Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 8:5. (Mospajtimi i tyre për plaçkë është) Ashtu si ai kur të nxori Zoti yt nga shtëpia jote për të vërtetën, e një grup nga besimtarët nuk ishte i kënaqur.
8:5. Zoti yt të nxori nga shtëpia jote (për të luftuar) për të Vërtetën edhe pse kjo nuk i pëlqeu një grupi prej besimtarëve.
8:5. KEMA ‘EHREXHEKE REBBUKE MIN BEJTIKE BIL-HEKKI WE ‘INNE FERIKEN MINEL-MU’UMININE LEKARIHUNE
C 8:6. Bëjnë polemikë me ty për të vërtetën pasi që e kishin të qartë (se ti vepron me lejen e Zotit) sikur meqenëse shtyheshin në vdekje të sigurt.
8:6. Ata polemizojnë me ty për të vërtetën (luftën), e cila u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt.
8:6. JUXHADILUNEKE FIL-HEKKI BA’DEMA TEBEJJENE KE’ENNEMA JUSAKUNE ‘ILAL-MEWTI WE HUM JENDHURUNE
C 8:7. Përkujtoni kur All-llahu ua premtoi njërin prej dy grupeve se është i juaji, e ju dëshironit t'ju takojë ai (grup) i paarmatosur, ndërsa All-llahu dëshiroi që me premtimet e Tij ta vendosë të vërtetën e ta zhdukë në themel mbeturinën e mohuesve.
8:7. Allahu ju premtoi fitoren mbi njërin prej dy grupeve, që ai të ishte i juaji. Ju dëshironit që grupi i paarmatosur të ishte i juaji, ndërsa Allahu dëshironte të përmbushte premtimin e Tij dhe t’ua zhdukte rrënjët mohuesve,
8:7. WE ‘IDH JA’IDUKUMU ELLAHU ‘IHDAT-TA’IFETEJNI ‘ENNEHA LEKUM WE TEWEDDUNE ‘ENNE GAJRE DHATI ESH-SHEWKETI TEKUNU LEKUM WE JURIDU ELLAHU ‘EN JUHIKKAL-HEKKA BIKELIMATIHI WE JEKTE’A DABIREL-KAFIRINE
C 8:8. Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët.
8:8. për ta bërë të Vërtetën (Islamin) ngadhënjyese dhe për ta zhdukur të pavërtetën edhe pse keqbërësit e pafe e urrejnë këtë.
8:8. LIJUHIKKAL-HEKKA WE JUBTILEL-BATILE WE LEW KERIHEL-MUXHRIMUNE
C 8:9. Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai u është përgjigjur: "Unë do t'ju ndihmoj me një mijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi).
8:9. Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit”.
8:9. ‘IDH TESTEGITHUNE REBBEKUM FASTEXHABE LEKUM ‘ENNI MUMIDDUKUM BI’ELFIN MINEL-MELA’IKETI MURDIFINE
C 8:10. All-llahu nuk e bëri atë (ndihmën) për tjetër, vetëm t'ju gëzojë (t'u japë myzhde) dhe për t'i forcuar (qetësuar) me të zemrat tuaja, pse ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut. All-llahu është mbizotërues dhe i urtë.
8:10. Allahu e bëri këtë fitore si lajm të mirë, që të qetësohen zemrat tuaja me të. Fitorja vjen vetëm nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
8:10. WE MA XHE’ALEHU ELLAHU ‘ILLA BUSHRA WE LITETME’INNE BIHI KULUBUKUM WE MA EN-NESRU ‘ILLA MIN ‘INDI ELLAHI ‘INNALL-LLAHE ‘AZIZUN HEKIMUN
C 8:11. Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t'ju pastruar me të, largoi prej jush të shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t'ju përforcojë me të (me shi) këmbët tuaja.
8:11. Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë si shenjë sigurie nga ana e Tij dhe lëshoi nga qielli shi, për t’ju pastruar nëpërmjet atij, për të larguar nga ju ndyrësinë e djallit dhe për t’i forcuar zemrat tuaja dhe këmbët.
8:11. ‘IDH JUGASHSHIKUMU EN-NU’ASE ‘EMENETEN MINHU WE JUNEZZILU ‘ALEJKUM MINE ES-SEMA’I MA’EN LIJUTEHHIREKUM BIHI WE JUDH/HIBE ‘ANKUM RIXHZE ESH-SHEJTANI WE LIJERBITE ‘ALA KULUBIKUM WE JUTHEBBITE BIHIL-’EKDAME
C 8:12. Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: "Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj).
8:12. (Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë. Unë do të shtie frikë në zemrat e mohuesve, andaj goditini në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë”.
8:12. ‘IDH JUHI REBBUKE ‘ILAL-MELA’IKETI ‘ENNI ME’AKUM FETHEBBITUL-LEDHINE ‘AMENU SE’ULKI FI KULUBIL-LEDHINE KEFERU ER-RU’BE FADRIBU FEWKAL-’A’NAKI WE EDRIBU MINHUM KULLE BENANIN
C 8:13. Këtë (ndëshkim për ta) ngase kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, nuk ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
8:13. Ne i dënuam kështu, sepse ata dolën kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që del kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ta dijë se Allahu është ndëshkues i ashpër.
8:13. DHALIKE BI’ENNEHUM SHAKKU ELLAHE WE RESULEHU WE MEN JUSHAKIKI ELLAHE WE RESULEHU FE’INNALL-LLAHE SHEDIDUL-’IKABI
C 8:14. Kështu e keni (dënimin), pra shijone, e për mohuesit është edhe dënimi i zjarrit.
8:14. (Ne u thamë atyre:) “Ky është ndëshkimi, provojeni atë. Dënimi i zjarrit i pret mohuesit”.
8:14. DHALIKUM FEDHUKUHU WE ‘ENNE LILKAFIRINE ‘ADHABE EN-NARI
C 8:15. O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën (që lëviz ngadalë) e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën.
8:15. O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni shpinën!
8:15. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA LEKITUMUL-LEDHINE KEFERU ZEHFEN FELA TUWELLUHUMUL-’EDBARE