U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
76:10.
Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.
76:10.
Ne i frikësohemi Zotit tonë në një Ditë të ashpër, që do t'i bëjë fytyrat të jenë të vrenjtura.”
76:10.
Me të vërtetë, ne kemi frikë nga Zoti ynë një ditë të frikshme dhe të zymtë."
76:10.
'INNA NEHAFU MIN RABBINA JEWMEN 'ABUSAN KAMTERIRÆN
C
76:11.
Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.
76:11.
Por Allahu do t'i ruajë ata nga tmerret e asaj Dite e do t'u japë shkëlqim dhe gëzim
76:11.
Prandaj, Allahu i shpëtoi ata nga e keqja e asaj dite dhe u dha atyre shkëlqim dhe gëzim.
76:11.
FEWEKAHUMU ELLAHU SHERRE DHALIKEL-JEWMI WE LEKKAHUM NEDRETEN WE SURUREN
C
76:12.
Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi.
76:12.
dhe, për durimin e tyre, Ai do t'i shpërblejë me Xhenet dhe petka të mëndafshta.
76:12.
Dhe Ai do t'i shpërblejë ata për durimin e tyre me një kopsht dhe rroba mëndafshi.
76:12.
WE XHEZAHUM BIMA SEBERU XHENNETEN WE HERIREN
C
76:13.
Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.
76:13.
Të mbështetur në divane, ata nuk do të kenë as vapë dhe as të ftohtë.
76:13.
Ata do të jenë të mbështetur në divane aty, nuk do të shohin aty as diellin dhe as të ftohtin e tepërt.
76:13.
MUTTEKI'INE FIHA 'ALEL-'ERA'IKI LA JEREWNE FIHA SHEMSEN WE LA ZEMHERIRAN
C
76:14.
Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.
76:14.
Hija e pemëve të tij (Xhenetit) është afër mbi kokat e tyre, ndërsa frutat e tyre do t'i kenë afër sa t'i arrijnë me dorë.
76:14.
Dhe hijet e tij do të jenë të ulëta mbi ta, dhe frutat e tij do të jenë të ulura lehtë për t'u kapur.
76:14.
WE DANIJETEN 'ALEJHIM DHILALUHA WE DHULLILET KUTUFUHA TEDHLILEN
C
76:15.
Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme.
76:15.
Aty do t'u shërbehet me enë të argjendta dhe kupa kristali,
76:15.
Dhe enët prej argjendi do të kalojnë mes tyre dhe kupa kristali,
76:15.
WE JUTAFU 'ALEJHIM BI'ANIJETIN MIN FIDDETIN WE 'EKWABIN KANET KAWARIRE
C
76:16.
Të tejdukshme nga argjendti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).
76:16.
kupa të tejdukshme argjendi, madhësinë e të cilave (do ta zgjedhin) sipas dëshirës.
76:16.
Kristal argjendi që ata do ta masin me përpikëri.
76:16.
KAWARIRE MIN FIDDETIN KADDERUHA TEKDIREN
C
76:17.
Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike).
76:17.
Aty do të pinë gota me pije të përzier me xhenxhefil,
76:17.
Dhe atyre do t'u jepet të pinë nga një gotë përzier me xhenxhefil,
76:17.
WE JUSKAWNE FIHA KE'SEN KANE MIZAXHUHA ZENXHEBILAN
C
76:18.
(nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë).
76:18.
prej një burimi të quajtur Selsebil.
76:18.
Një burim aty që quhet Selsabil.
76:18.
'AJNEN FIHA TUSEMMA SELSEBILAN
C
76:19.
Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t'i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur.
76:19.
Atyre do t'u shërbejnë djem përherë të rinj, që, kur i shikon, të duken si margaritarë të shpërndarë.
76:19.
Dhe do të sillen mes tyre djem të rinj të përhershëm. Kur t'i shohësh ata, ti do të mendosh se ata janë margaritarë të shpërndarë.
76:19.
WE JETUFU 'ALEJHIM WILDANUN MUHALLEDUNE 'IDHA RE'EJTEHUM HESIBTEHUM LU'ULU'UEN MENTHURAN
C
76:20.
Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh.
76:20.
Ngado që të hedhësh sytë, do të shohësh lumni dhe një mbretëri të madhe.
76:20.
Dhe kur të shikosh aty, ti do të shohësh kënaqësi dhe një mbretëri të madhe.
76:20.
WE 'IDHA RE'EJTE THEMME RE'EJTE NA'IMEN WE MULKAN KEBIRÆN