. Me të vërtetë, ata janë njerëzit e së djathtës.
90:18. 'ULA'IKE 'ESHABUL-MEJMENETI
C 90:19. Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të të majtës.
90:19. Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë.
90:19. Por ata që mohojnë shenjat Tona – ata janë njerëzit e së majtës.
90:19. WEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATINA HUM 'ESHABUL-MESH'EMETI
C 90:20. Kundër tyre është zjarri i mbyllur.
90:20. Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur.
90:20. Mbi ta do të jetë një zjarr i mbyllur.
90:20. 'ALEJHIM NARUN MU'USEDETUN