U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 76. Insan
Ajete: 31
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
76:1.
Vërtet ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonte fare si një diçka i përmendur.
76:1.
Vallë, a nuk ka kaluar një periudhë kohore, kur njeriu nuk ka qenë qenie e denjë për t'u përmendur?!
76:1.
A nuk ka kaluar mbi njeriun një kohë nga koha kur ai nuk ishte asgjë që të përmendej?
76:1.
HEL 'ETA 'ALEL-'INSANI HINUN MINE ED-DEHRI LEM JEKUN SHEJ'EN MEDHKURAN
C
76:2.
Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.
76:2.
Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun nga një pikë farë e përzier, për ta sprovuar dhe e bëmë që të dëgjojë dhe të shohë.
76:2.
Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga një pikë uji të përzier, për ta testuar atë. Prandaj, Ne e kemi bërë atë që të dëgjojë dhe të shohë.
76:2.
'INNA HALEKNAL-'INSANE MIN NUTFETIN 'EMSHAXHIN NEBTELIHI FEXHE'ALNAHU SEMI'EN BESIRAN
C
76:3.
Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.
76:3.
Natyrisht që Ne i treguam atij rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës, ose mosmirënjohës.
76:3.
Me të vërtetë, Ne e kemi udhëzuar atë rrugën. Ai është falënderues ose i pafalënderues.
76:3.
'INNA HEDEJNAHU ES-SEBILE 'IMMA SHAKIREN WE 'IMMA KEFURAN
C
76:4.
Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr.
76:4.
Pa dyshim, Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zinxhirë, pranga dhe zjarr flakërues.
76:4.
Me të vërtetë, për mohuesit Ne kemi përgatitur zinxhirë, pranga dhe një zjarr të ndezur.
76:4.
'INNA 'A'TEDNA LILKAFIRINE SELASILEN WE 'EGLALAN WE SA'IRÆN
C
76:5.
S'ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përzierja brenda saj është nga kafuri (aromatik).
76:5.
Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë (në Xhenet) kupa me pije të përzier me Kafur,
76:5.
Me të vërtetë, të drejtët do të pinë nga një gotë e mbushur me përzierje të kamforit,
76:5.
'INNEL-'EBRARE JESHREBUNE MIN KE'SIN KANE MIZAXHUHA KAFUREN
C
76:6.
Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë ku të duan.
76:6.
nga burimi që vetëm robtë e Allahut pinë dhe të cilin mund ta çojnë nga të duan.
76:6.
Nga një burim nga i cili robërit e Allahut do të pinë. Ata do ta bëjnë atë të rrjedhë me bollëk.
76:6.
'AJNEN JESHREBU BIHA 'IBADU ELLAHI JUFEXHXHIRUNEHA TEFXHIRAN
C
76:7.
Ata janë që i zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.
76:7.
Ata e zbatojnë premtimin dhe i frikësohen Ditës (së Kiametit), tmerri i së cilës përhapet gjithkund.
76:7.
Ata përmbushin zotimet e tyre dhe kanë frikë nga një ditë dënimi, e keqe dhe e përhapur.
76:7.
JUFUNE BIN-NEDHRI WE JEHAFUNE JEWMEN KANE SHERRUHU MUSTETIRAN
C
76:8.
Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.
76:8.
Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë,
76:8.
Dhe ata japin ushqim për hir të dashurisë për Të, të varfrit, jetimin dhe robërit,
76:8.
WE JUT'IMUNET-TA'AME 'ALA HUBBIHI MISKINEN WE JETIMAN WE 'ESIRÆN
C
76:9.
Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.
76:9.
duke thënë: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim!
76:9.
(Dhe thonë): "Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut. Nuk kërkojmë prej jush as shpërblim dhe as falënderim.
76:9.
'INNEMA NUT'IMUKUM LIWEXHHI ELLAHI LA NURIDU MINKUM XHEZA'EN WE LA SHUKUREN
C
76:10.
Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.
76:10.
Ne i frikësohemi Zotit tonë në një Ditë të ashpër, që do t'i bëjë fytyrat të jenë të vrenjtura.”
76:10.
Me të vërtetë, ne kemi frikë nga Zoti ynë një ditë të frikshme dhe të zymtë."
76:10.
'INNA NEHAFU MIN RABBINA JEWMEN 'ABUSAN KAMTERIRÆN
C
76:11.
Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.
76:11.
Por Allahu do t'i ruajë ata nga tmerret e asaj Dite e do t'u japë shkëlqim dhe gëzim
76:11.
Prandaj, Allahu i shpëtoi ata nga e keqja e asaj dite dhe u dha atyre shkëlqim dhe gëzim.
76:11.
FEWEKAHUMU ELLAHU SHERRE DHALIKEL-JEWMI WE LEKKAHUM NEDRETEN WE SURUREN
C
76:12.
Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi.
76:12.
dhe, për durimin e tyre, Ai do t'i shpërblejë me Xhenet dhe petka të mëndafshta.
76:12.
Dhe Ai do t'i shpërblejë ata për durimin e tyre me një kopsht dhe rroba mëndafshi.
76:12.
WE XHEZAHUM BIMA SEBERU XHENNETEN WE HERIREN
C
76:13.
Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.
76:13.
Të mbështetur në divane, ata nuk do të kenë as vapë dhe as të ftohtë.
76:13.
Ata do të jenë të mbështetur në divane aty, nuk do të shohin aty as diellin dhe as të ftohtin e tepërt.
76:13.
MUTTEKI'INE FIHA 'ALEL-'ERA'IKI LA JEREWNE FIHA SHEMSEN WE LA ZEMHERIRAN
C
76:14.
Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.
76:14.
Hija e pemëve të tij (Xhenetit) është afër mbi kokat e tyre, ndërsa frutat e tyre do t'i kenë afër sa t'i arrijnë me dorë.
76:14.
Dhe hijet e tij do të jenë të ulëta mbi ta, dhe frutat e tij do të jenë të ulura lehtë për t'u kapur.
76:14.
WE DANIJETEN 'ALEJHIM DHILALUHA WE DHULLILET KUTUFUHA TEDHLILEN
C
76:15.
Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme.
76:15.
Aty do t'u shërbehet me enë të argjendta dhe kupa kristali,
76:15.
Dhe enët prej argjendi do të kalojnë mes tyre dhe kupa kristali,
76:15.
WE JUTAFU 'ALEJHIM BI'ANIJETIN MIN FIDDETIN WE 'EKWABIN KANET KAWARIRE
C
76:16.
Të tejdukshme nga argjendti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).
76:16.
kupa të tejdukshme argjendi, madhësinë e të cilave (do ta zgjedhin) sipas dëshirës.
76:16.
Kristal argjendi që ata do ta masin me përpikëri.
76:16.
KAWARIRE MIN FIDDETIN KADDERUHA TEKDIREN
C
76:17.
Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike).
76:17.
Aty do të pinë gota me pije të përzier me xhenxhefil,
76:17.
Dhe atyre do t'u jepet të pinë nga një gotë përzier me xhenxhefil,
76:17.
WE JUSKAWNE FIHA KE'SEN KANE MIZAXHUHA ZENXHEBILAN
C
76:18.
(nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë).
76:18.
prej një burimi të quajtur Selsebil.
76:18.
Një burim aty që quhet Selsabil.
76:18.
'AJNEN FIHA TUSEMMA SELSEBILAN
C
76:19.
Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t'i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur.
76:19.
Atyre do t'u shërbejnë djem përherë të rinj, që, kur i shikon, të duken si margaritarë të shpërndarë.
76:19.
Dhe do të sillen mes tyre djem të rinj të përhershëm. Kur t'i shohësh ata, ti do të mendosh se ata janë margaritarë të shpërndarë.
76:19.
WE JETUFU 'ALEJHIM WILDANUN MUHALLEDUNE 'IDHA RE'EJTEHUM HESIBTEHUM LU'ULU'UEN MENTHURAN
C
76:20.
Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh.
76:20.
Ngado që të hedhësh sytë, do të shohësh lumni dhe një mbretëri të madhe.
76:20.
Dhe kur të shikosh aty, ti do të shohësh kënaqësi dhe një mbretëri të madhe.
76:20.
WE 'IDHA RE'EJTE THEMME RE'EJTE NA'IMEN WE MULKAN KEBIRÆN
C
76:21.
Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë të pastër.
76:21.
Ata do të jenë të veshur me petka të holla mëndafshi të gjelbër dhe me armaç mëndafshi të trashë, të stolisur me byzylykë të argjendtë. Zoti i tyre do t'u japë të pinë pije të pastër.
76:21.
Ata do të vishen me rroba mëndafshi të hollë dhe të trashë, dhe do të jenë të zbukuruar me byzylykë argjendi, dhe Zoti i tyre do t'u japë atyre një pije të pastër.
76:21.
'ALIJEHUM THIJABU SUNDUSIN HUDRUN WE 'ISTEBREKUN WE HULLU 'ESAWIRE MIN FIDDETIN WE SEKAHUM REBBUHUM SHERABEN TEHURAN
C
76:22.
Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm.
76:22.
Ky do të jetë me të vërtetë shpërblimi juaj; përpjekjet tuaja do të jenë të pranuara.
76:22.
Me të vërtetë, kjo është një shpërblim për ju, dhe përpjekja juaj është vlerësuar.
76:22.
'INNE HADHA KANE LEKUM XHEZA'EN WE KANE SA'JUKUM MESHKUREN
C
76:23.
Ne ta shpallëm ty Kur'anin në intervale (pjesë-pjesë).
76:23.
Në të vërtetë, Ne ta kemi shpallur Kuranin ty hap pas hapi.
76:23.
Me të vërtetë, Ne ta kemi shpallur ty Kuranin gradualisht.
76:23.
'INNA NEHNU NEZZELNA 'ALEJKEL-KUR'ANE TENZILEN
C
76:24.
Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.
76:24.
Prandaj ki durim për vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo asnjë gjynahqar apo jobesimtar prej tyre!
76:24.
Prandaj, bëhu i durueshëm ndaj urdhrit të Zotit tënd, dhe mos iu bind atij që është mëkatar ose mohues mes tyre.
76:24.
FASBIR LIHUKMI RABBIKE WE LA TUTI' MINHUM 'ATHIMEN 'EW KEFURAN
C
76:25.
Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.
76:25.
Përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje.
76:25.
Dhe përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje.
76:25.
WE EDHKUR ESME RABBIKE BUKRETEN WE 'ESILEN
C
76:26.
Dhe falu për hir të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.
76:26.
Në një pjesë të natës bëji sexhde Atij dhe, natën falju gjatë Atij.
76:26.
Dhe gjatë një pjese të natës adhuroje Atë dhe madhëroje Atë gjatë një pjese të gjatë të natës.
76:26.
WE MINEL-LEJLI FASXHUD LEHU WE SEBBIHHU LEJLEN TEWILAN
C
76:27.
Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.
76:27.
Vërtet që jobesimtarët e duan jetën e këtushme dhe nuk e përfillin një Ditë të vështirë, që do t'u vijë.
76:27.
Me të vërtetë, këta e duan këtë botë të shpejtë dhe e lënë pas tyre një ditë të rëndë.
76:27.
'INNE HA'UULA' JUHIBBUNEL-'AXHILETE WE JEDHERUNE WERA'EHUM JEWMEN THEKILAN
C
76:28.
Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata.
76:28.
Ne i krijuam ata dhe ua forcuam strukturën, por, nëse duam, i ndërrojmë plotësisht me të tjerë si ata.
76:28.
Ne i kemi krijuar ata dhe i kemi forcuar lidhjet e tyre, dhe kur të duam Ne, do t'i zëvendësojmë ata me të ngjashmit e tyre.
76:28.
NEHNU HALEKNAHUM WE SHEDEDNA 'ESREHUM WE 'IDHA SHI'NA BEDDELNA 'EMTHALEHUM TEBDILEN
C
76:29.
Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.
76:29.
Në të vërtetë, kjo është këshillë, prandaj, kush të dojë, le të ndjekë rrugën që e shpie te Zoti i tij.
76:29.
Me të vërtetë, kjo është një përkujtim. Prandaj, kushdo që dëshiron – le të marrë një rrugë drejt Zotit të tij.
76:29.
'INNE HEDHIHI TEDHKIRETUN FEMEN SHA'E ETTEHADHE 'ILA RABBIHI SEBILEN
C
76:30.
Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë.
76:30.
Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut! Ai është vërtet i Gjithëdijshëm e i Urtë.
76:30.
Dhe ju nuk dëshironi përveçse atë që dëshiron Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshmi, i Urtë.
76:30.
WE MA TESHA'UNE 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU 'INNALL-LLAHE KANE 'ALIMEN HEKIMAN
C
76:31.
Ai atë që e do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm.
76:31.
Ai pranon në mëshirën e Vet kë të dojë, ndërsa për keqbërësit ka përgatitur një dënim të dhembshëm.
76:31.
Ai fut kë të dojë në mëshirën e Tij. Dhe për të padrejtët Ai ka përgatitur një ndëshkim të dhimbshëm.
76:31.
JUDHILU MEN JESHA'U FI REHMETIHI WE EDH-DHALIMINE 'E'ADDE LEHUM 'ADHABEN 'ELIMAN