Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 8. Enfal
Ajete: 75

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 8:1. Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: "Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij.
8:1. Të pyesin ty (o Muhamed) për plaçkën e luftës. Thuaj: “Plaçka e luftës i përket Allahut dhe të Dërguarit”. Prandaj, frikësojuni Allahut, rregulloni marrëdhëniet midis jush dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë”.
8:1. JES’ELUNEKE ‘ANIL-’ENFAL KULIL-’ENFALI LILLAHI WE ER-RESULI FE ETTEKU ELLAHE WE ‘ESLIHU DHATE BEJNIKUM WE ‘ETI’U ELLAHE WE RESULEHU ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C 8:2. E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.
8:2. Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten,
8:2. ‘INNEMAL-MU’UMINUNEL-LEDHINE ‘IDHA DHUKIREL-LAHU WEXHILET KULUBUHUM WE ‘IDHA TULIJET ‘ALEJHIM ‘AJATUHU ZADET/HUM ‘IMANEN WE ‘ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C 8:3. Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin.
8:3. ata që falin namazin dhe japin prej asaj që Ne ua kemi dhënë.
8:3. EL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELETE WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C 8:4. Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme.
8:4. Njëmend, ata janë besimtarë të vërtetë. Ata do të kenë shkallë përnderimi te Zoti i tyre, falje dhe furnizim bujar (në Xhenet).
8:4. ‘ULA’IKE HUMUL-MU’UMINUNE HEKKEN LEHUM DEREXHATUN ‘INDE RABBIHIM WE MEGFIRETUN WE RIZKUN KERIMUN
C 8:5. (Mospajtimi i tyre për plaçkë është) Ashtu si ai kur të nxori Zoti yt nga shtëpia jote për të vërtetën, e një grup nga besimtarët nuk ishte i kënaqur.
8:5. Zoti yt të nxori nga shtëpia jote (për të luftuar) për të Vërtetën edhe pse kjo nuk i pëlqeu një grupi prej besimtarëve.
8:5. KEMA ‘EHREXHEKE REBBUKE MIN BEJTIKE BIL-HEKKI WE ‘INNE FERIKEN MINEL-MU’UMININE LEKARIHUNE
C 8:6. Bëjnë polemikë me ty për të vërtetën pasi që e kishin të qartë (se ti vepron me lejen e Zotit) sikur meqenëse shtyheshin në vdekje të sigurt.
8:6. Ata polemizojnë me ty për të vërtetën (luftën), e cila u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt.
8:6. JUXHADILUNEKE FIL-HEKKI BA’DEMA TEBEJJENE KE’ENNEMA JUSAKUNE ‘ILAL-MEWTI WE HUM JENDHURUNE
C 8:7. Përkujtoni kur All-llahu ua premtoi njërin prej dy grupeve se është i juaji, e ju dëshironit t'ju takojë ai (grup) i paarmatosur, ndërsa All-llahu dëshiroi që me premtimet e Tij ta vendosë të vërtetën e ta zhdukë në themel mbeturinën e mohuesve.
8:7. Allahu ju premtoi fitoren mbi njërin prej dy grupeve, që ai të ishte i juaji. Ju dëshironit që grupi i paarmatosur të ishte i juaji, ndërsa Allahu dëshironte të përmbushte premtimin e Tij dhe t’ua zhdukte rrënjët mohuesve,
8:7. WE ‘IDH JA’IDUKUMU ELLAHU ‘IHDAT-TA’IFETEJNI ‘ENNEHA LEKUM WE TEWEDDUNE ‘ENNE GAJRE DHATI ESH-SHEWKETI TEKUNU LEKUM WE JURIDU ELLAHU ‘EN JUHIKKAL-HEKKA BIKELIMATIHI WE JEKTE’A DABIREL-KAFIRINE
C 8:8. Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët.
8:8. për ta bërë të Vërtetën (Islamin) ngadhënjyese dhe për ta zhdukur të pavërtetën edhe pse keqbërësit e pafe e urrejnë këtë.
8:8. LIJUHIKKAL-HEKKA WE JUBTILEL-BATILE WE LEW KERIHEL-MUXHRIMUNE
C 8:9. Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai u është përgjigjur: "Unë do t'ju ndihmoj me një mijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi).
8:9. Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit”.
8:9. ‘IDH TESTEGITHUNE REBBEKUM FASTEXHABE LEKUM ‘ENNI MUMIDDUKUM BI’ELFIN MINEL-MELA’IKETI MURDIFINE
C 8:10. All-llahu nuk e bëri atë (ndihmën) për tjetër, vetëm t'ju gëzojë (t'u japë myzhde) dhe për t'i forcuar (qetësuar) me të zemrat tuaja, pse ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut. All-llahu është mbizotërues dhe i urtë.
8:10. Allahu e bëri këtë fitore si lajm të mirë, që të qetësohen zemrat tuaja me të. Fitorja vjen vetëm nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
8:10. WE MA XHE’ALEHU ELLAHU ‘ILLA BUSHRA WE LITETME’INNE BIHI KULUBUKUM WE MA EN-NESRU ‘ILLA MIN ‘INDI ELLAHI ‘INNALL-LLAHE ‘AZIZUN HEKIMUN
C 8:11. Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t'ju pastruar me të, largoi prej jush të shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t'ju përforcojë me të (me shi) këmbët tuaja.
8:11. Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë si shenjë sigurie nga ana e Tij dhe lëshoi nga qielli shi, për t’ju pastruar nëpërmjet atij, për të larguar nga ju ndyrësinë e djallit dhe për t’i forcuar zemrat tuaja dhe këmbët.
8:11. ‘IDH JUGASHSHIKUMU EN-NU’ASE ‘EMENETEN MINHU WE JUNEZZILU ‘ALEJKUM MINE ES-SEMA’I MA’EN LIJUTEHHIREKUM BIHI WE JUDH/HIBE ‘ANKUM RIXHZE ESH-SHEJTANI WE LIJERBITE ‘ALA KULUBIKUM WE JUTHEBBITE BIHIL-’EKDAME
C 8:12. Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: "Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj).
8:12. (Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë. Unë do të shtie frikë në zemrat e mohuesve, andaj goditini në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë”.
8:12. ‘IDH JUHI REBBUKE ‘ILAL-MELA’IKETI ‘ENNI ME’AKUM FETHEBBITUL-LEDHINE ‘AMENU SE’ULKI FI KULUBIL-LEDHINE KEFERU ER-RU’BE FADRIBU FEWKAL-’A’NAKI WE EDRIBU MINHUM KULLE BENANIN
C 8:13. Këtë (ndëshkim për ta) ngase kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, nuk ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
8:13. Ne i dënuam kështu, sepse ata dolën kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që del kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ta dijë se Allahu është ndëshkues i ashpër.
8:13. DHALIKE BI’ENNEHUM SHAKKU ELLAHE WE RESULEHU WE MEN JUSHAKIKI ELLAHE WE RESULEHU FE’INNALL-LLAHE SHEDIDUL-’IKABI
C 8:14. Kështu e keni (dënimin), pra shijone, e për mohuesit është edhe dënimi i zjarrit.
8:14. (Ne u thamë atyre:) “Ky është ndëshkimi, provojeni atë. Dënimi i zjarrit i pret mohuesit”.
8:14. DHALIKUM FEDHUKUHU WE ‘ENNE LILKAFIRINE ‘ADHABE EN-NARI
C 8:15. O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën (që lëviz ngadalë) e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën.
8:15. O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni shpinën!
8:15. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA LEKITUMUL-LEDHINE KEFERU ZEHFEN FELA TUWELLUHUMUL-’EDBARE
C 8:16. Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t'iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është xhehennemi. E ai është përfundim i keq.
8:16. Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri ose për t’u bashkuar me një grup tjetër, do të shkaktojë zemërimin e Allahut dhe do të ketë si strehë Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky!
8:16. WE MEN JUWELLIHIM JEWME’IDHIN DUBUREHU ‘ILLA MUTEHERRIFEN LIKITALIN ‘EW MUTEHEJJIZAN ‘ILA FI’ETIN FEKAD BA’E BIGADEBIN MINEL-LAHI WE ME’WAHU XHEHENNEMU WE BI’SEL-MESIRU
C 8:17. Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për t'i shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. All-llahu gjithçka dëgjon dhe di.
8:17. Sigurisht, nuk ishit ju që i vratë ata, por i vrau Allahu! Kur gjuaje, nuk ishe ti (Muhamed) që gjuaje, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t’u bënte besimtarëve një dhuratë të bukur. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.
8:17. FELEM TEKTULUHUM WE LEKINNALL-LLAHE KATELEHUM WE MA REMEJTE ‘IDH REMEJTE WE LEKINNALL-LLAHE REMA WE LIJUBLIJEL-MU’UMININE MINHU BELA’EN HESENEN ‘INNALL-LLAHE SEMI’UN ‘ALIMUN
C 8:18. Ja, kjo është e vërteta. All-llahu dobëson dredhitë e qafirëve (kufarëve).
8:18. Kështu ka ndodhur; dhe dijeni se Allahu i dobëson dredhitë e mohuesve.
8:18. DHALIKUM WE ‘ENNEL-LAHE MUHINU KEJDIL-KAFIRINE
C 8:19. Nëse ju (idhujtarë) kërkuat fitore, ja ku e keni fitoren, (kjo është ironi për ta), po nëse hiqni dorë (nga lufta kundër Pejgamberit), ajo do të jetë në dobinë tuaj, e nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do t'ju vlejë asgjë edhe nëse është e madhe, sepse All-llahu është me besimtarët.
8:19. Nëse ju (jobesimtarë mekas) kërkuat fitore dhe gjykim (prej Allahut), ja tek erdhi fitorja (kundër jush). Por, nëse tërhiqeni (nga mohimi dhe lufta kundër të Dërguarit), kjo do të jetë për ju shumë më e dobishme. Nëse ktheheni (në luftë), edhe Ne do të kthehemi (në ndihmë të besimtarëve). Forcat tuaja nuk do t’ju bëjnë asnjë dobi, sado të jenë të shumta në numër, sepse Allahu është me besimtarët.
8:19. ‘IN TESTEFTIHU FEKAD XHA’EKUMUL-FETHU WE ‘IN TENTEHU FEHUWE HAJRUN LEKUM WE ‘IN TA’UDU NA’UD WE LEN TUGNIJE ‘ANKUM FI’ETUKUM SHEJ’EN WE LEW KETHURET WE ‘ENNEL-LAHE ME’AL-MU’UMININE
C 8:20. O ju që besuat, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju po e dëgjoni (Kur'anin).
8:20. O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos ia ktheni shpinën, ndërkohë që e dëgjoni (të vërtetën)!
8:20. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘ETI’U ELLAHE WE RESULEHU WE LA TEWELLEW ‘ANHU WE ‘ENTUM TESMA’UNE
C 8:21. Dhe mos u bëni si ata që thanë: "Dëgjuam", e në të vërtetë ata nuk dëgjojnë.
8:21. Mos u bëni si ata që thonë “Dëgjojmë”, por nuk ia vënë veshin.
8:21. WE LA TEKUNU KALLEDHINE KALU SEMI’NA WE HUM LA JESMA’UNE
C 8:22. Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë.
8:22. Krijesat më të këqija para Allahut janë ato që janë shurdhe dhe memece (ndaj së vërtetës) e që nuk hanë arsye.
8:22. ‘INNE SHERRE ED-DEWABBI ‘INDEL-LAHI ES-SUMMUL-BUKMUL-LEDHINE LA JA’KILUNE
C 8:23. All-llahu do t'i bënte të dëgjojnë ata (shurdhmemecët) po të dinte (të pritej prej tyre) se do të arrinin ndonjë të mirë, po edhe sikur t'i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin dhe do të refuzonin.
8:23. Sikur Allahu të dinte ndonjë të mirë tek ata, Ai do t’ua jepte dëgjimin. Por, edhe sikur t’i bënte të dëgjonin, ata do të shmangeshin dhe do të largoheshin nga besimi.
8:23. WE LEW ‘ALIMEL-LAHU FIHIM HAJREN LE’ESME’AHUM WE LEW ‘ESME’AHUM LETEWELLEW WE HUM MU’RIDUNE
C 8:24. O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai.
8:24. O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë!
8:24. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ESTEXHIBU LILLAHI WE LILRRESULI ‘IDHA DA’AKUM LIMA JUHJIKUM WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE JEHULU BEJNEL-MER’I WE KALBIHI WE ‘ENNEHU ‘ILEJHI TUHSHERUNE
C 8:25. Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
8:25. Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!
8:25. WE ETTEKU FITNETEN LA TUSIBENNEL-LEDHINE DHELEMU MINKUM HASSETEN WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE SHEDIDUL-’IKABI
C 8:26. Përkujtoni kur ishit pakicë e dobët në tokë (Mekë) dhe frikësoheshit se do t'ju rrëmbejnë njerëzit (idhujtarët), e Ai ju mundësoi vend të sigurt (në Medinë) dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij, ju furnizoi me të mira në mënyrë, që të jeni mirënjohës.
8:26. Dhe kujtohuni kur ishit pak në numër, ishit të dobët në tokë e kishit frikë se njerëzit (mosbesimtarët) do t’ju gllabëronin! Ai ju strehoi dhe ju forcoi me ndihmën e Tij e ju dha shumë të mira, që ju ta falënderoni.
8:26. WE EDHKURU ‘IDH ‘ENTUM KALILUN MUSTED’AFUNE FIL-’ERDI TEHAFUNE ‘EN JETEHATTEFEKUMU EN-NASU FE’AWAKUM WE ‘EJJEDEKUM BINESRIHI WE REZEKAKUM MINET-TEJJIBATI LE’ALLEKUM TESHKURUNE
C 8:27. O ju që besuat, mos e tradhtoni All-llahun dhe të dërguarin, e ashtu të tradhtoni amanetet tuaja, derisa e dini sa e keqe është kjo.
8:27. O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije.
8:27. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TEHUNU ELLAHE WE ER-RESULE WE TEHUNU ‘EMANATIKUM WE ‘ENTUM TA’LEMUNE
C 8:28. Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh.
8:28. Ta dini se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë dhe se vetëm tek Allahu është shpërblimi i madh.
8:28. WE A’LEMU ‘ENNEMA ‘EMWALUKUM WE ‘EWLADUKUM FITNETUN WE ‘ENNEL-LAHE ‘INDEHU ‘EXHRUN ‘ADHIMUN
C 8:29. O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t'ua mbulojë të këqijat, do t'ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh.
8:29. O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.
8:29. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IN TETTEKU ELLAHE JEXH’AL LEKUM FURKANEN WE JUKEFFIR ‘ANKUM SEJJI’ATIKUM WE JEGFIR LEKUM WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-’ADHIMI
C 8:30. Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e All-llahu i asgjësonte, se All-llahu është më i miri që asgjëson (dredhitë).
8:30. Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.
8:30. WE ‘IDH JEMKURU BIKEL-LEDHINE KEFERU LIJUTHBITUKE ‘EW JEKTULUKE ‘EW JUHRIXHUKE WE JEMKURUNE WE JEMKURU ELLAHU WEL-LAHU HAJRUL-MAKIRINE
C 8:31. E kur atyre u lexohen ajetet Tona (Kur'ani), thonin: "Kemi dëgjuar (këso fjalësh) dhe sikur të donim edhe ne do të thonim diçka të ngjashme me këtë dhe se ky nuk është gjë tjetër pos mit i lashtë".
8:31. Kur atyre u lexohen shpalljet Tona, ata thonë: “Ne i kemi dëgjuar; po të duam, edhe ne do të thoshim diçka të ngjashme. Këto nuk janë kurrgjë, përveçse përralla të të lashtëve.”
8:31. WE ‘IDHA TUTLA ‘ALEJHIM ‘AJATUNA KALU KAD SEMI’NA LEW NESHA’U LEKULNA MITHLE HADHA ‘IN HADHA ‘ILLA ‘ESATIRUL-’EWWELINE
C 8:32. Dhe (përkujto) kur thanë: "O All-llah! Nëse është ky (Kur'ani) vërtet prej Teje, lësho gurë nga qielli kundër nesh, ose sillna ndonjë dënim të idhët".
8:32. (Kujtoje, gjithashtu) kur ata thanë: “Zoti ynë, nëse ky (Kuran) është e Vërteta (e zbritur prej Teje), atëherë lësho mbi ne shi gurësh nga qielli ose dërgona një ndëshkim të dhembshëm!”
8:32. WE ‘IDH KALUL-LEHUMME ‘IN KANE HADHA HUWEL-HEKKA MIN ‘INDIKE FE’EMTIR ‘ALEJNA HIXHARETEN MINE ES-SEMA’I ‘EW E’TINA BI’ADHABIN ‘ELIMIN
C 8:33. Po All-llahu nuk do t'i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t'i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë).
8:33. Por Allahu nuk do t’i ndëshkonte ata, përderisa ti ishe në mesin e tyre dhe, Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij.
8:33. WE MA KANEL-LAHU LIJU’ADHDHIBEHUM WE ‘ENTE FIHIM WE MA KANEL-LAHU MU’ADHDHIBEHUM WE HUM JESTEGFIRUNE
C 8:34. Çka kanë ata që të mos i dënojë All-llahu, kur ata janë që pengojnë (të tjerët) nga xhamia e shenjtë (Qabja), e edhepse nuk janë mbikëqyrës të saj. Kujdestarë të saj janë vetëm ata që ruhen (të devotshmit), por shumica e tyre nuk është që di.
8:34. E përse të mos i dënojë Allahu, kur ata e pengojnë vizitën në Shtëpinë e Shenjtë (Qabe) edhe pse ata nuk janë kujdestarë të saj?! Kujdestarë të saj janë vetëm ata që i frikësohen Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.
8:34. WE MA LEHUM ‘ELLA JU’ADHDHIBEHUMU ELLAHU WE HUM JESUDDUNE ‘ANIL-MESXHIDIL-HERAMI WE MA KANU ‘EWLIJA’EHU ‘IN ‘EWLIJA’UUHU ‘ILLAL-MUTTEKUNE WE LEKINNE ‘EKTHEREHUM LA JA’LEMUNE
C 8:35. Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishte tjetër vetëm se britmë dhe duartrokitje, prandaj vuajeni dënimin për shkak se mohonit.
8:35. Lutja e tyre në Shtëpinë e Shenjtë ishte vetëm me fërshëllima dhe rrahje duarsh. Prandaj (atyre do t’u thuhet:) “Provojeni ndëshkimin, pasi kurrë nuk besuat”!
8:35. WE MA KANE SELATUHUM ‘INDEL-BEJTI ‘ILLA MUKA’EN WE TESDIJETEN FEDHUKUL-’ADHABE BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C 8:36. Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshpërim i tyre, madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në xhehennem.
8:36. Në të vërtetë, jobesimtarët e shpenzojnë pasurinë e tyre për t’i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnë atë, por në fund ajo do jetë vetëm dëshpërim për ta, sepse do të jenë të mundur. Ata që nuk besojnë, në Xhehenem do të tubohen,
8:36. ‘INNEL-LEDHINE KEFERU JUNFIKUNE ‘EMWALEHUM LIJESUDDU ‘AN SEBILI ELLAHI FESEJUNFIKUNEHA THUMME TEKUNU ‘ALEJHIM HESRETEN THUMME JUGLEBUNE WEL-LEDHINE KEFERU ‘ILA XHEHENNEME JUHSHERUNE
C 8:37. (Kjo masë) Që ta dallojë All-llahu të keqin nga i miri, dhe që të vë të këqinjtë njërin mbi tjetrin, t'i bëjë grumbull të gjithë e t'i hedhë në xhehennem. E të tillët janë më të dëshpëruarit.
8:37. që Allahu të veçojë të keqin nga i miri; të këqijtë t’i palosë njërin mbi tjetrin, e të gjithë t’i hedhë në Xhehenem. Këta, me të vërtetë, janë të humbur.
8:37. LIJEMIZEL-LAHUL-HABITHE MINET-TEJJIBI WE JEXH’ALEL-HABITHE BA’DEHU ‘ALA BA’DIN FEJERKUMEHU XHEMI’EN FEJEXH’ALEHU FI XHEHENNEME ‘ULA’IKE HUMUL-HASIRUNE
C 8:38. Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t'u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj të parëve është i ditur (edhe juve do t'ju zë).
8:38. Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse largohen (nga mosbesimi), do t’u falet e kaluara e, nëse kthehen (në mosbesim), atëherë dënimi i popujve të mëparshëm është paralajmërim për ta.
8:38. KUL LILLEDHINE KEFERU ‘IN JENTEHU JUGFER LEHUM MA KAD SELEFE WE ‘IN JA’UDU FEKAD MEDET SUNNETUL-’EWWELINE
C 8:39. Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besimi i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë.
8:39. Luftoni kundër tyre, derisa të zhduket idhujtaria dhe derisa të mbetet vetëm feja e Allahut. Nëse ata heqin dorë (prej mohimit), Allahu i sheh punët e tyre.
8:39. WE KATILUHUM HETTA LA TEKUNE FITNETUN WE JEKUNE ED-DINU KULLUHU LILLAHI FE’INI ENTEHEW FE’INNALL-LLAHE BIMA JA’MELUNE BESIRUN
C 8:40. Po nëse refuzojnë, ta dini se All-llahu është mbrojtës i juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai.
8:40. Por, nëse ata kthejnë shpinën, dijeni se Allahu është mbrojtësi juaj. Ai është mbrojtës dhe mbështetës i mrekullueshëm!
8:40. WE ‘IN TEWELLEW FA’LEMU ‘ENNEL-LAHE MEWLAKUM NI’MEL-MEWLA WE NI’ME EN-NESIRU
C 8:41. Ju (besimtarë) ta dini se një e pesta e asaj që e fituat, nga ndonjë send, i takon (përkujtuesve të) All-llahut, të dërguarit të Tij, të afërmve të tij (të dërguarit), jetimave, nevojtarëve dhe atyre në mërgim, (ky është përcaktimi i Zotit), nëse keni besuar All-llahun, dhe atë (Kur'anin) që ia zbritëm robit Tonë (Muhammedit) ditën e furkanit (ditën e Bedrit, kur u dallua e vërteta nga e shtrembëra), ditën e konfrontimit të dy grupeve. All-llahu është i fuqishëm për çdo gjë.
8:41. Ta dini se çfarëdo që të fitoni si plaçkë lufte, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit dhe farefisit të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarit (që ka ngelur në rrugë), nëse besoni në Allahun dhe në atë që ia kemi shpallur robit Tonë në ditën e fitores (luftën e Bedrit), atë ditë kur u ndeshën dy ushtritë. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
8:41. WE A’LEMU ‘ENNEMA GANIMTUM MIN SHEJ’IN FE’ENNE LILLAHI HUMUSEHU WE LILRRESULI WE LIDHIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WE EBNI ES-SEBILI ‘IN KUNTUM ‘AMENTUM BILLAHI WE MA ‘ENZELNA ‘ALA ‘ABDINA JEWMEL-FURKANI JEWMET-TEKAL-XHEM’ANI WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 8:42. Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës, e ata në bregun e largët të saj (ju kah Medina e ata kah Meka), ndërsa karvani ishte më poshtë prej jush (kah deti). Dhe, sikur të ishit ju ata që njëri-tjetrit i keni caktuar takimin, do ta thyenit caktimin. Por All-llahu ishte Ai që zbatoi çështjen e kryer tanimë, e të shkatërrojë me argument atë që u shkatërrua dhe ta bëjë të jetojë me argumente atë që jetoi. All-llahu vërtet dëgjon e di.
8:42. Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës, ata ndodheshin në bregun e largët, ndërsa karvani poshtë jush. Edhe sikur t’i kishit lënë takim njëri-tjetrit, nuk do të ishit pajtuar për kohën e ndeshjes. Por Allahu e përmbushi atë ngjarje që ishte e caktuar, me qëllim që kush duhej të vdiste, të vdiste me prova të qarta dhe, kush duhej të mbetej gjallë, të jetonte me prova të qarta. Vërtet, Allahu i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
8:42. ‘IDH ‘ENTUM BIL-’UDWETI ED-DUNJA WE HUM BIL-’UDWETIL-KUSWA WE ER-REKBU ‘ESFELE MINKUM WE LEW TEWA’ADTTUM LAHTELEFTUM FIL-MI’ADI WE LEKIN LIJEKDIJEL-LAHU ‘EMREN KANE MEF’ULAN LIJEHLIKE MEN HELEKE ‘AN BEJJINETIN WE JEHJA MEN HEJJE ‘AN BEJJINETIN WE ‘INNALL-LLAHE LESEMI’UN ‘ALIMUN
C 8:43. Dhe (përkujto) kur All-llahu t'i dëftoi ty ata në ëndërr, të paktë në numër, e sikur t'i dëftonte shumë, ju do të dobësoheshit e do të grindeshit për çështjen (e luftës), por All-llahu ju shpëtoi. All-llahu vërtet e di shumë mirë se ç'mbajnë kraharorët (zemrat).
8:43. (Kujto) kur Allahu të tregoi në ëndërr se ata janë pak. Sikur të të tregonte se ishin shumë, ju do të humbisnit guximin dhe do të grindeshit për atë çështje, por Allahu ju shpëtoi. Ai e di se çfarë keni në zemrat tuaja.
8:43. ‘IDH JURIKEHUMU ELLAHU FI MENAMIKE KALILEN WE LEW ‘ERAKEHUM KETHIRAN LEFESHILTUM WE LETENAZA’TUM FIL-’EMRI WE LEKINNALL-LLAHE SELLEME ‘INNEHU ‘ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 8:44. Përkujtoni kur u takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për ta zbatuar All-llahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve.
8:44. Kur u përballët (me armikun), Ai ua shfaqi ata në sytë tuaj sikur ishin pak, ndërsa juve ju bëri të dukeshit pak në sytë e atyre, për të përmbushur atë që ishte caktuar. Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
8:44. WE ‘IDH JURIKUMUHUM ‘IDHIT-TEKAJTUM FI ‘A’JUNIKUM KALILEN WE JUKALLILUKUM FI ‘A’JUNIHIM LIJEKDIJEL-LAHU ‘EMRAN KANE MEF’ULÆN WE ‘ILA ELLAHI TURXHA’UL-’UMURU
C 8:45. O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar.
8:45. O besimtarë, kur të ndesheni me ndonjë forcë armike, qëndroni të patundur dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni.
8:45. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA LEKITUM FI’ETEN FATHBUTU WE EDHKURU ELLAHE KETHIREN LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
C 8:46. Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.
8:46. Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.
8:46. WE ‘ETI’U ELLAHE WE RESULEHU WE LA TENAZA’U FETEFSHELU WE TEDH/HEBE RIHUKUM WE ESBIRU ‘INNALL-LLAHE ME’A ES-SABIRINE
C 8:47. Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t'i parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t'i shpëtojnë me atë veprim të tyre.
8:47. Mos u bëni si ata (jobesimtarët e Mekës) që dolën nga shtëpitë e tyre me mendjemadhësi e për sy e faqe të botës, duke dashur t’i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Allahu e di mirë çfarë punojnë ata.
8:47. WE LA TEKUNU KALLEDHINE HAREXHU MIN DIJARIHIM BETEREN WE RI’A’E EN-NASI WE JESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI WEL-LAHU BIMA JA’MELUNE MUHITUN
C 8:48. Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe u tha: "S'ka kush që mund t'iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës juaji!" E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: "Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër".
8:48. Djalli ua zbukuroi atyre veprat e këqija dhe u tha: “Askush në botë nuk do t’ju mundë sot dhe unë jam mbrojtësi juaj”. Mirëpo, kur u ndeshën dy ushtritë (me engjëjt përkrah besimtarëve), ai u kthye nga thembrat e tij dhe u tha (jobesimtarëve): “Unë nuk kam të bëj me ju; unë shoh atë që ju nuk e shihni dhe i frikësohem Allahut, sepse Allahu ndëshkon ashpër”.
8:48. WE ‘IDH ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU ‘A’MALEHUM WE KALE LA GALIBE LEKUMUL-JEWME MINE EN-NASI WE ‘INNI XHARUN LEKUM FELEMMA TERA’ETIL-FI’ETANI NEKESE ‘ALA ‘AKIBEJHI WE KALE ‘INNI BERI’UN MINKUM ‘INNI ‘ERA MA LA TEREWNE ‘INNIJI ‘EHAFU ELLAHE WEL-LAHU SHEDIDUL-’IKABI
C 8:49. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishte sëmundje (dyshim) thanë: "Këta (muslimanët) i ka mashtruar feja e tyre (s'kanë fuqi të luftojnë). Po kush mbështetet në All-llahun, s'ka dyshim se All-llahu është ngadhënjyes i urtë.
8:49. Hipokritët dhe ata që kishin sëmundje (dyshim) në zemrat e veta, thoshin: “Këta i ka mashtruar feja e tyre!” Por ai që mbështetet tek Allahu, me të vërtetë, do ta gjejë Atë të Plotfuqishëm dhe të Urtë.
8:49. ‘IDH JEKULUL-MUNAFIKUNE WEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN GARRE HA’UULA’ DINUHUM WE MEN JETEWEKKEL ‘ALA ELLAHI FE’INNALL-LLAHE ‘AZIZUN HEKIMUN
C 8:50. Sikur t'i kishe parë engjëjt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u bienin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): "Shijoni dënimin e djegies!"
8:50. Eh,sikur të shihje se si engjëjt ua marrin shpirtrat mohuesve! I godasin ata në fytyrë dhe shpinë (duke u thënë): “Shijoni dënimin e zjarrit!
8:50. WE LEW TERA ‘IDH JETEWEFFAL-LEDHINE KEFERUL-MELA’IKETU JEDRIBUNE WUXHUHEHUM WE ‘EDBAREHUM WE DHUKU ‘ADHABEL-HERIKI
C 8:51. Këtë (dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu nuk është i padrejtë për robtë e Tij.
8:51. Kjo është për shkak të asaj që keni bërë me duart tuaja, sepse Allahu nuk është i padrejtë me robërit e Vet!”
8:51. DHALIKE BIMA KADDEMET ‘EJDIKUM WE ‘ENNEL-LAHE LEJSE BIDHELLAMIN LIL’ABIDI
C 8:52. Edhe idhujtarët, siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e për shkak të mëkateve All-llahu i shkatërroi. All-llahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër.
8:52. Kështu u ndodhi edhe ithtarëve të Faraonit dhe atyre që kanë qenë para tyre. Ata i mohuan shpalljet e Allahut dhe Ai i dënoi për shkak të gjynaheve të tyre. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.
8:52. KEDE’BI ‘ALI FIR’AWNE WEL-LEDHINE MIN KABLIHIM KEFERU BI’AJATI ELLAHI FE’EHADHEHUMU ELLAHU BIDHUNUBIHIM ‘INNALL-LLAHE KAWIJUN SHEDIDUL-’IKABI
C 8:53. Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).
8:53. Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
8:53. DHALIKE BI’ENNEL-LAHE LEM JEKU MUGAJJIREN NI’METEN ‘EN’AMEHA ‘ALA KAWMIN HETTA JUGAJJIRU MA BI’ENFUSIHIM WE ‘ENNEL-LAHE SEMI’UN ‘ALIMUN
C 8:54. Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre.
8:54. (Sjelljet e jobesimtarëve të Mekës) ngjajnë me sjelljet e ithtarëve të Faraonit dhe të të tjerëve që jetuan para tyre. Ata i përgënjeshtruan shpalljet e Zotit të tyre dhe kështu Ne i shkatërruam për shkak të gjynaheve të tyre, ndërsa ithtarët e Faraonit i fundosëm. Të gjithë ata ishin keqbërës.
8:54. KEDE’BI ‘ALI FIR’AWNE WEL-LEDHINE MIN KABLIHIM KEDHDHEBU BI’AJATI RABBIHIM FE’EHLEKNAHUM BIDHUNUBIHIM WE ‘EGREKNA ‘ALE FIR’AWNE WE KULLUN KANU DHALIMINE
C 8:55. Krijesat më të dëmshme te All-llahu janë ata që mohuan, nuk pritet që ata të besojnë;
8:55. Krijesat më të këqija tek Allahu janë ata që mohojnë dhe që nuk do të besojnë;
8:55. ‘INNE SHERRE ED-DEWABBI ‘INDEL-LAHIL-LEDHINE KEFERU FEHUM LA JU’UMINUNE
C 8:56. Këta janë ata prej të cilëve ti pate marrë premtimin (se nuk do t'i ndihmojnë idhujtarët), e të cilin ata nuk e ruajtën por si çdo herë e thyejnë premtimin e tyre.
8:56. janë ata me të cilët ke bërë marrëveshje, por që çdo herë e shkelin atë dhe nuk i frikësohen Allahut.
8:56. EL-LEDHINE ‘AHEDTE MINHUM THUMME JENKUDUNE ‘AHDEHUM FI KULLI MERRETIN WE HUM LA JETTEKUNE
C 8:57. Po nëse i ndesh (i zë) ata në luftë, atëherë ti me ta (me shkatërrimin e tyre) shpartallo ata që të marrin mësim.
8:57. Nëse ti i ndesh ata në luftë, shpartalloji, që të vënë mend ata që vijnë pas tyre.
8:57. FE’IMMA TETHKAFENNEHUM FIL-HERBI FESHERRID BIHIM MEN HALFEHUM LE’ALLEHUM JEDHDHEKKERUNE
C 8:58. Nëse ti e heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua hidh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njëjtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).
8:58. Nëse ke frikë se ndonjë fis e thyen besën, edhe ti prishja marrëveshjen me të njëjtën mënyrë, sepse Allahu nuk i do ata që tradhtojnë.
8:58. WE ‘IMMA TEHAFENNE MIN KAWMIN HIJANETEN FANBIDH ‘ILEJHIM ‘ALA SEWA’IN ‘INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-HA’ININE
C 8:59. Dhe ata që mohuan, mos të mendojnë kurrsesi se shpëtuan, (se na ikën). Ata nuk mund ta bëjnë të paaftë Atë (Zotin) që i ndjek.
8:59. Le të mos mendojnë kurrsesi ata që nuk besojnë se do të fitojnë, sepse nuk mund të Na pengojnë.
8:59. WE LA JEHSEBENNEL-LEDHINE KEFERU SEBEKU ‘INNEHUM LA JU’XHIZUNE
C 8:60. E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. Çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t'ju konpensohet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtë.
8:60. Përgatisni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj, si dhe të tjerë, përveç tyre, të cilët ju nuk i njihni, por që Allahu i njeh. Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, do t’ju shpërblehet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.
8:60. WE ‘A’IDDU LEHUM MA ESTETA’TUM MIN KUWETIN WE MIN RIBATIL-HAJLI TURHIBUNE BIHI ‘ADUWEL-LAHI WE ‘ADUWEKUM WE ‘AHARINE MIN DUNIHIM LA TA’LEMUNEHUMU ELLAHU JA’LEMUHUM WE MA TUNFIKU MIN SHEJ’IN FI SEBILI ELLAHI JUWEFFE ‘ILEJKUM WE ‘ENTUM LA TUDHLEMUNE
C 8:61. Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo e mbështetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di.
8:61. Nëse ata shfaqin prirje për paqe, atëherë edhe ti ano nga ajo dhe mbështetu tek Allahu, sepse, vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka.
8:61. WE ‘IN XHENEHU LILSSELMI FAXHNEH LEHA WE TEWEKKEL ‘ALA ELLAHI ‘INNEHU HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
C 8:62. Po nëse duan të mashtrojnë me të (me paqen), ty të mjafton All-llahu. Ai është që të fuqizoji ty me ndihmën e vet dhe me besimtarët.
8:62. Por, nëse ata synojnë të të mashtrojnë, të mjafton Allahu (si mbrojtës). Ai të ka forcuar me ndihmën e Tij dhe me besimtarët,
8:62. WE ‘IN JURIDU ‘EN JEHDA’UKE FE’INNE HESBEKEL-LAHU HUWEL-LEDHI ‘EJJEDEKE BINESRIHI WE BIL-MU’UMININE
C 8:63. Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë.
8:63. duke i bashkuar zemrat e tyre (si një zemër e vetme). Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
8:63. WE ‘ELLEFE BEJNE KULUBIHIM LEW ‘ENFEKTE MA FIL-’ERDI XHEMI’EN MA ‘ELLEFTE BEJNE KULUBIHIM WE LEKINNALL-LLAHE ‘ELLEFE BEJNEHUM ‘INNEHU ‘AZIZUN HEKIMUN
C 8:64. O Pejgamber! All-llahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty.
8:64. O Profet! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që të pasojnë.
8:64. JA ‘EJJUHA EN-NEBIJU HESBUKEL-LAHU WE MENI ETTEBE’AKE MINEL-MU’UMININE
C 8:65. O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm, (trima të fuqishëm), do t'i mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do t'i mundni një mijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë (pse luftojnë).
8:65. O Profet! Jepu zemër e nxiti besimtarët për luftë! Nëse mes jush gjenden njëzet të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues) e, nëse nga ju janë njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin një mijë mohues, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë.
8:65. JA ‘EJJUHA EN-NEBIJU HERRIDIL-MU’UMININE ‘ALEL-KITALI ‘IN JEKUN MINKUM ‘ISHRUNE SABIRUNE JEGLIBU MIA’ETEJNI WE ‘IN JEKUN MINKUM MIA’ETUN JEGLIBU ‘ELFEN MINEL-LEDHINE KEFERU BI’ENNEHUM KAWMUN LA JEFKAHUNE
C 8:66. All-llahu ju bëri lehtësim tash duke e ditur se jeni dobësuar. Nëse prej jush janë janë njëqind të durueshëm, do ti mundni dyqinnd, e nëse prej jush janë një mijë, me ndimën e Zotit do t'i mundni dy mijë. All-llahu është me ata që janë të durueshëm.
8:66. Tani, Allahu ju ka lehtësuar ju, ngaqë Ai e di se keni dobësi. Kështu, nëse ka prej jush njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues) dhe, nëse nga ju janë një mijë (të qëndrueshëm), me vullnetin e Allahut, ata do të mundin dy mijë (mohues). Allahu është me të qëndrueshmit.
8:66. EL-’ANE HAFFEFEL-LAHU ‘ANKUM WE ‘ALIME ‘ENNE FIKUM DA’FEN FE’IN JEKUN MINKUM MIA’ETUN SABIRETUN JEGLIBU MIA’ETEJNI WE ‘IN JEKUN MINKUM ‘ELFUN JEGLIBU ‘ELFEJNI BI’IDHNI ELLAHI WEL-LAHU ME’A ES-SABIRINE
C 8:67. Për asnjë pejgamber nuk qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërrmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni për qëllim përjetimet e kësaj bote, ndërsa All-llahu dëshiron për ju Ahiretin. All-llahu mbizotëron çdo gjë, di çka është e mirë për robtë.
8:67. Asnjë profet s’ka të drejtë të ketë rob për vete, derisa të arrijë fitore të plotë në Tokë. Ju dëshironi të mirat kalimtare të kësaj bote, kurse Allahu dëshiron botën tjetër. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
8:67. MA KANE LINEBIJIN ‘EN JEKUNE LEHU ‘ESRA HETTA JUTHHINE FIL-’ERDI TURIDUNE ‘AREDE ED-DUNJA WEL-LAHU JURIDUL-’AHIRETE WEL-LAHU ‘AZIZUN HEKIMUN
C 8:68. Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej All-llahut (që të mos dënohet ai që përpiqet, po nuk e qëllon), juve do t'ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët.
8:68. Sikur të mos ishin urdhërimet e mëparshme të Allahut (për lejimin e plaçkës së luftës), do t’ju godiste një dënim i madh për atë që keni marrë.
8:68. LEWLA KITABUN MINEL-LAHI SEBEKA LEMESSEKUM FIMA ‘EHADHTUM ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
C 8:69. Pra, (është lejuar preja e luftës) hani atë që e fituat me luftë, si të lejuar dhe të mirë, përmbajuni dispozitave të All-llahut se All-llahu është Ai që falë dhe që mëshiron.
8:69. Gëzojeni plaçkën e luftës që keni fituar si gjë të lejueshme dhe të mirë dhe frikësojuni Allahut! Vërtet, Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
8:69. FEKULU MIMMA GANIMTUM HELALEN TEJJIBAN WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 8:70. O Pejgamber! Thuaju atyre robërve që i keni në duart tuaja, se posa të vërejë All-llahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai ju jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga ju, ua falë gabimet, se All-llahu falë pa masë, se është mëshirues i madh.
8:70. O Profet! Thuaju robërve që gjenden në duart tuaja: “Nëse Allahu gjen mirësi në zemrat tuaja, do t’ju japë diçka edhe më të mirë nga ajo që ju është marrë dhe do t’ju falë”. Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
8:70. JA ‘EJJUHA EN-NEBIJU KUL LIMEN FI ‘EJDIKUM MINEL-’ESRA ‘IN JA’LEMI ELLAHU FI KULUBIKUM HAJREN JU’UTIKUM HAJRAN MIMMA ‘UHIDHE MINKUM WE JEGFIR LEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 8:71. E nëse (robërit) duan të tradhëtojnë ty, ata më parë tradhtuan All-llahun, (nuk besuan), e Ai (të ndihmojë), të mundësojë të ngadhënjesh ndaj tyre. All-llahu i di të gjitha ndodhitë, vepron me urtësinë e Tij.
8:71. E, nëse ata duan të të tradhtojnë, dije se më parë kanë tradhtuar Allahun dhe prandaj Ai ta mundësoi ty fitoren ndaj tyre. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
8:71. WE ‘IN JURIDU HIJANETEKE FEKAD HANU ELLAHE MIN KABLU FE’EMKENE MINHUM WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN
C 8:72. Është e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulën dhe luftuan me pasurinë e shpirtin e tyre në rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan (të shpërngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq të njëri-tjetrit (në ndihmë dhe në trashëgim). Ata që besuan por nuk u shpërngulën, ju nuk keni përkujdes as ndihmë për ta derisa të shpërngulen edhe ata. E nëse ata kërkojnë ndihmë prej jush për çështjen e fesë, atëherë jeni të obliguar t'u ndihmoni, përveç nëse është puna kundër një populli që me të keni marrëveshje (nuk mund t'u ndihmoni në luftë kundër atij populli). All-llahu mbikëqyr atë që veproni.
8:72. Vërtet, ata që besuan dhe mërguan (për hir të besimit), e më pas luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut dhe ata që u dhanë strehim e i ndihmuan, janë miq e mbrojtës për njëri-tjetrin. Por, ata që besojnë e që nuk kanë mërguar, nuk të kërkohet t’i mbrosh, derisa të mërgojnë. E, nëse ju luten që t’i ndihmoni për çështjen e fesë, atëherë jeni të detyruar t’u dilni në ndihmë, përveçse (kur ju duhet të luftoni) kundër një populli me të cilin keni marrëveshje. Allahu e sheh mirë atë që veproni.
8:72. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE HAXHERU WE XHAHEDU BI’EMWALIHIM WE ‘ENFUSIHIM FI SEBILI ELLAHI WEL-LEDHINE ‘AWEW WE NESERU ‘ULA’IKE BA’DUHUM ‘EWLIJA’U BA’DIN WEL-LEDHINE ‘AMENU WE LEM JUHAXHERU MA LEKUM MIN WELAJETIHIM MIN SHEJ’IN HETTA JUHAXHIRU WE ‘INI ESTENSERUKUM FI ED-DINI FE’ALEJKUMU EN-NESRU ‘ILLA ‘ALA KAWMIN BEJNEKUM WE BEJNEHUM MITHAKUN WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE BESIRUN
C 8:73. Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni e të kujdeseni për njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë.
8:73. Kurse jobesimtarët janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit. Nëse nuk veproni ashtu siç jeni urdhëruar, do të bëhet ngatërresë dhe shkatërrim i madh në Tokë.
8:73. WEL-LEDHINE KEFERU BA’DUHUM ‘EWLIJA’U BA’DIN ‘ILLA TEF’ALUHU TEKUN FITNETUN FIL-’ERDI WE FESADUN KEBIRUN
C 8:74. Po, ata që besuan, migruan dhe luftuan për rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan dhe ndimuan, janë besimtarë të vërtetë. Atyre u takon falja (e mëkateve) dhe furnizimi në mënyrë të ndershme.
8:74. Ata që besojnë, mërgojnë e luftojnë për çështjen e Allahut dhe ata që u japin strehim atyre e i ndihmojnë, pa dyshim, janë besimtarë të vërtetë; për ta ka falje dhe shpërblim bujar.
8:74. WEL-LEDHINE ‘AMENU WE HAXHERU WE XHAHEDU FI SEBILI ELLAHI WEL-LEDHINE ‘AWEW WE NESERU ‘ULA’IKE HUMUL-MU’UMINUNE HEKKEN LEHUM MEGFIRETUN WE RIZKUN KERIMUN
C 8:75. Ndërsa edhe ata që besuan më vonë, e që u shpërngulën dhe luftuan së bashku me ju, janë të njëjtë me ju (në të drejta). E, (sipas dispozitave të Zotit), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët) mes All-llahu di në hollësi për çdo send.
8:75. Edhe ata që u bënë besimtarë më vonë, që mërguan dhe luftuan bashkë me ju, janë vëllezërit tuaj; ndonëse, sipas Librit të Allahut, besimtarët që kanë lidhje farefisnore, janë më të afërt për njëri-tjetrin (në ndarjen e trashëgimisë). Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
8:75. WEL-LEDHINE ‘AMENU MIN BA’DU WE HAXHERU WE XHAHEDU ME’AKUM FE’ULA’IKE MINKUM WE ‘ULUL-’ERHAMI BA’DUHUM ‘EWLA BIBA’DIN FI KITABI ELLAHI ‘INNALL-LLAHE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN