Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 76:24. Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.
76:24. Prandaj ki durim për vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo asnjë gjynahqar apo jobesimtar prej tyre!
76:24. Prandaj, bëhu i durueshëm ndaj urdhrit të Zotit tënd, dhe mos iu bind atij që është mëkatar ose mohues mes tyre.
76:24. FASBIR LIHUKMI RABBIKE WE LA TUTI' MINHUM 'ATHIMEN 'EW KEFURAN
C 76:25. Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.
76:25. Përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje.
76:25. Dhe përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje.
76:25. WE EDHKUR ESME RABBIKE BUKRETEN WE 'ESILEN
C 76:26. Dhe falu për hir të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.
76:26. Në një pjesë të natës bëji sexhde Atij dhe, natën falju gjatë Atij.
76:26. Dhe gjatë një pjese të natës adhuroje Atë dhe madhëroje Atë gjatë një pjese të gjatë të natës.
76:26. WE MINEL-LEJLI FASXHUD LEHU WE SEBBIHHU LEJLEN TEWILAN
C 76:27. Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.
76:27. Vërtet që jobesimtarët e duan jetën e këtushme dhe nuk e përfillin një Ditë të vështirë, që do t'u vijë.
76:27. Me të vërtetë, këta e duan këtë botë të shpejtë dhe e lënë pas tyre një ditë të rëndë.
76:27. 'INNE HA'UULA' JUHIBBUNEL-'AXHILETE WE JEDHERUNE WERA'EHUM JEWMEN THEKILAN
C 76:28. Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata.
76:28. Ne i krijuam ata dhe ua forcuam strukturën, por, nëse duam, i ndërrojmë plotësisht me të tjerë si ata.
76:28. Ne i kemi krijuar ata dhe i kemi forcuar lidhjet e tyre, dhe kur të duam Ne, do t'i zëvendësojmë ata me të ngjashmit e tyre.
76:28. NEHNU HALEKNAHUM WE SHEDEDNA 'ESREHUM WE 'IDHA SHI'NA BEDDELNA 'EMTHALEHUM TEBDILEN
C 76:29. Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.
76:29. Në të vërtetë, kjo është këshillë, prandaj, kush të dojë, le të ndjekë rrugën që e shpie te Zoti i tij.
76:29. Me të vërtetë, kjo është një përkujtim. Prandaj, kushdo që dëshiron – le të marrë një rrugë drejt Zotit të tij.
76:29. 'INNE HEDHIHI TEDHKIRETUN FEMEN SHA'E ETTEHADHE 'ILA RABBIHI SEBILEN
C 76:30. Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë.
76:30. Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut! Ai është vërtet i Gjithëdijshëm e i Urtë.
76:30. Dhe ju nuk dëshironi përveçse atë që dëshiron Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshmi, i Urtë.
76:30. WE MA TESHA'UNE 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU 'INNALL-LLAHE KANE 'ALIMEN HEKIMAN
C 76:31. Ai atë që e do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm.
76:31. Ai pranon në mëshirën e Vet kë të dojë, ndërsa për keqbërësit ka përgatitur një dënim të dhembshëm.
76:31. Ai fut kë të dojë në mëshirën e Tij. Dhe për të padrejtët Ai ka përgatitur një ndëshkim të dhimbshëm.
76:31. JUDHILU MEN JESHA'U FI REHMETIHI WE EDH-DHALIMINE 'E'ADDE LEHUM 'ADHABEN 'ELIMAN
C 77:1. Pasha erërat që fryejnë një pas një (pandërprerë)!
77:1. Për ato që dërgohen njëra pas tjetrës,
77:1. Betohem për ata që dërgohen me radhë,
77:1. WEL-MURSELATI 'URFEN
C 77:2. Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë.
77:2. për ato që shpejtojnë shtrëngatën,
77:2. Dhe që fryjnë me një erë të fortë,
77:2. FAL'ASIFATI 'ASFEN
C 77:3. Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë.
77:3. për ato që shpërndajnë shiun,
77:3. Dhe që përhapin në mënyrë të gjerë,
77:3. WE EN-NASHIRATI NESHREN