U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 80. Abese
Ajete: 42
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
80:1.
Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.
80:1.
Ai u vrenjt dhe ktheu kurrizin,
80:1.
Ai vrenjti fytyrën dhe u kthye.
C
80:2.
Ngase atij i erdhi i verbëri.
80:2.
kur i erdhi pranë i verbri.
80:2.
Sepse i erdhi një i verbër.
C
80:3.
E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.
80:3.
E ku e di ti, ndoshta ai dëshironte të pastrohej (nga gjynahet)
80:3.
E si mund ta dish, ndoshta ai do të pastrohej.
80:3.
WE MA JUDRIKE LE'ALLEHU JEZZEKKA
C
80:4.
Apo do të këshillohet dhe këshilla do t'i bëjë dobi!
80:4.
ose të merrte këshillë, e këshilla t'i sillte dobi atij?!
80:4.
Ose do të këshillohej dhe këshilla do t'i bënte dobi.
80:4.
'EW JEDHDHEKKERU FETENFE'AHU EDH-DHIKRA
C
80:5.
E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
80:5.
Sa për atë që është i pasur,
80:5.
Për atë që është i pasur.
C
80:6.
Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!
80:6.
ti atij po i kushton vëmendje,
80:6.
Ti përqendrohesh tek ai.
80:6.
FE'ENTE LEHU TESEDDA
C
80:7.
Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.
80:7.
megjithëse nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk dëshiron të pastrohet.
80:7.
E çfarë rëndësie ka për ty nëse ai nuk pastrohet.
80:7.
WE MA 'ALEJKE 'ELLA JEZZEKKA
C
80:8.
Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,
80:8.
Sa për atë që të vjen duke nxituar
80:8.
Ndërsa ai që vjen tek ti me nxitim.
80:8.
WE 'EMMA MEN XHA'EKE JES'A
C
80:9.
Dhe meqë ai frikësohet,
80:9.
dhe ndien frikë (nga Allahu),
C
80:10.
E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),
80:10.
ti atij nuk po ia vë veshin.
80:10.
Prej tij ti shmangesh.
80:10.
FE'ENTE 'ANHU TELEHHA
C
80:11.
Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.
80:11.
Mos vepro ashtu! Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,
80:11.
Jo, vërtet, kjo është një këshillë.
80:11.
KELLA 'INNEHA TEDHKIRETUN
C
80:12.
Kush do të merrë mësim nga kjo (nga Kur'ani).
80:12.
pra, kush të dojë, le të marrë këshillë!
80:12.
Kush dëshiron, le ta kujtojë atë.
80:12.
FEMEN SHA'E DHEKEREHU
C
80:13.
Është këshillë në fletë të çmueshme.
80:13.
Ai ndodhet në Faqe të nderuara,
80:13.
Ajo është në fletë të nderuara.
80:13.
FI SUHUFIN MUKERREMETIN
C
80:14.
Me vlerë të lartë e të ruajtur.
80:14.
të lartësuara, të pastra,
80:14.
Të ngritura dhe të pastra.
80:14.
MERFU'ATIN MUTEHHERETIN
C
80:15.
Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).
80:15.
në duart e shkruesve (engjëj)
80:15.
Në duart e të dërguarve.
C
80:16.
Të nderuar e të ruajtur.
80:16.
të ndershëm dhe të drejtë.
80:16.
Të nderuar dhe të devotshëm.
C
80:17.
Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!
80:17.
Mallkuar qoftë njeriu! Sa mosmirënjohës që është ai!
80:17.
U mbyt njeriu, sa mohues është ai.
80:17.
KUTILEL-'INSANU MA 'EKFEREHU
C
80:18.
Po prej çkafi e krijoi Ai atë?
80:18.
Prej çfarë gjëje e krijon Allahu atë?
80:18.
Prej çfarë gjëje e krijoi atë.
80:18.
MIN 'EJJI SHEJ'IN HALEKAHU
C
80:19.
Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.
80:19.
Prej pikës së farës e krijon dhe i jep përmasa të rregullta.
80:19.
Prej një pike e krijoi dhe e përgatiti.
80:19.
MIN NUTFETIN HALEKAHU FEKADDEREHU
C
80:20.
Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.
80:20.
Më pas ia lehtëson rrugën (e lindjes)
80:20.
Pastaj ia lehtësoi rrugën.
80:20.
THUMME ES-SEBILE JESSEREHU
C
80:21.
Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varroset).
80:21.
e pastaj e vdes dhe i cakton një varr,
80:21.
Pastaj e bëri të vdesë dhe e vendosi në varr.
80:21.
THUMME 'EMATEHU FE'EKBEREHU
C
80:22.
Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë.
80:22.
dhe, kur të dojë, Ai e ringjall.
80:22.
Pastaj, kur të dojë, Ai do ta ringjallë.
80:22.
THUMME 'IDHA SHA'E 'ENSHEREHU
C
80:23.
Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.
80:23.
E megjithatë, njeriu ende nuk i ka plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai!
80:23.
Jo, ai nuk e përmbushi atë që i urdhëroi Ai.
80:23.
KELLA LEMMA JEKDI MA 'EMEREHU
C
80:24.
Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.
80:24.
Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet:
80:24.
Le të shohë njeriu në ushqimin e tij.
80:24.
FELJENDHURIL-'INSANU 'ILA TA'AMIHI
C
80:25.
Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
80:25.
Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk,
80:25.
Se si Ne e lëshuam shiun me bollëk.
80:25.
'ENNA SEBEBNAL-MA'E SEBBEN
C
80:26.
Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,
80:26.
pastaj e çajmë tokën në thellësi
80:26.
Pastaj e çamë tokën në çarje.
80:26.
THUMME SHEKAKNAL-'ERDE SHEKKEN
C
80:27.
Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra
80:27.
dhe nxjerrim prej saj drithërat,
80:27.
Dhe bëmë të rriten aty drithërat.
80:27.
FE'ENBETNA FIHA HEBBEN
C
80:28.
Edhe rrush e perime,
80:28.
rrushin e perimet,
80:28.
Dhe rrush dhe perime.
80:28.
WE 'INEBEN WE KADBAN
C
80:29.
Edhe ullinj e hurma,
80:29.
Dhe ullinj dhe hurma.
80:29.
WE ZEJTUNEN WE NEHLAN
C
80:30.
Edhe kopshte të dendura,
80:30.
kopshtet e dendura,
80:30.
Dhe kopshte të dendura.
80:30.
WE HEDA'IKA GULBEN
C
80:31.
Dhe pemë e kullosa.
80:31.
pemët dhe gjithë barërat,
80:31.
Dhe fruta dhe bar.
80:31.
WE FAKIHETEN WE 'EBBEN
C
80:32.
Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.
80:32.
që t'i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.
80:32.
Për t'ju furnizuar juve dhe bagëtitë tuaja.
80:32.
META'EN LEKUM WE LI'EN'AMIKUM
C
80:33.
E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit);
80:33.
Por, kur të vijë Ushtima,
80:33.
Por kur të vijë Zëri i Madh.
80:33.
FE'IDHA XHA'ETI ES-SAHHATU
C
80:34.
Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,
80:34.
atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai,
80:34.
Atë ditë njeriu do të ikë nga vëllai i tij.
80:34.
JEWME JEFIRRUL-MER'U MIN 'EHIHI
C
80:35.
Prej nënës dhe prej babait të vet,
80:35.
nga e ëma dhe nga i ati,
80:35.
Edhe nga nëna dhe babai i tij.
80:35.
WE 'UMMIHI WE 'EBIHI
C
80:36.
Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet.
80:36.
nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet.
80:36.
Edhe nga bashkëshortja dhe bijtë e tij.
80:36.
WE SAHIBETIHI WE BENIHI
C
80:37.
Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.
80:37.
Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t'i mjaftojë.
80:37.
Secili prej tyre atë ditë do të ketë një çështje që e shqetëson atë.
80:37.
LIKULLI EMRI'IN MINHUM JEWME'IDHIN SHE'NUN JUGNIHI
C
80:38.
Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,
80:38.
Atë Ditë do të ketë fytyra rrëzëllore,
80:38.
Disa fytyra atë ditë do të jenë të ndritura.
80:38.
WUXHUHUN JEWME'IDHIN MUSFIRETUN
C
80:39.
Të buzëqeshura e të gëzuara.
80:39.
të qeshura e të gëzuara.
80:39.
Duke qeshur dhe duke u gëzuar.
80:39.
DAHIKETUN MUSTEBSHIRETUN
C
80:40.
Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara,
80:40.
Atë Ditë do të ketë (edhe) fytyra të pluhurosura,
80:40.
Dhe disa fytyra atë ditë do të jenë të pluhurosura.
80:40.
WE WUXHUHUN JEWME'IDHIN 'ALEJHA GABERETUN
C
80:41.
Që i ka mbuluar errësira e zezë,
80:41.
që do t'i mbulojë errësira.
80:41.
Do të mbulohen me errësirë.
80:41.
TERHEKUHA KATERETUN
C
80:42.
E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët.
80:42.
Këta janë jobesimtarët, gjynahqarët.
80:42.
Këta janë mohuesit dhe mëkatarët.
80:42.
'ULA'IKE HUMUL-KEFERETUL-FEXHERETU