Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 8:42. Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës, e ata në bregun e largët të saj (ju kah Medina e ata kah Meka), ndërsa karvani ishte më poshtë prej jush (kah deti). Dhe, sikur të ishit ju ata që njëri-tjetrit i keni caktuar takimin, do ta thyenit caktimin. Por All-llahu ishte Ai që zbatoi çështjen e kryer tanimë, e të shkatërrojë me argument atë që u shkatërrua dhe ta bëjë të jetojë me argumente atë që jetoi. All-llahu vërtet dëgjon e di.
8:42. Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës, ata ndodheshin në bregun e largët, ndërsa karvani poshtë jush. Edhe sikur t’i kishit lënë takim njëri-tjetrit, nuk do të ishit pajtuar për kohën e ndeshjes. Por Allahu e përmbushi atë ngjarje që ishte e caktuar, me qëllim që kush duhej të vdiste, të vdiste me prova të qarta dhe, kush duhej të mbetej gjallë, të jetonte me prova të qarta. Vërtet, Allahu i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
8:42. ‘IDH ‘ENTUM BIL-’UDWETI ED-DUNJA WE HUM BIL-’UDWETIL-KUSWA WE ER-REKBU ‘ESFELE MINKUM WE LEW TEWA’ADTTUM LAHTELEFTUM FIL-MI’ADI WE LEKIN LIJEKDIJEL-LAHU ‘EMREN KANE MEF’ULAN LIJEHLIKE MEN HELEKE ‘AN BEJJINETIN WE JEHJA MEN HEJJE ‘AN BEJJINETIN WE ‘INNALL-LLAHE LESEMI’UN ‘ALIMUN
C 8:43. Dhe (përkujto) kur All-llahu t'i dëftoi ty ata në ëndërr, të paktë në numër, e sikur t'i dëftonte shumë, ju do të dobësoheshit e do të grindeshit për çështjen (e luftës), por All-llahu ju shpëtoi. All-llahu vërtet e di shumë mirë se ç'mbajnë kraharorët (zemrat).
8:43. (Kujto) kur Allahu të tregoi në ëndërr se ata janë pak. Sikur të të tregonte se ishin shumë, ju do të humbisnit guximin dhe do të grindeshit për atë çështje, por Allahu ju shpëtoi. Ai e di se çfarë keni në zemrat tuaja.
8:43. ‘IDH JURIKEHUMU ELLAHU FI MENAMIKE KALILEN WE LEW ‘ERAKEHUM KETHIRAN LEFESHILTUM WE LETENAZA’TUM FIL-’EMRI WE LEKINNALL-LLAHE SELLEME ‘INNEHU ‘ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 8:44. Përkujtoni kur u takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për ta zbatuar All-llahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve.
8:44. Kur u përballët (me armikun), Ai ua shfaqi ata në sytë tuaj sikur ishin pak, ndërsa juve ju bëri të dukeshit pak në sytë e atyre, për të përmbushur atë që ishte caktuar. Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
8:44. WE ‘IDH JURIKUMUHUM ‘IDHIT-TEKAJTUM FI ‘A’JUNIKUM KALILEN WE JUKALLILUKUM FI ‘A’JUNIHIM LIJEKDIJEL-LAHU ‘EMRAN KANE MEF’ULÆN WE ‘ILA ELLAHI TURXHA’UL-’UMURU
C 8:45. O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar.
8:45. O besimtarë, kur të ndesheni me ndonjë forcë armike, qëndroni të patundur dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni.
8:45. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA LEKITUM FI’ETEN FATHBUTU WE EDHKURU ELLAHE KETHIREN LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
C 8:46. Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.
8:46. Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.
8:46. WE ‘ETI’U ELLAHE WE RESULEHU WE LA TENAZA’U FETEFSHELU WE TEDH/HEBE RIHUKUM WE ESBIRU ‘INNALL-LLAHE ME’A ES-SABIRINE
C 8:47. Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t'i parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t'i shpëtojnë me atë veprim të tyre.
8:47. Mos u bëni si ata (jobesimtarët e Mekës) që dolën nga shtëpitë e tyre me mendjemadhësi e për sy e faqe të botës, duke dashur t’i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Allahu e di mirë çfarë punojnë ata.
8:47. WE LA TEKUNU KALLEDHINE HAREXHU MIN DIJARIHIM BETEREN WE RI’A’E EN-NASI WE JESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI WEL-LAHU BIMA JA’MELUNE MUHITUN
C 8:48. Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe u tha: "S'ka kush që mund t'iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës juaji!" E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: "Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër".
8:48. Djalli ua zbukuroi atyre veprat e këqija dhe u tha: “Askush në botë nuk do t’ju mundë sot dhe unë jam mbrojtësi juaj”. Mirëpo, kur u ndeshën dy ushtritë (me engjëjt përkrah besimtarëve), ai u kthye nga thembrat e tij dhe u tha (jobesimtarëve): “Unë nuk kam të bëj me ju; unë shoh atë që ju nuk e shihni dhe i frikësohem Allahut, sepse Allahu ndëshkon ashpër”.
8:48. WE ‘IDH ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU ‘A’MALEHUM WE KALE LA GALIBE LEKUMUL-JEWME MINE EN-NASI WE ‘INNI XHARUN LEKUM FELEMMA TERA’ETIL-FI’ETANI NEKESE ‘ALA ‘AKIBEJHI WE KALE ‘INNI BERI’UN MINKUM ‘INNI ‘ERA MA LA TEREWNE ‘INNIJI ‘EHAFU ELLAHE WEL-LAHU SHEDIDUL-’IKABI
C 8:49. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishte sëmundje (dyshim) thanë: "Këta (muslimanët) i ka mashtruar feja e tyre (s'kanë fuqi të luftojnë). Po kush mbështetet në All-llahun, s'ka dyshim se All-llahu është ngadhënjyes i urtë.
8:49. Hipokritët dhe ata që kishin sëmundje (dyshim) në zemrat e veta, thoshin: “Këta i ka mashtruar feja e tyre!” Por ai që mbështetet tek Allahu, me të vërtetë, do ta gjejë Atë të Plotfuqishëm dhe të Urtë.
8:49. ‘IDH JEKULUL-MUNAFIKUNE WEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN GARRE HA’UULA’ DINUHUM WE MEN JETEWEKKEL ‘ALA ELLAHI FE’INNALL-LLAHE ‘AZIZUN HEKIMUN
C 8:50. Sikur t'i kishe parë engjëjt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u bienin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): "Shijoni dënimin e djegies!"
8:50. Eh,sikur të shihje se si engjëjt ua marrin shpirtrat mohuesve! I godasin ata në fytyrë dhe shpinë (duke u thënë): “Shijoni dënimin e zjarrit!
8:50. WE LEW TERA ‘IDH JETEWEFFAL-LEDHINE KEFERUL-MELA’IKETU JEDRIBUNE WUXHUHEHUM WE ‘EDBAREHUM WE DHUKU ‘ADHABEL-HERIKI
C 8:51. Këtë (dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu nuk është i padrejtë për robtë e Tij.
8:51. Kjo është për shkak të asaj që keni bërë me duart tuaja, sepse Allahu nuk është i padrejtë me robërit e Vet!”
8:51. DHALIKE BIMA KADDEMET ‘EJDIKUM WE ‘ENNEL-LAHE LEJSE BIDHELLAMIN LIL’ABIDI
C 8:52. Edhe idhujtarët, siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e për shkak të mëkateve All-llahu i shkatërroi. All-llahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër.
8:52. Kështu u ndodhi edhe ithtarëve të Faraonit dhe atyre që kanë qenë para tyre. Ata i mohuan shpalljet e Allahut dhe Ai i dënoi për shkak të gjynaheve të tyre. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.
8:52. KEDE’BI ‘ALI FIR’AWNE WEL-LEDHINE MIN KABLIHIM KEFERU BI’AJATI ELLAHI FE’EHADHEHUMU ELLAHU BIDHUNUBIHIM ‘INNALL-LLAHE KAWIJUN SHEDIDUL-’IKABI