Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 8:17. Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për t'i shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. All-llahu gjithçka dëgjon dhe di.
8:17. Sigurisht, nuk ishit ju që i vratë ata, por i vrau Allahu! Kur gjuaje, nuk ishe ti (Muhamed) që gjuaje, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t’u bënte besimtarëve një dhuratë të bukur. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.
8:17. FELEM TEKTULUHUM WE LEKINNALL-LLAHE KATELEHUM WE MA REMEJTE ‘IDH REMEJTE WE LEKINNALL-LLAHE REMA WE LIJUBLIJEL-MU’UMININE MINHU BELA’EN HESENEN ‘INNALL-LLAHE SEMI’UN ‘ALIMUN
C 8:18. Ja, kjo është e vërteta. All-llahu dobëson dredhitë e qafirëve (kufarëve).
8:18. Kështu ka ndodhur; dhe dijeni se Allahu i dobëson dredhitë e mohuesve.
8:18. DHALIKUM WE ‘ENNEL-LAHE MUHINU KEJDIL-KAFIRINE
C 8:19. Nëse ju (idhujtarë) kërkuat fitore, ja ku e keni fitoren, (kjo është ironi për ta), po nëse hiqni dorë (nga lufta kundër Pejgamberit), ajo do të jetë në dobinë tuaj, e nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do t'ju vlejë asgjë edhe nëse është e madhe, sepse All-llahu është me besimtarët.
8:19. Nëse ju (jobesimtarë mekas) kërkuat fitore dhe gjykim (prej Allahut), ja tek erdhi fitorja (kundër jush). Por, nëse tërhiqeni (nga mohimi dhe lufta kundër të Dërguarit), kjo do të jetë për ju shumë më e dobishme. Nëse ktheheni (në luftë), edhe Ne do të kthehemi (në ndihmë të besimtarëve). Forcat tuaja nuk do t’ju bëjnë asnjë dobi, sado të jenë të shumta në numër, sepse Allahu është me besimtarët.
8:19. ‘IN TESTEFTIHU FEKAD XHA’EKUMUL-FETHU WE ‘IN TENTEHU FEHUWE HAJRUN LEKUM WE ‘IN TA’UDU NA’UD WE LEN TUGNIJE ‘ANKUM FI’ETUKUM SHEJ’EN WE LEW KETHURET WE ‘ENNEL-LAHE ME’AL-MU’UMININE
C 8:20. O ju që besuat, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju po e dëgjoni (Kur'anin).
8:20. O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos ia ktheni shpinën, ndërkohë që e dëgjoni (të vërtetën)!
8:20. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘ETI’U ELLAHE WE RESULEHU WE LA TEWELLEW ‘ANHU WE ‘ENTUM TESMA’UNE
C 8:21. Dhe mos u bëni si ata që thanë: "Dëgjuam", e në të vërtetë ata nuk dëgjojnë.
8:21. Mos u bëni si ata që thonë “Dëgjojmë”, por nuk ia vënë veshin.
8:21. WE LA TEKUNU KALLEDHINE KALU SEMI’NA WE HUM LA JESMA’UNE
C 8:22. Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë.
8:22. Krijesat më të këqija para Allahut janë ato që janë shurdhe dhe memece (ndaj së vërtetës) e që nuk hanë arsye.
8:22. ‘INNE SHERRE ED-DEWABBI ‘INDEL-LAHI ES-SUMMUL-BUKMUL-LEDHINE LA JA’KILUNE
C 8:23. All-llahu do t'i bënte të dëgjojnë ata (shurdhmemecët) po të dinte (të pritej prej tyre) se do të arrinin ndonjë të mirë, po edhe sikur t'i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin dhe do të refuzonin.
8:23. Sikur Allahu të dinte ndonjë të mirë tek ata, Ai do t’ua jepte dëgjimin. Por, edhe sikur t’i bënte të dëgjonin, ata do të shmangeshin dhe do të largoheshin nga besimi.
8:23. WE LEW ‘ALIMEL-LAHU FIHIM HAJREN LE’ESME’AHUM WE LEW ‘ESME’AHUM LETEWELLEW WE HUM MU’RIDUNE
C 8:24. O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai.
8:24. O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë!
8:24. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ESTEXHIBU LILLAHI WE LILRRESULI ‘IDHA DA’AKUM LIMA JUHJIKUM WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE JEHULU BEJNEL-MER’I WE KALBIHI WE ‘ENNEHU ‘ILEJHI TUHSHERUNE
C 8:25. Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
8:25. Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!
8:25. WE ETTEKU FITNETEN LA TUSIBENNEL-LEDHINE DHELEMU MINKUM HASSETEN WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE SHEDIDUL-’IKABI
C 8:26. Përkujtoni kur ishit pakicë e dobët në tokë (Mekë) dhe frikësoheshit se do t'ju rrëmbejnë njerëzit (idhujtarët), e Ai ju mundësoi vend të sigurt (në Medinë) dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij, ju furnizoi me të mira në mënyrë, që të jeni mirënjohës.
8:26. Dhe kujtohuni kur ishit pak në numër, ishit të dobët në tokë e kishit frikë se njerëzit (mosbesimtarët) do t’ju gllabëronin! Ai ju strehoi dhe ju forcoi me ndihmën e Tij e ju dha shumë të mira, që ju ta falënderoni.
8:26. WE EDHKURU ‘IDH ‘ENTUM KALILUN MUSTED’AFUNE FIL-’ERDI TEHAFUNE ‘EN JETEHATTEFEKUMU EN-NASU FE’AWAKUM WE ‘EJJEDEKUM BINESRIHI WE REZEKAKUM MINET-TEJJIBATI LE’ALLEKUM TESHKURUNE
C 8:27. O ju që besuat, mos e tradhtoni All-llahun dhe të dërguarin, e ashtu të tradhtoni amanetet tuaja, derisa e dini sa e keqe është kjo.
8:27. O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije.
8:27. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TEHUNU ELLAHE WE ER-RESULE WE TEHUNU ‘EMANATIKUM WE ‘ENTUM TA’LEMUNE