U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 89. Fexhr
Ajete: 30
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
89:1.
Betohem për muzgun e agimit
89:1.
Betohem për agimin,
C
89:2.
Pasha dhjetë netët!
89:2.
dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!
89:2.
Dhe për dhjetë netët,
C
89:3.
Pasha çiftin dhe pasha tekun!
89:3.
Betohem për çiftin dhe tekun
89:3.
Dhe për çiftin dhe tekun,
89:3.
WE ESH-SHEF'I WEL-WETRI
C
89:4.
Pasha natën që shkon!
89:4.
dhe për natën kur largohet!
89:4.
Dhe për natën kur ajo kalon.
89:4.
WEL-LEJLI 'IDHA JESRI
C
89:5.
A janë këto betime për të mençurin?
89:5.
A nuk janë këto betime të mëdha për njerëzit e mençur?!
89:5.
A nuk ka në këto një betim për ata që kanë kuptim?
89:5.
HEL FI DHALIKE KASEMUN LIDHI HIXHRIN
C
89:6.
A nuk e di ti se ç'bëri Zoti yt me Ad-in?
89:6.
Vallë, a nuk e di ti se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad,
89:6.
A nuk e ke parë se çfarë bëri Zoti yt me Adin,
89:6.
'ELEM TERE KEJFE FE'ALE REBBUKE BI'ADIN
C
89:7.
Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?
89:7.
banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe,
89:7.
Me banorët e Iramit, që kishin kolona të larta,
89:7.
'IREME DHATIL-'IMADI
C
89:8.
Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!
89:8.
të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?!
89:8.
Të cilët nuk janë krijuar të ngjashëm në tokë?
89:8.
ELLETI LEM JUHLEK MITHLUHA FIL-BILADI
C
89:9.
Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),
89:9.
Dhe me fisin Themud, që gdhendi shkëmbinjtë në luginë (për të bërë shtëpi)?
89:9.
Dhe me Thamudin, të cilët gdhendën shkëmbinj në luginë?
89:9.
WE THEMUDEL-LEDHINE XHABU ES-SEHRE BIL-WADI
C
89:10.
Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
89:10.
Dhe me Faraonin, njeriun e hunjve (ku torturonte njerëzit)?
89:10.
Dhe me Faraonin, zotin e çekiçave?
89:10.
WE FIR'AWNE DHIL-'EWTADI
C
89:11.
Të cilët e tepruan me krime në tokë.
89:11.
Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre,
89:11.
Të cilët tejkaluan kufijtë në tokë
89:11.
EL-LEDHINE TEGAW FIL-BILADI
C
89:12.
Dhe në të shtuan shkatërrimin.
89:12.
duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin,
89:12.
Dhe shkaktuan shumë korrupsion aty.
89:12.
FE'EKTHERU FIHAL-FESADE
C
89:13.
E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.
89:13.
prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit.
89:13.
Prandaj, Zoti yt i kapi ata me një ndëshkim të rëndë.
89:13.
FESEBBE 'ALEJHIM REBBUKE SEWTE 'ADHABIN
C
89:14.
Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).
89:14.
Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!
89:14.
Me të vërtetë, Zoti yt është në të vërtetë në pritje.
89:14.
'INNE REBBEKE LEBIALMIRSADI
C
89:15.
E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar!"
89:15.
Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar.”
89:15.
Sa për njeriun, kur Zoti i tij e teston atë duke i dhënë atij të mira dhe begati, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar."
89:15.
FE'EMMAL-'INSANU 'IDHA MA EBTELAHU REBBUHU FE'EKREMEHU WE NA''AMEHU FEJEKULU RABBI 'EKREMENI
C
89:16.
Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar!"
89:16.
Por, kur e sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar”.
89:16.
Por kur Ai e teston atë duke e kufizuar furnizimin e tij, ai thotë: "Zoti im më ka poshtëruar."
89:16.
WE 'EMMA 'IDHA MA EBTELAHU FEKADERE 'ALEJHI RIZKAHU FEJEKULU RABBI 'EHANENI
C
89:17.
Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,
89:17.
Nuk është kështu! Por ju nuk silleni mirë me jetimët
89:17.
Jo! Por ju nuk i trajtoni mirë jetimët,
89:17.
KELLA BEL LA TUKRIMUNEL-JETIME
C
89:18.
Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,
89:18.
dhe nuk e nxitni njëri-tjetrin për t'i ushqyer të varfrit.
89:18.
Dhe nuk e nxisni njëri-tjetrin për të ushqyer të varfërit,
89:18.
WE LA TEHADDUNE 'ALA TA'AMIL-MISKINI
C
89:19.
Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (pa drejtë).
89:19.
Trashëgiminë (e të dobtëve) e zhvatni me lakmi të pangopur,
89:19.
Dhe ju hani trashëgiminë plotësisht,
89:19.
WE TE'KULUNET-TURATHE 'EKLEN LEMMAN
C
89:20.
Dhe pasurinë e doni së tepërmi.
89:20.
dhe e doni pasurinë me një dëshirë të pakufishme.
89:20.
Dhe e doni pasurinë me një dashuri të madhe.
89:20.
WE TUHIBBUNEL-MALE HUBBEN XHEMMAN
C
89:21.
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
89:21.
Por ani! Kur Toka të bëhet copë e thërrime,
89:21.
Jo! Kur toka të shkatërrohet plotësisht,
89:21.
KELLA 'IDHA DUKKETIL-'ERDU DEKKEN DEKKAN
C
89:22.
Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!
89:22.
kur të vijë Zoti yt (për të ndarë gjykimin) me engjëjt të rreshtuar radhë pas radhe,
89:22.
Dhe Zoti yt vjen dhe engjëjt me radhë të rreshtuara,
89:22.
WE XHA'E REBBUKE WEL-MELEKU SEFFEN SEFFAN
C
89:23.
Dhe atë ditë sillet xhehennemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi?
89:23.
Dhe, kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet por ç'i duhet se u kujtua!
89:23.
Dhe Xhehenemi do të sillet atë ditë, atëherë njeriu do të kujtojë, por çfarë do të jetë përkujtimi për të?
89:23.
WE XHI'E JEWME'IDHIN BIXHEHENNEME JEWME'IDHIN JETEDHEKKERUL-'INSANU WE 'ENNA LEHU EDH-DHIKRA
C
89:24.
E thotë: "Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!"
89:24.
Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!”
89:24.
Ai do të thotë: "Ah, sikur të kisha bërë diçka për jetën time!"
89:24.
JEKULU JA LEJTENI KADDEMTU LIHEJATI
C
89:25.
Atë ditë askush nuk mund të dënojë si Ai.
89:25.
Atë Ditë, askush nuk do të dënojë siç dënon Ai,
89:25.
Por atë ditë askush nuk do ta ndëshkojë si ndëshkimi i Tij,
89:25.
FEJEWME'IDHIN LA JU'ADHDHIBU 'ADHABEHU 'EHEDUN
C
89:26.
Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga.
89:26.
e askush nuk do të lidhë në pranga siç lidh Ai!
89:26.
Dhe askush nuk do ta lidhë si lidhjet e Tij.
89:26.
WE LA JUTHIKU WETHAKAHU 'EHEDUN
C
89:27.
O ti shpirt i bindur plotësisht!
89:27.
O ti shpirt i qetësuar!
89:27.
JA 'EJJETUHA EN-NEFSUL-MUTME'INNETU
C
89:28.
Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!
89:28.
Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty!
89:28.
Kthehu te Zoti yt, i kënaqur dhe i kënaqshëm.
89:28.
ERXHI'I 'ILA RABBIKI RADIJETEN MERDIJETEN
C
89:29.
Hyn në turmën e robërve të Mi!
89:29.
Bashkohu me robërit e Mi
89:29.
Prandaj, hyr në mesin e robërve të Mi,
C
89:30.
Dhe hyn në xhennetin Tim!
89:30.
dhe hyr në Xhenetin Tim!
89:30.
Dhe hyr në Xhenetin Tim.
89:30.
WE EDHULI XHENNETI