Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 89:28. Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!
89:28. Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty!
89:28. Kthehu te Zoti yt, i kënaqur dhe i kënaqshëm.
89:28. ERXHI'I 'ILA RABBIKI RADIJETEN MERDIJETEN
C 89:29. Hyn në turmën e robërve të Mi!
89:29. Bashkohu me robërit e Mi
89:29. Prandaj, hyr në mesin e robërve të Mi,
89:29. FADHULI FI 'IBADI
C 89:30. Dhe hyn në xhennetin Tim!
89:30. dhe hyr në Xhenetin Tim!
89:30. Dhe hyr në Xhenetin Tim.
89:30. WE EDHULI XHENNETI
C 90:1. Betohem në këtë qytet!
90:1. Betohem për këtë vend,
90:1. Betohem për këtë qytet,
90:1. LA 'UKSIMU BIHEDHAL-BELEDI
C 90:2. E ti je që gjendesh në këtë qytet!
90:2. në të cilin ti je i lirë (o Muhamed),
90:2. Dhe ti je banues në këtë qytet,
90:2. WE 'ENTE HILLUN BIHEDHAL-BELEDI
C 90:3. Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!
90:3. dhe për atë që lind e për atë që është i lindur,
90:3. Dhe për prindin dhe atë që lindi,
90:3. WE WALIDIN WE MA WELEDE
C 90:4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.
90:4. se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!
90:4. Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun në mundim.
90:4. LEKAD HALEKNAL-'INSANE FI KEBEDIN
C 90:5. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
90:5. A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë?
90:5. A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi të?
90:5. 'EJEHSEBU 'EN LEN JEKDIRE 'ALEJHI 'EHEDUN
C 90:6. E thotë: "Unë kam shpenzuar shumë pasuri!"
90:6. Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”
90:6. Ai thotë: "Unë kam shpenzuar pasuri të shumta."
90:6. JEKULU 'EHLEKTU MALEN LUBEDAN
C 90:7. A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?
90:7. Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush?
90:7. A mendon ai se askush nuk e ka parë atë?
90:7. 'EJEHSEBU 'EN LEM JEREHU 'EHEDUN
C 90:8. A nuk i dhamë Ne atij dy sy?
90:8. A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy,
90:8. A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy,
90:8. 'ELEM NEXH'AL LEHU 'AJNEJNI