Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 79:46. Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t'u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.
79:46. Ditën kur do ta shohin atë, (njerëzve) do t'u duket se kanë qëndruar (në Tokë) veç një mbrëmje apo një mëngjes.
79:46. Ditën kur ata ta shohin atë, do t'u duket atyre sikur kanë qëndruar vetëm një mbrëmje ose mëngjes.
79:46. KE'ENNEHUM JEWME JEREWNEHA LEM JELBETHU 'ILLA 'ASHIJETEN 'EW DUHAHA
C 80:1. Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.
80:1. Ai u vrenjt dhe ktheu kurrizin,
80:1. Ai vrenjti fytyrën dhe u kthye.
80:1. 'ABESE WE TEWELLA
C 80:2. Ngase atij i erdhi i verbëri.
80:2. kur i erdhi pranë i verbri.
80:2. Sepse i erdhi një i verbër.
80:2. 'EN XHA'EHUL-'A'MA
C 80:3. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.
80:3. E ku e di ti, ndoshta ai dëshironte të pastrohej (nga gjynahet)
80:3. E si mund ta dish, ndoshta ai do të pastrohej.
80:3. WE MA JUDRIKE LE'ALLEHU JEZZEKKA
C 80:4. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t'i bëjë dobi!
80:4. ose të merrte këshillë, e këshilla t'i sillte dobi atij?!
80:4. Ose do të këshillohej dhe këshilla do t'i bënte dobi.
80:4. 'EW JEDHDHEKKERU FETENFE'AHU EDH-DHIKRA
C 80:5. E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
80:5. Sa për atë që është i pasur,
80:5. Për atë që është i pasur.
80:5. 'EMMA MENI ESTEGNA
C 80:6. Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!
80:6. ti atij po i kushton vëmendje,
80:6. Ti përqendrohesh tek ai.
80:6. FE'ENTE LEHU TESEDDA
C 80:7. Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.
80:7. megjithëse nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk dëshiron të pastrohet.
80:7. E çfarë rëndësie ka për ty nëse ai nuk pastrohet.
80:7. WE MA 'ALEJKE 'ELLA JEZZEKKA
C 80:8. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,
80:8. Sa për atë që të vjen duke nxituar
80:8. Ndërsa ai që vjen tek ti me nxitim.
80:8. WE 'EMMA MEN XHA'EKE JES'A
C 80:9. Dhe meqë ai frikësohet,
80:9. dhe ndien frikë (nga Allahu),
80:9. Dhe ai ka frikë.
80:9. WE HUWE JEHSHA
C 80:10. E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),
80:10. ti atij nuk po ia vë veshin.
80:10. Prej tij ti shmangesh.
80:10. FE'ENTE 'ANHU TELEHHA