Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 8:12. Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: "Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj).
8:12. (Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë. Unë do të shtie frikë në zemrat e mohuesve, andaj goditini në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë”.
8:12. ‘IDH JUHI REBBUKE ‘ILAL-MELA’IKETI ‘ENNI ME’AKUM FETHEBBITUL-LEDHINE ‘AMENU SE’ULKI FI KULUBIL-LEDHINE KEFERU ER-RU’BE FADRIBU FEWKAL-’A’NAKI WE EDRIBU MINHUM KULLE BENANIN
C 8:13. Këtë (ndëshkim për ta) ngase kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, nuk ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
8:13. Ne i dënuam kështu, sepse ata dolën kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që del kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ta dijë se Allahu është ndëshkues i ashpër.
8:13. DHALIKE BI’ENNEHUM SHAKKU ELLAHE WE RESULEHU WE MEN JUSHAKIKI ELLAHE WE RESULEHU FE’INNALL-LLAHE SHEDIDUL-’IKABI
C 8:14. Kështu e keni (dënimin), pra shijone, e për mohuesit është edhe dënimi i zjarrit.
8:14. (Ne u thamë atyre:) “Ky është ndëshkimi, provojeni atë. Dënimi i zjarrit i pret mohuesit”.
8:14. DHALIKUM FEDHUKUHU WE ‘ENNE LILKAFIRINE ‘ADHABE EN-NARI
C 8:15. O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën (që lëviz ngadalë) e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën.
8:15. O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni shpinën!
8:15. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA LEKITUMUL-LEDHINE KEFERU ZEHFEN FELA TUWELLUHUMUL-’EDBARE
C 8:16. Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t'iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është xhehennemi. E ai është përfundim i keq.
8:16. Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri ose për t’u bashkuar me një grup tjetër, do të shkaktojë zemërimin e Allahut dhe do të ketë si strehë Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky!
8:16. WE MEN JUWELLIHIM JEWME’IDHIN DUBUREHU ‘ILLA MUTEHERRIFEN LIKITALIN ‘EW MUTEHEJJIZAN ‘ILA FI’ETIN FEKAD BA’E BIGADEBIN MINEL-LAHI WE ME’WAHU XHEHENNEMU WE BI’SEL-MESIRU
C 8:17. Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për t'i shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. All-llahu gjithçka dëgjon dhe di.
8:17. Sigurisht, nuk ishit ju që i vratë ata, por i vrau Allahu! Kur gjuaje, nuk ishe ti (Muhamed) që gjuaje, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t’u bënte besimtarëve një dhuratë të bukur. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.
8:17. FELEM TEKTULUHUM WE LEKINNALL-LLAHE KATELEHUM WE MA REMEJTE ‘IDH REMEJTE WE LEKINNALL-LLAHE REMA WE LIJUBLIJEL-MU’UMININE MINHU BELA’EN HESENEN ‘INNALL-LLAHE SEMI’UN ‘ALIMUN
C 8:18. Ja, kjo është e vërteta. All-llahu dobëson dredhitë e qafirëve (kufarëve).
8:18. Kështu ka ndodhur; dhe dijeni se Allahu i dobëson dredhitë e mohuesve.
8:18. DHALIKUM WE ‘ENNEL-LAHE MUHINU KEJDIL-KAFIRINE
C 8:19. Nëse ju (idhujtarë) kërkuat fitore, ja ku e keni fitoren, (kjo është ironi për ta), po nëse hiqni dorë (nga lufta kundër Pejgamberit), ajo do të jetë në dobinë tuaj, e nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do t'ju vlejë asgjë edhe nëse është e madhe, sepse All-llahu është me besimtarët.
8:19. Nëse ju (jobesimtarë mekas) kërkuat fitore dhe gjykim (prej Allahut), ja tek erdhi fitorja (kundër jush). Por, nëse tërhiqeni (nga mohimi dhe lufta kundër të Dërguarit), kjo do të jetë për ju shumë më e dobishme. Nëse ktheheni (në luftë), edhe Ne do të kthehemi (në ndihmë të besimtarëve). Forcat tuaja nuk do t’ju bëjnë asnjë dobi, sado të jenë të shumta në numër, sepse Allahu është me besimtarët.
8:19. ‘IN TESTEFTIHU FEKAD XHA’EKUMUL-FETHU WE ‘IN TENTEHU FEHUWE HAJRUN LEKUM WE ‘IN TA’UDU NA’UD WE LEN TUGNIJE ‘ANKUM FI’ETUKUM SHEJ’EN WE LEW KETHURET WE ‘ENNEL-LAHE ME’AL-MU’UMININE
C 8:20. O ju që besuat, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju po e dëgjoni (Kur'anin).
8:20. O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos ia ktheni shpinën, ndërkohë që e dëgjoni (të vërtetën)!
8:20. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘ETI’U ELLAHE WE RESULEHU WE LA TEWELLEW ‘ANHU WE ‘ENTUM TESMA’UNE
C 8:21. Dhe mos u bëni si ata që thanë: "Dëgjuam", e në të vërtetë ata nuk dëgjojnë.
8:21. Mos u bëni si ata që thonë “Dëgjojmë”, por nuk ia vënë veshin.
8:21. WE LA TEKUNU KALLEDHINE KALU SEMI’NA WE HUM LA JESMA’UNE
C 8:22. Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë.
8:22. Krijesat më të këqija para Allahut janë ato që janë shurdhe dhe memece (ndaj së vërtetës) e që nuk hanë arsye.
8:22. ‘INNE SHERRE ED-DEWABBI ‘INDEL-LAHI ES-SUMMUL-BUKMUL-LEDHINE LA JA’KILUNE