Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 80. Abese
Ajete: 42

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 80:1. Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.
80:1. Ai u vrenjt dhe ktheu kurrizin,
80:1. Ai vrenjti fytyrën dhe u kthye.
80:1. 'ABESE WE TEWELLA
C 80:2. Ngase atij i erdhi i verbëri.
80:2. kur i erdhi pranë i verbri.
80:2. Sepse i erdhi një i verbër.
80:2. 'EN XHA'EHUL-'A'MA
C 80:3. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.
80:3. E ku e di ti, ndoshta ai dëshironte të pastrohej (nga gjynahet)
80:3. E si mund ta dish, ndoshta ai do të pastrohej.
80:3. WE MA JUDRIKE LE'ALLEHU JEZZEKKA
C 80:4. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t'i bëjë dobi!
80:4. ose të merrte këshillë, e këshilla t'i sillte dobi atij?!
80:4. Ose do të këshillohej dhe këshilla do t'i bënte dobi.
80:4. 'EW JEDHDHEKKERU FETENFE'AHU EDH-DHIKRA
C 80:5. E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
80:5. Sa për atë që është i pasur,
80:5. Për atë që është i pasur.
80:5. 'EMMA MENI ESTEGNA
C 80:6. Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!
80:6. ti atij po i kushton vëmendje,
80:6. Ti përqendrohesh tek ai.
80:6. FE'ENTE LEHU TESEDDA
C 80:7. Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.
80:7. megjithëse nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk dëshiron të pastrohet.
80:7. E çfarë rëndësie ka për ty nëse ai nuk pastrohet.
80:7. WE MA 'ALEJKE 'ELLA JEZZEKKA
C 80:8. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,
80:8. Sa për atë që të vjen duke nxituar
80:8. Ndërsa ai që vjen tek ti me nxitim.
80:8. WE 'EMMA MEN XHA'EKE JES'A
C 80:9. Dhe meqë ai frikësohet,
80:9. dhe ndien frikë (nga Allahu),
80:9. Dhe ai ka frikë.
80:9. WE HUWE JEHSHA
C 80:10. E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),
80:10. ti atij nuk po ia vë veshin.
80:10. Prej tij ti shmangesh.
80:10. FE'ENTE 'ANHU TELEHHA
C 80:11. Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.
80:11. Mos vepro ashtu! Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,
80:11. Jo, vërtet, kjo është një këshillë.
80:11. KELLA 'INNEHA TEDHKIRETUN
C 80:12. Kush do të merrë mësim nga kjo (nga Kur'ani).
80:12. pra, kush të dojë, le të marrë këshillë!
80:12. Kush dëshiron, le ta kujtojë atë.
80:12. FEMEN SHA'E DHEKEREHU
C 80:13. Është këshillë në fletë të çmueshme.
80:13. Ai ndodhet në Faqe të nderuara,
80:13. Ajo është në fletë të nderuara.
80:13. FI SUHUFIN MUKERREMETIN
C 80:14. Me vlerë të lartë e të ruajtur.
80:14. të lartësuara, të pastra,
80:14. Të ngritura dhe të pastra.
80:14. MERFU'ATIN MUTEHHERETIN
C 80:15. Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).
80:15. në duart e shkruesve (engjëj)
80:15. Në duart e të dërguarve.
80:15. BI'EJDI SEFERETIN
C 80:16. Të nderuar e të ruajtur.
80:16. të ndershëm dhe të drejtë.
80:16. Të nderuar dhe të devotshëm.
80:16. KIRAMIN BERERETIN
C 80:17. Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!
80:17. Mallkuar qoftë njeriu! Sa mosmirënjohës që është ai!
80:17. U mbyt njeriu, sa mohues është ai.
80:17. KUTILEL-'INSANU MA 'EKFEREHU
C 80:18. Po prej çkafi e krijoi Ai atë?
80:18. Prej çfarë gjëje e krijon Allahu atë?
80:18. Prej çfarë gjëje e krijoi atë.
80:18. MIN 'EJJI SHEJ'IN HALEKAHU
C 80:19. Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.
80:19. Prej pikës së farës e krijon dhe i jep përmasa të rregullta.
80:19. Prej një pike e krijoi dhe e përgatiti.
80:19. MIN NUTFETIN HALEKAHU FEKADDEREHU
C 80:20. Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.
80:20. Më pas ia lehtëson rrugën (e lindjes)
80:20. Pastaj ia lehtësoi rrugën.
80:20. THUMME ES-SEBILE JESSEREHU
C 80:21. Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varroset).
80:21. e pastaj e vdes dhe i cakton një varr,
80:21. Pastaj e bëri të vdesë dhe e vendosi në varr.
80:21. THUMME 'EMATEHU FE'EKBEREHU
C 80:22. Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë.
80:22. dhe, kur të dojë, Ai e ringjall.
80:22. Pastaj, kur të dojë, Ai do ta ringjallë.
80:22. THUMME 'IDHA SHA'E 'ENSHEREHU
C 80:23. Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.
80:23. E megjithatë, njeriu ende nuk i ka plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai!
80:23. Jo, ai nuk e përmbushi atë që i urdhëroi Ai.
80:23. KELLA LEMMA JEKDI MA 'EMEREHU
C 80:24. Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.
80:24. Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet:
80:24. Le të shohë njeriu në ushqimin e tij.
80:24. FELJENDHURIL-'INSANU 'ILA TA'AMIHI
C 80:25. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
80:25. Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk,
80:25. Se si Ne e lëshuam shiun me bollëk.
80:25. 'ENNA SEBEBNAL-MA'E SEBBEN
C 80:26. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,
80:26. pastaj e çajmë tokën në thellësi
80:26. Pastaj e çamë tokën në çarje.
80:26. THUMME SHEKAKNAL-'ERDE SHEKKEN
C 80:27. Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra
80:27. dhe nxjerrim prej saj drithërat,
80:27. Dhe bëmë të rriten aty drithërat.
80:27. FE'ENBETNA FIHA HEBBEN
C 80:28. Edhe rrush e perime,
80:28. rrushin e perimet,
80:28. Dhe rrush dhe perime.
80:28. WE 'INEBEN WE KADBAN
C 80:29. Edhe ullinj e hurma,
80:29. ullirin e palmat,
80:29. Dhe ullinj dhe hurma.
80:29. WE ZEJTUNEN WE NEHLAN
C 80:30. Edhe kopshte të dendura,
80:30. kopshtet e dendura,
80:30. Dhe kopshte të dendura.
80:30. WE HEDA'IKA GULBEN
C 80:31. Dhe pemë e kullosa.
80:31. pemët dhe gjithë barërat,
80:31. Dhe fruta dhe bar.
80:31. WE FAKIHETEN WE 'EBBEN
C 80:32. Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.
80:32. që t'i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.
80:32. Për t'ju furnizuar juve dhe bagëtitë tuaja.
80:32. META'EN LEKUM WE LI'EN'AMIKUM
C 80:33. E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit);
80:33. Por, kur të vijë Ushtima,
80:33. Por kur të vijë Zëri i Madh.
80:33. FE'IDHA XHA'ETI ES-SAHHATU
C 80:34. Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,
80:34. atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai,
80:34. Atë ditë njeriu do të ikë nga vëllai i tij.
80:34. JEWME JEFIRRUL-MER'U MIN 'EHIHI
C 80:35. Prej nënës dhe prej babait të vet,
80:35. nga e ëma dhe nga i ati,
80:35. Edhe nga nëna dhe babai i tij.
80:35. WE 'UMMIHI WE 'EBIHI
C 80:36. Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet.
80:36. nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet.
80:36. Edhe nga bashkëshortja dhe bijtë e tij.
80:36. WE SAHIBETIHI WE BENIHI
C 80:37. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.
80:37. Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t'i mjaftojë.
80:37. Secili prej tyre atë ditë do të ketë një çështje që e shqetëson atë.
80:37. LIKULLI EMRI'IN MINHUM JEWME'IDHIN SHE'NUN JUGNIHI
C 80:38. Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,
80:38. Atë Ditë do të ketë fytyra rrëzëllore,
80:38. Disa fytyra atë ditë do të jenë të ndritura.
80:38. WUXHUHUN JEWME'IDHIN MUSFIRETUN
C 80:39. Të buzëqeshura e të gëzuara.
80:39. të qeshura e të gëzuara.
80:39. Duke qeshur dhe duke u gëzuar.
80:39. DAHIKETUN MUSTEBSHIRETUN
C 80:40. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara,
80:40. Atë Ditë do të ketë (edhe) fytyra të pluhurosura,
80:40. Dhe disa fytyra atë ditë do të jenë të pluhurosura.
80:40. WE WUXHUHUN JEWME'IDHIN 'ALEJHA GABERETUN
C 80:41. Që i ka mbuluar errësira e zezë,
80:41. që do t'i mbulojë errësira.
80:41. Do të mbulohen me errësirë.
80:41. TERHEKUHA KATERETUN
C 80:42. E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët.
80:42. Këta janë jobesimtarët, gjynahqarët.
80:42. Këta janë mohuesit dhe mëkatarët.
80:42. 'ULA'IKE HUMUL-KEFERETUL-FEXHERETU