Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 76:9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.
76:9. duke thënë: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim!
76:9. (Dhe thonë): "Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut. Nuk kërkojmë prej jush as shpërblim dhe as falënderim.
76:9. 'INNEMA NUT'IMUKUM LIWEXHHI ELLAHI LA NURIDU MINKUM XHEZA'EN WE LA SHUKUREN
C 76:10. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.
76:10. Ne i frikësohemi Zotit tonë në një Ditë të ashpër, që do t'i bëjë fytyrat të jenë të vrenjtura.”
76:10. Me të vërtetë, ne kemi frikë nga Zoti ynë një ditë të frikshme dhe të zymtë."
76:10. 'INNA NEHAFU MIN RABBINA JEWMEN 'ABUSAN KAMTERIRÆN
C 76:11. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.
76:11. Por Allahu do t'i ruajë ata nga tmerret e asaj Dite e do t'u japë shkëlqim dhe gëzim
76:11. Prandaj, Allahu i shpëtoi ata nga e keqja e asaj dite dhe u dha atyre shkëlqim dhe gëzim.
76:11. FEWEKAHUMU ELLAHU SHERRE DHALIKEL-JEWMI WE LEKKAHUM NEDRETEN WE SURUREN
C 76:12. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi.
76:12. dhe, për durimin e tyre, Ai do t'i shpërblejë me Xhenet dhe petka të mëndafshta.
76:12. Dhe Ai do t'i shpërblejë ata për durimin e tyre me një kopsht dhe rroba mëndafshi.
76:12. WE XHEZAHUM BIMA SEBERU XHENNETEN WE HERIREN
C 76:13. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.
76:13. Të mbështetur në divane, ata nuk do të kenë as vapë dhe as të ftohtë.
76:13. Ata do të jenë të mbështetur në divane aty, nuk do të shohin aty as diellin dhe as të ftohtin e tepërt.
76:13. MUTTEKI'INE FIHA 'ALEL-'ERA'IKI LA JEREWNE FIHA SHEMSEN WE LA ZEMHERIRAN
C 76:14. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.
76:14. Hija e pemëve të tij (Xhenetit) është afër mbi kokat e tyre, ndërsa frutat e tyre do t'i kenë afër sa t'i arrijnë me dorë.
76:14. Dhe hijet e tij do të jenë të ulëta mbi ta, dhe frutat e tij do të jenë të ulura lehtë për t'u kapur.
76:14. WE DANIJETEN 'ALEJHIM DHILALUHA WE DHULLILET KUTUFUHA TEDHLILEN
C 76:15. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme.
76:15. Aty do t'u shërbehet me enë të argjendta dhe kupa kristali,
76:15. Dhe enët prej argjendi do të kalojnë mes tyre dhe kupa kristali,
76:15. WE JUTAFU 'ALEJHIM BI'ANIJETIN MIN FIDDETIN WE 'EKWABIN KANET KAWARIRE
C 76:16. Të tejdukshme nga argjendti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).
76:16. kupa të tejdukshme argjendi, madhësinë e të cilave (do ta zgjedhin) sipas dëshirës.
76:16. Kristal argjendi që ata do ta masin me përpikëri.
76:16. KAWARIRE MIN FIDDETIN KADDERUHA TEKDIREN
C 76:17. Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike).
76:17. Aty do të pinë gota me pije të përzier me xhenxhefil,
76:17. Dhe atyre do t'u jepet të pinë nga një gotë përzier me xhenxhefil,
76:17. WE JUSKAWNE FIHA KE'SEN KANE MIZAXHUHA ZENXHEBILAN
C 76:18. (nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë).
76:18. prej një burimi të quajtur Selsebil.
76:18. Një burim aty që quhet Selsabil.
76:18. 'AJNEN FIHA TUSEMMA SELSEBILAN
C 76:19. Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t'i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur.
76:19. Atyre do t'u shërbejnë djem përherë të rinj, që, kur i shikon, të duken si margaritarë të shpërndarë.
76:19. Dhe do të sillen mes tyre djem të rinj të përhershëm. Kur t'i shohësh ata, ti do të mendosh se ata janë margaritarë të shpërndarë.
76:19. WE JETUFU 'ALEJHIM WILDANUN MUHALLEDUNE 'IDHA RE'EJTEHUM HESIBTEHUM LU'ULU'UEN MENTHURAN